• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

( Tërmeti në Shqipëri ) - Çfarë pas tërmetit?!!!

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,087
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Borxh në kohërat e tërmetit

Barra e fatkeqësive natyrore bie gjithmonë mbi buxhetin e shtetit. Dhe për shkak të përmasave te medha dhe natyrës urgjente të shpenzimeve, pjesa më e madhe e tyre ka vetëm një instrument financimi. Ai është borxhi.
Featured image of article: Borxh në kohërat e tërmetit
Klodian Tomorri
4 Dhjetor, 2019 16:14

TIRANË- Në industrinë e sigurimeve ka një aksiomë: Nuk ka risk të pasigurueshëm, por ka risqe për të cilin njerëzit nuk janë të gatshëm të paguajnë primin përkatës të sigurimit. Ky është rasti tipik i katastrofave natyrore.

Nëse një kompani sigurimesh do të shiste polica sigurimi për tërmetet, përmbytjet apo çdo katastrofë natyrore, çmimi që do të garantonte mbulimin e dëmeve, do të ishte aq i lartë saqë asnjë qytetar nuk do ta paguante. Ajo që ndodh në realitet është se kompanitë shesin polica me çmime të ulëta dhe kur katastrofat ndodhin, ato nuk i paguajnë demet.

Prej këtej, bota ka mësuar leksionin e vështirë. Barra e fatkeqësive natyrore bie gjithmonë mbi buxhetin e shtetit. Dhe për shkak të përmasave te medha dhe natyrës urgjente të shpenzimeve, pjesa më e madhe e tyre ka vetëm një instrument financimi. Ai është borxhi.

Në vitin 2005, një e treta e deficitit buxhetor të SHBA-ve ishin shpenzime për rindërtimin nga uragani Katrina. Qeveria japoneze u detyrua të rriste huamarrjen dhe të bënte 3 buxhete suplementare prej 240 miliardë dollarësh për të financuar programin e rindërtimit nga Tërmeti i Madh i vitit 2011. Keshtu ndodh gjithmone. Në rrethana të jashtëzakonshme, si lufta apo katastrofat natyrore, politika fiskale kalon automatikisht në cikël ekspansioni dhe qeveritë devijojnë nga principet e disiplinës. Me gjasa, kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Pas disa vitesh konsolidimi dhe ulje të borxhit, politika fiskale do të ndryshojë kurs.

Fatura e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit është ende në proces vlerësimi. Por qeveria ka dhënë “hint-et” e para të përmasave financiare të fatkeqësisë. Kryeministri lajmëroi ndërtimin e 10 mijë apartamenteve të reja për të strehuar familjet e prekura. Nuk dihet se si qeveria ka arritur në këtë shifër. Por nëse llogariten edhe dëmet mbi veprat publike apo shpenzimet e emergjencës, atëherë fatura totale e tërmetit mund të shkojë nga 450 deri në 500 milionë dollarë ose mbi 3 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Në rastin më të mirë, qeveria mund të shpresojë të sigurojë 150 milionë dollarë nga donacionet dhe prioritarizimi i shpenzimeve. Pjesa tjetër do të duhet të merret borxh. Në terma relativë kjo do të nënkuptonte një deficit shtesë prej 2 për qind e Prodhimit Kombëtar ose një huamarrje të re në rendin e 300 milionë dollarëve.

Ajo që mbetet për t’u parë është se si do e shpërndajë qeveria huamarrjen. A do të jetë e gjitha brenda vitit të ardhshëm, apo do të shtrihet në dy vjet. Por nëse shoku fiskal mund të absorbohet, programi i rindërtimit ka dy risqe më të mëdha.

I pari është shfrytëzimi i situatës nga qeveria për të zgjeruar më shumë nga sa nevojitet politikën fiskale. Ky është një risk, me të cilin Shqipëria u përball një herë në vitin 2013, kur qeveria shfrytëzoi detyrimet e prapambetura për të marrë shumë më tepër borxh nga sa ishin këto detyrime. Një nga mënyrat për ta kufizuar këtë risk do të ishte që fondi i rindërtimit të klasifikohej si zë i veçantë në buxhet, jashtë deficitit fiskal për të mos e lejuar qeverinë që paratë t’i përdorë për qëllime të tjera, edhe pse kjo do të fshehte defiçitin real të buxhetit.

