• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Takimi i presidentit të fundit komunist me intelektualët në gusht 1991

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Takimi i presidentit të fundit komunist me intelektualët në gusht 1991. "Autokritika" e Ramiz Alisë për trajtimin e anëtarëve të Byrosë politike dhe diferencimin e thellë nga pjesa tjetër e popullit


Ngjarjet e 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë shpërthyen dyert e ambasadave të huaja në Tiranë, treguan për sosjen e durimit të popullit në kushtet e një skamjeje të thellë. Prej mëse një dekada vendi kishte hyrë në recesion të thellë ekonomik, ndërsa në treg mungonin ushqimet bazë për popullatën.


Në takimin e gushtit, Ramiz Alia e nis "autokritikën" nga vetja, duke treguar privilegjet që kishte shtetari numër një në vend dhe duke premtuar se pushtetarët e tjerë nuk do të kenë më privilegje shtesë, të cilat thellonin hendekun me pjesën dërrmuese të popullisë që jetonte në skamje.

Luan Omari: Partia është futur me konsenguencë në rrugën e demokratizimit të vendit, ne të gjithë e përshëndesim, sidomos inteligjenca, e cila është më e ndjeshme ndaj këtyre gjërave.


Unë mendoj që, partia e din ndofta, ta theksoj nuk i vjen keq, që një kërkesë që kanë njerëzit, është që shumë privilegje, që mund të kenë qenë shumë të mëdha, por që bien në sy, në kushtet kur ne kemi mungesa, këto privilegje duhet të eliminohen, nuk shkon.


Janë privilegje që bien në sy keq dhe të japin përshtypin që neve në kushtet e socializmit kemi akoma një strukturë që bie në feudalizëm.


Ramiz Alia: Po po.


Luan Omari: Në bazë, të strukturave, nomenklaturave e gjëra të tjera etj., etj. Unë duhet të thosha se këto gjëra duhen parë seriozisht. Këto kisha.

Ramiz Alia: Drejt e ke edhe unë po jua them këtë që këtë çështje unë e kam ngritur shumë kohë më parë, kupton. Njëherë sa për dijeni, duhet pasur parasysh se ndonjëherë, ndonjëgjë të madhe, ndonjë gjë të veçantë nuk ka. Po të doni unë jam gati t'ju jap llogari hapur.


Po e filloj nga vetja ime si President ose si Sekretar i Parë. Unë marrë 16 mijë lek të vjetra rrogë në muaj. Paguaj 2500 lekë qira për shtëpinë, për dritën, për ujin, çdo muaj. Paguaj të tëra ushqimet që ha, të gjitha.


Dhe i paguaj të kategorisë së parë. Po flas, thjesht kur është puna tek mua. Kam nga ana e shtetit shërbimin e sigurimit, shërbim mjekësor, unë s'kam nevojë. Jo, jo fatmirësisht s'kam nevojë për shërbim mjekësor. Kështu që dhe ai mjek që më është ngarkuar, ai punon tek juve më duket, hë?


Ai rrin atje në spital ditë për ditë, sidoqoftë është në dispozicion tim. Kam shërbim në shtëpi, që t'ju shërbej njerëzve. Kam në Durrës një shtepi që shkoj për pushimet në verë. Kur shkoj nëpër rrethe nuk marr dieta, s'kam dieta.


Por, në shtëpitë e pritjes që venë edhe shokët e tjerë, atje ha edhe fle, pa dieta. Për gjithë veprimtarinë time publicistike etj., etj., nuk marr asnjë lek nga asnjë libër, nga asnjë botim. Të gjitha shkojnë në fondin e partisë. Unë s'marr gjë. Sa për dijeni dhe kjo. Këto janë kushtet që kam unë. Por kuptohet privilegji im është që unë gjej çdo gjë që s'e gjeni ju.


Daleni njëherë .... Jo, jo prit, prit. Se do kaloj në stadin e dytë. Do kaloj te i dyti. Pra, unë gjej ushqimin që dua, e porosis edhe më vjen. Për veshje, për kështu, i porosis dhe i paguaj, s'kam pas nevojë të marr llokum nga këto gjëra. Kjo është situata. Më fal, prit, prit. Po dale ti se unë ... (Dëgjohen reagime nga salla) Ore shok i dashur unë po flas për veten time.


