• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të gjitha sekretet e Rendit religjioz “Mont”

BARAT

tăl'ithu kyOO'mI
Anëtar
Nov 17, 2012
Postime
670
Pikët
28
Vendndodhja
Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det


Rendi antik fetar “Mont” pretendon se pjesëtarët e tij posedojnë të paktën pesë aftësi mbinatyrore. Ja cilat janë ato

1. Shohin të ardhmen

Në qendër të ideve të kultivuara nga Rendi “Mont” (që mund të përkthehet edhe si Rendi i Malit) është parashikimi i të ardhmes. Rendi beson se kjo aftësi i jep atij përparësi mbi ngjarjet botërore. Por, nuk është e qartë a mendon Rendi vetëm që parashikon të ardhmen, apo edhe ndikon në zhvillimet botërore. Disa anëtarë të saj pretendojnë se Rendi është përgjegjës për ngjarjet e mëdha botërore, duke filluar nga epidemia e murtajës në Evropën e mesjetës, e deri te Lufta I Botërore. Rendi fetar “Mont” mendon se një shkatërrim i tillë është i nevojshëm për largimin e pengesave politike dhe kulturore të cilat pengojnë zhvillimin e civilizimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Manipulojnë me zjarr

Disa pjesëtarë të këtij rendi fetar pretendojnë se mund të manipulojnë me zjarr, me anë të metodave mbinatyrore. Për këtë aftësi flitet edhe në librin fetar të këtij rendi, “Puna e Rendit Mont”, për të cilin është vërtetuar tash vonë se është autentik. Mendohet se pjesëtarët e këtij rendi mund ta mbajnë zjarrin në dorë dhe të manipulojnë me të.

3. Të hyjnë në ëndrra

Pjesëtarët e Rendit “Mont” thuhet se kanë aftësinë që të hyjnë në ëndrrat e njerëzve të tjerë, duke shkaktuar dëm dhe shqetësim psikologjik. Gjatë kohës së gjumit të tyre, ata janë në gjendje që t’i projektojnë ankthet në mendjet e të tjerëve, duke shkaktuar ankth. Kjo mund të jetë një teknikë që ata e përdorin kundër armiqve shpirtërorë që kanë zbuluar sekretet e Rendit.

4. Teleportohen

Të paktën një rast përshkruhet kur anëtarët e këtij rendi kanë manipuluar me materie, vetëm me fuqinë e mendjes. Në fakt, kjo aftësi pasqyron bindjen e anëtarëve të këtij rendi se mund të paraqiten dhe të zhduken sipas vullnetit të tyre. Në librin “Hija e Rendit Mont”, flitet për murgjit e këtij rendi, të cilët ia kishin dalë që ta teleportonin një kishë të vjetër nga Normandia në një pjesë të thellë të Skocisë.

5. Nuk vdesin kurrë

Në linjë me aftësinë e tyre për ta paraparë të ardhmen, pjesëtarët e Rendit “Mont” është parë se janë njohës dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të vjetra historike. Flitet për pjesëtarë të caktuar të këtij rendi që kanë jetuar me shekuj. Apo, janë edhe të pavdekshëm?!

Pa marrë parasysh se cila është e vërteta që qëndron prapa origjinës dhe aftësive të këtij rendi të vjetër fetar, ai mbetet i mbështjellë në mistere intriguese. Duhet thënë se ky rend nuk është fiktiv, ai ekziston me të vërtetë. Përgjatë shekujve, ai ka pasur emra të ndryshëm. Ka edhe pretendime se ky rend ka origjinë para-njerëzore, por kjo natyrisht, nuk mund të konfirmohet.

(Kosova Sot)
 

Xhuljan

entity
Anëtar
Jun 11, 2015
Postime
424
Pikët
18
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Të gjitha sekretet e Rendit religjioz “Mont”

hahaha sa gallate
 

BlueRose

Audere semper
Anëtar
Jul 20, 2011
Postime
6,253
Pikët
113
Përgjigje e: Të gjitha sekretet e Rendit religjioz “Mont”

Paskan arritur te teleportojne edhe kisha imagjino sa te avancuar qenkan : )
 
Top