Risku i dytë është edhe më i madh. Ky është rreziku operacional. Përgjatë muajve të ardhshëm, qytetarët e mbetur të pastrehë do të bëjnë presion që qeveria të nisë sa më shpejt programin e rindërtimit. Qeveria mund ta shfrytëzojë këtë situatë për të dalë me procedura tenderimi ekstraligjore, të cilat krijojnë shtigje të mëdha për abuzime.

Ky është një program masiv, ku do të prokurohen mbi 400 milionë dollarë shpenzime. Risku për abuzime është i jashtëzakonshëm. Veçanërisht në vendet me korrupsion të lartë si Shqipëria.

Që qytetarët shqiptarë do të zhyten në borxh, kjo tashmë është e sigurtë. Ky është borxh në kohërat e tërmetit. Me shpresën se nuk do të financojë zullumet e qeverisë, por lehtësimin e varfërisë për familjet e prekura. Në të kundërt qeveria do t’i ngjisë vetes edhe një damkë të re turpi. Historia do ta njohë si qeveria që përdhosi solidaritetin dhe sakrificën e pashembullt të një populli.
(Dosja.al)
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
7,248
Pikët
113
Zyrih, 04.12.2019

Drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama

Shkurtimisht mbi mua: Quhem Florian Haçkaj, jam 36 vjeç e vij nga Tirana. Duke filluar me studimet në Gjermani prej shtatorit të 2002 e deri më sot ku jetoj në Zvicër e punoj e si menaxher prej më shumë se 10 viteve, bëj plot 18 vite që jam pjesë e diasporës shqiptare. Disa muaj më parë, ju dhe qeveria juaj më shprehët mirënjohjen me titullin “Ambasador I kombit”. Titull i rëndë ky që në këtë situatë të veshtirë që ka kapluar vëndin, rëndon edhe më shumë. Si një qytetar i preokupuar shqiptar, si një ekonomist/menaxher i suksesshëm në perëndim, si një atdhedashës dhe së fundmi si “Ambasador i kombit”, nuk mund të rri i heshtur teksa ndjek keqmenaxhimin e situatës kaotike në të cilën ndodhet vëndi.

Më duhet tju them që nuk gëzoj as respektin më të vogël për ju si 1) keqmenaxhues i besimit të shqiptarëve duke e çuar nivelin e korrupsionit mbi çdo parashikim, 2) duke dhënë konçesione të tmerrshme, kostot e të cilave do ti mbajnë edhe femijët e fëmijëve tanë nëse nuk arrijmë të çlirohemi nga ato, 3) duke ulur mirëqënien e qytetarëve shqiptarë aq keq sa ti shtyni ato drejt emigrimit etj etj.

Të njëjtin mosrespekt gëzoj për të gjithë sojin tuaj të politikaneve me premtime boshe që mezi prisni të merrni stafetën, për të vazhduar vjedhjet. Megjithate, sot nuk është koha për politikë por për të marrë situatën në dorë e për këtë arsye po ju* drejtohem me disa kërkesa konkrete e të rëndësishme për menaxhimin e gjëndjes së emergjencës.

*Është e papranueshme për Shqipërinë, vënd që synon antarësimin në Bashkimin Europian, që akoma në 2019 (thuajse 2020), nuk ka struktura funksionale, por vazhdon tradita e «njëshit» që duhet të zgjidhë çdo gjë e në këtë rast ju ka rënë juve të jeni «njëshi». Duke e marre këtë si fakt, po ju drejtohem me disa pika të rëndësishme, të cilat do tju jepnin shancin juve të hyni në histori si një menaxhues I suksesshëm I një katastrofe të kësaj mase në vënd e më në fund të bëni diçka të saktë:

1) Ndaloni urgjentisht shkatërrimin nga IKMT të ndërtimeve gjysëm të shkatërruara nga tërmeti sepse ato vënde ku vdiqen njerëz, janë skena krimi!
a. Skena krimi që duhet të hetohen nga prokuroria me urgjencën më të madhe dhe si asnjëherë tjetër, duhet të nxirren fajtorët për të marrë fund një herë e mirë, abuzimi me cilesinë e ndërtimeve, si një rrezik direkt ndaj jetëve të njerëzve.
b. Duhet të bëhen përgjegjës menjëherë kryetarë bashkie, nënkryetarë, inspektorë, inxhiniere, ndërtues, çertifikues etj. të cilët kanë firmosur, kanë ndikuar në ato ndertime ose kanë ndërtuar pallatet në fjalë.

