• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Steroidet anabolike

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Steroide anabolike jane substancat sintetike te hormoneve sexuale mashkullore. Steroidet ndihmojne ne rritjen e muskujve te skeletit, ne zhvillimin e karakteristikave seksuale ashtu si dhe ne disa efektete tjera anesore.

Steroide anabolike jane substancat sintetike te hormoneve sexuale mashkullore. Steroidet ndihmojne ne rritjen e muskujve te skeletit, ne zhvillimin e karakteristikave seksuale ashtu si dhe ne disa efektete tjera anesore. Steroidet u prodhuan per here te pare ne vitet \'30 kryesisht per te kuruar hypogonadismin, nje semundje ku testikujt nuk prodhojne testosteron te mjaftueshem per rritjen normale dhe zhvillimin e karakteristikave seksuale.

Tashme, steroidet perdoren per te kuruar zhvillimin e vonshem te pubertetit, impotencen, dhe gjithashtu dhe per paciente me Aids, per te ndihmuar ne rritjen e imunitetit. Gjithashtu ne vitet 30 u pa se keto substanca ndihmojne ne rritjen e mases muskulore, keshtu qe steroidet u perdoren menjehere nga bodybuild-ere, peshengrites dhe atlete te sporteve te tjera.

Abuzimi i ketyre substancave eshte rritur shume qe nga ajo kohe dhe eshte bere shume popullor sidomos ne bodybuilding. Tashme, jane zhvilluar me teper se 100 steroide te ndryshme. Shume prej tyre jane ne forme tablete dhe merren nga goja, te tjera jane ampula qe merren me injektim ne muskuj. Ato steroide qe injektohen ne muskuj ndahen ne ato qe jane me efekt te gjate apo ato me efekt te shkurter. Steroidet me efekt te shkurter jane zakonisht substanca ujore qe zhduken nga trupi shpejt, gje qe ben te veshtire dallimin e ketyre substancave ne testet e dopingut ne kampionate sportive.

Ne vitet e fundit popullaritet kane fituar format e tjera si xhel apo krem qe ferkohet ne lekure. Abuzuesit e steroideve zakonisht i "stivosin" keto substanca, me nje fjale marrin dy apo me teper steroide ne te njejten kohe duke kombinuar forma tabletash dhe intra-muskulore. Kjo menyre perdorimi nuk ka ndonje mbeshtetje shkencore. Shume shpesh, atletet perdorin cycle steroidesh, ne menyre piramidale, ku fillojne t\'i rrisin dozat deri ne gjysem te ciklit dhe pastaj i ulin prape deri ne fund te ciklit. Nje cikel zgjat 6 deri ne 12 jave. Kjo menyre perdorimi i jep mundesi trupit te rekuperohet nga abuzimi i steroideve. Sic permendet me siper kjo menyre perdorimi nuk ka mbeshtetje shkencore.

Steroidet me popullore jane: Dianaboli (methandienone), Deca-Durabolin (nandrolone decanoate), Durabolin (nandrolone phenproprionate), Anadrol (oxymetholone), Winstrol (stanozoloI) etj.

Steroidet nder vite sa vijne e behen me popullore sidomos ne sporte si bodybuilding, baseball, football amerikan, peshengritje etj. Tashme, abuzimi i ketyre substancave behet jo vetem nga atlete por punetore, studente etj, gjithkush qe kerkon te rrisi masen muskulore per tu dukur me bukur, per tu ndjere me mire per veten dhe gjithashtu ata arrijne te sterviten me forte.

Arsyeja qe njerezit abuzojne steroidet eshte shume e thjeshte: e bejne punen. Askush nuk mund ti mohoje dhe te thote qe steroidet jane te pavlefshme apo nuk kane efekt. Steroidet jane te efektshme. Shume atlete shtojne 10 kile per nje apo dy muaj, megjithate qellimi nuk e justifikon mjetin ne kete rast.

