• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,816
Pikët
113
Vendndodhja

Ndodh ndonjëherë që pyetje të cilat duken krejtësisht filozofike dhe abstrakte të përzihen me çështjet e realitetit konkret, atij realiteti që ka të bëjë me jetën dhe fatin e njerëzve.

Një rast i tillë është pyetja nëse të krishterët e myslimanët besojnë në të njëjtin Zot. Kjo pyetje ka munduar në mënyrë konkrete gjykatës, politikanë dhe njerëz të zakonshëm në Malajzi, një vend ku islami është besimi më i ndjekur, por që ka dhe shumë minoritete me besime të tjera, mes tyre edhe të krishterë.

Në vitin 2007, një gjykatë në Malajzi vendosi që jo-myslimanët nuk duhet të përdorin fjalën “Allah” kur ushtrojnë fenë e tyre. Mirëpo në malajzisht e madje edhe në gjuhën “bahasa”, që përdoret në Malajzi, fjala “Allah” do të thotë “Zot”, dhe është i vetmi emërtim që kanë për t’iu drejtuar fjalës “Zot” në fè të ndryshme.

Për këtë arsye, autoritetet në Malajzi vendosën që nëse fetë e tjera jo-myslimane i drejtoheshin Zotit me fjalën “Allah” edhe gjatë predikimeve të tyre jo-myslimane, besimtarët myslimanë mund të ngatërroheshin dhe të tundoheshin nga fetë e tjera, të cilat do të dukeshin se po i drejtoheshin një perëndie që vetëm myslimanët e kuptonin. Pas shumë betejave ligjore, vendimi që mbizotëroi ishte ky: materialet e shtypit të të krishterëve e kanë të ndaluar që fjalës “Zot” t’i drejtohen me fjalën “Allah”.

Në vitin 1965, Kisha Katolike iu drejtua të njëjtës pyetje, por me një tjetër frymë, nëpërmjet librit mësimor “Nostra Aetate”. Një paragraf i rëndësishëm në këtë libër thotë:

“Kisha i sheh myslimanët me vlerësim pozitiv. Ata admirojnë Zotin e vetëm, perëndinë që rron e qëndron te Ai, mëshirëploti dhe i gjithëfuqishmi, Krijuesi i parajsës dhe tokës, i cili u ka folur njerëzve; ata durojnë dhimbjet në mënyrë që t’i nënshtrohen me gjithë zemër vendimeve edhe më enigmatike të marra nga Ai, njësoj siç i nënshtrohej Zotit Abrahami, me të cilin feja Islame ka kënaqësinë ta lidhë veten.”

Por kur ide të ngjashme u përmendën nga As. Prof Larycia Hawkins nga kolegji Wheaton, në Çikago, reagimi ishte aq i ashpër sa ajo u pezullua nga mësimdhënia, e madje nisën procedurat për ta përjashtuar. Gjithçka nisi me një postim në Facebook, ku ajo thoshte se në shenjë miqësie me myslimanët e stigmatizuar të Amerikës, ajo do të mbante shami deri për Krishtlindje. Dhe shtoi: “U ofroj solidaritetin tim myslimanëve, sepse, ashtu si unë, që jam e krishterë, edhe ata janë njerëz të librit. Siç ka thënë dhe Papa Françesk, ne adhurojmë të njëjtin Zot.”

Prof Larycia Hawkins nga kolegji Wheaton, në Çikago, u pezullua dhe nisën procedurat për ta pushuar pasi tha që të krishterët e myslimanët adhuronin të njëjtin Zot”

Kur autoritetet e kolegjit e kundërshtuan këtë pohim, ajo u përgjigj me një deklaratë që dukej më teologjike se ato që ofrohen nga zyrtarët fetarë, qofshin liberalë apo ndjekës të rreptë: “Unë besoj te një perëndi sovran, që ekziston përjetësisht në tre persona: Atin e përjetshëm, birin e tij të vetëm, Jezu Krishtin, dhe në Shpirtin e Shenjtë, Ai që jep jetë…”

Për sa i përket ngjashmërisë midis dy monoteizmave, ajo kishte diçka më enigmatike për të thënë. Pasi citoi disa burime katolike e protestante, përfshi edhe “Nostra Aetate”, ajo shtoi:

“Ashtu si ata, edhe unë e pranoj se pohimi ‘ne besojmë në të njëjtin Zot’ është si t’i përgjigjesh njëkohësisht edhe me ‘po’, edhe me ‘jo’, pyetjes nëse të krishterët dhe myslimanët, (edhe hebrenjtë), i drejtohen të njëjtës figure adhurimi.”

