• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Te gjith filozofet boteror ne nje teme

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Demokriti

Demokriti lindi në Thraki në qytetin Abder rreth vitit 460 p.e.s. « I shtyrë nga dëshira për të nxënë », thot Aristoteli, udhtoi shum dhe ariti të bëj spjegime racionale mbi natyrën dhe u bë burim i rëndësishëm për pasardhësit e ndër ta më i njohuri është Epikuri. Besohet të ketë shkruajtur pesëdhjetë e dy vepra por kjo duhet të meret me shum kujdes sepse të ruajtura janë vetëm dis kalime e nga citimet mbi të që gjejmë sot, janë të njerëzve që nuk përputheshin me idetë e Demokritit kështuqë, dëshmitë e tyre nuk janë tejet të besueshme. Nga mungesa e byrimeve të sigurta, në kohët vijuese tê antikës, sa në Greqi aq sa edhe në Romë u krijuan anekdota nga të cilat së paku arijmë të krijojmë një pasqyrë mbi atë se ç’qe Demokriti në kohët në fjalë. Plutarku thot se ai është verbuar vet për të ju shmangur shqetsimve dhe pengesave që vijnë nga jashtë e sidomos nga femrat, të cilat përndryshe dikur në jetën e vet ka dashur ti ketë të gjitha.
Sa i përket veprimtarisë mendimtare, Demokriti pranonte dy principe të krijimit të gjithësisë dhe për hërë të parë, flitet për një sistem të krijimit të gjithësisë pa ndërhyrje të forcave mbinatyrore. Këtu kemi me të vërtetë një mundim, një punë mendimit më të ri dhe jo pse për herë të parë përmendet fjala atom, po pse bëhet një hulumtim për ndërtimin e asaj që egziston me principe të reja dhe mbështetur në baza të reja materiale. Demokriti pra zhvillon, do të kisha thënë një teori materialiste mekanike ku materjen e quan të formuar nga grimca të pazzhdukshme dhe të pandashme më tej (atom). Çdo trup formohet me lëvizjen e grimcave lirë në shprazëtirën që egziston dhe që mundëson këtë levizshmëri. Pra kështu formohen trupëra më komplekse dhe të njëjtat grimcohen pas vdekjes.
Dihet gjithashtu se Demokriti nuk ishte një materialiste i shterur dhe pa idealizëm në vehte. Ai me hutaqëri kërkonte qetësi shpirtërore dhe morale. Kërkonte pastrimin shpirtëror nga friga dhe bestytnitë. Për tu mbrojtur nga dëshirat e ndryshme, si që përmenda edhe më parë ai e verboi vehten…
Nga veprat e tia (52 në numër) nuk gjemë vetem një pakicë shum të vogë se pjesa tjetër është shkatruar ose humbur. Fragmente, citate dhe pjesë mbi jetën e tij transmetohen më vonë nga Aristoteli, Simpliciusi, Ciceroni, Plutarku…
Një shekull më vonë, teorinë e bazuar mbi atomet e mer dhe e zhvillon
Epikuri, që njihet njiherit edhe si pasardhës më i denjë dhe më besnik i Demokritit.
Disa citate të Demokritit :
« Asgjë nuk vjen nga hiçi, dhe asgjë, pasiqë të jetë shkatëruarnuk i këthehet hiçit. Atomet lëvizin në gjithësi duke prodhuar vorbulla dhe nga kjo formohen komponimet : zjarri, uji, ajri dhe toka. »
«Krejt çka egziston në gjithësi është frut i rastit dhe domosdoshmërisë. »
«Gjithësia është e pafund pasiqë nuk është vepër e asnjë krijuesi. »
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Empedokli


Empedokli rradhitet ndër figurat më të shquara të filozofëve të kohës parasokratiane të shkollës së Parmenidhit. Është i influencuar nga tri idetë të cilat edhe i mësoi, ata të Pitagorës dhe besimet Orfeike ; idetë Eleatike : dhe ndikimet nga Herakliti. Mbron tezën e Njëshes dhe mëtej, pasiqë nxen edhe mësimet e vijuesve të Pitagorës, përpilon kosmologjine e vet. Zjarri, toka uji dhe ajri janë elementet që formojnë çdo gjë në gjithësinë e paraqitur në një sferë ku bashkimi dhe ndarja e elementeve vihet në lëvizje nga dy forca të vetme : Dashuria dhe urrejtja. E para është forcë bashkuese kurse e dyta forcë që sjellë ndarje. Përveç interesit mbi natyrën Empedokli merret me jetën politike dhe është mbrojtës i zjarrtë i demokracisë. Është poashtu i njohur si idhtar i doktrinës së migrimit të shpirtërave dhe si shërues, gjë që bëri të konsiderohet si hyjni nga bashkëkohanikët e tij. Për të vërtetuar pavdekshmërinë e tij, por më tepër nga krenaria joracionale, pas një banketi ndër besimtarë e miq, dëgjon një zë që e thërret dhe ai zhduket përgjithmonë. U gjuajt në flakët e Etnës nga i ngelën pa u djegur vetëm bronza e këpucëve. Apotheozë pak edhe e stërritur por sidoqoftë, dëshira Empedoklit u plotësua më së miri… Pretendonte të jetë Hyjni dhe i pavdekshëm ( « Pastrimet »… unë kam arrdhur tek ju si një Perendi i pavdekshëm…) Këtë e ariti gjatë jetës e sidomos duke ju sakrifikuar Etnës. Kjo ishte dëshira e tij…
Empedokli fizikant dhe magjistar :
Në poemën « Natyra » flet për ushtrimin e forcës së magjisë mbi çdo gjë. Aty i drejtohet nxënësit të vet Posanias me fjalët : « Ti do ti mësosh të gjitha ilaçet kundër dhimbjeve dhe pleqërisë. Ti do të qetësosh vrullin e errërave të palodhshme… Për të mirën e njeriut ti, kur do të duhet, do të bëshë që thatësia të zëvendsoj shiun dhe të kundërtën ».
Përndryshe te Empedokli që në fillim verejmë vendosjen e materjes unike të përhershme. Çdo gjë e gjithkah është rrënjë e të qenurit. Asgjë nuk nuk vjen dhe asgjë nuk shkatrohet. Çdo gjë që është, ka qenë dhe do të jetë. Katër janë « rrënjët » që kanë egsistuar dhe do të egzistojnë : Zjarri (në formën e hyjnizuar Empedokli e quan Zeus), Uji, Ajri dhe Toka : këto janë bazat e Qenies dhe qëndrojnë në gjithësi dhe që kanë madhësinë e tyre edhe pse ai nuk ka njohurinë e rëndësisë së tyre. Dielli dhe yjet janë aty nga djithëmonë dhe nuk ska ç’të kërkojmë jasht kësaj. Të gjithë kanë të njejtën moshë. Kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë përçdoherë.
Shohim se në një mënyrë Empedokli pranon shumësin e vetive të spcifikuara të pandryshueshme dhe spjegon përzierjen e elementeve nëpërmjet procesive mekanike. Përzierja bëhet mes elementeve me afinitete të përafërta dhe nuk ka asnjë lloj tranfsormimi. Lumenjt e mëdhej gjithashtu mund të kalojnë nëpër pore të ngushta (këtu Empedokle bënë hapat e para në fushën e atomit). Toka mori lëndët e shumta nga uji e zjarri dhe kështu u prodhuan eshtërat, tuli, dyelli dhe gjaku.
Principet dhe mekanizmi sipas së cilit prodhohen këta përzierje dhe ndërrime, janë dy veti (elemente) të rëndësishme : Përçarja (armiqsia) dhe nga ana tjetër : Dashuria (harmonia, gëzimi).
Tash shtrohet pyetja a është Empedokle i bindur në Njishen e materies apo pati tendenca të ndërlidh idetë e shumëfishit kaotik. A është pra Përçarja një rrjedhë e Mërisë dhe Dashuria një betejë kundër mbretërisë së Përçarjes ?
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Gorgias

Gorgias, nxënës i Empedolkit nga i cili e mësoi retorikën, është nga Leontium i Sicilisë dhe sipas disave jetoi 108-109 vjet. Njihet bashkë me Protagorën, si njëri nga sofistët e parë dhe më të njohurit në historinë e filozofisë. Në Athinë erdhi në moshën gjashtëdhjetë vjaçare me urdhër të qytetit të vet si ambasador. Në një fjalim të mbajtur para Kuvendit Popullor, ariti të bind athinasit ta ndihmojnë kundër Sirakuzës. Vdiq në vitin 374 p.a.s. në Larisë.

