• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Edhe pse është shumë e vështirë për t’u pranuar, ky është fati i trishtuar i femrave të shëmtuara: të mos trajtohen asnjëherë si të tjerat

A e keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti i bukurisë? Një fytyrë simetrike dhe sasia e duhur e hormoneve. Ky është një rregull që vlen si për meshkujt ashtu edhe për femrat, e madje jo vetëm për qeniet njerëzore, por edhe për majmunët. Por cili është në të vërtetë qëllimi i bukurisë? Sigurisht që nuk është joshja, por riprodhimi. Këtë e ka konfirmuar edhe një studim britanik i zhvilluar në një nga universitetet e Anglisë. Përfundimi? Vërtet bukuria është cilësuar një nga elementet më të rëndësishme të njeriut, prej së cilës lind shpesh stresi dhe tërheqja, por gjithmonë ka një qëllim: ngjizje dhe riprodhim, me ose pa dëshirën tonë.



Studimi ka analizuar disa fotografi të tri grupeve të ndryshme individësh: europianët, disa persona me etni Hadza (Tanzani) dhe majmunët. Me ndihmën e kompjuterit studiuesit bënë disa ndërhyrje për t’i bërë të gjitha fytyrat simetrike, duke zvogëluar distancën mes syve, pasi është edhe një nga faktorët më të rëndësishëm të simetrisë së fytyrës. Kështu, pas operacioneve të rimodelimit, studiuesit ua treguan fotografitë europianëve, të cilët kryenin funksionin e jurisë. Grupi në fjalë përbëhej nga 15 meshkuj dhe 15 femra. Jurisë iu kërkua të vlerësonte se cilat fytyra dukeshin më tërheqëse. Femrat me moshë nga 18-25 vjeçe (numri total i të cilave ishte 59) i ishin nënshtruar gjithashtu analizës, ku përcaktohej niveli i estrogjenit që qarkullonte në gjakun e tyre. Pas rregullimeve, fotografitë e të njëjtave femra të treguara më pas, konsideroheshin më tërheqëse dhe shfaqnin karaktere tipike femërore: sy të mëdhenj, buzë me tul, nofulla dhe hundë të vogël. Këto ishin disa nga vajzat që iu nënshtruan profilit hormonal.

Studiuesit, pasi i rregulluan fotografitë me “software”-in e një kompjuteri, ua treguan ato anëtarëve të jurisë: rezultatet ishin homogjene. Kjo do të konfirmonte se karakteret e pëlqyera te një fytyrë femërore janë karaktere seksuale, që shkaktojnë fertilitet dhe si pasojë janë tërheqëse nën profilin biologjiko-evolutiv. Preferencat e shprehura nga grupi europian të marra në konsideratë nga shkencëtarët nuk lidhen me eksperiencat vizive, por me mbijetesën e farës.

Gjithsesi, nëse karakteristikat e fytyrës mund të japin informacion mbi cilësitë biologjike, atëherë është logjike të mendosh se mund të
ekzistojnë mekanizma të ngjashme që e nxisin.

Për shembull, disa gjene mund të tregojnë një sistem imunitar të mjaftueshëm, ose një aparat të mirë metabolik, pavarësisht se e lejojnë një organizëm të rritet në mënyrë simetrike.

“Shpesh femrat e shëmtuara janë aq të zgjuara, saqë i bëjnë njerëzit ta harrojnë këtë fakt”, thoshte Balzaku, i cili i kuptonte shumë mirë gratë dhe mënyrat se si ato joshnin.

Për pamjen e jashtme të femrave të shëmtuara janë shkruar mjaft libra. Një prej tyre është edhe “Jeta seksuale e gruas së shëmtuar”. “Gruaja e shëmtuar nuk është vetëm një deformim estetik. Mbi të gjitha ajo ka një shpirt si çdo qenie njerëzore”, është shprehur një studiues. Libri në fjalë zbulon misterin dhe konfirmon teorinë: çdo njeri është i bukur aq sa ndihet.

Protagonistja e romanit e përshkruan situatën e saj si atë të një gruaje të shëmtuar, por që për sytë e saj duket mjaft tërheqëse. Ajo është një grua e shëmtuar, natyrisht jo aq e tmerrshme, sepse ajo lloj femre, sipas disa studiuesve, ka një bukuri të veçantë që nuk mund të shihet nga të gjithë, e cila ose kalon pa u vënë re, njësoj sikur të ishte e padukshme, ose në momentin që i vihet në dukje fakti që nuk është e bukur, nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të vuajë.

Edhe pse është shumë e hidhur për t’u pranuar, ky është fati i trishtuar i femrave të shëmtuara: të mos trajtohen asnjëherë si të tjerat. Ajo mësohet me këtë gjë që në vogëli dhe e përdor “trashëgiminë” e saj për të krijuar një portret, i cili i pëlqen dhe e bën të ndihet më mirë. Realisht, edhe pse i trishtueshëm dhe argëtues deri në qesharak në të njëjtën kohë, libri “Jeta seksuale e gruas së shëmtuar” është një edukim sentimental gjithnjë e në rritje. Një romancë e jashtëzakonshme, por edhe një libër edukativ, i cili mund t’u shërbejë meshkujve dhe femrave për të parë në një tjetër këndvështrim jo vetëm vetveten, por edhe botën njerëzore që i rrethon. Fatkeqësitë e personazhit kryesor do të bëhen fatkeqësitë e të gjithëve, një pasqyrë në të cilën kushdo, edhe më i bukuri, mund të shihet.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Eshte fatkeqesi..dhe ka plot raste qe femrat apo meshkujt e shemtuar kane tru ,, ndonese eshte e veshtire per tu kuptuar e vleresuar..jo kushdo mund te jet i bukur po i perkryer mendoj se me shume rendesi ka truri..se mund te jesh yll , po je si Pem pa kokrra..

