• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Steve Jobs flet për Google dhe Android

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Gjatë prezantimit të rezultateve financiare, drejtori i kompanisë Apple, Steve Jobs ka folur për rivalin Google dhe sistemin e saj operativ për telefonat e mençur mobil dhe pajisjet tjera të cilat bazohen në Android.
Në ngjarjen e djeshme, Steve Jobs ka folur për sistemin operativ Android dhe “sistemin e saj të hapur”, ndërsa ka qeshur me idenë se iPad së shpejti do të ketë një konkurrencë të fortë nga pajisjet e bazuara në Android.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe fragmentimin e pajisjeve Android kundrejt atyre të Apple, ndërsa ka bërë edhe një krahasim mes sistemeve të hapura dhe atyre të mbyllura që sot i aplikojnë sistemet operative, duke qenë i sigurt se Apple iOS do të triumfojë kundrejt Android, të kompanisë Google.
 
Top