Edhe “po”, edhe “jo” si përgjigje?! Këtu mund të ndihmojë pak filozofia. Në vitin 1905, filozofi i madh britanik, Bertrand Russell, shkaktoi nisjen e një shekulli debatesh nëpërmjet një eseje të famshme, që tregonte se si një fjali tepër e thjeshtë në dukje, pohonte njëherazi informacione të ndryshme. Specifikisht, fjalia “mbreti i Francës është qeros”, pohon 1) që Franca ka mbret, dhe ai mbret është vetëm një, dhe 2) ky sovran e ka kokën pa flokë.

Ato pak fjalë kanë vetëm dy pohime, ndërsa fjalia “Të krishterët dhe myslimanët besojnë në të njëjtin Zot” është shumë herë më e ndërlikuar, e mbuluar nga shumë shtresa kuptimesh, e madje pohon gjëra që mund të thuhen njësoj, por që kanë kuptime të ndryshme në gojën e dikujt tjetër. Për shembull, nëse je ateist dhe mendon se “çdo perëndi është sajesë njerëzore”, për ata vlen shprehja që perëndia e çdo besimi është ndryshe nga të tjerët. Nëse je monoteist, i bindur që ka vetëm një perëndi, për ata nuk ka kuptim të diskutohet fare “a besojnë të njëjtin perëndi”. Për ata, Zoti është një, edhe sikur njerëz të ndryshëm të kenë ide të ndryshme për ekzistencën e Tij. Nëse je politeist, është mëse e logjikshme të diskutosh nëse dy grupe të ndryshme njerëzish i falen apo jo të njëjtit Zot. Por në këtë pikëpamjen e fundit, i bie që të dy palët monoteiste, të krishterët dhe myslimanët, duhet ta kenë gabim.

Ndryshimi në debatin filozofik për kokën pa flokë të mbretit është se të gjithë bien dakord për faktin e rëndësishëm të fjalisë: në Francë nuk ka mbret. Kështu që edhe fjalia për flokët e tij është e pavërtetë. Por nuk ka konsensus mbi faktin e pyetjes myslimane-të krishterë “A ekziston më shumë se një Zot?” Dhe pa pasur konsensus mbi këtë fakt, është e pamundur që të diskutohet pyetja, e jo më të merren masa për të pezulluar dikë nga universiteti.

Erasmus, The Economist

Top Channel
 
ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
335
Pikët
28
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

...psh a po flasin tre persona per te njejtin person?!
kjo varet por besimi hebraik eshte besimi i vertet! nje zot i tille qe duhet adhuruar!
 
Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

KOSOVA KA ZEMËR, FERIZAJ - NË NJË OBORR XHAMI E KISHË,

në një oborr dhurohen tesha, veshëmbathje për nevojtar!
Kosova nuk prodhon automobila, as teknologji kibernetike, nuk ka mallra për eksport.... po ka vlera të larta morale e njerzore të bashkjetesës, empatisë dhe solidaritetit! Shqiptarët kanë bashkësinë e tyre , kombin e tyre që qëndron në tre (3) këmbë: mysliman, ktolik dhe orthodoks! Pa njëren prej këtyre këmbëve nuk qëndron tërsia e të qenurit shqiptar! Kjo eshte vlera jonë, ky është shembulli ynë më i çmuari dhe më i kërkuari edhe në botë! Këtë duhet ta rrisim e prodhojm me të madhe dhe ta eksportojm në botë! Ky gjest me këto veshëmbathje të dhuruara për nevojtar, ma ngrohu zemren sot!
Shefqet Cakiqi-Llapashtica
 
lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,550
Pikët
48
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Për fat është vetëm 1.
Sikur të ishin disa,me gra e fëmijë.
Jo me 25 do lindi i imi,i yti do shohim,me shpresë ke zoti shohim për datën e vdekjes
Toka ishte e imja pastaj erdhi ai dhe ma rrëmbeu pastaj e legalizoi,por ishte tjetër pronari i kopshtit tê Edenit.
Do ishte luftë e pamëshirshme midis zotash.
Faleminderit Zot që je vetëm 1.
 
ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
533
Pikët
43
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Në shqip themi Zot të gjithë, si ai katolik, protestant,
ortodoks dhe ai musliman. Poashtu edhe i krishteri arab
i drejtohet Zotit me Allah. Kjo është sa i përket fjalës
me te cilën i drejtohen njerëzit një Krijuesi Hyjnor, ndërsa dallim
kanë vetem ritet, simbolet dhe obligimet fetare.

Por, mbi të gjitha, pamarrëparasysh në çka apo çfarë
besojmë, dihet se i njëjti Krijues na ka krijuar.
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
31,658
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Vrapuan te gjithe te kopjojne tefteret e lashtesise...gjithsekush te fuse elemetet e kopjuara me pak drama brenda e ta shpalle patenten e re me te cilen perdhunuan shoqeri e civilizime, shfarosen dijen e ngriten kulte makabere e te mbrapshta.