Efektet anesore te ketyre substancave nuk duhen lene menjane. Ato fillojne me zhvillimin e akneve, impotence, demtim te melcise,ngritje e nivelit te kolesterolit, dobesim i tendinave, dhe deri tek kancer i melcise dhe semundje veshkash. Aq me teper steroidet ndalojne rritjen e adoleshenteve duke i mbyllur qendrat e rritjes ne kockat e trupit. Keto jane vetem disa nga efektet fizike, nga ana tjeter efektet psikologjike jane gjithashtu te pranishme. Me te njohura ketu jane perzierje ndjenjash, depresion, ndjenja agresiviteti, dhe me e keqja varesi psikologjike ndaj steroideve.

Nese ju jeni nje nga ata te rinj, ndalo per nje moment dhe mendo per te ardhmen. Jeta eshte shume here me e gjate sesa karriera sportive. Fatkeqesisht, trupin nuk mund ta nderrojme aq here sa nderrojme makinat apo veshjet. Kur karriera sportive eshte me teper se nje kujtim i larget, ndoshta disa kupa apo medalje ne dollap, kanceri, ataket e zemres, semundjet e zemres dhe shume e shume pasoja te tjera do jene te vetmet kujtime nga ditet e lavdishme e rinise.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Steroidet anabolike

Steroidet

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=pbI6CE6yskw&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=pbI6CE6yskw&feature=related

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=ITG-IbHEYEE&NR=1"]http://www.youtube.com/watch?v=ITG-IbHEYEE&NR=1
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Steroidet anabolike

si pasuli apo Kryeplak ?
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Steroidet anabolike

Steroidet vrasin

Steroidet...
... të bëjnë nervoz, shkaktojnë kancer, rrëzojne flokët, krijojnë zhvillim jopropocional të pjesëve të trupit, krijojnë një shkatërrim katastrofik të qelizave të trurit etj. Por ata që i përdorin për stërvitje, betohen për to, Arnoldi dhe shumë Bodybuildera të tjerë nuk do ishin aty ku janë sot pa Steroide. Shumë rekorde botërore në sport, nuk do mund të ishin vendosur, shumë kupa sdo ishin fituar (dihet nga të gjithë që pa steroide nuk mund të arrihen rezultate kompetitive, megjithëse shumë sporte kane ndaluar përdorimin e tyre, atletet i marrin fshehtësisht). Nga ana tjetër është edhe natyra e përdorimit mjekësor të tyre. Steroidet filluan të përdoreshin gjatë luftës së dyte botërore nga ushtaret e plagosur, për ti dhënë një shtytje rigjenerimit të indeve qelizore të dëmtuara, për të "luftuar" disa sëmundje si dhe për të ndihmuar pozitivisht anën mendore të të plagosurve. Dhënja e testosteronit në pacientët e AIDS ka dhënë rezultate shumë të mira, po ashtu dhënia e hormoneve të rritjes në pacientë është parë të luftojë plakjen e njeriut.


A janë Steroidet një mrekulli? Absolutisht jo! Ata që kanë përdorur apo ata që kanë njohur dikë që i përdor e dinë shumë mirë se çfarë shkaktojnë steroidet. Duke filluar që nga prishja e balancës emocionale, rritja e agresivitetit, irritimit dhe prishjes së "karakterit". Eshtë FAKT që shumë lloje steroidesh shkaktojnë renie flokësh, por ky është rreziku më i vogël, steroidet shkatërrojnë kockat dhe shumë qeliza të tjera në trup.



Qershor 2007, Chris Benoit, "The Canadian Crippler", Kampion Keçi ,vret gruan dhe fëmijen 7 vjeçar. Më pas var vehten tek një vegël në palestër. Në pamje të parë një familje "e lumtur pa asnjë lloj problemi", autoritetet dyshojnë se Steroidet kanë qënë faktor kryesor në këtë fatkeqësi të madhe. Kjo nuk është hera e parë që Steroidet janë bërë fajtor për vetëvrasje të Sportistëve. Vetëm në Keç janë shumë raste të tilla: 2005 Eddie Guerrero, vdes nga pushimi i zemrës shkaktuar nga përdorimi i gjatë i Steroideve. Curt "Mr. Perfect" Hennig vdes në 2003 dhe babai i tij fajëson përdorimin e Steroideve. "British Bulldog" vdiq në 2002 edhe ky për shkak të përdorimit të steroideve... e shume te tjere.
 
Top