• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të ndahesh pa grindje

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Ndarja, mund të tingëllojë shumë e thjeshtë, megjithatë ndarja është një nga momentet më të vështira, që secili e përjeton në mënyra të ndryshme.
Pra ju keni ndërmend të ndaheni me të dashurën tuaj...Së pari, mendo mirë, nëse mund të ia bësh edhe pa këtë person, (në veçanti kur lidhja ka qenë shumë e gjatë).
Keni kaluar një kohë shumë të këndshme dhe keni ndarë momente të veçanta së bashku, kështu që të dy i keni borxh njëri-tjetrit, të shoshitni në detaje këtë çështje.
Të përfundosh një lidhje përmes telefonit, lë vend për shumë pakënaqësi, ngase e dashura juaj do të ndjehet sikur nuk ka qenë asnjëherë e rëndësishme për ju. Në këtë mënyrë lindin shumë pikëpyetje në kokën e saj. Nëse ndaheni përmes email-it, fjalët tuaja duhet të jenë shumë të thella, por emocionet nuk do të jenë asnjëherë të njëjta.
T’i japësh fund një lidhjeje, mund të krijoj skena të pakëndshme, kështu që sigurohu të gjesh një vend të përshtatshëm, preferohet një intimitet më i theksuar. Kjo do të iu ndihmojë që të dyve, të reflektoni më mirë dhe të mbani situatën nën kontroll.
Sigurohu që ke arsye të mjaftueshme dhe të organizohu para se t’i thuash asaj, se çdo gjë ka përfunduar. Në vend, që të ndalosh me një vend dhe të luash rolin e viktimës, bëhu më i guximshëm dhe trego shkakun e ndarjes në një mënyrë më bindëse. Gjithashtu nuk duhet harruar, që në momentin e ndarjes të përfshish të gjitha informacionet, arsyet dhe qëllimet, në mënyrë që partnerja të mos ndjehet konfuze apo e tradhtuar në një mënyrë apo tjetër.
Për më shumë, kjo do të ndihmonte, që asgjë të mos keqkuptohet në mes njëri-tjetrit.
Por le të ballafaqohemi, me faktin se një moment i tillë, është i padiskutueshëm, që do të shkaktojë tek ajo një reagim irracional. Mund të ketë dhe lot, diskutime të kota, dhe tronditje nga lajmi i papritur. Në këtë rast, ji më i ndjeshëm ndaj emocioneve të saj dhe mundohu të kuptosh se çfarë është duke kaluar. Mos harro se ky është një lajm i papritur për të dhe për këtë arsye duhet t’i jepni më shumë kohë vetes dhe partneres, që të përgatiteni më mire deri tek momenti i ndarjes.
Ndërkaq tema e miqësisë, është mënyra më e mire nëse nuk dëshiron të luash me ndjenjat e partneres tënde. Shumica e femrave por edhe e meshkujve, e pëlqejnë faktin e të qenit në kontakt të herë pas hershëm me ishin e tyre. Por nëse vëreni se ajo e ka shumë të vështirë që të iu shoh vetëm si mik, duhet të mos takoheni për një kohë, derisa emocionet e vjetra të tejkalohen. Në anën tjetër vazhdimi i lojës, do të ndikojë negativisht dhe do të fillojë të shkatërrojë edhe miqësinë e ndërtuar me mund në mes njëri-tjetrit.
Pas ndarjes, provo më të mirën, duke qëndruar larg për një kohë dhe jepi kohë vetes dhe reflekto më arsyeshëm. Padyshim, që është shumë e vështirë, të mos dëgjosh për personin me të cilin ke ndarë momentet më të mira të jetës dhe të ndjehesh si i injoruar në një farë mënyre. Por e dini çfarë? Të gjithë ne përjetojmë situata të vështira pothuajse gjatë gjithë kohës dhe nëse keni arritur t’i mbijetoni, edhe kjo furtunë do të kalojë së shpejti.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