2) Ju personalisht duhet të ndaloni urgjentisht lojën e dyfishtë ku në njërën anë kërkoni hapjen e hetimeve e në tjetrën kërkoni me ngulm pastrimin e vëndit deri perpara festave! Me këtë gjëndje, nuk ka shqiptar që do ketë shpirt të festojë pasi po lëmë një vit të trishtë pas.

3) Ndaloni urgjentisht daljen në televizione duke debatuar me popullin e trishtuar se po bëheni qesharak dhe I pështirë në të njëjten kohë. Fakti që nuk funksionojnë strukturat e menaxhimit të emergjencave por duhet të shkoni ju në çdo vënd për të dhënë zgjidhje, tregon qartë se çfare shteti mosfunksional keni krijuar, në vitet tuaja të qeverisjes. Fajin e ka edhe soji juaj i politikanëve nga partitë e tjera, por ju e kishit për detyrë ta përmirësonit këtë në mbi 6 vite qeverisje.

4) Lereni shtabin e emergjencave të bëjë punën siç duhet dhe thërrisni në këshill kombëtar të rindërtimit, profestionistë nga fushat, të cilët mund tjua thonë të vërtetën e mendimin në sy e mos thërrisni sahanlëpires me interesa direkte në këtë gjëndje psh. në shitjen e apartamenteve boshe në Tiranë e Durrës.

5) Lerini çertifikimet e sigurisë së pallateve të dëmtuara të bëhen me proçes verbal, fakt ky që i jep një farë sigurie popullit të rifutet aty me familjet e tyre dhe që e bën shtetin përgjegjës në rast dëmtimi të mëtejshëm për shkak të sigurisë së munguar. Lërini specialistët të thonë fjalën e fundit e ndaloni ministrat militantë si Sander Lleshaj dje që iu hakërrye inxhinierit.

Info mbi piken 5) Pas rënies së dy avionëve Boeing 737 Max, drejtuesit e Boeing propozuan që në fluturimet e para pas rregullimit të difekteve të ishin vetë pasagjerë, me qëllim që të rikthenin besimin tek klientët dhe pasagjerët. Duke e lidhur ketë me gjendjen e pas-tëmetit, ata qe çertifikojnë banesat si jo të rrezikshme, zyrtarë të lartë (përfshirë ju e Z. Lleshaj) dhe ndërtues, nëse duan ti japin garanci banorëve të kthehen në banesat e riparuara/te reja, duhet që minimalisht disa javë/muaj të jetojnë vetë bashkë me familjet në këto ndërtesa.

6) Merrni masa urgjente ndaj atyre që kanë keqpërdorur fondet për materiale e aparatura për menaxhimin e të tilla katastrofave. Shqiptarët sado të varfer, taksat i paguajnë dhe ato duhet të shkojnë në vëndin e duhur.

7) Ndaloni urgjentisht dhunën ndaj mediave të lira me justifikimin e përhapjes së panikut. Është thuajse 2020 dhe Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për fjalën e lirë.

8) Së fundmi disa sugjerime për ju dhe qeverinë tuaj, të paraqitura nga nisma qytetare (Nisma #Thurje) më parë por edhe të shprehura nga individë të tjerë në kuadrin e sygjerimeve për tu rimëkëmbur sa më shpejt dhe se si qeveria mund të pagojë faturat e dëmeve të tërmetit, të cilat do të jenë shumë të larta:

