• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore.

Nese do pranonim 100% vertetesine e ketyre fjaleve ,a mos valle shume njerez do abuzonin ne menyre te frikshme duke gabuar shpesh edhe qellimisht te sigurte se do kene prane hyjnine e faljes?!

Personalisht mendoj qe falja mund te jete e lehte ne gabimet e vogla, por nen gabimet e renda falja eshte shume me e veshtire. Ka raste qe urrejta (inati) mbahet nen kraharor me vite, dhe perfundimisht falja mbi ate person qe kreu gabimin, eshte ilaci qe sheron brengen.

Nuk besoj qe ("Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore.") kjo do te ndodhte 100%, c'do here qe nje gabim kryet. Nqs do ndodhi atehere ""Me fal"" nuk do ekzistonte ne fjalorin e njerezimit sepse keto fjale nuk do kishte aspak vlere dhe asnje kuptim.
Falja ne cdo kohe e ne cdo rrethane mbetet hyjnore
Duhet te dish edhe cilin te falesh , sepse ka njerez qe faljen ta marrin per dobesi.

Po ju miq cfare mendoni,mos valle ju ndodh te besoni ne vertetesine e thenies se Zweig qe e perjashton hipotezen e faljes se perhershme, pasi te gjitha fajet(gabimet) mbeten ne ndergjegje dhe nuk harrohen ,ndaj edhe te gabosh shpesh dhe qellimisht eshte nje ngarkese shpirterore?!

Na tregoni paksa mendimin tuaj ;)!
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

A jane njerezit Hyjni ?! JO :)

Pra, Falja e Madhe prandaj quhet se eshte Hyjnore.

Te falesh gabimin (per njerezit e kam fjalen) , do te thote te pranosh tjetrin ashtu sic eshte, te priresh drejt mirekuptimit, te pyesesh e ripyesesh vehten se si do te veproje ne vendin e tij ?!

Vec krimi eshte i pafalshem.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Meri,absolutisht qe nuk pretendojme te jemi hyjni madje jemi shume larg te qenurit te ngjashem me hyjnite persa kohe na pushtojne ndjenja nagative si merzitja,inati,meria etj ...

Gjithsesi eshte mese e pranueshme,dhe e natyrshme te falesh nje person qe e ndjen te arsyeshme se vertete e meriton faljen tende dhe nuk mund te abuzoje me te ne nje te ardhme te mundshme!
 

born_to_love

elektron i lire
Anëtar
Mar 6, 2010
Postime
87
Pikët
0
Vendndodhja
Greece
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Hmmmm sa shum qe e vret mendjen moj Eni...:)
Mendoj se shprehja ka ekzistuar ne nje bote tjeter,kur gabimet dhe krimet mbase kryheshin nje here ne vit...Ne kohen tone nuk mendoj se ajo shprehje gjen zbatim,nuk them qe gabimi nuk duhet denuar,por gjithashtu mendoj se gabimet disa here jane dhe te nevojshme,te nevojshme qe te na kujtojne se nuk jemi qenie perfekte,te nevojshme qe te na ndihmojne te korrigjojme veten ne shum drejtime.Por pas cdo gabimi nuk eshte e thene qe te pasoje inati dhe urrejtja,nje falje do bente te ndiheshin mire te dyja palet.Ka shum raste qe pas nje krimi apo gabimi,faji ngelet shum here "jetim"...Asnje nuk mer persiper pergjegjesine keshtu qe as falja nuk vjen...Nuk jemi qenie hyjnore,jemi qenie njerzore dhe gabimi eshte pjese e jetes sone
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Eh more Manjol, ti e di qe mua me pelqen ta vras pak mendjen,ndonjehere me shume sesa duhet vertete :)!
Gjithsesi jam mese dakord edhe me kendveshtrimin tend,sikurse edhe une nuk e kam perjashtuar mundesine e te gabuarit. Askush nuk eshte perfekte,e persa kohe ne jemi askush do te thote qe as ne nuk jemi perfekte edhe nuk do te jemi ndonjehere.
Madje ka momente qe gabimet jane domosdoshmeri per te kuptuar deri ku ke arritur,deri ku mund te arrish me mendimet e tua,me reagimet e tua kundrejt situatave te ndryshme. Te ndodh qe gabimi te kthehet ne mesim por ndonjehere te trishton paksa ideja kur te kthehet ne pesim,aq me teper kur ky pesim ka shume efekte negative tek ne.

