• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Superbakteria përhapet nëpër botë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Nju- Jork, 30 gusht - Shkencëtarët zbuluan një gjen të ri mes bakterive i cili është shumë rezistent edhe ndaj antibiotikëve më të fortë. Ekspertët paralajmërojnë se superbakteria, e cila për herë të parë është gjetur në Indi dhe në pjesa të tjera të Azisë Jugore, është paraqitur edhe te disa pacientë në Evropë dhe SHBA dhe është shkak për infeksionin vdekjeprurës të mushkërive dhe infeksioneve në traktin urinar.
Superbakteria është zbuluar te një pacient nga Britania e Madhe, nga SHBA, nga Australia, nga Kanada dhe Holanda. Të gjithë ata kanë qëndruar në Indi, duke i përdorur shërbimet e lira shëndetësore.
Gjeni i ri me emrin "Nju Delhi matalo beta-laktamaza" apo NDM-1 gjendet në bakteriet rezistente ndaj pothuajse të gjithë antibiotikëve ekzistues, duke përfshirë edhe më të fortit nga grupi i quajtur karbapenemi.
Shkencëtari britanik Dejvid Livermor i cili ndihmoi në identifikimin e gjenit, përmend se do të jetë i vështirë mjekimi nëse bakteria përhapet.
"Nuk bëhet fjalë për përhapjen e një bakterie por bëhet fjalë për përhapjen e rezistencës midis bakterive. Dhe qëndrueshmëria e tillë i përfshin edhe karbarenemitë", antibiotikët më të fuqishëm dhe më të sigurt për shumë infeksione, potencoi Livermor.

NDM1 është dukuri e shpeshtë në spitalet e Bangladeshit, në Pakistan dhe në Indi ku përhapet përmes ujit të pijshëm të infektuar.
 
Top