• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të moshuarit i kapen rrjeteve Facebook e Twitter

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Njerëzit më të moshuar se pesëdhjetë vjet çdo ditë e më shumë po i shfrytëzojnë rrjetet online si Facebook e Twitter, thonë rezultatet e hulumtimit të cilin e ka kryer organizata prestigjioze amerikane - Pew Research. Është vërtetuar se shumë njerëz të moshuar i përdorin rrjetet për rrjetëzim online për të kontaktuar me njerëzit nga e kaluara e tyre.
Sipas hulumtuesve nga Washington, 42 për qind nga 2.252 e “lundruesve” të internetit janë përdorues të Facebook apo Twitter, që i bie 20 për qind më shumë sesa në vitin 2009.



“Ani pse shfrytëzimi i rrjeteve për shoqërim është në rritje në secilën grupmoshë, gjatë vitit të kaluar përdoruesit më të moshuar kanë qenë jashtëzakonisht të dhënë pas përdorimit të teknologjisë së re”, thuhet në hulumtim. “Edhe pse e-maili edhe më tutje është mjet bazë për komunikim në mes të personave më të moshuar dhe miqve të tyre, familjes e kolegëve, shumë prej tyre shfrytëzojnë rrjetet online edhe për të komunikuar më lehtë në baza ditore”.

Të rinjtë në mes të moshës 18 e 29 vjeçare edhe më tutje paraqesin shfrytëzuesit më të shpeshtë të medieve për shoqërim, e 89 për qind e tyre edhe më tutje kontrollojnë profilet e tyre çdo ditë.

Megjithatë, rritja e shfrytëzuesve të rinj nuk është aq mbresëlënëse sa është tek të moshuarit. Numri i shfrytëzuesve të rrjeteve shoqërorë në mes të 50 deri në 64 vjet është rritur për hiq më pak se 84 për qind, derisa tek të rinjtë kjo përqindje është rritur ‘vetëm’ për 13 për qind.
 
Top