• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Supe kosi

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Supë me domate

* 750 gr. domate të kuqe, të pastruara nga lëkurat dhe farat
* 150 gr. speca të kuqe, të cilave u janë hequr farat dhe erëzat
* 500 gr. kastravecë të qëruar dhe pa fara
* 100 gr. qepë të prerë në feta (që më parë janë vendosur në ujë të valuar)
* pak vaj ulliri
* 80 gr. pjepër i prerë në kubikë dhe disa ullinj të zinj

Përgatitja:

Në vajin e nxehur hedhim qepët dhe pastaj shtojmë specat, kastravecin dhe domatet. I lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashëm dhe në fund të gjithë përzierjen e kullojmë dhe e lëmë të ftohet.

Më pas i shtojmë ullinjtë, pak ujë, vaj, pak sheqer po aq edhe kripë (të cilët më parë i kemi përzier bashkë në një enë).

Në fund i hidhet pjepri.
Supa me domate serviret e ftohtë.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Supë kërpudhash

Përbërësit për 6 persona:

* 300 gr- 400 gr kërpudha
* 1 qepë
* 40 gr margarinë ose vaj
* 40 gr miell
* 1,2 l ujë
* kripë, piper i zi
* 100 ml qumësht
* majdanoz
* 1 kub i koncentruar perimesh

Përgatitja:

Kërpudhat lahen ose fshihen me një pece të pastër, prehen në copa të vogla. Qepa qërohet e grihet në kub të vegjël. Gjysma e yndyrës qitët në tenxhere, qepa kaurdiset lehtë, shtohen kërpudhat dhe së bashku vazhdohen të kaurdisen për 2-3 minuta. Kërpudhave i shtohet uji e katrori i perimeve dhe zihen 10-12 minuta. Pastaj ne një tigan qitet yndyra e mbetur, shtohet edhe mielli, që përzihet herë pas herë që mos të ngjitet për ene.

Mielli sa të zverdhet qitet në tenxhere, përzihet mirë dhe supa zihet edhe për 5 minuta, duke u përzier herë pas herë, derisa mielli të kompaktësohet, që mos të mbesin toptha mielli. Ndërkohë, majdanozi lahet, kullohet dhe grihet imët. Në fund të zierjes, supës i shtohen qumështi (ose ajkë e ëmbël) dhe mëlmesa sipas dëshirës.

Supa shërbehet më majdanoz të freskët.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Supe me kunguj





2qepe te grira

4luge vaj ulliri

8kunguj te njome te prere ne kuba ( me gjith lekure )

krip piper

1liter e gjysem leng mishi (lengun e kockave te ziera )

2veze re rrahura lehte

1luge majdanoz i grire ,,

40gram djath kackavall i grire

4feta buke te thekura shume dhe te prera ne kubik

skuqim qepen..shtoj kungujt dhe i skuqim sebashku disa minuta,,hedhim krip piper,,shtojm lengun e mishit dhe e leme te zieje,,pasi te zihen kungujt hedhim vezet me majdanozin ,i perziejm,,kur e hedhim ne pjate hedhim disa kubiku buke te thekur ne pjate per variacion
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Supe me mish



150 gr mish ne copeza te vogla* 2 luge miell* 2 luge kos ( mund te mos perdorni kos)* 1 veze* 2 luge gjalp* 1/2 limon leng* piper i kuq* kripe

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me uje zini mishin. Miellin, kosin, lengun e limonit dhe vezen rriheni mire ne nje tas. Masen hidheni ne tenxheren e mishit, shtoni kripe dhe lereni te zien edhe per pak minuta. Ne nje tigani shkrini gjalpin dhe shtoni biberin e kuq, pastaj kete hidheni tek supa. Supa eshte gati.
 

Perla

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 10, 2010
Postime
104
Pikët
0
Vendndodhja
Città Alta
Përgjigje e: Supe me kunguj

Une nuk i shtoj buke, por kubeta mishi dhe karotash. Ua keshilloj, eshte e mire :)
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Sup me mish te grire




supe me mish te grire.....500gr mish vici , gjysem filxh oriz per sup,krip piper,nje luge supe majdanos,,,i perziejm te gjitha bashke,,,,dhe me pas vem nje tenxhere me uje ne zjarr,jo plot gjysmen e tenxheres,



brenda grijm nje karot ose dy sipas deshires,dhe nje filxhan oriz,sa te fillojn te ziejn orizi ne tenxhere me karoten,bejm mishin e grire topa -topa dhe i hedhim brenda te gjth topat, ishtojm piperin kripen vaj ulliri,dhe i lem te zjejn,dhe ne fund bejm vezen me limon ,rrahim nje vez dhe lengun e nje limoni dhe e hedhim brenda ne tenxheren ku kemi supen me mish te grire.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Supe me miell e mish pule

per 4 veta duhen

4 , kofshe pule ( krahe pule ) 2 luge gjelle miell,,1L uje,,2 luge gjelle gjalpe,,2 thelbinj hudhre,,,kripe,,piper,,majdanoz,,1 kokerr limoni

pergatitja,,

kofshet e pules ( ose krahet e pules ) skuqen mire ne nje tenxhere te thelle me 1 luge gjelle gjalp, ne nxehtesi mesatare, derisa mishi brenda te mos jete me i kuq dhe perjashta te kete zene nje kore me ngjyre te verdhe ne te kuqerremte. Para se mishi te hiqet nga zjarri sperkatet me kripe.