Ore më lër të flas se i di unë. Tani, tani ... Prit ore prit. Do kaloj tani. Këto kushte që janë krijuar për mua, kupton, në këto kushte janë edhe shokët e tjerë të Udhëheqjes së Partisë, Byrosë Politike, të Komitetit Qendror.


Domethënë të njëjtën procedurë kanë, paguajnë për ushqimet, paguajnë për qeranë e shtëpisë, edhe ata paguajnë 2500 lek në muaj, natyrisht ka që i kanë shtëpinë më të vogël dhe paguajnë më pakë së të tjerët, e të gjitha këto që thashë.


ani, ka atë favor pikërisht që thashë. Jo më kot e thashë që unë gjej ushqim që s'e gjeni ju, e porosis më vjen, ose për veshjet, ose shërbimin mjekësor. Unë e kam, mua ma kanë siguruar në mënyrë të veçantë, por s'kam nevojë për shërbimin mjekësor. Edhe aspirinë pi ndonjëherë se duhet, më dhemb koka kupton.


Kaq. Të tjerët kanë një shërbim në një klinikë që është speciale, që kanë kartelat, shërbimin shëndetësor, ilaçet etj., etj. Pra, favoret cilat janë? Tani jo për veten, flas për të tjerët. Favoret janë tek çështja e ushqimit, gjejmë ushqimin që duam dhe nuk ka kufizime në sasinë që marrim ushqimin. E paguajmë.


E dyta, është favor çështja e veshjes. Kërkojnë, marrin, gjejnë, kupton. Jua sjellin, paguajnë, por e gjejnë. E treta, në klinikë sepse edhe çështja e ilaçeve, i marrin atje në klinikë, nuk është siç i paguajnë të tjerët, siç është rregulli. Atje më duket se s'paguajnë. Tashi, po flas për rregull.


A ka çrregull në këtë rregull? Që të mos e quaj, a ka abuzim nga ky rregull? Ka. Nuk jam në gjendje t'ju them një për një se t'ua them sinqerisht është çështja më e mërzitshme, më e bezdisshme që kam pasur dhe kam në jetën time. Jo sot, por gjithnjë. Gjithnjë, kupton?


Por, ndonjë gjë kur e kam marr vesh t'ua them sinqerisht nuk kam munguar ta them edhe ne Udhëheqjen e Partisë. Shokët janë këtu, le ta përgenjeshtrojnë po të duan, kupton. Kur kam marre vesh që ndonjëri ka ndërtuar diçka në shtepi që të marr dhe fëmijën e vet, etj.,etj. Tashti konkluzioni.


Unë jam i mendjes që këtyre gjërave u duhet dhënë fund, kupton. Do të përjashtohem unë dhe do të përjashtohet Kryeministri, po ua them meqë pate merak se mos më ndodh gjë mua. Medoemos unë nuk mund të mos kem një shërbim sigurimi të veçantë, kupton, ashtu siç nuk mund të mos kem një shërbim mjekësor, kurrë mos paça nevojë, po jeta është jetë, çdo gjë ndodh në jetë, kupton. Ashtu siç nuk mundem unë në shtëpi shërbimin ta bëj vetë, hë?


Pra, do kem nevojë për atë shërbim në shtëpi. Rri në atë shtëpi apo nuk rri në atë shtëpi, unë mendoj që një shtëpi qeveritare duhet ta ketë medoemos , kushdo qoftë. Unë jam, do vdes, do vij tjetër kush në vendin tim, kupton, ose do plakem do vij tjetër kush në vendin tim.


Edhe ajo shtëpi do jetë për ata që do vijë, ai që është kryetari i presidiumit, i shtetit, ai do të rrijë atje, unë do të iki nga andej. Konkretisht, unë kam dhënë urdhër që menjëherë klinika speciale të likuidohet.


Ajo të shndërrohet në klinikën e lagjes dhe të gjithë shokët të shkojnë, të mjekohen në atë klinikë si të gjithë qytetarët e tjerë. Me të tëra të drejtat e qytetarit e thjeshtë. Klinika speciale do t'i shërbejë shokëve të Byrosë politike, të Komitetit Qendror siç i shërben çdo qytetari tjetër. Ilaçet paguhen, të tërë t'i paguajnë.


