• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tani filma 3D edhe neper shtepia

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS



Ben Berraondo, PR Menaxher i Nvidia-së për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veriore, konfirmoi se Asociacioni Blu-ray, tek i cili Nvidia është një kontribuues, është pajtuar rreth “parametrave të duhur për atë që konsiston një 3D Blu-ray” dhe ka deklaruar se filmat e parë 3D Blu-ray do të duhej të paraqite në rafte dikur në fund të verës së vitit 2010.

Nvidia do të përkrahë standardin përmes teknologjisë 3D Vision, me ç’rast Berraondo ka theksuar se filmat e rinj do të përdorin vlera të biteve rreth 60 Mbits/sekond, që është dyfishi i një filmi standard.

Pavarësisht rritjes në bandwidth, ai deklaroi se HDMI 1.3, që është lansuar në vitin 2006 dhe është përditësuar së fundi në gusht të vitit 2008, “do të duhej të ketë bandwidth të mjaftueshëm” për të siguruar shikim të këndshëm. Skedarët e rinj do të enkodohen përmes shfrytëzimit të formatit MVC-AVC, që bazohet në formatin AVC që momentalisht përdoret nga filmat Blu-ray.

Ai gjithashtu tha se filmat 3D Blu-ray do të kenë nevojë për ekrane me rata rifreskuese prej 120Hz, që është dyfishi i standardit të tanishëm prej 60Hz, dhe njësi Blu-ray 2x speed. Sikurse me të gjitha produktet 3D të Nvidia’s, syzet e errëta do të nevojiten për të shikuar filma.

Specifikimi i ri rrit shqetësimet rreth aftësisë së harduerit të tanishëm për të lëshuar produkte 3D që pritet të paraqiten, dhe Berraondo ka konfirmuar se “pajisjet e të ardhmes Blu-ray do të kenë nevojë për çipa më të fuqishëm” për të lëshuar përmbajtjen këndshëm, ku “shumica” e prodhuesve kryesor veçse kanë konfirmuar lëshimin e “lexuesve të rinj” gjatë vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu dha sinjale se Playstation 3 nga Sony ishte momentalisht i vetmi lojtar që ka “mundësi” të lëshojë përmbajtje 3D Blu-ray dhe atë përmes “përditësimit të firmuare”, që arrihet falë GPU-së së tij diskrete Nvidia, që bazohet në arkitekturën GeForce 7800.
 
Top