NuuK MuuNnDeeSh Muu Ndaa Paa GriNnDjee
Po ndahesh ne paqe kur tjetr(it)es,ja thua hapur???
Qysh,apo tek ose perse keto pyetje i llogjikon me vone!
Sex it's no low,mos e harroni!
Ndryshe hap faqen tjeter te librit.
Mendimi im....
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

po ndahesh! ka persona shume te qete qe e bejne pa problem dicka te tille, edhe pse personi tjeter acarohet, kur je tip i qet je dhe pike !
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Të ndahesh me grindje? Sërish rikthehesh, ke shumë gjëra pa sqaruar. Kur ndahesh me qetësi dhe i ke menduar gjërat, nuk ka vend për histerizëm dhe acarim. Njeriu duhet të ruaj kontrollin dhe të japi arsyet me forcë argumentuese, që mos lejoj shteg për grindje të pabaza. Të mbetet një farë respekti dhe mirënjohje për kohën që kan shpenzuar, pa anashkaluar të bukurat dhe të hidhurat e një mardhënie.
 

Oltina

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 7, 2010
Postime
45
Pikët
0
Vendndodhja
•------»AtY Ku Sje Tii«------•
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Po ndahesh ne paqe kur tjetr(it)es,ja thua hapur???
Qysh,apo tek ose perse keto pyetje i llogjikon me vone!
Sex it's no low,mos e harroni!
Ndryshe hap faqen tjeter te librit.
Mendimi im....
NuuK EsShTee E MuuNnDuuR Muu Ndda Pa GrIInNdJEE AsPaaK NuuK MuuNd Tee BeeSoJ Qee MuuNnDeeSh Muu Ndaa Paa GrIInnnDjee ..!AaHeeR PsSe Poo NnDaaHuuM NooRmMaaL EsHTee Muu Ndaa Mee GriiNnDjee Po Paaa DhuuN..!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

NuuK EsShTee E MuuNnDuuR Muu Ndda Pa GrIInNdJEE AsPaaK NuuK MuuNd Tee BeeSoJ Qee MuuNnDeeSh Muu Ndaa Paa GrIInnnDjee ..!AaHeeR PsSe Poo NnDaaHuuM NooRmMaaL EsHTee Muu Ndaa Mee GriiNnDjee Po Paaa DhuuN..!
Une e kam jetuar apo provuar vete,c'far do te thote!
Besoj e kupton.
Ai siper ta ka sqaruar shume mire.
tung.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

:O Jaaaaaaam DDDDDDaaaaakkkkkkkoooooorTT mMeeeeee Oltina
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Ndahuni pa Grindje ncncncn !

hahahahahahah
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Shume rralle ndodh qe ndahesh ne paqe.Ne fund sejcili partner kerkon te nxjer perfitime.Natyra ka ligjet e veta.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Varet si ta kuptosh partneritetin?
Por kur kerkon nje nuse shqiptare me kaq,aftesi,dashuri ,sjellshmeri dhe del kundra apo ste puqet(se te jep drejtim,jo mua),,,ligji natyres del ne faktor 1.
Ktu je i forte!
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Eshte gjeja me e bukur qe mund ti ndodhi nje cifti pas nje experience qe kan kaluar bashke sikur i jep rendesi dhe vlera atyre momenteve ..sado qe kan mbaruar..;)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Ketu je i forte...(???!!!)

I/e forte per ta perballuar po, s'do mohuar qe s'eshte e lehte per te dy palet.Ketu ska Lufte per te fituar nje Beteje, ketu lufta eshte me vetvehten deri ne marrjen e nje vendimi te tille, dhe kjo ndodh per te dy ne nje çift !
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Ndahuni si tu doje zmera!
Por, po spati grindje pse do ndahesh? :O nejse...
... se kam provu sdi ca te them.
Nuk po thuhet gjatë relacionit në çift, por kur i jep fund një mardhënie. S'ka arsye përse të grindesh, dhe ndarja nuk vjen si pasoj e grindjes po vjen si pasoj e mos përputhjes së karaktereve, kërkesave, besnikëris, respektit e shumë gjërash të tjera.