Në qoftë se ka nevojë për shtrim, shokët e Byrosë Politike mund të shtrohen në klinikën speciale, por e varur nga pavioni 12 i spitalit Nr.1, me të njëjtat kushte që trajtohen të gjithë kuadrot e tjerëe. Këtë urdhër kam dhënë, ja ku është shoku Xhelil këtu. Kjo menjëherë duhet të dalë vendim i qeverisë. Ashtu siç kam dhënë urdhër menjëherë, kupton, që të hiqen çështjet e ushqimit të tyre dhe të kufizohet kjo vetëm në familjet e shokëve të Udhëheqjes së partisë.


Edhe kjo jo më me atë lloj shërbimi, por duke hapur ose duke marrë në dyqane. Pa asnjë shërbim special për ta. Tashti si do realizohet, se s'realizohet, kur do realizohet, për nder këtë s'mund t'jua them. S'ua them dot se ate vendimin për klinikën e ka në dorë ky, po u bë burokrat e keni në dorë, kapeni.


Ai duhet të dalë vendim dhe të firmoset nga Këshilli i Ministrave që të marrë fund ajo. Këtë çështjen tjetër po ashtu është duke e parë shoku Adil dhe shoku Xhelil që ta përfundojnë dhe atë çështje.


Unë në parim thashë, kam qenë dhe jam që duhet ta likujdojmë këtë çështje. Por, ja u thashë këtë që ta keni idenë edhe se çfarë ka, se ka shume mister dhe faji është i joni. Sepse këto gjëra nuk janë bërë në rrugë normale.


Për shembull, edhe nëse bëhet fjalë për mua dhe Kryeminstrinë, unë do të propozoj të dal vendim i qeverisë, pa vendim i qeverisë unë nuk do të pranoj as unë për vete.


Luan Omari: Shoku Ramiz, këtu nuk është problemi për shokët e udhëheqjes, po për abuzimet që kudo ndodhin, se përfitojnë një rreth i gjerë njerëzisht që lidhen me farefis...


Ramiz Alia: Unë kam dhënë urdhër të vecantë, shokët që u futën tani në Byronë Politike, të qëndrojnë atje ku janë, nëpër apartamentet e tyre edhe të banojmë e të hamë, e të rrimë, si të gjithë qytetarët e republikës dhe pa asnjë dallim këtu. Ua kam thënë, hiqeni të tërëve.


Prandaj ua them këtë, për vete s'ua kam hequr sa për dijeni. Kjo ishte për sa i përket asaj që the ti Luan, ky është për sa i përket kësaj çësthje. Këte duhet pasur parasysh një gjë, që ky problem është më i komplikuar nga kaq.


I komplikuar flas si luftë që duhet të bëjë partia, më i komplikuar se kaq, se këtu unë bëra fjalë vetëm për shokët e byrosë politike. Këtu unë do të thosha që ky problem shkon deri tek drejtori i ndërmarrjes dhe tek drejtori i klinikës, edhe tek mjeku individ, edhe tek ti, edhe tek ti... Jo jo, është një problem më i gjerë. Ka një karakter më social, prandaj lufta do të bëhet me shumë intensittet, duhet pas shumë e shumë kujdes.


Bashkëbisedues: Për vendim e fundit shoku Ramiz, të 80%, kjo që thoni ju, i thotë i ati të birit, i ati shef planin, djali punëtor, pse ta jap ty e t'ja heq vetes?

Ramiz Alia: Se 50% merr ai.


Bashkëbisedues: Me një fjalë kjo është në gjitha nivelet...


Ramiz Alia: Puna është se është një problem që do prap kujdes.


Bashkëbisedues: Unë kam vërejtje për këtë çështje, një sugjerim. Nuk është e vërtetë që me informacionet e saj, partia, informonin apo nuk informonin persona. Ta zemë, unë që mbyll gojën e nuk flas, ose ti që nuk mbyll e nuk flet ose ai tjetri që jemi shumë kështu... Nuk është e vërtetë që partia nuk mund ta pranojmë si të vërtetë, kurdoherë nuk e zbulon apo e dikton abuzuesin.


