• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sulmet e panikut të lidhura më sëmundjet e zemrës

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Personat të cilët vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirë që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, shkruan në revistën “European Heart Journal”.
Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.

Studimi ka treguar se në grupet e personave me sulme të panikut me moshë nën 50 vjet, rreziku për të pasur sulm në zemër ka qenë për 38% më i lartë, ndërsa rreziku për t’u shfaqur ndonjë sëmundje tjetër e zemrës ka qenë për 44% më i lartë. Edhe te personat mbi 50 vjet, të cilët kanë vuajtur nga paniku, ka ekzistuar rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, porse në shkallë më të ulët
 
Top