« Fjala është despot i plotëfuqishëm » pat thënë Gorgias në një fjalim tjetër të vetin në Athinë. Për të, arti i të folurit dhe manipulimit janë « çelsi i pushtetit politik ». Thënia e tij se : Gojëtari ka mundësinë e të folurit që të gjithëve pa dallim dhe mbi çdo pyetje, në atë mënyrë që në prani të turmës të jetë më bindës se çdokush tjetër. » Të këtilla deklarime ngjallën bujë në Athinë dhe njëherit ndihmuan që retorika, pra arti për të bindur, të pajiset me petk famëkeq. Sulmet më të « egra » erdhën nga Sokrati dhe nxënësi i tij Platoni në Dialogun e tij sa bënë që edhe sot fjala sofist të ketë domethënie fyese. Për Platonin, sofistët, e nderonin (çmonin) më shum të mundshmen se sa të vërtetën , kjo është e pajelueshme. Por, edhe pa Platonin, retorika, vendin e ka në në mes të lejueshmes dhe përçmimit. Ajo lindi krysisht si pasojë e nevojës dhe e dëshirës për mbisundim politik dhe për të bindur gjykatësit gjatë një procesi gjyqësor.

Gorgias dhe sofizmi në përgjithësi mbrojnë « tezën e të fortit ». Për ta, drejtësia është çpikje e të dobtive që e përqafojnë një masë e madhe, të cytur nga friga se mos vallë do të pësojnë nga të fortit. Për sofistët drejtësia është forcë dhe lejohet të përdoret për epërsim…

Përfundimet kryesore dhe më të dalluara të Gorgias janë :

*

a. E vërteta nuk egziston ;
*

b. Qenia nuk egziston e « nëse diçka egziston, është qenia ose jo-qenia, ose njëherit qenia dhe jo-qenia. » ;
*

c. « Edhe nëse diç egziston, njeriu nuk mund ta dalloj e as ta spjegoj » ; n

Gorgias, nxënës më të famshëm pati Isokratin, që u bë njëri ndër gojëtarët më të njohur të Athinës por që njëherit u sulmua shum ashpër nga Plutarku « se kaloi një të nëntën e jetës se vet për të shkruar një fjalim ».
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Herakliti


Herakliti lindi në Efez në brigjet e Egjeut në një familje, sipas legjendës, priftërinjsh dhe mbretërish, por vet i la mbënë titujt e klasës dhe rangut.
Privilegjohet të besohet se la pas tij një libër nga i cili neve na kanë aritur dis fragmente të shkruara në stil poetik ku mendimet janë vështirë të kuptuesheme nga edhe e fitoi llagapin « i errëti ».
Jean Brun e cilëson në mënyrë të mrekulluar Heraklitin kur thot :
« Filozofí e përleshjes dhe harmonisë, Filozofí e Bërjes dhe Këthimit të Përjetshëm, filozofí e jetës dhe katastrofës, filozofí e Logosit që flet dhe e numrit të vulosur, mendimi i Heraklitit, është në të njëjtën kohë edhe shumë i vjetër edhe aktual, përbën në vehte shumë më tepër se sa që përshkruan. Ajo është në mënyrë të veten, filozofí e limitit dhe pragut që na çon në këtë përpara që ndalet. »
Tri janë temat që reflektojnë në veprën e Heraklitit : hulumtimi i themeleve të vetme të botës si një e plotë ; njësia e të kundërtës dhe rrjedhoja e gjërave. Njëherit vërrejmë se hulumtimet në principe të materjes dhe se ai mer për për elemnte kyqe tokën, ujin ajrin dhe zjarrin. Për te, në fillim ishte krejt zjarr por që mëtej me dëshirën hyjnore u shëndrrua në det e nga gjysma e të cilit u krijua dheu.
Në qëndrimin e tij mbi principin e të njejtës dhe të kundërtës në të njejtën njësi, pason principi themelor i ndryshimit të vazhdueshëm, e të përhershëm. « Nuk lahemi dy herë në të njëjtin lum » është shkruar nga nga Herakliti që na bëne të kuptojmë se uji i lumit që hyme njëherë, për së dyti nuk është më i njëjti megjithëse jemi në të njejtin lum. Ky princip është ai që na shtin ti kundërvëmë Heraklitin Parmenidhit dhe teorisë së tij të Një Qenie, pandashmëri, i përjetshëm homogjen dhe pandryshueshëm.
Sa i përket kohës, Herakliti është akoma në fazën e arkaizmit dhe në këtë epokë, jemi akoma në mes të ndjenjës dhe resonimit nga edhe mendimi i adoptuar mbi konceptin ciklik të kohës e jo në atë linear. Pra këtu kemi të bëjmë me një dialektike të hapur sepse ai injoron kohën lineare të zhvillimit, të ecjes sepse kalimi i kohës në formë spirale është rrikëthim i pafund në kohë ciklike që përfundon në kaos të hapur. Hegeli është ai që u largua nga kjo kohë ciklike në një spjegim të saktë modern të kohës lineare
Herakliti me idetë e veta, influencoi numër të madh mendimtarësh nëpër shekuj, ndër ta Platonin dhe stoikët si dhe Hegelin që integroi sistemin e tij në veprën e vet.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Herakliti


Herakliti lindi në Efez në brigjet e Egjeut në një familje, sipas legjendës, priftërinjsh dhe mbretërish, por vet i la mbënë titujt e klasës dhe rangut.
Privilegjohet të besohet se la pas tij një libër nga i cili neve na kanë aritur dis fragmente të shkruara në stil poetik ku mendimet janë vështirë të kuptuesheme nga edhe e fitoi llagapin « i errëti ».
Jean Brun e cilëson në mënyrë të mrekulluar Heraklitin kur thot :
« Filozofí e përleshjes dhe harmonisë, Filozofí e Bërjes dhe Këthimit të Përjetshëm, filozofí e jetës dhe katastrofës, filozofí e Logosit që flet dhe e numrit të vulosur, mendimi i Heraklitit, është në të njëjtën kohë edhe shumë i vjetër edhe aktual, përbën në vehte shumë më tepër se sa që përshkruan. Ajo është në mënyrë të veten, filozofí e limitit dhe pragut që na çon në këtë përpara që ndalet. »
Tri janë temat që reflektojnë në veprën e Heraklitit : hulumtimi i themeleve të vetme të botës si një e plotë ; njësia e të kundërtës dhe rrjedhoja e gjërave. Njëherit vërrejmë se hulumtimet në principe të materjes dhe se ai mer për për elemnte kyqe tokën, ujin ajrin dhe zjarrin. Për te, në fillim ishte krejt zjarr por që mëtej me dëshirën hyjnore u shëndrrua në det e nga gjysma e të cilit u krijua dheu.
Në qëndrimin e tij mbi principin e të njejtës dhe të kundërtës në të njejtën njësi, pason principi themelor i ndryshimit të vazhdueshëm, e të përhershëm. « Nuk lahemi dy herë në të njëjtin lum » është shkruar nga nga Herakliti që na bëne të kuptojmë se uji i lumit që hyme njëherë, për së dyti nuk është më i njëjti megjithëse jemi në të njejtin lum. Ky princip është ai që na shtin ti kundërvëmë Heraklitin Parmenidhit dhe teorisë së tij të Një Qenie, pandashmëri, i përjetshëm homogjen dhe pandryshueshëm.
Sa i përket kohës, Herakliti është akoma në fazën e arkaizmit dhe në këtë epokë, jemi akoma në mes të ndjenjës dhe resonimit nga edhe mendimi i adoptuar mbi konceptin ciklik të kohës e jo në atë linear. Pra këtu kemi të bëjmë me një dialektike të hapur sepse ai injoron kohën lineare të zhvillimit, të ecjes sepse kalimi i kohës në formë spirale është rrikëthim i pafund në kohë ciklike që përfundon në kaos të hapur. Hegeli është ai që u largua nga kjo kohë ciklike në një spjegim të saktë modern të kohës lineare
Herakliti me idetë e veta, influencoi numër të madh mendimtarësh nëpër shekuj, ndër ta Platonin dhe stoikët si dhe Hegelin që integroi sistemin e tij në veprën e vet.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Orfeu