Kur i vjen fundi diçkaje, jepja të bukur për kohën dhe gjërat që ke kaluar. Unë se konceptoj dot që të ndahem me grindje dhe ulëritje, ja tefteros ato që nuk më pëlqejn dhe më derguan drejt këtij përfundimi.

Apo hajde kapemi prejë lesh koke, të ulërasim se kush e ka diafragmën më të zgjeruar, ta marri vesh lagjia e gjithë qyteti. Pfffff
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Ndarje pa grindje edhe qe mbeten shoke me pas, per mendimin tim ndodhin vetem neper filma.
Unë po e përjetoj në realitet shoqërin me ish të dashurën time. Nuk do të thot se ajo vazhdon vetëm nëpër filma. Kam qënë nga mosha 17 - 18 deri në moshën 20 vjeç i lidhur me këtë vajzën dhe tani kemi shoqëri. E ku e shikon skenarin e një filmi këtu? Unë njoh burrë e grua të ndarë dhe jan shok e shoqe të mirë me njëri - tjetrin.

Unë personalisht e shikoj grindjen si pushtim emocionesh dhe humbje e kontrollit e cila kalon në auto-kontroll. Nëse je i/e bindur që nuk hecin më gjërat, gjuha e mirëkuptimit dhe e kulturës i zgjidh të gjitha. Jo sherri dhe arritja në ekstremitet.

Disa shkaqe që mund të çojn në ekstrem:

Tradhëtia (kjo vjen si pasoj e mungesës së diçkaje [nga të dyjat palët, mashkulli apo femra qoft ai që tradhëton]).
Gënjeshtra apo fshehja e të kaluarë (Kthehet si një bumerang, mos sot më vonë do të vij).etj.....

Të gjitha vijn si pasoj e mangësive si nga njëri apo tjetri, nuk ka pse të kalohet në ekstremitet apo në grindje. Njeriu duhet të gjej konsensusin për ti kaluar gjërat paq, dhe jo me pengje pse u solla ashtu, pse e bëra këtë apo atë...

Unë personalisht jam kundra ndarjeve me sherre dhe me grindje të kota. Po u thye diçka ulërit e gërthit sa të duash, nuk do ngjitet më. Atëherë fundin lërja mirënjohjes për aq kohë sa ke kaluar. ;)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Madness, kam mendimin se ne ate moshe qe flet ti, si te thuash "Jeni rritur bashke.." ne kuptim te formimit.

Nuk besoj se ka mllef e inate ne keto mosha :)
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Madness, kam mendimin se ne ate moshe qe flet ti, si te thuash "Jeni rritur bashke.." ne kuptim te formimit.

Nuk besoj se ka mllef e inate ne keto mosha :)
Po formimin e personalitetit dhe karakterit e ke në këtë mosh, ke kaluar gjërat me një individ për herë të parë, si virgjëria, puthja, dashuria, intimiteti, mbështetja etj... Janë gjëra që nuk përtypen lehtë, prandaj e mora si shembull veten. Që ka raste dhe ndodh e kundërta, si do të vij situata :)


P.s Ju lutem lërini ofendimet dhe sharrjet, jemi në një forum ku merremi vesh me fjalë dhe kulturë e jo me ofendime.
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Të ndahesh pa grindje

Te ndahesh p agrindje duhet
----Te kesh maksimumin e vetevlersimit
----Te zoterosh nje nivel te larte kulture (ne fushen e mardhenieve ne cift )
----TE JESH I KAMUFLUAR Me MLLEF NGA KJO LIDHJE
icik e veshtire po jo e pamundur
 
Top