• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Studiohen monedha dhe shpata ilire

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Studiuesit shqiptarë po analizojnë mjaft monedha të argjendta, të cilat i përkasin shekullit të 3-2 para erës së re. Ato janë gjetur kryesisht në Durrës, Apolloni, Korfuz e Kreshpan, thesar i cili po i nështrohet një studimi mbi vetitë fizike dhe kimike të tyre, një bashkëpunim midis shkencëtarëve grekë dhe atyre shqiptarë.

Qëllimi është të përcaktohet nëse monedhat e mbretit ilir, Monu, janë të ngjashme me ato të Durrahut, e cila mund të ketë qenë rezidenca e këtij mbreti si dhe të përcaktohet nëse është e njëjta përbërje metali për të tri qendrat: Apolonia, Durrahu dhe Korkyra.
Njëkohësisht, po i nënshtrohen një studimi edhe nëntë shpata bronxi të tipit Noel 2 të shekullit të 12-10 para erës së re, të cilat janë zbuluar në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, nga Evropa Qendrore deri në Greqi. Tri janë aktualisht në Muzeun Historik Kombëtar, një është në Muzeun Arkeologjik të Ersekës, gjashtë janë në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, ku vetëm tre janë këtu dhe tre të tjera janë në ekspozitën me objekte ilire të çelur në Austri. Një karakteristikë e këtyre shpatave është forma, pasi të gjitha shpatat në fund të dorezës mbarojnë me tre thepa. Studimi konsiton në anën teknologjike të prodhimit të tyre, për të parë përbërjen kimike dhe rrugët e lëvizjes Evropë-Greqi.
 
Top