Orfeu,është personazh mitologjik, djal i mbretit të Thrakisë, Oeagre dhe i Kaliopës.

Sipas legjendës, Orfeu është themelues dhe njëherit ngushtë i lidhur me bestytninë e mistereve. Ai me lirën e tij ju fliste dhe i mahniste shtazët ; trondiste të vdekurit… Këto dhunti, ia dhuroi Apolloni e nga këtej, Orfeu ia shtoi dy kordha lirës për nderë të nëntë muzave.

Pas fitores së Argonautëve mbi sirenat në ishullin Lesbos, ai shkon në Egjipt. Me të këthuer prap, themeloi Misteret e Eleuzisit dhe më së fundi u instalua në mbretërinë e atit të vet në Thraki.

Miti i Orfeut dhe shkrimet pas tij, ngjallën interes të madh dhe sipas disa të dhënave, janë të lidhura edhe me origjinën e krishtenizmit.

Pjesmarja në ekspeditën e Argonautëve dhe qëndrimi në Egjipt, ishin rast i volitshëm për bariun Ariste që ti afrohet Euridisë, grues së Orfeut. Ajo i refuzoi ofertat dhe duke ikur, nuk pa gjarpërin i cili e kafshoi këmbë. E zbritur në fer, Orfeu shkoi ta mar duke e venduar në gjum me muzikën e këndshme të tij, qenin-roje me tri kokë. Megjithate, duke dalur nga feri ai u këthye për të parë të shoqen a e ndiqte dhe kushti i caktuar nga perëndia Hades për shpëtimin e tyre, nuk u plotësua. Dëshprimi qe i shum i madh. Menadët e pezmatuar, e coptuan dhe e hodhën në Hebros uji i të cilit bartën pjesët e trupit dhe gjer në brigjet e Lesbosit. Koka e tij notonte mbi valët e detit duke kënduar me lirë. Muzat i gjetën pjesët e trupit, i bashkuan dhe bënë varimin në malin Olimp.

Edhe pse figure mitologjike, Orfeu dhe literatura e lënë pas, meren si fillim i largimit nga tjeshtë irealja, pra nismë drejt mendimit shkencor dhe fillimit të epokës së filozofisë sot të njohur me emrin « parasokratët ».

Ky mit, ngjallë interes gjatë gjithë shekujve gjer në ditët tona. Kompozitorë me famë, letrarë, regjisorë, piktorë dhe vizatues të filmave të animuar, krijuan vepra të jashtëzakonshme për Orfeun dhe mitin mbi të. Këtu, mund të premendim në pikë të parë kompozitorë me famë botërore si Monteverdi-n, Hajdn-in Offenbach-un…
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Parmenidhi


Parmenidhi, Mendimtar grek filozofinë e të cilit nuk e njofim aq sa duhet e disa herë mbi të janë shkruar gjëna thellësisht të pasakta.

Nga vepra sot njohim me saktësi vargjet « Mbi natyrën » është e tepërt dhe e pabazë pohimi se Parmenidi shkroi edhe në prozë pasiqë për të vërtetuar këtë, nuk kemi asnjë dokument të besueshëm të gjetur gjer më tani.

Lindi në Ele në një familje të pasur dhe mendohet se në moshën 65vj. Kaloi në Athinë ku edhe pat takuar Sokratin.

Për të hapur mundësitë e studimit të Parmenidhit, është mirë të tërhiqet një rezyme në disa pika kyqe. Për te, Qenia është kryesore, e domosdoshme, pa zanafillë dhe e përjetshme, e vazhdimshme dhe jashtë çdo dyndjeje kohore, e pandrysheshme dhe homogjene, një… Krejt është mirë e lidhur dhe e arsyeshme, dhe si përfundim : Qenia Është e Mos Qenia nuk Është apo e kundërta, Mos Qenia Është e Qenia nuk Është. Duke u nisur nga kjo se nuk qëndron Mos-Qenia, Parmenidhi arin të vërtetën e përkryer të mendimit të tij mbi Qenien.

Kështu, duke injoruar Hiçin, ai ngriti bazat e fjalës dhe logjikës racionale. Por kjo, nuk do të thotë se Parmenidi nuk është jokeherent. Qenia është, koha Jo Ja nga ku edhe ideja e palëvizshmërisë ; krejtë ç’është, do të jetë përgjithmonë. Ja këtu QENIA parmenid tejkalohet nga zanafilla dhe shpërbërja (shkatrimi) (genesis dhe phthora).

Të pa qenën nuk mund ta njohim se është pamundur e pra as nuk mund ta shprehim me fjalë sepse mendimi është i njejtë me Qenien, që do të thotë se fjala dhe mendimi duhet të jenë Qenie. Ata egzistojnë e hiçi jo, ai është asgjë.
Parmenidi e konsideron Qenien si një trung dhe për ta arsyetuar ështin e saj në botë ai nuk lodhet shum e kjo sqarohet me Doksën (greqisht : doxe,es*) e tij.

Në fund mund të themi se Qenia a Parmenidit është grimcë e Kaosit e e me këte është botë në vehte pasiqë njëherit është njëshe e tjeshtë edhe një gjithësi e tërë, me një fjalë, Zot.

Në kaos nuk egziston koha, Qenia është një ekstrem monolitik. Athua Parmenidi donte në mendimet e tija të quajtura pak sa me të drejtë të errëta, të shoh qenien e tij më lartë se qenien dhe hiçin mbi të cilat flet.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Pitagora


Pitagora është matematicient e filozof grek që jetoi nga fundi i shekullit VI p.e.s. Lindi në ishullin Samos nga ku u largua për për të bërë shum udhtime e ndër ta vizitoi edhe Egjiptin por pjesën më të madfhe të jetës e kaloi në Crotone, (foto poshtë) në jug i Italisë së sotshme . Këtu krijoi shkollën e tij të afërt me një sekt.

Pitagora studjoi matematikën, muzikën dhe filozofinë. Njihet si kreator i filozofisë sepse e kuptoi dhe vu në pah ndjenjën për kërkimin e pambarimit të njeriut dhe njëherit ofron një përfundim të këtij hulumtimi : realiteti i përjetshëm që spjegon shfaqjen e të qenurit relatif dhe nxitjen që përbën ajo për përkryrje. Pitagora pra, merret edhe me metempsikozë ; mundësi për rilindje apo ringjallje pas vdekjes në një qenie të ndryshuar dhe kështu në vazhimësi, që do të thotë, mundësi për të patur më tepër jetëra.