Të anullohen menjëherë kontratat e mëposhtme:
- Konçesioni i check-up - 90 milionë USD
- Sterilizimi - 160 milionë USD
- Dializa - 70 milion USD
- Shërbimi laboratorik - 90 milion USD
- Inceneratori i Elbasanit - 52 milion USD
- Inceneratori i Fierit - 40 milion USD
- Inceneratori i Tiranës - 310 milionë USD
- Rrugët e Devoll Hdrp - 68 milion USD
- Ndërtimi i shkollave në Tr - 80 milion USD
- Rruga Milot Balldren - 300 milionë USD
- Rruga Orikum-Dukat - 75 milion USD
- Trau te rruga e Kombit - 470 milion USD
- Rruga e Arbërit - 400 milion USD
__________________
2.2 miliardë USD

Si edhe të mos lidhen kontratat e mëposhtme sipas planifikimit që keni ju si KM:
- Spitali i Fierit - 90 milion USD
- Rruga Thumanë-Vorë - 340 milion USD
- Rruga Kashar-Rrogozhinë - 410 milion USD
__________________
840 milion USD

Totali 3.05 miliardë USD
Me 3.05 miliardë dollarë përballojmë jo vetëm faturën e tërmetit por edhe hapim vende të reja pune si edhe përmirësojmë dukshëm shërbimet dhe pagat e sektorit publik.

Si Diasporë Z. Kryeministër ne folëm dhe ndihmuam si financiarisht, si materialisht. Ju lutem na ndihmoni ju neve dhe vëndin tonë, duke plotesuar pikat e lartpërmendura.

Florian Haçkaj
MSc Business Administration
Vice President UN/NGO

PS: Nëse përveç jush, dikush do ketë durim të më lexojë deri në fund dhe nuk e ka të qartë akoma, çdo qindarkë e kostove të konçesioneve të lartpërmëndura por edhe kostove të rindërtimit nga këto shkatërrime që pervec tërmetit, bazohen fort mbi keqndërtimet dhe abuzimet (të cilat po tentohen të fshihen) , do të rëndojnë mbi xhepat tonë si taksapagues por edhe nëse kujtoni se ikët jashtë Shqipërisë dhe shpëtuat, të jeni të sigurtë që paratë që do sillni për familjet tuaja në Shqipëri (remitancat) do të përdoren gjithashtu për ato më sipër !
 
Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
6,930
Pikët
113
Vendndodhja
Albania

Super vjedhje eshte ky koncesioni i sterilizimit, Gjermania nje set e paguan 0.8 Euro dhe ne 250 euro.
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,429
Pikët
113
O vadhai, qe 100 vite jemi duke ja thene, po ai benvrekja eshte zhgarravine komplet edhe nga truri dhe me gjithe ate qeveri zombish, pa fijen e trurit. Qashtu pako te budadhenjeve nuk e gjene askund.

Dhe qetra, pas termetit duhet ndihmuar, qe gjithe ata njerez te goditur ti kthehen normalitetit te jetes se tyre. Perkunder dhimbjeve, humbjeve qe pesuan te marrin forcen, ngaqe dhe sepse e ardhmja eshte rruga e tyre. E kaluara eshte e dhimbshme si pervoje, por nuk i sjell gje te ngelin aty ne kohe.
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,429
Pikët
113
Ene Spidhopalka e shkodhuar ne perendim thone, ama ... qashtu e edukuar si Charovaro, shefi i saj :D
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,097
Pikët
113
Florian kck e koncensioneve nuk anullohet me te lutura,,, gjithsesi meriton respekt per cfare ke shkruajtur!
 
Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
6,930
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Duke degjuar zonjen ne ekran teksa fliste m'u kujtua ajo shprehja qe shpesh ma permendin prinderit: "Ne kohen tone behej shkolle,ju tani me shume talleni".

Zonja Luljeta ka folur per me shume se nje ore me fakte dhe te dhena per shkaqet e demtimeve ne banesa, per cilesine e ndertimeve, per procedurat qe duhet te ndiqeshin per ndertimin e tyre etj. Fliste me nje pasion dhe kthjellesi te frikshme per moshen e saj qe te nxiste deshiren per te ndjekur nje shkolle te dyte per inxhinieri.

Po me vinte turp qe nuk kisha degjuar me pare per zonjen Luljeta. Me disa kerkime ne internet mesova qe kishte botuar me shume se 35 libra, kishte fituar çmim nga Universiteti i Cambridge dhe se fundmi ishte larguar nga puna si pedagoge nga dekani/rektori i UPT i cili nuk kishte qofte dhe nje botim te vetem.

