• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të flesh pak, ju shëndosh dhe rrezikoheni nga diabeti

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Të flesh pak rrit rrezikun e mbipeshës ose diabetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe depresionin.
Studimet amerikane, kanë nxjerrë në pah që të rinjtë duhet të flenë 7 orë e 45 minuta. Pikërisht fjetja pak është çelësi i shumë sëmundjeve.

Në raportin midis gjumit dhe obezitetit (mbipeshës), dihet se sistemi neuroendokrin i cili rregullon gjumin, ka shumë pika të ngjashme me atë që rregullon oreksin: kush vuan nga pagjumësia rrit hormonin xhrelinë (që shenjon urinë) dhe ul hormonin leptinë (që shenjon ngopjen). Është provuar që një gjumë i ndërprerë ju bën më pesimistë dhe kështu kjo rrezikon edhe depresionin.

Lidhja midis gjumit dhe diabetit ka dhënë rrjedhoja më të rëndësishme. Diabetikët flejnë pak dhe shpesh keq. Përveç kësaj gjumi jo i mirë e bën më të vështirë kontrollin e diabetit duke shtuar në gjak nivelin e sheqernave.

Është gjetur një korrespondencë midis cilësisë dhe zgjatjes së gjumit të diabetikëve dhe niveleve të glikemisë dhe insulinës: ndër pacientët që vlejnë pamjaftueshëm ose jo në mënyrë të rregullt, glikemia është më e lartë dhe insulina më e ulët.
 
Top