Partia e dikton mëse njëherë abuzuesin, jo përherë, sepse unë s'informoj, s'ka si ta gjejmë përherë. Por, të paktën disa herë. Disa herë abuzimi bëhet publik, sepse bëhen gjyqe publike, edhe nëpër gjyqet publike dalin emra, sigurisht në këto raste dalin edhe thashetheme shumë, por gjyqi vërteton disa gjëra, gjatë zhvillimit të tij, thashethemet bëjnë pastaj punën e tyre.


Gjyqi i ka gjykuar njerëzit. Unë them në këto raste, sipas dy shkallave, domosdo sipas shkallës së abuzimit, që është e para, dëmi material, abuzimi që bëhet. Duhet të thosha që edhe sipas një shkalle tjetër që ka të bëjë me përgjegjësinë, me shkallën e përgjegjësisë që ka personi.


Domethënë, me përgjegjësinë që ka karshi partisë, karshi shtetit, karshi popullit, duhet njerëzit të gjykohen me të drejtën dhe kjo e drejtë nuk ka si të jetë ndryshe, përveçse e rreptë, në kuptimin e rreptësisë së ligjit.


Po ju jap një shembull të gabimeve tona. Ne dënuam një abuzues të madh nga Sauku, e dënuam me ligj edhe e ekzetuam, tërë populli e di, tërë populli jo vetëm që është i kënaqur, por thotë shyqyr që e kapën këtë njëri. Pastaj e dënuam sipas shkallës së abuzimit. Por, duhet të bëhet një ligj, ose më mirë, morëm një vendim, që të falnim njerëz, kemi burgosur dhe bëmë shumë njerëz, falëm një lloj njerëzish.


E pra, nuk bëm atë një nen të vogël, ose një ligj të vogël që disa nga ata abuzuesit e mëdhenj të këtij rasti, mund të ketë raste të tjera, e kapën me siguri, të mos dilshe nga burgu pas dy muajsh, ti duhej të kishe vuajtur 20 vjet, sipas vendimit, për arsyen e thjeshtë sepse kishe mbushur moshën 60 vjeç.


Më falni mua, unë nuk jam që të vdesin njerëzit nëpër burgje, por në këtë raste të vdes ligji, por po të bësh një lëshim kur merr një vendim shumë të drejtë tëndin, që të falësh njerëz dhe të krijosh një atmosferë më të shëndoshë nga kjo anë, të falësh pikërisht, të shpëtoi ai. Ai s'duhet të shpëtonte.


Nuk e kam faktin, tek fakti vetë, por e kam tek rreptësia e ligjit e cila duhet të ekzistojë dhe ne duhet ta aplikojmë. Janë bërë të paftyrë njerëzit. Më falni se këto që them, i them vetëm me dijen time, nuk i kam nga thashethemet. Mu desh të vete në një zyrë të lartë, nga më të lartat e shtetit, për punë personale.


Ai që do më priste ishte i zënë, më kishte caktuar orën, se e pres unë gjysmë ore apo më shumë, atëherë të më mbaroi punën ai edhe unë prita në kabinetin e tij. Unë nuk jam njëri që nuk më njohin, se ma kanë parë fytyrën, ndenja çerek ora prita, më pak apo më shumë, kjo nuk ka rëndësi.


Por, hyri një nga sekretarët, të paktën kështu e mora, u ul atje tek telefonat e kabinetit, sekretari ishte këtu, unë isha i ulur këtu dhe bisedoi. Të tërë një çerek ore që prita unë, ai mbaroi, unë prita, asnjë minut më shumë, vetëm për këtë çështje, me dikë, se kush do fitoi, dinamoja apo partizani, apo kush ishte... Që ishte krjetësisht normale, i kuptoj këta tifozët. Nuk ishte kjo kryesorja.