Askush me nuk falet shpikjes, dijes e pjellorise mendore si dhurata me e bukur e nje evolucioni me ciklet me te fuqishme te revolucioneve......qe te con ne vetshperberje e shkaterrim.
 
[ame="https://www.youtube.com/watch?v=iKuMRu2-pdM"]https://www.youtube.com/watch?v=iKuMRu2-pdM[/ame]
 
jarigas

Vete zot, vete shkop
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
518
Pikët
18
Vendndodhja
Napoli,Italy
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Per cilindo që njeh sadopak themelet e dy feve, pyetja është mese qesharake!!Nuk ka asnjë fare dyshimi se zoti i Bibles s'ka asnjë fare lidhjeje me zot-profetin e Kuranit! Njëra fe bazohet mbi etiken ndërsa tjetra mbi diktatin: në njërën profetët bëhen theror ndërsa në tjetren profeti ther e bën kuplara: è mund të vazhdohet gjatë....por me e rëndësishmja është se njëra fe njerëzit I zbut dhe I embelson, ndërsa tjetra I budalleps dhe shtazeron!Fundi I fundit, të krishterët e kanë njohur zotin e tyre, ndërsa myslimanët as që ia kanë idenë!!
 
AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Une kto punet e feve asnjehere si kam kuptu.
Njerzit jane te lire te besojne cte duan , por kur shoh muslimanet dhe krishteret qe jane gati te shfarosin njeri tjetrin per shkak te fese , dhe nderkohe besojne ne nje zot por me emra dhe terma te ndryshem , eshte vertet per te ardh keq.

Shqiptaret fatmiresisht jane ndryshe dhe sduan tja dine per fe , u mjafton besimi ne zot pa krijuar ndasi me libra dhe terma te tipit feja ime me e mire se e jotja.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,412
Pikët
113
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Mish derri në konferencën mbi Islamin.

Ministra e Brendshme Gjermane shprehu keqardhjen që kishte shërbyer salçiçe me mish derri në një konferencë mbi Islamin, më herët gjatë kësaj jave në Berlin. Sipas asaj që shkruan BBC, Ministria tha se selektimi i ushqimit në Konferencën Gjermane mbi Islamin ishte bërë në mënyrë të tillë që të kënaqte “pjesëmarrës të feve të ndryshme“. Megjithatë, ky institucion kërkoi ndjesë “nëse persona të caktuar ishin ndjerë të ofenduar”.

Eventi në fjalë u drejtua nga Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, i cili në Mars tha se Islami nuk kishte vend në Gjermani. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në konferencën mbi Islamin ishin myslimane. Lloji i salçiçeve që u shërbyen ishin blutwurst, ose “salçiçe gjaku”, të cilat kanë si përbërës gjakun e derrit, mishin e proshutën.

Megjithatë, ndjesa nuk mjaftoi për të shkaktuar zemëratë e reagime të shumta në rrjetet sociale. Në një postim në Twitter, gazetari gjerman Tuncay Özdamar shkroi: “Çfarë sinjali dëshiron të transmetojë Ministria e Seehofer? Pak më shumë respekt për myslimanët që nuk hanë mish derri”.

Me Dec 3, 2018.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,761

Pse nuk more pjes n'at konference, e t'i kishe ngren te gjitha blutwurst-et. Nuk do t'kishte nevoj ministria e permbrendshme te bente auto-kritike. Qashtu zgjidhen prabllemet.
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,612
Pikët
113
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Tani na paskan dale shum Zota
May one of them bless u all
 
AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Ti siper shkruj shqip se kuptojne dhe shqip ato zotat qe permend ti :p
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,612
Pikët
113
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Ti siper shkruj shqip se kuptojne dhe shqip ato zotat qe permend ti :p
Zotat I bekofshin shqipetaret
Happy now ti Zoti AAO?:d
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,097
Pikët
63
Vendndodhja
Upstate NY
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Po me, te njejtin zot adhurojne, ate qe gjasme i shikon dhe i ndreq te gjitha. Tani ka ca diferenca ne menyren sesi ky zot vepron per kristianin dhe myslimanin, por ideja eshte e njejta: zoti shikon, ndihmon, ndeshkon, ndreq.

Per fete e Azise se Larget, koncepti i hyjnores eshte krejt ndryshe.
 
Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,148
Pikët
113
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Shikoni kete xhami shqipetare ne Maqedonine veriore, respektivisht ne Tetove:

Atje ku fluturojne shqiponjat :)
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,412
Pikët
113
Përgjigje e: Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Pse nuk more pjes n'at konference, e t'i kishe ngren te gjitha blutwurst-et. Nuk do t'kishte nevoj ministria e permbrendshme te bente auto-kritike. Qashtu zgjidhen prabllemet.

AI,ja u ka lone...TURQVE.
 
Top