Nuk kisha informacion per Luljeten sepse nder vite jam mesuar qe ne televizone Lorenc Vangjeli, te beje analistin politik,analistin sportiv, inxhinierin, kuzhinierin , kamarierin, gjithologun.

Ne portalet e gazetat tona kam lexuar per Zogun e Tiranes, per promovimin e librit te Angela Martinit, per librin me receta te Arbanes ku nje pjate shkon 2000 leke te reja.
Kam lexuar per telefonin 7000$ te Kujtim Gjuzit, dhuratat qe i beri Blendi goces per ditelindje, per breket e Noizyt apo se cfare hengri Mamaqi per dreke.

Jo me larg se dje nje biznesmen hajvan dilte ne ekran dhe shpjegonte duke bertitur se çfare ishte kapitalizmi dhe sesi ai donte te behej nje oligark si Mane e per ta mbyllur ne fund vinte ne dukje se Kastrati ishte Kastrioti modern.

Ne vendin tone perjetojme termete cdo dite. Termet eshte kur lepiresi partiak te ze vendin e punes, termet eshte edhe kur te shfrytezojne ne pune cdo dite, pa orar, pa kontrata te mirefillta, pa te drejten per te ngritur zerin.Termet eshte kur perballesh dhe me pedagoge te paafte, nepunes servile, deputete injorante.

Bota te dridhet nen kembe kur merr vesh qe shoku i ngushte eshte nisur me kamion per ne Angli, kur sheh qe vendin e lulishtes se fundit ne lagjen tende e ka zene nje gradaçele, kur vendin e Shtetit Social e ze Elvis Naçi, kur nje shtet me rreth 3 milion banore nuk ka qofte edhe nje qen te vetem per kerkim-shpetim.

Njejte eshte edhe kur sheh ushtaret e zjarrfikesit tane te keq paguar qe ndihen aq te pafuqishem teksa heqin mbetje me duar si te ishin duke pastruar bregdetet. Termet eshte edhe kur ushtria ende e pa formuar e Kosoves mobilizohet me shpejt, eshte me e pajisur dhe pergatitur se ushtria jone. Dhe perseri termet do jete kur jo me larg se veren e ardhshme atyre qe sot i quajme vellezer do i dyfishojme çmimet e hoteleve dhe sherbimeve.

Nuk eshte termet si ai i mengjesit te 26 Nentorit, ama edhe ky vret, ngadale, çdo dite pa e kuptuar.

Fb/ Ronaldo Daja.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,620

Kjo ZONJA e NDERUAR ka lindur ne kohera te TJERA.Tashti ke....DARAT ilire te ashtequjatur mbreter dhe gjinje qe tuten te luajne shah me shkinat.

Cfare=paraDOK(e)sesh????????????

Apropo thone....qe ruset e bene termetin ose me THJESHTE=dhane lajmin per termetin,por nuk ka te dhena per demet materiale dhe njerez!!!!
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,097
Pikët
113
Edlin te falenderoj qe na njohe me kete djal flori, po e ndjek ne fb ... Po cfare ambasador I kombit more urgjentisht kryeminister I vendit duhet!!!
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,347
Pikët
113
Një nga premtimet më "serioze" të Edi Ramës në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ishte garantimi i ujit. E kam si tani parasysh kur gjatë fushatës në një nga këto qytezat e Veriut të Shqipërisë(nuk më kujtohet ekzaktësisht se ku) me një seriozitet maksimal dhe me një sjellje konfidenciale ndaj atyre që po e dëgjonin premtoi se çështja e furnizimit me ujë do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë nëse ai do të fitonte.
Unë nuk po merrem me nëse e zgjidhi problemin e furnizimit me ujë në atë qytezën veriore. Në jemi dëshmitarë të situatës skandaloze të furnizimit me ujë të kryeqytetit gjatë verës që kaloi. Nuk besoj se është nevoja që ta shpjegojmë përsëri sepse dihet. Pra kllouni që ne paguajmë si Kryeministër të vendit dhe majmuni i cirkut i preferuar i tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe bashkive të tjera në vend kanë gënjyer dhe nuk e kanë mbajtur premtimin, por pa diskutim që fajin e ka Macron që në nuk na hapen negociatat.
Këto ditë dhe pikërisht më datë 02.12.2019, në kulmin e krizës të shkaktuar nga tërmeti, Bashkia e Tiranës hapi tenderin me vlerë gati 5 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e zyrave të reja për Ndërmarjen e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë. Poshtë keni lidhjen me artikullin e plotë:
Tirana në gjendje të Jashtëzakonshme, Veliaj hap tender 5 miliardë lekë për godinën e re të Ujësjellësit
Godina e re për ujësjellësin nuk duket punë urgjente në këtë kohë të vështirë për Tiranën, pasi zyrat e këtij institucioni janë vendosur para 2 vitesh në ambientet e një ish-kompanie celulare që mbylli aktivitetin pak kohë më parë, e madje në fund të vitit të kaluar, bashkia shpenzoi disa qindra milionë lekë për sistemin dhe mobilimin e këtyre zyrave./Hashtag.al