Ai matanë telefonit ishte budallai i budallait i filan drejtorie që kërkonte kompesatë dhe nuk vinte tek kjo zyrë, tek ai që kërkonte në telefon, për të pasur këtë kompesatë. Më doli hajduti aty. Nuk e kishte për turp fare, përpara meje, përpara shokut të vet, në këtë zyrë eprore, ai bisedonte që ai i jep kompesatë kur të detë dhe si të detë dhe sa metra të detë, ky ishte abuzimi.


Nuk e di a më kupton. Si ndahesh publikisht, me veten time kjo punë?! Si është e mundur që bëhej publikisht kjo punë, nuk e kuptoj këtë gjë. Ora është 1, nesër në orën 12 ose nga ora 10 provoni, dërgoni një helikopter mbi të cilën ndërmarrje bujqësore që të mendoni, që të vëzhgojë sa njerëz janë në punë, se ma ngriti dikush këtë, nga ora 12 ikin ato. Drejtori s'është, kryeagronomi s'është, i dyti nuk është, i tretë nuk është.


Ramiz Alia: Tani për në verë ikin në orën 10?!


Bashkëbiseduesi: Nga ora 10 ose 10 e gjysmë nuk rrinë në punë fare, ai thotë nga ora dhjetë dhe unë po ju them orën e tij, mbase ai e ekzagjeron, ka edhe ekzagjerime. Unë i kuptoj mirë ekzagjerimet, se po e dërgojmë në 12, e dërgojmë në 12, hiperbolat që bën njerëzia.


Në këtë rast nuk është dizinformacion, është hiperbolë më tepër, edhe do të shikosh që nuk janë në punë. Shihni me njerëz të besimit që pjeshkat në degë që shiti kjo ndërmarrje vet, ta zëmë në 1 mijë kuintal, sivjet shiti 200, po them vjet edhe sivjet, nuk them parvjet. Nga një mijë arrit në 200. Këto janë të konstatueshme. Ai drejtori atje që nuk rrin as në zyrë.


Më falni, se më gjeti edhe mua që marr shpesh në telefon dhe nuk gjej kërrkënd. Po po, shokët e mi që janë në zyra, jo shokët e mi pensionistë, se ata janë nëpër shtëpia, i marr në telefon. Ja ku është Dritëroi këtu...


Dritëro Agolli: Mua më ke gjetur.


Bashkëbiseduesi: Pardje të kam marrë në telefon, epo i kam marrë në telefon të tërë telefonat e lidhjeve të shkrimtarëve, vetëm kryetari ishte në zyrë, më falni. Tani nuk them këtë për shembull, për lidhjen e shkrimtarëve, këtë e jap për ta përgjithësuar. Pra, atë drejtorin e asaj ndërmarrjes, atë mos e kërko as nga ora 12 se nuk është kurrkund. Madje ai të rreshket porsi ngjalë, sepse ai do të thotë që kam qenë te vila...


Të jap një shembull tjetër. Ishte këtu në Tiranë një ndërmarrje e cila fabrikonte pasta, pije freskuese, kështu gjërash, ishte ndërmarrje e madhe, nuk e di si i thonë, ka emër kjo punë por nuk e di si thonë.


Kjo kishte një makinë. Mirëpo kjo ndërmarrje nuk mund të funksiononte më kaq e madhe dhe kishte shumë të drejtë, mbase nuk e gjykoj dot. U nda në tri ndërmarrje, mori tre makina. Unë kam një ballokon belveder për këtë çështje. Dal atje në orën 8 të mëngjesit dhe shikoj makinën që lëvizi, sytë i kam të mirë, kur shikoj me gjyslyke dhe lëvizi çfarë makinash? Me gra, me fëmijë, me shofer. Tre shofera bashkë, nuk lëvizin makinat me funksionarë.


Si është e mundur? Tek dera do të vihen në organiztën e partisë edhe jo te dera e akademisë, por përpara se të prishej parku e bëmë harrakat fare, atje ku të hipësh shyqyr tashi, do të ngjitesh ja pesë centimetra nga trotuari lartë, aty ishte një makinë nga Elbasani.


Ramia Alia: E ku paska qëlluar edhe nga Elbasani...


Bashkëbiseduesi: Mbushur me gra, me fëmijë edhe një burrë i madh, sa dy herë unë, që unë nuk e njoh.

Unë duke nxituar se isha në orar, desh më shtypi, desh më shkeli...