Përndryshe, sot parashtrohet pyetja se çfar do të qe niveli dhe rruga e mendimit grek pa Pitagorën? Ku do të kishin aritur Parmenidi, Platoni apo Aristoteli?

Tre dhunti, spiritualizmi, dija dhe filozofia harmonizohen në vepren e Pitagorës dhe kjo është vetia kryesore, dhe elementi kryesor që bënte madhështinë e tij e që lidhi pas tij një numër të jashtëzakonshëm pasuesish pa lënë asnjë gjurmë egërsie por as edhe pengese për lulzimin e personaliteteve si Milon apo Filolasi.

Nxënësit fillestar në pesë vjetët e para mësonin dhe ushtronin heshtjen. Në këtë kohë ata quheshin auditorë (dëgjues). Pas pesë vjetëve, fillonte studimi i lëmive të mjekësisë, astronomisë dhe gjeografisë.

Lufta kundër qytetit të afërt Sibaris (foto djathtas) dhe suksesi i komuninetit të Pitagorës ngjallën armiq kështu ai u detyrua të tërhiqet në Metapontë ku edhe vdiq. Besonte metampsikozën por na nuk dijmë a u ringjall ndonjëherë… Dijmë vetëm se filozofë të rëndësishëm pas tij, në Greqi, në Romë e gjetiu, lanë dëshmi të qarta për se frutet e urtësisë së Pitagorës jetonin akoma.

Pas zbulimit të blloqeve të gravuara t’argjilit nga Babilonasit që datojnë nga viti 1800 p.e.s., dijmë se Pitagora nuk është më zbuluesi por thurrësi i teoremës së njohur « Shuma e katrorëve të masave të kateteve të trekëndeshit këndëdrejtë është e barabartë me katrorin e masës së hipotenuzës ». Pitagora dhe nxënësit e tij zbuluan se seriali i numrave katrorë : 4, 9, 16, 25, 36 dhe me rradhë formohet nga shtimi i numrit tek që vijon në brënda njësisë pra : 1+3 ; 4+5 ; 9+7 ; 16+9 ; 25+11 e kështu me rradhë. Ky zbulim i rëndësishëm, jo vetëm që ka fuqine e një ligji, po krijon edhe një harmoni të këndëshme vizuale të numrave në shpirtin e njeriut.

Në muzikë, njohim « Gamën e Pitagorës ». Gama natyrore që përdorej në mënyrë empirike egzistonte është e qartë. Njeriu i njihte notat pa e ditur se i përdor gjatë rënies së instrumenteve (shqip dëndëneve) dhe këndimit. Pitagora ka meritat për zbulimin dhe vendosjen e bazave të teorisë se muzikës (gama) dhe të fizikës sepse spjegoi bazat e intervaleve natyrore : oktavë, kintin dhe kvartetin që janë në përputhje me raportet numrave të thjeshta.

Këto intervale themelore u zhvilluan gjatë shekujve dhe sot na kemi gamën e njohur : do, re, mi, fa, sol, la.

Stobe : « Pitagora thot se bota ka lindur (është krijuar) nga mendimi e jo nga koha ».
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Protagora


Protagora lindi në Abder të Thrakisë nga viti 480 p.e.s. Njihet si sofisti i përkryer si dhe relativist e skeptik. Udhtoi shum, nga qyteti në qytet ku ligjëronte të pasurve si të mbrojnë çdo tezë, çfarë do qoftë ajo si dhe si ti kundërvihen të njejtës tezë. Vizitoi edhe Athinën, u largua dhe përsëri u këthye aty nga viti 431. Besohet se këtu është ngritur padi kundër tij pasiqë mohoi perenditë. Në të vërtetë Protagora nuk është ateist si që pretendohet të paraqitet nga disa studjues. Ai këtu shpreh më tepër paftësine e njeriut të kohës për të ditur dhe kuptuar çjanë perënditë... Sidoqoftë, ai iku para procesit dhe duke lundruar për në Sicili anija u fundos... Duhet vënë re se kjo është më tepër gojëdhanë se një e vërtetë, e më poshtë do të parashtrojmë disa variante më të afërta me të vërtetat historike rreth këtij procesi.

Pasi vizitoi pës të disatën herë Athinën, aty edhe publikoi traktatin mbi perenditë që shkaktoi tronditje dhe që pasoi me procesin aq të përfolur. « Mbi perënditë une as nuk mund të dis a egzistojnë e as se nuk egzistojnë ; pasiqë shum pengesa pamundësojnë ta dijmë këtë, errësira e pyetjes dhe shkurtësia e jetës së njeriut. »

Shumë shekuj. Kërcënimi për mbajtje të procesit nuk u vëndua në dyshim. Vetëm nga gjusma e qindveçarit të XX historianët filluen ta gjykojnë një qëndrim të tillë duke e quajtur të pastudjuar mirë dhe naif. Në fillim do të ndalem në një kronologji kohore për të lëvizur në periudhë më të vonshme procesin eventual. Protagora ishte mik i Perikleut dhe ai e angazhoi ti krijoj ligjet e Turioit. Kjo daton nga viti 443 që njiherit e vonon ndjekjen e diku gjer nga vitet 418-415.

Mbi të tjera duhet të dijmë se gjithashtu se burimet janë pak të besueshme kur të kemi parasyshë se athinasit e ndoqën nga qyteti me dekret të sjellur n¨èe proces, kurse të tjera burime thone se ai iku para procesit.

Mëtej dyshimet mbi këtë vijnë edhe nga fakti se gjatë kohë është heshtur për këtë ngjarje. Ndoshta nga ajo se Protagora nuk pati nxënës të kalibrit të nxënësve të Sokratit për të evidentuar një gjë të tillë si që bërë Platoni dhe Tucididhi për mësusin e tyre. Mëtej mendohet gjithashtu se heshtja e procesit vjen edhe nga fakti se Protagora ishte vetëm një i huaj në Athinë !? Ndoshta heshtja është frut i mendimit të asaj kohe se kjo ngjarje nuk pati rëndësi për historinë dhe askush nuk mori mundimin të shkruaj pasiqë në këtë kohë vëndin kyq të interesave e zë Lufta e Peloponezit.

Heshtja ndërpritet nga Aristoteli një shekull më vonë. Ai përmend procesin dhe jep emrin e akuzuesit që në të vërtet është edhe prova më e fortë se ngjarja ka ndodhur.

Sa i përket shkatërrimit të librave faktet janë më të moçme se datojnë nga fillimi i shekullit III p.e.s. Filozofi skeptik Timoni thot se « kanë dashur ti asgjësojnë në hi veprat pasiqë kishte shkruajtur se nuk dinte dhe nuk mundeshte kuptoj si janë dhe kush janë perënditë. »

Nga « Koha Romake », në shekullin e parë p.e.s., Ciceroni e përmend djegjen si një gjë « reale ».