Pra në vend që të merret me zgjidhjen e situatës emergjente të furnizimit me ujë Bashkia e Tiranës shpenzon pa kriter fondet publike për ndërtimin e zyrave të reja dhe pikërisht në mes të një situate të tillë ku ndodhemi ku çdo qindarkë duhet kursyer sepse jemi përballë jo vetëm një katastrofe natyrore por edhe një katastrofe ekonomike për Shqipërinë. Por zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë të Tiranës dhe të gjithë qyteteve duhet bërë jo vetëm sepse kjo është një nevojë jetike, por edhe për një arsye tjetër akoma edhe më të rëndësishme, sigurinë e objekteve. Dhe këtu vijmë te problemi i tërmetit për të cilën është hapur kjo temë dhe për të cilën po diskutojmë.
Shikoni fotografinë më poshtë:

Është një pallat "i Enverit" i shkatërruar në Durrës. Po të shikoni me kujdes pjesa e kafazit të shkallës është e shkatërruar totalisht, lartë duken disa depozita me ujë dhe po ashtu poshtë duken përsëri depozita uji të përdorura nga banorët e pallatit si rezervë sepse ndërmarrja përkatëse nuk garanton furnizimine rregullt me ujë. Ai kafaz shkalle është shkatërruar pikërisht nga pesha e këtyre depozitave. Një fotografi tjetër e marrë nga lartë e tregon më qartë situatën por për fat të keq nuk po e gjej dot. Të gjitha depozitat, për shkak të lëkundjeve të tërmetit janë mbledhur në një pikë të vetme, mbi kafazin e shkallës duke e shkatërruar atë dhe gjithë pallatin. Megjithatë për të pasur një ide se si ka qenë situata në taracën e këtij pallati përpara tërmetit po postoj një fotografi të një pallati të së njëjtës kategori përsëri në Durrës:

Janë tonelata të tëra me ujë të vendosura në një taracë që nuk është llogaritur kur është projektuar dhe zbatuar që të mbajë një peshë të tillë. Por problemi është se uji ka një specifikë. Nuk është njësoj si të vendosësh 20 ton ujë në taracë me 20 ton tulla përshembull apo ndonjë material tjetër. Kush ka ngarë autobote dhe ka transportuar lëngje e di shumë mirë që autoboti duhet mbushur plotë sepse nëse e mbush gjysëm apo treçerek, ekziston mundësia që në ndonjë kthesë të përmbysesh. Sepse gjatë lëkundjeve të mjetit dhe gjatë kthesave, nëse autoboti nuk është i mbushur plotë, mjeti shkon në një krah ndërsa uji lëkundet për hesap të tij. E njëjta gjë ndodh edhe me pallatin kur ka sasi kaq të mëdha uji në taracë, sasi që po e përsëris nuk janë llogaritur në projekt. Problemi është se ajo pamje e taracës e mbushur me depozita është një panoramë krejt e zakonshme e qyteteve tona dhe është një rrezik shumë i madh për banesat në raste tërmeti. Pra nëse qeveritë shqiptare zgjidhin përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të popullatës, i kthejnë në të panevojshme këto depozita dhe shmangin tragjedi në raste tërmetesh. Por kjo punë do njerëz të përgjegjshëm në krye të qeverisë dhe institucioneve dhe zyrtarë që kanë dëshirë të bëjnë punën për të cilën paguhen.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,620
Pikët
113
Tashti di dhe UNE te hulumtoj apo te ZHGARRAVIS me llogjiken e disave.

