• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Stallone: Nuk përfitova nga Rocky Balboa

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Sylvester Stallone është krenar që filmi i tij i gjashtë “Rocky Balboa” ia ka shpëtuar karrierën e tij filmike, përkundër faktit se ai nuk ka përfituar asnjë cent nga profiti i filmit prej 200 milionë dollarësh.
Legjenda hollivudiane vendosi që në vitin 2006 ta ringjallë filmin legjendar “Rocky Balboa”, një vendim që ia riktheu tej mase famën dhe që e detyroi ta bënte një “Rambo” të katërt, për t’u kthyer tani te filmi i ri “The Expendables”. Stallone thotë se ai e di që vendimi i vitit 2006 ishte vendim i mençur, përkundër faktit se nuk ka përfituar asgjë.

“Nuk kam parë asnjë cent deri më tani. Ai (filmi) fitoi afro 200 milionë dollarë. Kjo është jeta, eh? Kështu punohet këto ditë. Ata më bënë të dukem sikur ata njerëz të goditur pas shpine të cilët shikojnë me naivitet. Ju mund të bëni një film për 12 milionë dollarë që përfiton 250 milionë dhe përfundon si filmi i vitit. Studiot më thanë se shpenzuan 50 milionë dollarë për publicitet në Ukrainë apo ku ta di unë dhe ju mbesni e pyesni, ‘Çfarë?’”, deklaroi Stallone.
 
Top