Sido që të jetë unë, për të përfunduar do të them se krejtë procesi egzistoi apo jo, nuk është edhe aq i rëndësishëm sa që është i këndshëm fakti se sofizmi i Protagorës që qe shpesh i përbuzur si nga Sokrati, Platoni e gjer më sot, nuk u ndal asnjëherë të ngrej debate që janë më sofizëm se sofizmi i Protagorës e për më tepër, kur vetë kundërsofistët për të thënë të vërtetën e tyre mbi këtë ngjarje, kaplohen nga sofizmi Protagorian. Dhuratë më të madhe as që nuk ka paramenduar Protagora…

* * *
Disa nga citatet më famë të Protagorës :

Njeriu është mas e çdo gjëje, për ç’janë, për egzistimin e tyre ; për çka nuk janë, për mos egzistimin e tyre. »

« Ç’quan njeriu të vërtetë, është e vërteta e tij, do të thot aspekti nga i cili atij i shfaqen gjërat. »

« Mbi çdo gjë mund të bëjmë dy pohime plotësishtë të kundërta. »
« Për çdo subjekt ka dy ligjërime të kundërta mes vehte. »
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Talesi


Talesi lindi rreth vitit 624 p.e.s. në Milet në bregun mesdhetar të Turqisë së sotshme dhe është matematikant i parë në historinë e civilizimin që i njihet emri. Duhet theksuar se datat janë të pasigurta si dhe zbulimet e bëra nga Talesi mund të mos jenë të gjitha të tijat por të mveshura nga të tjerë zbulues që e përmendin vijimisht në tekstet e tyre. Nuk gjejmë shkrime të tijat e nuk ishte e rrall në këtë kohë, kur dijetarë me më pak renome¨, ia lënin shpikjet e tyre njerëzve më të famshëm.
Përveç matematikës, Talesi njihet edhe si dijetar i gjithanshëm, interesohej për çdo gjë, filozof, observator i patejkalueshëm, astronom. Dinte të mendoj dhe ti analizoj e ti hulumtoj fenomenent, kështuqë rradhitet në Shtatë të Urtit.
Tregtar me profesion, ai udhtoi shum, mes tjerash në Egjipt ku edhe mësoi shumë gjëra nga gjeometria dhe sipas legjendës, piramida dhe kërliku bënë që të filloj studimin mbi raportin mes hijes dhe trupit që e përhedh, përshkrimi i trekandshit në rreth, teorema të shumta matematikore dhe aritje të njohurive në lëminë e magnetizmit. Talesi bën spjegimet e tij mbi natyrën duke u bazuar në elementet në të dhe thot se uji luan rol të pazëvendësueshëm sepse nga ai rrjedhin gjërat tjera.
Të marurit e Diellit (eklipsa) e paraparë
Talesi kulmin e famës e ariti kur parshikoj marrjen e diellit Diellit për në vitin 585 p.e.s. gjë që ndodhi me saktësi. Cilat ishin mundësitë që i lejuan të parasheh këtë janë të panjohura akoma. Ndoshta arijti të llogaris lëvizjen e yjeve apo u bazua në intuitë (të Sarosit) mbi kohëzgjatjen e rregullt në mes të dy eklipsave. Shumë më vonë, Herodoti tregon se përleshja në mes forcave të mbretit Babilonas Nabushodonozorit dhe Lidiasve u ndërpre për shkak të kësaj eklipse dhe u vendos paqa.
Talesi si filozof është i njohur për pyetjet dhe përgjigjet që parashtronte : Ç’është të menduarit ? Nga ç’është e bërë natyra ? Cilat janë lidhjet në mes mendimit tim dhe asaj ç’është ? Meritat e Talesit janë se ai më nuk pohon një të vërteë duke u bazuar në një objekt si që bënin qer tani Babilonasit dhe Egjiptasit, por bazohej në objekte të numerikisht të papërkufizuara dhe nga aty mundohej dhe nxirte të vërtetën.
Mendohet se Talesi është autori i « njihe vetvehten » edhepse një numër i madh studjuesish ia mveshin këtë thënie të famshme Sokratit.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Sokrati


Sokrati ,Bir i skulptorit Sofronisk dhe mamisë Fenaret, lindi në Athinë në vitin 470, pra shpejtë pas mbarimit të luftëreva medike, p.e.s. dhe besohet të ketë mar edukatën e kohës, gjimnastikën muzikën dhe gramatikën. Shumica e historianëve janë të mendimit se nuk ka ndjekur ndonjë shkollë filozofike.
Vdiq në vitin 399 pasi përjetoi luftën e Peloponezit dhe tiraninë e të Tredhjetëve.
Për sa i përket jetës së Sokratit dijmë shum pak e sidomos nuk kemi njohuri mbi jetën e tij te re. Ka të dhëna t paqarta dhe mendime se ai në fillim ushtroi artin e babait të vet por se këto janë vetëm hamendje të pavërtetuara me fakte.
Përkundrazi njofim mirë pamjen e tij fizike si nga Ksenofoni ashtu edhe nga Platoni dhe Rabëleu që e përshkruajnë si shum të shëmtuar, tullac, hundështypur, që i ngjante një harapçiu apo një silene (shkumës, lloj bime dikotiledone). Ai skandalizonte bashkëqytetarët e vet si me pamjen e shëmtuar (për Athinasit bukuria fizike ishte simbol i bukurisë morale) ashtu edhe me veshjen e pashije. Ecte zbathur dhe shum rrallë mbathte këpucë.
Sipas Ksenofonit, u martua me Ksantiopë e vrazhdët me të cilën pati tre djem.
Edhe si personalitetSokrati ngeli një enigmë. Bashkëkohanikët e vet e ndër ta edh edisipli i vet Ksenofoni e përshkruan si njeri i frustruar dhe banal, derisa disipli tjetër, Platoni, e ngrë në ideal e i mveshë edhe pikëpamjet e veta filozofike.
Përpos kësaj, në mbjelljen e ideve të veta, Sokrati qe i paorganizuar mirë. Shkolla e tij ishin vendet publike (agora) ku shetitej dhe bisedonte me të gjithë. U parashtronte pyetje të llojllojshme nga të gjitha problemet e jetës që haseshin në Athinë e gjetiu. Shpeshherë përsëriste se ka për mision nga ana e Perëndive që ti edukoj bashkëkohasit e vet. Jetonte në varfëri dhe arsimonte falas. Në këtë aspekt edhe dallohej nga sofistët (tjerë)se ata kërkonin shuma të majme për mësimet e tyre.
Përndryshe, njihet se ishte njëri i guximshëm dhe i përmbajtur në çdo situatë. Nuk e humbaste kontrollin e vehtes në asnjë çast nga edhe shum nxënës të tij i përkushtohen dhe në një masë edhe e adhurojnë.
I akuzuar nga Anitosi dhe dy shokë të tij se : « Sokrati është fajtor për krimet se nuk njeh perënditë që i njeh shteti dhe për përhapjen e hyjnive të reja ; është fajtor prishjen e rinisë » dhe kërkohet dënim me vdekje. Sokrati refuzoi ndihmën e Lisiasit dhe u shpall fajtor me 281 votë nga gjithesejtë 501 votuesë-porotë.
Sokrati rrefuzoi planin e disiplave të tij për ikje dhe ditën e fundit të jetës së tij, para se të pij helmin (sigë) që dikur vet e ndalonte për të bërë vetvrasje. Momentet e fundit të jetës së vet, sipas Platonit, ai ua kushtoi nxënësve të tij për të ju folur mbi pavdekshmërine e shpirtit.
Sokrati filozof :- Për Sokratin se nuk është filozof me profesion. Ai nuk jetonte nga filozofia dhe nga mësimet e tija si filozofët dhe sofistët. Ishte i afërt me të djithë pa dallim dhe nxiste biseda e dabate dhe gjurmonte të vërtetën. Nuk kish pretendime të mësoj diçka të tjerëve pasiqë e dinte se din vetëm një gjë…, se nuk dinte asgjë! Qëllimi i Sokratit ishte të vëndon bashkëbiseduesin në koshiencë dhe në vetqëndrim në kërkim e njohje të vërtetës tek njeriu.
Çdo i lig, është i tillë pa dashur, i lig është vetëm ai që nuk njeh ç’është e mira dhe që nuk di ta dalloj për shkak të mungesës së vullnetit për ta njohur. Njohja e vetvehtes është primare për Sokratin prandej edhe shpesh e përsërit parimin nga e shkruar në tempullin e Apollonit : « a e njeh vetvehten ».
Përndryshe, Sokrati në lëminë e fizikës duket se ka njohuri të thella por ai , gjatë jetës së vet preferoi të meret me çështje të tjera. Deklaronte se janë të kota dhe kundërthënese sqarimet e fiziologëve mbi njësinë apo shumësinë… Ai i ndante gjërat në dy : gjërat njerëzore si bukuria, besimi dhe dashuria, drejtësia, çështja politike… Në gjërat hynore rradhiste krijimin e botës dhe hynitë.
Sa i përket sofizmit dhe sofistëve, Sokrati thot se ky është një art madhështor por hedh poshtë teorinë e sofistëve rreth perendive pasiqë sipas tij njeriu eshtë i kufizuar dhe të kultivoj njohuritë e veta më lartë se sa që i është dhëne nga hyjnitë. Për Sokratin, mësimet e sofistëve janë ushtrime dhe rutinë e asesi art.
Termi majotikë vjen nga greqishtja, që do të thot aftësi për të ndihmuar lindjen (arti i mamisë). Sokrati është bir i një mamie dhe shpesh përmend se nëna e tij asistonte kur gratë lindnin fëmijë e unë asistoj shpirtërat që të lindin mendimet që i posedin pa qenë koshient se i kanë në vehte.
Në qindveçarin e XIX, shum filozofë, psikologë dhe profile të ndryshme dijetarësh, y zhytën në analizimin e personalitetit të Sokratit. Shpesh e cilësonin si rast patologjik. Në të vërtetë, edhe Platoni flet për meditimet e gjata jo të rëndomta të mësusit të vet (Banketi) që arinin kohën prej 24 orësh. Mjekët e shekullit të përmendur më lartë, por edhe sot, janë të mendimit se Sokrati paraqiste elemente të çartjes. Halucinimet dhe ndërprerjet e shpeshta gjatë të folurit, sjelljet e parëndomta në prani të tjerëve sikur të ishte vet, bëjnë të mendojmë se ai me të vertetë, së paku kohë pas kohe shprehte shenja të një njeriu të çmendur.
Niçe mendon se Sokrati është një rast i stërngarkuar të racionalizmit që provokohej nga çrregullimi i instikteve… Ai shtiret si kundërshtarë i sofistëve por vet është në një mënyrë sofisti më i madh sepse nëpërmjet të sofizmës, ai përul bashkëbisedusit me tendencë të ngren vehten.
Në veprën e tij Götzen-Dämmerung oder wie man mit dem Hammer philosophiert, Nietzsche, në mes tjerash thot : « Sokrati deshi të vdes : nuk ishte Athina, ish ai vet që e mori sigën, e detyroi Athinën t’ia jep. »
Kierkegaard thot se Sokrati u dha shum pas ironisë, të cilës nuk i përballoi, pra ra fli i saj...

