• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Përbërësit e Coca Cola, krijuar nga farmacisti John Pemberton në vitin 1886, kanë qenë gjithmonë një mister. Pepsi dhe kompani të tjera kanë provuar ti afrohen shijes së Coca-Cola, e cila deri tani ka mbetur unike. Megjithatë, receta sekrete e Coca Cola e fshehur për 125 vjet duket se nuk është më një sekret. Siti amerikan USA Thisamericanlife pretendon të ketë zbuluar formulën magjike në një gazetë të vitit 1979. Edicioni i datës 8 shkurt 1979 i gazetës “Atlanta Journal- Constitution” paraqet foton e një personi që mban të hapur një libër me një recetë që mendohet të jetë kopje e saktë e asaj të Pemberton. Receta përmban dozat e sakta të të gjitha lëngjeve të ndryshme të nevojshme për Coca Cola.

Merchandise 7X duket se është substanca që i jep Coca-Cola shijen e vet unike. Pa këtë elelment të vogël vetëm 1% Coca –Cola nuk do të ishte më unike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanisë e cila ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se receta e Coca- Cola është unike dhe ruhet në një bankë në Altanta: “Shumë janë përpjekur të zbulojnë formulën tonë, por pa sukses sepse ekziston vetëm një”, ka deklaruar një zëdhënës i Coca- Cola.

Por, për siguri Thisamericanlife është konsultuar me historianin Mark Pendegrast, i cili prej shumë vitesh është marrë me historinë e pijes më të njohur në botë për të vlerësuar vërtetësinë e tekstit. Sipas tij, receta e zbuluar “sigurisht që është një version i formulës”.

Histori dhe legjenda janë mbledhur rreth recetës sekrete. Drejtuesit e Coca-Cola kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjshëm se ekskluziviteti i përbërësve të saj është vendimtar për të qëndruar një hap përpara në tregun e pijeve të gazuara joalkoolike. Prandaj, receta qëndron e mbyllur në një kasafortë banke të blinduar në Atlanta, Gjeorgji dhe vetëm dy punonjës të korporatës janë të autorizuar të dinë përbërësit.

Të dy kurrë nuk fluturojnë bashkë, në mënyrë që receta të mos humbasë në rast të rënies së avionit. Ndërsa Asa Candler, një ndër drejtuesit e parë heq etiketat nga kontejnerët e përbërësve, kështu që askush nuk mund ti identifikojë ato. Gjithashtu ai zhduk faturat e blerjes së përbërësve, për të parandaluar dikë nga zyra e kontabilitetit të mund të flasë.

Ja receta e zbuluar:

• ekstrat lëngu nga gjethja e coca: 3 darikë USP (që duhet të korrespondojë me 3 gota)

Acid limoni: 85 ml

• Kafeinë: 28 gram

• Sheqer: 30 gram

• Ujë: 9 litra

• lëng limoni: 1 litër

• Vanilje: 28 gram

• karamel: 42 gram ose më shumë për të marrë ngjyrë më shumë

Përbërësi sekret 7X (përdoret 57 gram aromatizues për të përgatitur 19 litra shurup)

• Alkool: 227 ml

Vaj portokalli: 20 gram

• vaj arre moskati: 10 pika

• Koriandolo: 5 pika

• Nerol (një lloj vaji vegjetal prodhuar nga lulet e portokallit etj.): 10 pika

• vaj kanelle: 10 pika

Autori: Bota Sot
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

Sbesoj te jete kjo receta e Xhon Henderson lol eshte e pamundur ...

Po te shohesh nje Coca Cola Madein Albania ka te njejten recete :p Pra kjo eshte receta imituese thjesht i kane shtuar Alkolin :p
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

Beso beso se te griva ..-pis- haha

se me kerkove shifren e coca coles ja zbuloje tani :)
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

Beso beso se te griva ..-pis- haha

se me kerkove shifren e coca coles ja zbuloje tani :)
Po seshte kjo m i lal me duket e pabesueshme. pasi nje nga Aksioneret e Birra Tiranes eshte miku im dhe ata prodhojne edhe kete pijen Coca Cola e di fare mire se eshte e njejta me ate qe perdoret ketu ne shqiperi , kam qene en fabrike dhe ekam pare nga afer po nejse crendesi ka, shpeshhere gjerat mund ti dime edhe ne pavetedijen tone. ajo mund te kete qene gjithnje e njejta edhe te jete dyshuar gjithnje. PAstaj mendoj se nese dikujt do i interesonte kaq shume eshte fare e thjeshte epr ta zbuluar. mjafton nje egzaminim i pijes ne laboratotin e kimise edhe u gjet s ecperrmban, pra sekret jane vetem sasia e ingredienteve jo se cfare perdoret per ta bere ate.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

se harrova me hedh nje 1liter limonj ne 9 litra une e imagjinon dot cdel??/ perfundon ne Aulin( ilac per dhimbjet e kokes)
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

ka dale vite me pare kjo recete nuk na habit
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

Po versjoni kinez i coca-cola nuk ka dal akoma? :D

Vaj portokalli: 20 gram

Mos kan dash me thon 'long' dhe e kan ngatarru e kon shkrujt vaj?
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

Po provoj ta bej vete une nje here...te shof ca do dali :p...
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Tërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola

do na tregosh edhe neve apo dhe ne te provojme:d
He he...se po ta tregoj vetem mos bej si shpirti keq..ei po te forumi sh. te kane perjashtuar ty?
 
Top