Te pakta jane rastet qe Zoti ti fal te dyja lol
Do shtoja dhe kete , qe lexova ne internet ne lidhje me kete aspekt:

Hapet faqja e internetit per njerezit e shemtuar.

Faqja e internetit “theuglybugball.co.uk” i dha fund bukurisë njerëzore! Britania e Madhe kështu u bë vendi i parë në botë që hapi faqen e internetit kushtuar kryesisht njerëzve të shëmtuar.
Vetëm për disa ditë kjo faqe ka tërhequr më shumë se 1500 njerëz. Kushti i vetëm që duhet ta përmbushni për t’iu bashkuar kësaj shoqërie “të zgjedhur” është të jesh i privuar nga bukuria fizike.
Themeluesi i faqes, Howard James nga Londra, idenë e tij e sqaroi me fjalët: “Është për të ardhur keq se gjysma e popullsisë në Britani që e përbëjnë njerëzit e shëmtuar nuk e ka një shërbim për aranzhim takimesh në internet”.
“Vetëm pse nuk duken si Kate Moss ose Cheryl Cole, nuk do të thotë se nuk mund t’i dhurojnë dashuri një personi tjetër”, tha James. “TheUglyBugBall.co.uk” është vendi që do të bëjë revolucion në sferën e njoftimeve nëpërmjet internetit, ndërsa atributet e padëshiruara, siç janë pesha e tepërt ose pamja jo atraktive, këtu janë rregull, e jo përjashtim.

Tani radha juaj :)
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,195
Pikët
113
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Dikur degjova dike qe the :
Merri syt e mi e shife ate person me duket sikur shof nje diamant ..
Nuk gjykoj bukurin e askujt , se jam askushi per te gjykuar .
Por nje njeri vlen me shume se sa vetem per bukurin siperfaqsore ...
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Ajo foto ta solli iden e temes?
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
3,031
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Personalisht, s'paragjykoje askend nga paraqitja !
Si shoqeri dhe mashkull qe mund te me propozoje.
Nuk mund te them te kunderten me personat qe me kane rene ne pjese.
Kam pare shpesh here ne shoqeri qe paragjykohet nga veshja, nga paraqitja, nga te gjitha.

Une mendoje se Perendia i HARMONIZON GJERAT dhe ka nje Arsye cdo gje.
 

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Personalisht, s'paragjykoje askend nga paraqitja !
Si shoqeri dhe mashkull qe mund te me propozoje.
Nuk mund te them te kunderten me personat qe me kane rene ne pjese.
Kam pare shpesh here ne shoqeri qe paragjykohet nga veshja, nga paraqitja, nga te gjitha.

Une mendoje se Perendia i HARMONIZON GJERAT dhe ka nje Arsye cdo gje.
Fiks, sa me e shemtuar te jete tjetra aq me llahtar eshte ne krevat... Femrat e bukura ne pergjithsi rrine ne krevat si dordoleci ne mes te ares qe tremb laraskat... Mbas heres se 3-te ta tremb dhe ty larasken... :d
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
3,031
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Fiks, sa me e shemtuar te jete tjetra aq me llahtar eshte ne krevat... Femrat e bukura ne pergjithsi rrine ne krevat si dordoleci ne mes te ares qe tremb laraskat... Mbas heres se 3-te ta tremb dhe ty larasken... :d
hahahahahahahaahah
te lene ti mbash syte dac tere naten :p

:( me vjen gjynaf sikur te isha dhe une kaq e shpifur , zot sa keq do e perjetoja :( .....mu nxifshin dhembet cfare qesh me fatkeqesi te tilla :(
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

sipas mendimit tim , kjo temë duhet te fshihet .. nuk asht mirë te diskutohet per dukjen fizike te njerzve .. ..
..duhet te jemi human edhe ti pranomi ashu si jan ..

ju faliminderit per mirkuptim .
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

ju dy ma lart me keqkuptuat .. une nuk thash se ka femer te shemtut...
thash se : . nuk asht mirë te diskutohet per dukjen fizike te njerzve ..
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

humaniteti asht ves i njeriut edhe shpreh respektin e pergjithshem ..
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Epo tashti Zoti :p Sdo na fal tgjithve tbukur.
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
14,599
Pikët
113
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Ka te shemtuar ne fytyre e trup, ashtu si ka te shemtuar ne shpirt.

Per te paret/parat me vjen keq, sepse askush nuk e ka ne dore te " gatuaje" tiparet e veta, por kur jane te mire ne shpirt, te kendshem ne tip, te zgjur, nuk te bie ne sy mungesa e bukurise fizike.

Per te shemtuarit ne shpirt, sdi cte them. Kur behem me e ndjeshme mundohem ti justifikoj me deshtimet/ mungesat/ keqtrajtimet qe mund te kene pasur ne jete.
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
31,299
Pikët
113
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Nuk Ka femra te shemtuara o people :p
 

Bad_Teacher

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
25,879
Pikët
113
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Te shentuarit/et nuk e dine qe Jane Te shemtuar skane si Te reagojne Lol. E Ka fajin kjo Jetmira qe germon me keto tema.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
69,674
Pikët
113
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Te shentuarit/et nuk e dine qe Jane Te shemtuar skane si Te reagojne Lol. E Ka fajin kjo Jetmira qe germon me keto tema.
Të themi atë që është tema është për të shëmtuarat nuk ka të bëj fare me të shëmtuarit, mos devijo temën. :D
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
16,902
Pikët
113
Përgjigje e: Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

Ne vese?

Ndihen krenare :p

Fitojn imunitet :p
 
Top