 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Aristoteli


Lindi në vitin 384 në Stragirë të Maqedonisë nga edhe e muer nofkën Stragirioti. Që në vegjëli e humbi babain Nikomak, që ishte mjek i mbretit të Maqedhonisë dhe për të cilin besohet të kishte shkruajtur shum libra të mjekësisë. Aristoteli, që në moshë të re (17 vjeçar), u largua për në Athinë ku ndoqi mësimet e Platonit në Akademi dhe njiherit njihet si mik i afërt i mësuesit të vet por më vonë edhe shum kritik ndaj tij. Pas njëzet vjetë studimi dhe pune në Akademi, në vitin 343, Aristoteli shkon në Oborrin e Filipit, i zgjedhur nga ai për edukator të djalit të vet, që do të njihet me vonë si Leka i Madh. Më 335, Aristoteli hap shkollën e vet që e quajti Lice apo Peripatos ku praktikonte bisedat filozofike duke shetitur nga edhe nxënësit e tij quhen peripatetistë. Këtu zhvilloi mësimet e veta për 13 vjetë. Por me vdekjen e Lekës së Madh u detyrya të largohet nga Athina pasiqë u ngritë një fushatë kundër tij për bashkëpunim me Maqedhoninë. Nga rreziku që i kanosej u vendos në Kalkidë në ishullin Eube.

Përndryshe nga veprimtaria e gjërë e Aristotelit, nuk gjejmë asgjë të shkruajtur me dorën të tij. Kopjet më të lashta datojnë nga fillimi i qindveçarit të parë p.e.s. dhe dihet se atëherë shkrimet e mendimtarëve kopjoheshin nga të tjerë por gabimet gjatë kësaj pune janë gati të paevitueshme. Mëtej, këto kopje vazhdonin të komentohen et të përkthehen në gjuhë tjera…

Për të rivendosur një rend në « ç’është e Aristotelit », punuan dijetarë me njohuri të mëdha dhe arijtën të grumbullojnë tekstet më të vjetra dhe më të besueshme sa i përket këtij filozofi dhe krijimtarisë së tij të jashtëzakonshme. Interpretimet e mëvonshme në të shumtën e rasteve kishin për qëllim edhe devijimin e ujit në mulli të vet, si që bënë për shembull stoikët kur përshkruanin opinionet e Aristotelit mbi fatin dhe fatalizmin. E vërteta është krejtë ndryshe ; Aristoteli asnjeherë nuk shkroi për fatin e fatalitetin. Përkundër këtij fakti, ai gjatë kohë numërohej në rradhët e stoikëve. I pari që grumbulloi dorëshkrime të ndryshme është Apelikon nga Teosi që u reviduan më vone nga Androniku i Rodosit por Evropa e njohu Aeistotelin më së miri duke i falenderuar arabëve e sidomos Ibën Sinën (Avicena) , mëtej vijnë Amoniusi, Alexandri nga Afrodizia ; kurse ngamesjeta përveç Avicenës që u përmend më parë., dallohen sidomos edhe Ibën Rushd 1126-98 (Averoes) nga Kordoba, Alberti i Madh dhe Avempasi. Sa i përket jetëshkrimit më të hershëm mbi Aristotelin, është ai i Diogjen Laercit.

Aristoteli ngriti për herë të parë dhe me këtë na solli disa diciplina të panjohura ose të papërkryera gjer m’atëherë : Ai është vendosës i parë i ontologjisë ; është i pari praktikues dhe teoreticient i logjikës e i semantikës (péri hermeneias) dhe njëherit i pari që ngriti brinjë filozofisë së tij edhe pozitën e vet në histori dhe me këtë themi se është krijues i historisë së filozofisë.


 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Platoni


Lindi në Athinë në vitin –427 në një familje të njohur aristokrate që i mundësonte një angazhim politik. Por Platoni në vitin 408 , takoi Sokratin dhe nga kjo kohë ai ngrë dorë nga politika duke u dhënë pas filozofisë. Ai nga mësuesi i tij nuk mësoi një doktrinë të caktuar po një formë të lëvizurit para drejtë urtësisë dhe të vërtetës nëpërmjet parashtrimit të pyetjeve dhe përgjigjeve. Vdekja e Sokratit duket e tronditi Platonin që shkruajti : si mundet , që në qytet, i drejti të dënohet me vdekje e pra drejtësia e vërtetë dhe autentike të nëpërkëmbet? Nga që, si nxënës i Sokratit mund të rrezikonte, ai u largua në Megarë, mëtej në Egjipt dhe Sicili ku edhe shpresoi të kryej disa ndryshime politike në qytetin e Sirakuzës. Këtu punët vajtën keq; sunduesi tiranik Denisi e shiti si sklav. Blerësit e liruan dhe ai këthehet në Athinë ku themeloi shkollën e parë filozofike të organizuar si univerzitet : me bibliotekë sallë, dhe banesa për studentë. Njëherit do të theksoj se kjo shkollë funkcionoi gjer në qindvjeçarin e gjashtë të epokës sonë.
Sokrati gjatë jetës së vet qe shum i lidhur pas reformave, kjo e shtyri tëudhëtoj përsëri për në Sirakuzë kur në pushtet ishte tanimë Denisi i Riu por rishtazi punët nuk i shkuan si deshi dhe vetëm pas intervenimit të Arkitasit nga Tarenti u lirua nga skllavërimi.
Vdiq në Athinë në vitin –347.


