• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sulmohet aktori Pelletier i “Twilight”

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Londër, 23 nëntor - Ylli i filmit “Twilight”, Bronson Pelletier, është duke u shëruar pas sulmit që i kanë bërë një grup i burrave të dehur në një konventë adhuruesish në Birmingham. Aktori, i cili e ka luajtur personazhin Jared, ka thyer hundën pasi është përleshur në dhomën e pushimit në hotelin “Hilton Metropole”, ku ishte i pranishëm në ceremoninë e “Enternal Twilight 4”. Kaosi ka shpërthyer kur aktori 24-vjeçar është goditur, pa mundësinë për të mbrojtur veten. Katër sulmuesit, të cilët ishin mysafirë në një dasmë që po mbahej në hotel, janë ndjekur më pas nga oficerët policorë dhe janë zënë pasi policët kanë përdorur armë “taser”. Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar se katër meshkuj janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer sulmin. Dy prej tyre janë liruar, ndërsa dy janë në pritje me kusht, duke u bazuar në “Daily Telegraph”. Një burim ka thënë se “Bronson ka qenë vërtetë i zemëruar dhe i pikëlluar… Ata djem kanë qenë shumë të lazdruar. Ata kanë qenë aq të dehur saqë mbase as nuk e kanë ditur që po e sulmojnë një aktor hollivudian. Konveta ka qenë e mbushur me vajza dhe djem adoleshentë, të cilët janë dëshpëruar kur kanë parë heroin e “‘Twilight në telashe”.
 
Top