Ramiz Alia: Pupupu edhe Elbasani ta bëjë këtë gjë...


Bashkëbiseduesi: Atëherë e pashë që ishte Elbasani. Atëherë kjo makinë, si ka mundësi që udhëton nga Elbasani për këtu në Tiranë? Kaq kollaj, kaq shumë kështu... Pra, ka raste ekzakte kur privilegjeve mund tu pritet koka edhe ka raste ekzakte kur mund të marri masa shembullore.


Populli do t'i aprovojë një mijë e një përqind. Unë me ndërgjegjën time, për njeriun që nuk dua ti pritet koka askujt, i aprovoj 2001% ose
2002%, ka raste të tilla.


Ramiz Alia: Ti ke shumë të drejtë. E para njëherë, fenomene të tilla që thua ti ka, se luan as topi edhe që duhet partia e shteti dhe të gjithë, që të luftojmë kundër tyre, korrupsionit, po e quaj shqip, me doemos. Për sa i përket çështjes që u liruan nga burgu apo jo vjedhësit, unë desha vetëm të sqaroj një gjë, që këto amnistitë që kemi bërë, janë përjashtuar nga amnistia vjedhësit.


Më fal. Njerëzit janë përshtuat. Do të vi tani aty. Tani ti ngrite problemin e moshës edhe të pushkatimit. Unë për veten time, si kryetar i presidiumit, pothuajse në çdo mbledhje kur na vinë propozime për falje, për këto që janë dënuar me vdekje, unë jam shumë pro këtyre faljeve. Unë nuk jam për dënimin me vdekje.


Dënimi me vdekje është njëg jë shumë e rëndë. Të dënosh tjetrin me pushkatim është shumë shumë e rëndë. Tek ne mos harrojmë, as origjinën tonë edhe si të thuash edhe zakonet tona, hakmarrja ekziston një çikë.


Më shkruante një nënë një ditë, një letë, shoku Ramiz si është e mundur që unë e shoh atë vrasësin e djalit tim, që ëhstë gjallë edhe pse u fal ky? U detyrova t'i shkruaj, t'i bëj një letër të shkurtër.


Ti them edhe mbylla kështu letrën, a do të ndjeje kënaqësi ti të shihje një nënë tjetër të qante si ti? Pati mirësinë të më thotë dhe të më përgjigjet, faleminderit shumë. Unë mendoj që jo pak njerëz, që dënohen me vdekje, kupton, nuk e zgjidh ai problemin dhe unë besoj që je dakord edhe ti.


Tani të vimë edhe tek 60 vjeçarët, ne morëm vendim, në atë amnisti që t'i lirojmë. Tani 60 vjeç në burg janë të vërtetë. Unë jam dakord me ty që ka koinçiduar ndonjë nga këto hajdutët me çizme kur i thonë, kur thonë që paskan përfituar nga ajo e?! Mundet, mundet.


Por, domethënë, të mbash në burg këto 60 vjeçar e këto... Unë nuk e diskutoj, se di, nuk e diskutoj kështu, por ne e morëm në këtë kuptim, më tepër nisur nga një koncept humanitar, ndoshta duhet parë kokërr për kokërr. Për sa i përket anës së vjedhjeve, kupton, në mos gaboj, nuk e di, mundet se kam të saktë.


Por, më duket se çdo vit nja 2 mijë deri në 2 mije e 500 vetë futen në burg për vjedhje. Domethënë edhe masa e dënimit për këta nuk është e vogël. Është madje si me kuota ai kodi penal, sipas rëndësisë së fajit.


Po ke bërë 5 mijë lek, dënohesh 10 vjet, po ke bërë 15 mijë lekë donohesh 20 vjet, e kështu me radhë. Por, si ide jam që luftë kundër korrupsionit duhet dhe duhet një luftë e madhe. Shiko, tani edhe një gjë do t'ju lutesha, do të caktojmë një kohë që ta mbyllim.


Isamail Kadare: Për inteligjencën besoj, se nuk ka, është një gjë absolute që inteligjenca shqiptare është për lirinë dhe pavarësinë e vendit pa asnjë diskutim dhe për këtë shtet që ekziston dhe është për stabilitetin e tij që të vazhdojë gjithmonë. Megjithatë duhet pranuar se ka njerëz në Shqipëri që mendojnë të kundertën e saj.


