• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të ardhurat nga shitja e hotel Dajtit fshihen në buxhetin e shtetit

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Ja të ardhurat që përfitoi shteti nga privatizimet, gjatë 10 vjeçarit të fundit

Skandali me privatizimet ka përfshirë shtetin shqiptar. Sipas të dhënave të buxhetit 2010, privatizimi i hotel Dajtit nuk është përfshirë në buxhet, duke përbërë një skandal ekonomik të qeverisë shqiptare. Godina e hotel Dajtit u privatizua nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010 për shumën 30 milionë euro. Ky privatizim u kundërshtua ashpër nga opozita me pretendimin se kryhej për të mbushur arkën e shtetit. Ndërsa fakti që këtë godinë e mori Banka e Shqipërisë, u konsiderua nga opozita por dhe ekspertë të ekonomisë si një rast flagrant, i shkeljes se ligjeve dhe e një mungese të plotë informacioni.

Privatizimet në vite
Qeveria numëron 1280 sipërmarrje dhe objekte publike për privatizim për këtë vit, si dhe shitjen e aksioneve të kompanive pjesëmarrëse në pronësi të shtetit. Të rëndësishme në procesin e privatizimeve janë të ardhurat që depozitohen në arkën e shtetit. Të ardhurat që sigurohen nga ky proces, quhen të ardhura nga privatizimi. Në klasifikimin funksional ndërkombëtar, që përdoret në hartimin e tabelës fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, këto të ardhura nuk hyjnë në grupin e të ardhurave totale të buxhetit, por trajtohen si financim për deficitin. Duke qenë se Shqipëria vjen nga një historik 50-vjeçar i mosekzistencës së pronës dhe shërbimit privat, menaxhimi sa më me efektivitet dhe eficencë i procesit të privatizimit merr një rëndësi të veçantë. Për procesin e privatizimeve në Shqipëri ekzistojnë dy periudha të rëndësishme si periudha e parë, 1993-1999, ku të ardhurat nga privatizimet kanë qenë në një masë shumë të ulët. Ato lidheshin kryesisht me ndërmarrje apo asete të vogla. Dhe periudha e dytë, 2000-2010, gjatë së cilës u mundësua privatizimi i disa shërbimeve shumë të rëndësishme, të cilat deri në atë kohë siguroheshin nga shteti. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga privatizimet u shndërruan në një zë të rëndësishëm në përballimin e Deficitit të Buxhetit.

Privatizimet, shitja e aksioneve
Privatizimi është procesi i transferimit të pronësisë së një ndërmarrjeje, agjencie, shërbimi apo aseti publik drejt sektorit privat. Në mbledhjen e Task Forcës, të datës 10 shkurt, kryeministri Sali Berisha shpalli nismën për të përfunduar procesin e privatizimit të 1280 objekteve shtetërore brenda vitit 2011. Në këtë listë përfshihen jo vetëm ndërmarrje shtetërore, por edhe aksionet ende në zotërim të shtetit shqiptar pas privatizimit të tyre. Mund të përmenden aksionet pranë Albtelekomit, ish OSSH-së, etj. Me një përllogaritje të thjeshtë, tërësia e tyre e kalon disa herë shumën prej 300 milionë lekë të parashikuar për këtë vit. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, të gjitha aksionet e minorancës që ka qeveria në kompanitë private do të kalojnë në duart e privatëve. Këtu përfshihen 24 për qind të aksioneve shtetërore të mbetura në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, 25 për qind të aksioneve të Albtelekomit, etj. Ndërkohë një ndër objektivat kryesore për këtë vit do të vazhdojë të mbetet privatizimi i kompanisë së sigurimeve INSIG. Vitin që shkoi qeveria mundi të privatizojë rreth 13 për qind të aksioneve në pronësi të shtetit në "AMC" dhe në disa banka të nivelit të dytë ku shteti zotëronte aksione. Po brenda vitit që shkoi, të gjitha ministritë përgatitën listat me asetet e pavëna në eficencë nga institucionet shtetërore. Ministria e parë që e dorëzoi këtë listë ishte ajo e Mbrojtjes, nga të cilat numërohen të paktën 420 objekte për privatizim. Një pjesë e mirë e këtyre objekteve të cilat ndodhen në zonat bregdetare, do të mund të shuajnë dhe lakminë e politikanëve dhe njerëzve të lidhur me politikën, të cilët tashmë i kanë prenotuar edhe pse ende procedurat e privatizimit nuk kanë nisur.

Të ardhurat nga privatizimet
Privatizimet kanë qenë prioritet i qeverive për shkak se me anë të tij, financohej deficiti buxhetor, megjithatë këto dy vitet e fundit po bëjnë që të privatizohen kompani me rëndësi për qytetarët. Megjithëse duket se privatizimet sjellin shërbime më cilësore, praktika në vendin tonë nuk ka rezultuar e tillë. Viti 2000 ishte i pari që shënoi të ardhura të larta nga privatizimet, me 8.9 miliardë lekë, duke financuar 22 për qind të deficitit. Në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43 për qind dhe financuan 30 për qind të deficitit të atij viti, ndërkohë që dy vitet pasues patën një mesatare shumë të ulët. Viti 2004 shfaqi sërish të ardhura të larta nga privatizimet. Përveç të tjerave, viti 2004 lidhet edhe me privatizimin e ish-Bankës së Kursimeve, e cila mundësoi përballimin e një pjese të deficitit si dhe reduktimin e borxhit publik. Në vitet 2005 dhe 2006 u rikthye pushimi i procesit, ndërkohë që vetëm në vitin 2007 u realizua privatizimi i shoqërisë Albtelekom. Viti 2008 u pasua me një rënie 58 për qind të ardhurave të privatizimit. Gjithsesi, ato ishin në një masë të kënaqshme. Ishte tashmë radha e kompanisë ARMO për t’u transferuar drejt sektorit privat. Viti 2009 shënon pikën më të lartë të ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliardë lekë shërbyen për financimin e deficitit dhe padyshim që shitja e 76 për qind e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sh.a. ishte ngjarja kryesore e vitit.

Dorela Myftari
Agjensia e lajmeve "Sot"
 
Top