• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të jetosh me hiv/aids …..

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Jetojnë prej vitesh me HIV/AIDS dhe tashmë kanë një jetë normale. Sikurse gjithë të tjerët, punojnë, festojnë me familjen e shoqërinë, kanë familje, fëmijë. Sëmundja nuk i pengon aspak në jetën dhe veprimtarinë e përditshme...


Jetojnë prej vitesh me HIV/AIDS dhe tashmë kanë një jetë normale. Sikurse gjithë të tjerët, punojnë, festojnë me familjen e shoqërinë, kanë familje, fëmijë. Sëmundja nuk i pengon aspak në jetën dhe veprimtarinë e përditshme...


E megjithatë, pothuajse asnjë prej pacientëve, që ne, një grup gazetarësh nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në trajnimin e Fondacionit Kombëtar për Median (SHBA), takuam në Spitalin e Përgjithshëm të Vienës, nuk e ka pranuar hapur në shoqëri që është me HIV/AIDS.


Secili prej tyre ka një histori të prekjes nga HIV/AIDS, të të jetuarit me të, përballimin e sëmundjes, etj… "HIV/AIDS është sëmundje kronike. Ne jetojmë çdo ditë me të, ashtu dhe sikurse pacientët e tjerë me sëmundje kronike, duke marrë medikamentet tona (retroviralet)", thotë një pacient me HIV/AIDS, i cili është ekzaminuar me këtë sëmundje 6 vite më parë.


Por aty për aty shton: "kam sëmundje kronike dhe e kam një shans për të jetuar gjatë me të, ndërsa të sëmurët me kancer p.sh. nuk e kanë këtë shans". Ai është i martuar dhe bashkëshortja e tij nuk është me HIV/AIDS, ndërsa të dy kanë një jetë normale e të lumtur bashkëshortore...


Po kështu, një tjetër paciente thotë se, tashmë ka një familje edhe një fëmijë, i cili nuk është me HIV e as bashkëshorti i saj.


Normalitetin e jetës së përditshme e pohojnë të gjithë pacientët e pranishëm.

Shkaqet e marrjes se virusit janë të ndryshme. Dikush e ka marrë virusin nga partneri e dikush tjetër thotë se ende nuk i di shkaqet. Por, të gjithë bashkohen në një pikë: askush prej tyre nuk ka dalë hapur në shoqëri për të thënë se është i infektuar nga HIV/AIDS.


"Unë jetoj në një qytet të vogël dhe për sëmundjen i kam treguar vetëm familjes time e miqve më të ngushtë", thotë një tjetër paciente, që e ka marrë virusin nga partneri i saj. Një pacient 31 vjeçar, thotë se nuk i ka treguar prindërve të tij rreth sëmundjes. "Nëna edhe mund ta dijë, por unë nuk ia kam treguar vetë", thotë ai.


Nisur nga eksperiencat e tyre, thonë se, "të gjithë duhet të dinë më shumë rreth sëmundjes dhe të flasin hapur për të, si të mbrohen, si të sillen me njëri tjetrin, si të kujdesen për ta etj".


"Do doja të dilja hapur e të pranoja se jam me HIV/AIDS", thotë nje paciente në Spitalin e Vjenes, ndërsa shton se njerëzit duhet ta pranojnë këtë sëmundje, të flasin hapur për të, pasi është sëmundje dhe të gjithë ata tashmë kanë një jetë si gjithë të tjerët.


Para se të mësonin se ishin të infektuar me HIV, ata vetë nuk dinin shumë rreth sëmundjes, ndaj dhe vënë theksin tek edukimi.


"Në momentin kur mësova se isha e infektuar me HIV/AIDS, isha shtatzanë dhe u tremba shumë. Mendoja që nuk do kisha fëmijë, do vdisja brenda pak muajsh, por më pas mësova si të jetoja me këtë sëmundje dhe sot kam familjen time", shton një tjetër paciente.


"Ishte e tmerrshme të mësoja se isha me HIV/AIDS. E përjetova shumë keq këtë dhe vetëm me ndihmën e familjes dhe të shokëve të mi, munda të rikthehesha në jetën e përditshme", shprehet një tjetër.


Në Spitalin e Përgjithshëm të Vienës, na thonë se duhet të ketë më shumë kuptueshmëri për HIV/AIDS si një sëmundje kronike, ndërsa edhe familjarët duhet të edukohen në mënyrë që të kenë më tepër kujdes ndaj personave qe jetojne me ta.


Aty ndiqen rreth 3371 pacientë me HIV/AIDS.


Historia e Spitalit të Përgjithshëm të Vienës nis rreth 300 vite më parë, kur në 1693, Perandori Leopold e themeloi si një strehë për të varfërit dhe invalidët. Në 1784, Perandori Joseph II e quajti "Spitali i Përgjithshëm për të sëmurët", ndërsa prej asaj kohe, mjaft shtesa të tjera u bënë në spital, derisa Spitali i Përgjithshëm i Vienës u hap zyrtarisht në 1994.


Rasti i parë me HIV/AIDS në Austri u identifikua në vitin 1982. Mosha mesatare e të prekurve përllogaritet të jetë 43 vjeç. Mesatarisht 9 mijë njerëz, apo 0.2 % e të rriturve, jetojnë me HIV/AIDS në Austri. Pothuajse 1 në 3 njerez që jetojnë me HIV/AIDS në Austri janë gra.


Të gjithë austriakët kanë akses në informim, testimin, trajtimin dhe kujdesin nëpërmjet një programi të gjërë kombëtar. Në fakt, trajtimi i HIV është i integruar plotësisht në sistemin e përgjithshëm të kujdesit shëndetësor.


Të dhënat tregojnë se rreth 33.4 milione njerëz jetojnë me HIV/AIDS sot në botë. Ndërkohë, incidenca globale përllogaritet të jetë 2.7 milionë persona.


Në Vienë po zhvillohet në datat 18-23 korrik Kongresi i XVIII për AIDS, me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë shkencëtarëve, mjekëve, përfaqësues qeverish dhe organizatave të ndryshme për të diskutuar dhe adresuar politikat në çështjet e HIV/AIDS, ndër të cilat edhe stigma e diskriminimi ndaj personave që jetojnë me HIV/AIDS.
 
Top