• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Suedezët munden pa TV, por jo pa internet

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Një kompjuter me internet është pajisja e cila vlerësohet shumë nga qytetarët suedez. Këto të dhëna i nxjerr një hulumtim i kryer përmes disa anketave për opinionin publik, lajmëron televizioni nacional suedez.
Vetëm 9 për qind e suedezëve do të mund ta paramendonin përditshmërinë e tyre pa kompjuter, i cili është i lidhur me internet. Kjo përqindje është edhe më e vogël në mesin e meshkujve suedez, prej të cilëve vetëm 6 për qind mund të jetojnë pa qasje në internet.

Në anën tjetër, rreth 51 për qind e të anketuarve do të hiqnin dorë nga televizori në shkëmbim të kompjuterit, ndërsa 37 për qind e tyre kanë deklaruar se ata madje mund të tejkalonin edhe telefonin e tyre mobil derisa kanë qasje në internet.

Gjithë kjo, nëse ata duhet që patjetër të zgjedhin mes këtyre pajisjeve elektronike.

Qëndrimi i qytetarëve suedez për internetin dhe domosdoshmërinë e këtij llojit të komunikimit është pothuajse i njëjtë mes shumicës së grupmoshave, duke mos përjashtuar edhe njerëzit më të moshuar të këtij vendi.
 
Top