• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tavë me patate të reja

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy

Tava me patate të reja mund të bëhet në dy mënyra: me patate të mëdha (mënyra e parë) dhe me patate të vogla (mënyra e dytë). Patatet e reja shpeshherë janë të përziera me kokrra të mëdha e të vogla. Të mëdhatë qërohen dhe pastaj kalojnë në përpunim të nxehtë, ndërsa të voglat lahen, zihen, qërohen dhe pastaj gatuhen. Kjo është më praktike, sepse kokrrat e vogla duan më tepër kohë për t'u qëruar.
Mënyra e parë:

Për 4-5 persona duhen:
• patate 1 kg
• vezë 2 kokrra
• qumësht një gotë uji
• majdanoz
• gjalpë 2-3 lugë gjelle
• kripë, piper i zi.

Patatet e reja lahen, qërohen dhe zihen në ujë të vluar me kripë. Pasi të jenë zier, u kullohet uji, priten në feta të trasha dhe shtrohen në tavë.

Në pjatë të thellë ose në tas porcelani a plastmase rrihen vezët me qumësht, shtohet kripë, piper i zi dhe majdanoz i grirë imët.

Masa e përgatitur hidhet sipër patateve, sipas dëshirës mund t'i hidhet kaçkavall i grirë ose djathë i bardhë, pastaj spërkatet me gjalpë dhe piqet në furrë.

Mënyra e dytë:

Për 4-5 persona duhen:
• patate 1 kg
• vezë 2 kokrra
• qumësht 1 gotë uji
• qepë të njoma 2-3 copë,
• vaj 3-4 lugë gjelle
• kripë, piper i zi, majdanoz

Patatet lahen, zihen në ujë të vluar me kripë, qërohen dhe pastaj priten në feta të trasha.

Në fultere me yndyrë skuqet qep a e njomë e grirë hollë, pastaj shtrohen patatet, kaurdisen pak së bashku, hidhet kripë, piper, i zi majdanoz i grirë hollë, . përzihen lehtë që patatet të mos prishen.

Të gjitha hidhen në tavë të lyer me yndyrë dhe rrafshohen.

Në një enë rrihen vezët dhe shtohet qumësht, pak kripë, për*zihen mirë dhe u hidhen sipër patateve.

Tava piqet në furrë për 15-20 minuta. Pas pjekjes ftohet pak, pritet në copa dhe vendoset në pjata.
 
Top