• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

( ta fisnikërojmë shpirtin me poezi )... nga indianët e Amerikës

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Paskam ditë të mbarë sot. E fillova ditën me këto poezi me porosi të mirë, të cilat më bënë të ndihem mirë dhe të mendoj edhe më pozitivisht.
Mendova që këtë ndjenjë ta përjetoni edhe ju.
Ju dëshiroj ditë të mbarë!

Shpirti i Madh – poezi nga indianët e Amerikës
Përktheu Faslli Haliti

Indianët e Amerikës
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
1. OH SHPIRTI I MADH


(Oglala Sioux)

Oh Shpirti i Madh,
jepmë qetësinë që të pranoj gjërat që s’mund t’i ndryshoj,
guximin që të ndryshoj gjërat që mund të ndryshoj,
dhe Urtësia t’ua kuptojë atyre dallimin.

( Lutja Cherokee )

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
2. LUTJE

Shpirti i Madh,
zërin e të cilit e dëgjoj në erëra
shpirti i të cilit i jep jetë botës mbarë,
dëgjonmë!
Unë jam i vogël dhe i dobët.
Kam nevojë për forcën Tënde dhe diturinë Tënde.
Lejomë të eci midis gjërave të bukura
dhe më ndihmo që sytë e mi të admirojnë perëndimin e kuq, të artë të diellit
Më mëso që duart e mia të respektojnë gjithçka që ke krijuar Ti
dhe veshët e mi të jenë të mprehtë për të dëgjuar zërin Tënd.
Më bëj të mençur, që unë t’i njoh gjërat
që Ti ia ke mësuar popullin tim,
mësimet që ke fshehur në çdo gjethe e shkëmb.
E kërkoj forcën, jo që të jem mbi vëllezërit e mi,
por që të jem i aftë të luftoj armikun tim më të madh: veten time.
Më ndihmo që unë të jem gjithmonë i gatshëm të vij tek Ti.
Me duar të pastra, dhe sy të sinqertë,
që kur jeta të venitet si drita në perëndim,
shpirti im të arrijë të vijë tek ti pa turp.

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
3. LUTJE ZGJIMI

Këngë Apache

Zgjohu ! Zgjohu !
Toka po të buzëqesh.
Zgjohu, dhe qëndroi gati
ditës që po fillon.
Nëna e jetës
Po të thërret,
të përshëndet,
zgjohu, pra
mos hezito më.
A mundeni ju Diell,
të na jepni dritën
sepse ti na drejton,
sepse ti na ndihmon.
Shiko si lind ti,
Shiko se si e shkëlqen tokën,
Dhe se si lumturohet shpirti në gjoks,
duke dëgjuar muzikën e Diellore.
Zgjohu ! Zgjohu !
Toka po të buzëqesh.
Zgjohu, dhe qëndroi ti
ditës që po nis.
Nëna e jetës
Po të thërret,
Të përshëndet,
Forca,… pra,
Zgjohu !

(Këngë Apache)

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
4. YJE NË QIELL
Këngë Apache

Shikoji, ndërsa ata, po lindin
Sipër vijës së takimit,
Midis qiellit e tokës.
Në zgjimin tuaj o yje,
bëhuni udhërrëfyesit tanë, mësuesit tanë :
mësonani të jemi,
të bashkuar,
si ju.

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
5. LUTJA PËR TË BEKUAR NJË FËMIJË

Këngë Pawnee

Shpirt i madh,
Fshike me Frymën Tënde!
Fshike me Frymën Tënde!
Ti që i ke dhuruar jetën.
Dhuroi një jetë më të gjatë.
Ja për këtë të lutemi, o Atë!

