• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Në këtë temë dua të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe. Ka shumë fjalë të huaja që kanë hyrë në përdorimin e përditshëm dhe që janë të panevojshme për t'u përdorur kur në vend të tyre kemi fjalë shqipe.

imediate - e ngutshme, e menjëhershme
ekstreme - e skajshme
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,552
Pikët
113
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

Mendoj qe duhet patjeter te falenderojme ne shqip.

Nuk thote me njeri faleminderit. Mbetem duke e thene ne gjuhe te huaj.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
personal - vetjak
komunitet - bashkësi
partneritet - bashkëpunim
partnerë - bashkëpunëtorë
realizoj - kryej, përfundoj, përmbush
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

I drejt shqetesimi juaj!

Kemi vite qe nuk po degjojme te flitet shqipen qe kemi measuar. Kerkojne te fusin me zore ca fjele qe shqipja nuk i pranon ne gjirin e saj. Nese vazhdojne keshtu nuk do kete me gjuhe Shqipe, por nje amalgam fjalesh te huaja te lidhura me lidhese shqipe.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,552
Pikët
113
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

konditë-kusht
distancë-largësi
adaptohem-përshtatem
transformoj-shndërroj
perfeksionoj-përsos ose përkryej
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

limit - kufi
modern - i kohës, i përparuar
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

minoritet - pakice kombetare
mazhoranca - shumica
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,443
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

Ofendim nuk eshte gjuhe e huaj , eshte sinonim i fyerjes ...mesa di :D
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

Anglisht:
offend - ofendoj, fyej

Mendoj se kjo nuk është fjalë shqipe dhe është marrë këtej.
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

Edhe pse shkruajnë fjalën "sugjerim" në vend të fjalës shqipe "udhëzim", kanë bërë një punë të mirë për t'iu kujtuar shqiptarëve fjalët shqip, që po humbasin prej zëvendësimit të tyre me të barazvlefshmet në gjuhë të tjera.



Disa sugjerime që mund të na bëjnë punë!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,489
Pikët
113
Përgjigje e: Të zëvendësojmë fjalët e huaja me fjalë shqipe

Akoma=Ende???????
Bato se ti merresh me gjuhen na i sqaro pak.
Flm
 
Top