Mendojnë nga padija disa, por gjithashtu kjo shtresë njerëzish që e mendojnë këtë nga padija ose nga dashakeqësia e lindur ka një skenar të vjetër që për inteligjencën dyshohet shumë lehtë, goditet shumë lehtë inteligjenca. Zakonisht ku ta gjejmë, e gjejmë tek inteligjenca.


Është e vjetër kjo, shekullore. Por, besoj se historia e vendit tonë e ka treguar, të parët të paktën dhe aq më tepër këto 50 vjet sa e interesuar është inteligjenca shqiptare, sa ajo e ka lidhur veten me këtë strukturë shoqërore dhe me këtë komb dhe nuk ka ku të mbështet në asnjë bazë tjetër.


Dhe në qoftë se ajo kërkon ndryshim gjërash, evoluim, zhvillim i kërkon vetëm në emër të saj dhe të asgjëje tjetër. Tani, tek ne ka disa herë gjëra çorientuese që shkaktojnë më duket mua dhe një nga këto që ndodhën kohët e fundit, një cilësim që mund t'i bëhet fjalës se sa këtij çorientimi.


Çorientim në shtresa të ndryshme të popullsisë. Çorientimi është qoftë nga influencat, nga dëgjimi i radiove të huaja, nga thashethemet, por qoftë edhe nga kuadrot tona nga brenda.


Të folurit kontradiktor dhe pa pëergjegjësi, më duket mua ka, shkaktuar shpeshherë, i ka ushqyer këto luftra thashethemesh që kanë qarkulluar në gjithë vendin. Të folurit pa përgjegjësi bëhet për disa arsye, por një pjesë e kuadrove i bëjnë për tu dukur ultrarevolucionar dhe kanë shkaktuar mendoj dëme të medha.


Me disa biseduam edhe në pushim lidhur me Peres de Kuelarinë, që mendoj unë filloi një proces mosbesimi ose u ushqye procesi i mosbesimit te masat që po merrte, masat demokratike, pikërisht mbi të folurin pa përgjegjësi që bën shumë kuadro kunder Peres de Kuelarit. Pa asnjë testim nga Shqipëria.


Si të thuash ishte hapi i parë, por që ishte për mua fatal. Për të mbjell kudo, domethënë, për të shpërndarë ca e kanë bërë me qëllim, ca pa qëllim, ca nga injoranca, ca nga për tu dalluar nuk e di pse. Ama kjo ndodhi.

Ramiz Alia: A është kaq e saktë kjo që për Peres qenka folur kudo kundra? E kanë dëgjuar të gjithë njerëzit?


Ismail Kadare: Të gjithë auditorët e kanë dëgjuar.


Ramiz Alia: Është folur gjetiu?


Ismail Kadare: Është biseduar në tërë Shqipërinë.

Ramiz Alia: Nuk e di, mbase.

Ismail Kadare: Tamam në procesin e demokratizimit të këtij debati, të pluralizmit, të mendimit, të kemi mendime të ndryshme ndaj të njëjtit qëllim, për shembull, të thirret gazeta Drita dhe i thuhet këtë debat do ta mbyllësh, para tre apo katër ditësh. Me urdhër. Debat për mesjetën e letërsisë shqiptare.


Ramiz Alia: Unë nuk jam për të mbyllur debatin. Por, domethënë, ai lloj debati nuk është debat.


Ismail Kadare: Tjetër punë.

Ramiz Alia: Tjetër problem.


Ismail Kadare: Duhet sqaruar.

Ramiz Alia: Se gazeta "Drita" bënte thirrje që të vazhdojë debati. Madje bënte thirrje që të dëgjojmë dhe kosovarët çfarë thonë për këtë çështje. Se pse e kërkonte këtë nga kosovarët nuk e di. Po të kemi parasysh se aty janë të tërë. Është gabim sepse nuk kemi ne pse të pyesim. Jo jo, nejse mos i hyjmë atij muhabetit se është i largët.

G. Shekulli
 
Top