Platoni ishte në fillim mik dhe nxënës i Kratilit e ky pat mar mësimet e veta nga Herakliti me opinionet e të cilit u pajis gjatë kësaj kohe dhe u mbeti besnik kësaj doktrine. Megjithate rolin vendimtar në formimin e Platonit e luajti takimi me Sokratin dhe i mahnitur nga ky, vendosi që ti jepet filozofisë kështuqë ndoqi mësimet e mësuesit të vet për 8 vjet rresht.

Veprimtaria e Platonit ndahet kryesisht në tri etapa kohore të krijimtarisë që do të thotë :

· Dialogjet e moshës së re (fillestare) që përfshijnë periudhën e hershme pas vdekjes së Sokratit si që janë : Hipiasi, Lasheu, Lizisi, Sharmidhi, Protagora dhe Gorgiasi;

· Dialogjet e moshës së pjekur : Fedoni, Banketi, Fedri, dhe Time ;

· Dialogjet e pleqërisë : Parmenidhi, Teeteti, Sofistët, Politika ; Filebi, Kritiasi dhe Ligjet.

Vepra e Platonit është ruajtur e plotë : Bëhet fjalë për njëzet e tetë « Dialogjet » si dhe trembëdhjetë « Letra » nga të cilat vetëm tri janë vërtetuar të jenë të shkruara nga dora e Platonit (VI, VII dhe VIII). « Dalogjet » përfshijnë një rreth të gjërë temash si : virtyti, guximi, detyra, dashuria, bukuria, drejtësia, shkenca, gojëtaria, urësia , njeriu, legjislatura…
Duhet përmendur se idetë e Platonit është shum rëndë ti ndajmë nga ato të mësuesi të tij Sokratit i cili, themi pas asnjë hamendje, luan rolin e zëdhërësit kështuqë nuk arijmë dot të përkufizojmë me saktësi c’është e mësuesit e ç’është e nxënësit… Filologët kanë arijtur të vënë një përkufizim por kjo akoma është çështje mjaftë delikate. Unë nuk do të ndalem në këtë lëmi filologjike që përbën njëherit një temë të posaçme studimi.

Për ta kuptuar Platonin, duhet më parë të kemi të qartë se mendimet e tij nuk janë asesi një doktrinë e ngritur në një far lloj sistemi të posaçëm filozofik. Lëmia e tij është ecja para e mendimit, lëvizja e të menduarit dhe mosizolimi në njëkahshmëri i asaj që shprehë. Tek Platoni ecja e mendimit përpara bëhet në bashkësi, miq dhe kundërshtarë dhe këtë ai e quan dialektikë (« Banketi » ; « Gorgias »).




Gjatë kohës Platoni u muer edhe me çështjen e shpirtit, kështu në nxjer pohimin se çdo dhimbje a hirësi, pikënisjen e ka nga shpirti i njeriu, prandaj është e rëndësishme që çdokush të kujdesohet për shpirtin e vet. Sidomos është i rëndësishëm kujdesi për të kur e dijmë se ai është i pavdekshëm… Me këtë pohim të pavdekshmërisë së shpirtit, Platoni pra rrahu edhe lëminë e religjionit.

Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e Platonit zë edhe kritika e reptë kundrejtë sofistëve. Ne « Sofistët » ai i quen ata « atletë të fjalës » dhe « … magjistar që ka rezervuar për vehte pjesën verbale të iluzionismit… ». Shihet faktikisht se Platoni kërkon nga edukuesit përgjegjësi thelle morale pasiqë nga ai varret fati i shpirtit të nxënësit…
Në vitin –385, Platoni themeloi Akademinë që e vendosi në një vend të rrethuar me kopsht e që gjëndej pranë qytetit. Disa e konsiderojnë si Universitet të parë në historinë e njerëzimit, por duhet të themi se kjo nuk i ngjante univerziteteve të mesjetës aq më tepër kur dihet se ishte i ngritur në formë të « tiasës », që do të thot, një bashkësi fetare e konsakruar Muzave . Kjo Akademi edhe pse pat jetë mjaftë të gjatë (u mbyll pas nëntë shekujsh, në vitin 592) dhe solli mjaft njerëzimit, nuk ariti të qëndroj sikur që nuk qëndroi as Platoni përkundrejt bindjeve të ngritura dhe të mbjellura nga dijetarët që jetuan pak kohë para tij si psh. Lao-Tseu (fund i shek VI – fillim i shek. V), Konfucius (Kung Fu Tsu; reth 551-497 p.e.r.) dhe Buda (550-480 p.er.).
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Charles Sanders Peirce


Charles Sanders Peirce, filozof amerikan, që në fillim u muer me kimi, fizikë, matematikë dhe astronomie dhe vetëm më vonë ju dha filozofisë dhe logjikës, (ndaras nga Frege) zbuloi kantifikatorët. Punimet e tia i botoi në përmbledhjen Collected Papers duke filluar nga viti 1931. Përndryshe njihet më së shumti si themelues i pragmatizmit që e shtjellon në artikullin e vitit 1882, « Si t'i qartësojmë idetë tona ». Është nismëtar dhe themelues i semiotikës ku i klasifikon ikonat, shenjat dhe indicionet.

Jeta

Në fillim e quajtën talent i rrallë, dhe koshient për talentin që kish. Megjithate, nuk arrijti asnjëherë të emërohet mësimdhënës univerziteti. Pavarësia nga çdo lloj sheme e jetës amerikane të kohës se vet, nuk i përgjigjej moralit që mbretëronte, paranoja që e përcjellte gjatë jetës (disa thonë e arsyeshme) si dhe besimet inortodokse e shëndruan në të padëshiruashëm në qarqet univerizitare. Gjatë 30 vjetë, punoi si laborant kurse 26 vitet e fundit i kaloi me gruan e tij të dytë krejtësisht i varfur në një fermë në Pennsylvani, ku fitonte kohë pas kohe disa qindarka për të mbijetuar, e kjo, nga konferenca që i organizontepër të miku i tij James si dhe nga ndonjë artikull që botonte kohëpaskohe.

Vepra

Punimet e tij u botuan shum pak gjatë jetës së tij por vet vepra është shum e madhe; qindra mijë faqe në dorëshkrim që mbetën gjatë kohë në errësirë. Për fat të keq, nuk arrijti të kompletoj sintezën e filozofisë së tij. Vdiq më 1914 në Milford

Pragmatizmi

Pragmatizmi është tema kyqe në veprën e Peirce që shqyrton në « Si t'i qartësojmë idetë tona ». « Pragmatizmi -thot - është të konsiderosh cilat janë efektet praktike që na mendojmë se mund të jenë të prodhuara nga objekti i konceptit tonë. Konceptimi i të gjitha efekteve është koncepti i plotë i objektit ». Pragmatizmi pra është filozofi e sinjifikimit ku koncepti definohet nga përgjithëshmëria e efekteve praktike. Kur dy koncepte me emërtime të ndryshme përbëjne efektet e njëjta praktike, formojnë një koncept; kur dy koncepte kanë të njëjtin emër por kanë efekte të ndryshme, na kemi dy koncepte të ndryshme. Një koncept sjell një besim (bindje) mbi të. Bindja është një zakonshmëri mentale që udhëheq akcionin. Nga këtu edhe teksti tjetër i Peirce ku spjegon këtë gjendje, « Si të fiksojmë bindjen ».

Metafizika

Në veprën e tij, Peirce, refuzon çdo lloj* «metafizike ontologjike nga e kaluara» ku mendohet se bota spjegohet pavarësisht nga eksperienca dhe intelligenca empirike. Për Peirce, çdo egzistence është duale sepse përbëhet nga akcioni dhe reakcioni. Gjithësia është proces i pafund, i bazuar në ligje por megjithate është diçka evolutive. Këtë koncept ai e quan tychisme.