MAKTHI YNË !

Ti je makthi ynë ! Tërmet e shkuar tërmetit ! “Shyqyr” qe ra tërmeti e del çdo ditë ne TV, tani që ne shatë te mëngjesit ,e terrorizon shqiptaret me papërgjegjshmërinë tendë, talljen tende ,ligësinë tende . Një pjese mirë ua bën se çfarëdo te besh ti nga pas i ke si kope delesh . E kam fjalën për ata qe duan partine , jo vetëm par Shqipërisë por edhe para familjeve te tyre . Për ata qe nuk duan sa drita e as ujë po vetëm të pajtohesh ti me Metën. Këtyre nxirru ujë te zi ! Po ç’faj te kane shqiptaret e tjerë qe duan te rrojnë si njerëz . Qe duan Shqipërinë , veten dhe familjet e tyre përpara partisë ! Për këta je nena e panikut , je makthi me i madh qe ka pare e dëgjuar ky popull e komb pas Enver Hoxhës , Je qoftëlargu vete ! Ne te gjithë qengjën tende ne veshje , ne sjellje ne komunikim e sidomos në vendimmarrje !
Po ndëshkon gazetare e qytetarë për “përhapje paniku “vetëm se guxojnë te thonë te vërtetën. Po a ka, a mund te behet me panik nga ty !
Te keqen e panikut ! Je makth ne çdo dite ore minutë e sekondë !
Kam me përhapje paniku me te madhe se ta te instalosh apo te rikthesh diktaturën. Çfarë makthi përçon tek shumica e shqiptareve kur zgjedh ne krye te parlamentit ish ministrin e brendshëm te diktaturës përgjegjës për krime kundër njerizimit dhe gjenocid . Është rasti me unik ne bote kur një person fotoja e te cilit është ne muzeun e krimeve te komunizmit si autore e krimeve kundër njerizimit dhe gjenocid e ne të njëjtën kohe edhe numër 2 i shtetit . Kam panik e makth me te madh se ky dhe mund ta beje vetëm ti ! Ka panik me te madh se sa te mbushesh bulevardin me fytyra krimineles komuniste që i kanë shkaktuar këtij populli e kombi tragjedinë me te madhe ne histori . Mbi 10 mije te varë , mijëra te burgosur , mijëra fëmije, gare e pleq te vdekura nga uria e torturat ne kampet komuniste te shfarosjes , 35 % e popullsisë e persekutuar pa mëshire ndërkohe qe i gjithë vendi u rrethua me tela me gjemba duke krijuar kështu burgun me te madh ne historinë e njerizimit. Te keqen e panikut nga tërmeti ky është horror dhe ti je makthi qe vjen prej tij .
Ti je makthi vete kur merr kriminele e trafikantë te te gjitha kallëpeve i bën ministra , deputetë kryetare bashkish e pjese te administratës etje duke ngjallur panik e makth jo vetëm tek viktimat e tyre por te te gjithë shqiptaret normalë .
Je makth kur bën zgjedhje një partiake si ne diktaturë, kur vjedh e blen vota , kur paratë e shqiptareve ja jep miqve e klientëve te tu, kur burgos fukarenjtë se nuk paguajnë dot energjinë elektrike , kur u parish shtëpitë e nxjerr ne qiell te hapur gra e fëmije . A nuk është kjo :termet e shkuar tërmetit ?!
Je makthi ynë i madh se për 6 vjet ne pushtet ke larguar nga vendi çerekun e popullsisë dhe ky është spastrim i pastër etnik është gjenocid ! Me këto qe ke bere e po bën , ne se ka njeri qe duhet arrestuar për përhapje paniku je ti . Po ti nuk ke hallin e panikut te publikut po për panikun qe te ka zëne ti dhe bashkautorët e tu ne pushtet nga publikimi i te vërtetës , nga zgjimi i njerëzve qe u ka shkuar thika ne kockë nga makthi qe u shkakton çdo dite ditë dhe banda jote qeverisëse . Ç’nuk i ke bere e po i bën këtij populli, duhen dite e volume te tera te shkruash për to . por kaq mjaftojnë për kuptuar se çfarë djalli je ! Ti je e keqja e madhe e këtij vendi , shfaqja jote publike i bën njerëzit ta harrojnë edhe tërmetin dhe vuajtjet e shkaktuar prej tij se kur del ne publik e flet ti, shikojnë dëgjojnë e kuptojnë që e keqja e ligësia ne këtë vend nuk paska fund .

