• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tavë Elbasani

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0


Përbërësit:

* 1 kg mish qengji,
* 1 kg kos të trashë ose të përzier me ajkë,
* 2 lugë gjalpë,
* 2-3 thelpinj hudhër të shtypur,
* 8-10 kokrra vezë,
* 2 lugë miell,
* kripë, vegetë, specall, piper.

Përgatitja:

Nëse është mish qengji i ri, pritet në copa racioni, kriposet, vendoset në tavë me yndyrë të nxehtë dhe futet në furrë për tëu pjekur. Kohë pas kohe, nëse ka nevojë, i shtohet nga pak ujë i nxehtë. Në të kundërtën, hidhet në tenxhere për tëu zier, e gjysmë i zier, vendoset në tavë, ku i hidhet pak supë dhe dy lugë gjalpë. Futet në furrë të nxehtë me temp. 200ëC që të piqet. Ndërkohë tunden vezët me kos, shtohen hudhrat e shtypura, mielli i ulur në pak ujë dhe lëng mishi, kripa, vegeta, piperi. Tavës me mish i hidhet një lugë specall, pastaj mbi mish derdhet masa e përzier e vezëve dhe rrafshohet në tërë tavën. Futet në furrë edhe për disa ëaste, sa të mpiksen vezët, por të mbesin të buta. Shërbehet e nxeht
 
Top