• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Studimi për higjienën : Holanda më e fëlliqta, Kosova e treta në Evropë nga pastërtia

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
shneta.png


15 tetori është Dita e Larjes Globale të Duarve. Kjo gjë nuk do të thotë se ju duhet të prisni deri më 15 tetor që t’i lani duart. Kjo do të ishte kundër-produktive! Të gjithë e dinë se duart e palara shpërndajnë sëmundje – dhe madje shpesh, sëmundje vdekjeprurëse.
Konsiderojeni faktin se larja e duarve me sapun redukton vdekshmërinë te fëmijët nga pneumonia [dhe sëmundjet e tjera respiratore] për 25 për qind dhe nga diarreja [dhe sëmundjet e tjera të zorrëve] për 50 për qind.
Me fjalë të tjera, përmirësimi i higjienës së duarve është i lehtë, i lirë dhe mënyra më efektive për të reduktuar mortalitetin e fëmijëve të vegjël
Lani duart para se të hani, dhe pasi të dilni nga tualeti. Ky është mesazhi i thjeshtë i Ditës Globale të Duar-larjes, që për herë të parë ishte mbajtur në vitin e largët 2008.
Kryesisht gjatë kësaj dite, me mesazhe targetohen vende si Etiopia, Nigeria, India dhe Filipinet, ku higjiena bazike [ose mungesa e saj] është më kritike në përcaktimin nëse një fëmijë mund të mbijetojë ose jo.
E megjithatë, nuk janë vetëm vendet e botës në zhvillim që kanë nevojë për duar më të pastra. Siç tregon harta e mëposhtme, disa vende në Evropë kanë problem po ashtu me problemin e mos-larjes së duarve.
Harta shfaq rezultatet nga një sondazh i Gallupit prej vitit 2015, e në të cilin ishte shtruar pyetja si vijon: “A i lani duart menjëherë me sapun dhe ujë pasi të dilni nga tualeti?”
Më të pastërtit/paqtit në këtë aspekt janë boshnjakët me 96 për qind, të përcjellur nga turqit me 94 për qind. Edhe Kosova nuk qëndron keq, duke qenë me 85 për qind të njerëzve që lajnë duart, një përqindje më e mirë se Serbia që kishte 83 për qind të respondentëve, pastaj nga Maqedonia 82 për qind, Bullgaria vetëm 72 e kështu me radhë.
Siç mund ta shihni, vendet myslimane kanë përqindje më të lartë, ndoshta edhe si rezultat i “wudu”-s, abdesit, procedurës islamike për larjen e duarve [dhe gojës, hundëve, krahëve, kokës dhe këmbëve].
Por, cilët janë popujt me higjienën më të dobët të duarve në Evropë, ose popujt më të fëlliqtë thënë në zhargonin popullor?
Përqindja e gjermanëve është 87, më pas e finlandezëve është 76, britanikëve 75, irlandezëve 74 dhe zviceranëve 73.
Por, pa asnjë mëdyshje, vendi më i fëlliqtë në botë sipas sondazhit të Gallupit ishte Holanda. Gjysma e holandezëve respondentë në këtë sondazh kanë raportuar që nuk i lajnë duart pasi të dalin nga tualeti.
________________________________
_____________________________
2 vende te pista t'evropes (holanda dhe franca) po e pamundesojne antaresimin e Shqiperise ne BE! lol
 

kreksi

Metropolis
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
2,392
Pikët
83
Vendndodhja
France.
View attachment 30551
_____________________________
2 vende te pista t'evropes (holanda dhe franca) po e pamundesojne antaresimin e Shqiperise ne BE! lol
''Sa pune me tâ...''
Sapun Meta i ka fajet hala si ka la duart me sapun, sa pune per ta me kan president...atij i duhen edhe ne burg me i nejt gati me ato krevatat lloj lloj ngjyre.
Ne Shqiperi hala nuk din se si behet muri me blloka, ne vend se te sgtrihen vertikal poret e bllokut atje i vejne horizantal, rezultati dihet.
As ndihma nuk duhet dhene e lere ma me i fut n EB.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,597
Pikët
113
Me e pastra na dilka Bosnja,Turqia dhe Kosova. Wow
Shkalla e vdekshmerise nga NDOTJA e AMBIENTIT,apo specie per 100.000 gjinjesh.

1-Bosnja dhe herzeGOViNA 230.6
2-Bulgaria aleatet DarianeTANE 217.3
3-Medalja e bronxit, albaZHULERIA me 166 banore ne 100.000 ruajtes te ambientit.
4-Ukraina 140.4
5-crnoGORE 137.6
6-Fyrom apo aleksandri ka veriu 137.5
7-VuQIc 137.3
8-Rumani.....e vazhdon me rradhe.

FAZITI....per Kosovo nuk ka te dhena,se keta bejne pjese tek Amerika veriore.

PS: VIELEN DANK dhe mos harroni me lajt KRYET.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,597
Pikët
113
Ca thua mo, une gjdo here i laje me sapun i furkoj dhe ne fund i pafurmoj. No virus, no Bakterie.
Ky gje ca armiq edhe tu fjet gjume.
Para Punes....lahen duart me kimikat special+krem SPECIAL.
Ne pushim PO ASHTU.
Kur shko ne HALE....GJITHASHTU+DIZINFEKTUES APOSTAFAT.
Ne mbarim e NJEJTA RENDITJE+kremi APOSTAFAT kundra solucionit kimik.
PS: keto MASA qe kur kane ardhur te ikurit nga lufta,apo nga pranverat qe bene kaubojsit.
Midis tyre....irakiane,kurde,siriane,eritreas e kush i ka numuru te tane.
BASH QeSHTU, dhe jo ma napen me portale Dariane.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,425
Pikët
113
Ky gje ca armiq edhe tu fjet gjume.
Para Punes....lahen duart me kimikat special+krem SPECIAL.
Ne pushim PO ASHTU.
Kur shko ne HALE....GJITHASHTU+DIZINFEKTUES APOSTAFAT.
Ne mbarim e NJEJTA RENDITJE+kremi APOSTAFAT kundra solucionit kimik.
PS: keto MASA qe kur kane ardhur te ikurit nga lufta,apo nga pranverat qe bene kaubojsit.
Midis tyre....irakiane,kurde,siriane,eritreas e kush i ka numuru te tane.
BASH QeSHTU, dhe jo ma napen me portale Dariane.

Absolut jane gjitha mundesite, mjetet dhe menyrat, gje qe edhe aktualisht eshte nder prioritet ne lufte kunder epidemive e infeksoneve, qe furgonin e pare taksie i kane duarte.

Me shume do thoja qe eshte pune pertese tek njerezit, demek qe i lava njehere sot 🤣 mjafton deri neser 🤭
 
Top