Dec 3, 2019

@manushaqe.

67169705_2229684790486378_2126825903278260224_o.jpg

Dhe nje KOMENT tek fotot e ketij....BALLISTIT(qe GJYSHI im(RIP) e PESHTYNTE).

KA LEZET..
KUSHUA DHE I NGARKUAR ME PUNE
SAKRIFIKON DHE.......
PER MISH DHE PER DET....

PS...FUNDERRINA me flamur.

FAZIT: desha ta merrja pushim edhe sot por me THANE...Beno,Emili ka marre lejen dhe nuk ta plotesojme dot deshiren.

Diten e mire.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
7,248
Pikët
113
Na kenaqe... o @edlin .. 🕶
Edlin te falenderoj qe na njohe me kete djal flori, po e ndjek ne fb ... Po cfare ambasador I kombit more urgjentisht kryeminister I vendit duhet!!!
E kishin sjellë këta të Nismës #....
Këta përpiqen për të ndryshuar sistemin.... Duken çuna të përgatitur dhe flasin bukur....
m. gj. thse unë kam rezervat e mija...
Edhe Mjaft flisnin bukur në fillim...
 
AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,220
Pikët
83
Dakort me nje pjese te kerkesave , por smund te anullohet rruga e arbrit qe ka ngel vetem asfalti pa ju hedh , as spitali fierit per nje qark 250 mije banoresh, dhe as ndertimi shkollave ne Tirane. Jane 3 projekte te domosdoshme.

Me listen e atij djalit i bie te paralizohet ekonomia e nje vendi , dhe ato qe sjane te prekur nga termeti te ngrohen ne diell per 12 mije te pastrehe. Shteti po te doje ka dhe arren dhe gurin , stoqe apartametesh pa fund ku mund tu blihen pronarve me cmim kostoje. Pjesa tjeter pastaj nqf se ka vullnet dhe fajtor tu ngarkohet atyre qe ndertuan keq.
 
Last edited:

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,097
Pikët
113
E kishin sjellë këta të Nismës #....
Këta përpiqen për të ndryshuar sistemin.... Duken çuna të përgatitur dhe flasin bukur....
m. gj. thse unë kam rezervat e mija...
Edhe Mjaft flisnin bukur në fillim...
koha per veprim... ka shume ndryshim nga mjafti ata me shfaqje e show e filluan dhe mbaruan
 
AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,220
Pikët
83
koha per veprim... ka shume ndryshim nga mjafti ata me shfaqje e show e filluan dhe mbaruan
Mjafti solli Salen ne pushtet ne 2005 apo harrove?
Mjafti ndryshoi kur u rregjistru si parti politike me G99 , aty fillun shfaqjet.
Por nisma Nano Ik dhe protestat qeveritare te asaj kohe vetem show dhe shfaqje nuk ishin.

Koha per Veprim sapo ka dale ne skene , duro dhe i cik se dardha e ka bishtin mrapa.
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,097
Pikët
113
Mjafti solli Salen ne pushtet ne 2005 apo harrove?
Mjafti ndryshoi kur u rregjistru si parti politike me G99 , aty fillun shfaqjet.
Por nisma Nano Ik dhe protestat qeveritare te asaj kohe vetem show dhe shfaqje nuk ishin.

Koha per Veprim sapo ka dale ne skene , duro dhe i cik se dardha e ka bishtin mrapa.
as e kam ndjek as nuk jam rrejt nga parrullat e mjaftit ...
Kjo eshte krejt tjeter gje vetem qe po zgjaten shume duke u menduar duhet veprim !
 
Top