Sigurisht qe jo cdo gabim duhet te vijohet me inat,merzitje,mllef por ja qe jane pjese te ndjenjave njerezore edhe ndonjehere sentimentalizmi,ndjeshmeria,zhgenjimi nga personat qe mund te kene bere faj kundrejt nesh na bejne te reagojme ne kete menyre. Gjithsesi,eshte e vertete qe falja duhet te mbizoteroje tek cdokush,pa menduar se mund te ndihemi inferiore nese reagojme ne kete menyre. Perkundrazi eshte menyra me e bukur per ta pranuar dike,per ta dashur dhe vleresuar per ate qe perfaqeson panvaresisht gabimeve te vogla momentale :)!
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Varet nga sensi i te gabuarit (njerzore apo djallezore)
Falja magj qe jo gjithkush ka sensin me e perdor
 

Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,461
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Gabime bejme te gjithe!! Un fal vetem ate qe e meriton :)
Mundohem te mos bej gabime qe te kerkoj falje..sepse refuzimi esht pika e dobet e imja dmth... te refuzoj dike ose te me refuzojne ne cdo kuptim te fjales.
 

Diellza

Super Anëtar
Anëtar
Jan 20, 2010
Postime
210
Pikët
28
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Pajtohem 100% me mendimin e merit.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Teme e bukur se s'ka njeri mos gaboj ne jete..po ti therrasim pak llogjikes asnje s'eshte perfekt 'ndaj kur tgjith gabojme edhe duhet te falim megjithate te falesh eshte dicka e bukur po i bashkangjitem dhe postimit te Meri me lart qe:

Te falesh gabimin (per njerezit e kam fjalen) , do te thote te pranosh tjetrin ashtu sic eshte, te priresh drejt mirekuptimit, te pyesesh e ripyesesh vehten se si do te veproje ne vendin e tij ?!

Vec krimi eshte i pafalshem....se vertet vetem Krimi s'falet!
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

S'me kan pelqyer ndonjehere aforizmat definitueze te gjerave. E coj situaten sipas ambientit, pozicionit, arsyes dhe formes se logjikuarit. Aty fillon dhe lind, ta fal apo ta ndeshkoje... :)
 

God'o

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2010
Postime
173
Pikët
0
Vendndodhja
Ireland
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Eshte e koklavitur kjo pune.Varet lloji gabimit dhe ca permase ka gabimi.Une parapelqej te jem me shume njerezor :D Ja kam len Belle te merret me ceshtjet hyjonre :p
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Eshte e koklavitur kjo pune.Varet lloji gabimit dhe ca permase ka gabimi.Une parapelqej te jem me shume njerezor :D Ja kam len Belle te merret me ceshtjet hyjonre :p
lol paske gjetur edhe zedhenese te zonjen per ceshtjet hyjnore:D! Gjithsesi me mire do ishte te kujdeseshe vete per veten per te dyja anet e medaljes ...
 

God'o

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2010
Postime
173
Pikët
0
Vendndodhja
Ireland
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Se marr ate pergjegjesi per tu ber hyjnor se nuk besoj te hyjnorja.thjeshte te gabim/falje por jo gjithcka mund te kalohet thjeshte duke falur..Kush gabon ka mbas dhe faturen per te pagura per gabimin e ber.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Jezusi ka then * Kur fal perendia kush jemi ne te mos falim ? kush jemi ne te gjykojm ?* Mos e falmja personalisht tek un nuk eksiston sepse kam fal gjithmon..
 

Emilia

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
56
Pikët
0
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Is nice enough to forgive, but I'll never be dumb enough to forget

ky eshte mendimi im - me pak fjale shqip : eshte mire te falesh, por kurre nuk do jem aq budallacke sa te harroj ;)
 

Socio

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,066
Pikët
113
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Nuk ka ndjenje me te forte se frika, ajo paralizon.
 

Master

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 29, 2016
Postime
148
Pikët
0
Përgjigje e: Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore ...

Trimi fal ......
 
Top