Pasi hiqet mishi nga zjarri, ne yndyren e tij shtohet mielli, hudhrat e shtypura dhe pjesa e ngelur e gjalpit, dhe kaurdisen derisa mielli dhe hudhrat te marrin ngjyre te verdhe.

Shtohet uji dhe perziehet me miellin e kaurdisur. Zakonisht gjate kesaj procedure formohen shume kokrra mielli te cilat ne fund duhet te jene tretur plotesisht. Per ta pershpejtuar kete proces, mund te perdoret nje mixer. Pasi mielli te jete tretur ne menyre te njetrajtshme lihet ne zjarr mesatar per rreth 10-15 minuta te tjera. Gjate kesaj kohe supa merr shijen e mishit dhe te hudhres dhe trashet paksa. Nese supa trashet shume shtojini pak uje. Ne fund, supes i shtohen kripe dhe piper i zi, shperndahet e nxehte neper pjata supe, zbukurohet me majdanoz, sipas deshires, i shtohet gjalp i skuqur dhe limon, si edhe copat e mishit.





 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Per kater persona Supe kosi Perberesit Per kete duhen

Nje koker veze

Nga nje thele per person ose copa te vogla mishi( mish derri jo )

Nje gota kose (ato qe shiten 3-gota 1000)

Niseshte ( marrim dy luge gjelle nishishte I hollojme me uje )

gjalpe piper sipas deshires

Pergatitja

Ziejme mishin deri sa te ngelet nje gote e gjysem leng.

Rrahim vezen mire pastaj hedhim kosin e trazojme mire deri sa te behet nje mase homogjene . e hedhim tek lengu I mishit dhe e trazojme . po duhet te jete I vaket per arsye qe te mos pritet veza.

Pastaj e trazojme mire dhe e vendosim ne zjarre sa te marri vale. Ne nje gode uje tresim nishishten ne kohen qe do te marri vale sasie qe kemi vendosur ne tenxhere(ne zjarre) hedhim nishishten e trazojme qe mos te behet kokra kokra por te behet ne masen e peltes. E heqim nga zjarri dhe e servirim ne tase te vegjel qe perdoren per supe. Shkrijme gjalpin dhe e hedhim mbi supe ne forme zemre pastaj piper brenda zemres qe ju keni krijuar mbi supe ne kete moment supa eshte gati .



JU BEFTE MIRE
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Supe kosi

Une e dija qe kosi mund te behet dhalle por jo supe.

Keshtu ne lexim shpejt e shpejt u dukerka shume e shijshme...
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Supe kosi

dbh kosi behet edhe supe..ka dhe nje supe tjeter qe behet me oriz..dhe ajo del shume e mire :) e gatuajne ketu ku jetoj une.. gjithe te mirat..
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Supë me mish, vezë dhe limon




Përbërësit

mish tul i prere ne copa

2 karota

majdanoz sipas dëshirës

një filxhan me oriz

kripë (sipas nevojës) *

piper i zi *

1 kokërr vezë *

1 gjysmë limoni

Udhëzime për përgatitje

E marrim mishin dhe e hedhim në tenxhere të ziej. Pasi të jetë zier mirë e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thërrmojmë në copa shumë të vogla. Më pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.

Qërojmë karotën, e presim hollë, e vëmë të skuqet në tigan dhe bashkë me karotën e vëmë mishin të skuqet.



Pasi t’i kemi skuqur i hedhim në tenxheren që e ziejmë mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lëmë të ziejnë. Më pas marrim vezën, e hedhin në pjatë, shtrydhim gjysmën e limonit dhe i perziejme sebashku dhe pastaj i hedhim te tenxherja
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Supë karote





Përbërësit për 4-6 persona:
* 600 – 800 gr karota
* 1 qepë
* 1 spec (120gr)
* 30 gr butër- vaj
* 1 litër ujë
* një kub i koncentruar perimesh
* kripë, pipër i bardhë i bluar
* 100 ml qumësht ose ajkë e ëmbël.

Përgatitja:
Karotat dhe speci pastrohen, qërohen dhe prehën në rrathë. Qepa qërohet dhe grihët imët. Buteri qitet në tenxhere, kaurdisët qepa, shtohen edhe perimet dhe bashkë kaurdisën për 2-3 minuta, pastaj shtohen mëlmesa e uji dhe supa zihet 15-20 minuta.

Pas zierjes, tenxherja hiqet nga zjarri, perimet purohen. Tenxherja qitët prapë në zjarr, i shtohet qumështi dhe posa të marri valë, supa hiqet nga zjarri.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Sup me mish vici dhe perime


700 gr mish vici

1 qepe

1 pras jo bishtat

3 karrota

2 dega selino

2 kunguj te vegjel

1 patate

2 domate,,vaj ulliri,,kripe pipere

PREGATITJA

Presim mishin ne copa te vogla dhe e vendosim te ziej me uje te bollshem .marim l perimet dhe i presim ne copa te vogla dhe i skuqim te gjitha ne nje tenxhere tjeter bashke

pervec domates

Skuqen 5-6 minuta dhe pastaj hedhim domaten e perziejme 2-3 here marim mishin qe zien dhe e hedhim tek perimet me gjithe lengun

hedhim kripè, piperin dhe i leme te zien me ngadale,,
 
Top