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
6. LAMTUMIRË GJYSMË TË VDEKURIT

Këngë Apache

Dëgjo me vëmendje,
para se të nisesh :
fol për ne,
kërko shi,
kërkoi fëmijë me bollëk.
Kthehu shpesh midis nesh ,
Duke ndjekur tymin e vatrës,
duke na sjellë lajme paqeje.
Të kujtohemi për ty do jetë e lehtë

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
7. JETË TË GJATË

Këngë Navaho

Në shtëpinë e jetëgjatësisë eci unë,
Në shtëpinë e lumturisë eci.
Bukuria është para meje, eci me të,
Bukuria është nën mua unë eci me të,
Bukuria është mbi mua unë eci me ty.
Bukuria është sipër meje unë eci me të,
në udhëtimin e pleqërisë sime unë eci me të
dhe mbi pistën egërshane eci bashkë me të

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
8. MJEGULL

Këngë Papago

Unë thërras mjegullën,
ajo vjen
të lagë tokën.
ndërsa unë eci,
zhytem pak tani.
Po rri në mes të fushave.
Mendoj për gjërat e mira, të bukura.

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
9. MJEKËSIA

Këngë Apaches

Era është ilaçi im
që fshin e hedh gurët nga mendja ime.
Shiu është ilaç im
I cili lan kockat e mia të lodhura.
Kali është ilaçi im,
Kur e udhëtoj
troku i tij
më ndez përbrenda.

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
10. SHPIRTI

Lutja – Sioux –

Trupi vdes.
Trupi është thjeshtësisht ajo që shpirti
zotëron materialisht.
Është këmisha e tij.
Shpirti vazhdon jetën e vet.

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
11. NISJA PËR NË LUFTË

Këngë – Pawnee –

Shko,
mos u kthe,
dhe mos ki fare frikë
as turp
se mos bie.
kujto përherë
që edhe shqiponja vdes.

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
12. GJATË UDHËTIMIT TË JETËS SUAJ

Proverb – Sioux –

Gjatë rrugës së jetës suaj
kini kujdes që të mos privoni lumturinë e të tjerëve.
Evitoni me qëllim që t’mos pikëlloni të ngjashmit tuaj,
përkundrazi,
përpiquni t’u jepni gëzim çdo herë që keni mundësi!

 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
13. TË MOSHUARIT

Proverbë – Navaho –

Të moshuarit meritojnë respekt maksimal,
sepse na kanë lënë traditat, kulturën dhe gjuhën.
Ata edhe sot, me urtësinë e tyre,
na ndihmojnë që ta bëjmë më të mirë jetën tonë.

 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,220
Pikët
113
KY ishte dhe nje nga gabimet FATALE te TYRE.....

OSE.

Perpara se te vinin unser brodhers me lekure bijeli qe te na <civilizonin>,NE nuk kishim burgje,dhe per kete ARESYE nuk kishim dhe kriminela.
GHITHASHTU NE nuk kishim keshtjella(apo kulla) me drynj HEKURI,nje TJETER ARESYE qe ne SHOQERINE TONE,NUKU kishte....HAJDUTE.

PS....masanej DIHET si perfunduan.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,351
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
KY ishte dhe nje nga gabimet FATALE te TYRE.....

OSE.

Perpara se te vinin unser brodhers me lekure bijeli qe te na <civilizonin>,NE nuk kishim burgje,dhe per kete ARESYE nuk kishim dhe kriminela.
GHITHASHTU NE nuk kishim keshtjella(apo kulla) me drynj HEKURI,nje TJETER ARESYE qe ne SHOQERINE TONE,NUKU kishte....HAJDUTE.

PS....masanej DIHET si perfunduan.
Do të përpiqem të gjej dicka për indianët e Amerikës ( për të lexuar për vete, se pak di për ta, por që janë të pafat NUK DISKUTOHET ).
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
32,200
Pikët
113
Genocid i papare eshte kryer ndaj indianeve (vendas) te Amerikes. Tmerr!!

@Gi de Masha, aktori jugosllav Gojko Mitic ka luajtur per nje periudhe te gjate kohore filma me prijësa indianë amerike.
 
Last edited:
Top