Semiotika ose teoria e arsyes

Mendimet vijnë nga shenjat. Shenja është një treshe: prezentimi (objekti i meditimit), objekti vet është i dyti, pra ajo që egziston dhe mbi të cilën flasim, e e treta është virtyti i asaj (i objektit) që interpretojmë. Kjo është vetëm një raport i parë bazë sepse çdo interpretim ngjalle spjegime dhe ide të reja dhe kështu në pafund. Peirce merr shembull qenin. Fjala qen paraqet diçka, objekti është ajo që përcakton kjo fjalë kurse interpretimi i parë është koncepti « qen ». Por me kaq procesi semiotik nuk ka marr fund sepse duke filluar nga këtu na ndajmë në tru atë c'është qeni, por kjo ngjallë interpretime të reja mbi këtë gjer në pambarim.

Ndikimi i Pierce

Është parardhës i Karl popper. Ndikoi drejtpërsëdrejti mbi Wiliam James dhe John Dewey si dhe nbi Quinee, Hilary Putnam, Umberto Eco, dhe John Deely. Konsiderohet Aristoteli i Amerikës për shkak të analitikës dhe njohurive enciklopedike që pati. Gjatë jetës që shum pak i kuptuar.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Jean –Jacques Rousseau


Jean –Jacques Rousseau lindi në Gjenevë në qershor të vitit 1712 Mëma i vdiq gjatë lindjes së tij : u rit pra nga babai, e mandej nga një klerik gjenevas, gjer në ditën kur e muar Zonja de Warens në Annecy (në këtë kohë Rousseau ka gjashtëmbëdhjetë vjet).
Në fillim qe lakej tek në një kont, mëtej muzikant dhe sekretar ambasade në Venedik. Pas kësaj, vendoset në Paris (1742 ku prezenton një metodë të veten të notave muzikore por pas sukses. Viziton shpesh mjediset letrare ku takohet , mes tjerash edhe me Diderot, Condillac, Grimm d’Alambert me të cilin edhe lidhet më së shumti. Në këtë kohë, redakton artikuj mbi muzikën për « Enciklopédie ». Gjitëmonë në Paris, ai takon edhe Voltaire-in gjatë vitit 1744 me të cilin prishet më vonë.
Më 1749, ditën kur shkonte për vizitë te Diderot i burgosur në Vincennes, zbulon në gazetën "Le Mercure de France" një konkurs të organizuar nga Akademia e Dijon-it (Académie de Dijon), mer pjesë dhe fiton çmimin. Teza e mbrojtur nga Rousseau është mbi antaganizmin mes civilizimit dhe virtytit. Ky është njëherit edhe fillimi i veprimtarisë filozofike të të Rousseau-së. Gjatë vitit 1753, Akademia propozon një subjekt tjetër për në konkurs : nga këtu lind vepra « Diskurs mbi themelet e papabarazisë mes njerëzve » (Discours sur l'origine et les fondements de l'inégalité parmi les hommes). Kjo i sjellë sjellë famë dhe ai tërhiqet në Montmorency. Më 1761, publikon "La Nouvelle Héloise" (« Heluaza e Re »), një roman epistoler dhe më 1762, botohen veprat madhore të tij, « Kontratë sociale » (Du Contrat social) dhe « Emili » (Emile). Po këtë vit, Parlamenti dënoi "Emile" për idetë e tij fetare që nuk përputheshin me pushtetin, kështuqë Rousseau iku në Zvicër. Veprat e tia u dogjën publikisht. (Sa për koincidencë: në shtëpinë në qytetin e lashtë të Bielit (Bienne) ku jetoi një kohë Rousseau, ka jetuar gjatë viteve 2003-2004 edhe përkthyesi i këtyre rreshtave).
Tash fillon redaktimin e rrëfimeve „Confessions“ (1765) dhe më 1770, pas një qëndrimi në Londër, këthehet në Paris dhe shkruan « Ëndërimet e shëtitësit të vetmuar » ("Rêveries du promeneur solitaire").
Vdiq në Ermenonville në qershor të vitit 1778 kurse më 1794, me nderime të mëdha, u rivarros në Panthéon.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Blaise Pascal



Blaise Pascal mbeti që në fëmininë e hershme pa nënë dhe u rit e edukua nga dy motrat e veta. Kishte shëndet të dobët por një mençuri të jashtëzakonshme, kureshtar pas dijes dhe me një inteligjencë jashtë çdo krahasimi. Që në rini njihet si dijetar në lëminë të matematikës dhe fizikës. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare publikoi një traktat në gjeometrí, « Ese mbi konet » (1640). Zbuloi maqinën për llogaritje, orën e dorës dhe presën hidraulike.Një përjetim përjetim religjioz më 23 nëntor 1954 (treguar në « Mémorial » -in e tij)e shtyri të angazhohet përkrah jansestëve dhe të ndryshoj veprën e tij.
Më kërkesë të jansenistit Antoine Arnauld, Pascali ju dha dha me të gjitha forcat e veta retorikës duke përdorur në këtë betejë stilin e letrave, që në këtë kohë ishte bërë modë kryesore në polemikat fetare. « Provincialet » (Les Provinciales – 1656-1657) përmbledhin 18 letra të publikuara ditë më dite sipas subtiliteteve teologjike e morale në debatim e sipër. Këto letra janë një ndër veprat e para më të famshme të prozës klasike franceze. Njësaktësi të madhe argumentuese e përforcuar me retorikë të sinqertë (« elokuenca e vertetë nuk merr parasyshë elokuencën ») që për qëllim kryesor ka qartësinë e kuptimit dhe refuzon pedantizmin (gojtarinë e tepruar, citat e specialitetet të shtjelluarit. Paskal, në letrat e veta tregon aftësi të mëdha të humorit dhe ironisë si dhe talent të rralle drame në shum dialogje përplot ironizma.
Kryevepra e Pascal-it mbete një libër i pambaruar i paklasifikueshëm dhe unik (« letrat e një të vdekuri », Le Guern). « Mendime » ( Pensées) janë fragmente të një projekti të gjërë apologjetik, shkrimi i të cilave fillon pa dyshim qä nga viti 1656 por vdekja ndërpreu përfundimin: janë afër 900 fletë e fletëza në dorëshkrim të rradhitura në 27 tubëza ku vënde vënde gjinden disa shënime mjaftë të shkurta e disa herë zhvillime të gjëra disa faqesh. Këto shkrime të selekcionuara, të kontrolluara dhe të korrigjuara, publikohen për së pari herë pas vdekjes, më vitin 1670 nga ana e "Messieurs de Port Royal".
Qëllimi i përfundimtar i Pascal-it është të bëjë një « Apologji fésë së krishterë » ("Apologie de la religion chrétienne") por është përshkrimi i tij « Miserja e njeriut pa Zot » ("Misère de l'homme sans Dieu") që konsiderohet sot si më i mrehur ku shtjellon kushtet e njeriut që anon humbjen e kohës dhe jetës së vet në asgjësi. Është me rendësi të thuhet se edhe këtu, Pascal-i flet me gjuhë të thjeshtë natyrale, me një prozë të bukur poetike të shumnduershme dhe me antiteza precize të zgjedhura nga lëmia e shkencës së kohës.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Denis Diderot


Denis Diderot (Dëni Didero) lindi më 1713 në Langres. Fëmi i parë i familjes së thikaxhijve të një rangu të mirë ekonomik. Hyn në kolegjin jezuit më 1723 e familja e gjërë e drejtojnë nga profesioni fetar. Nxënës i mrekullueshëm, vazhdon mësimet në kolegjin Louis Le Grand në Paris, për të studjuar pra, filozofinë, teologjinë dhe drejtësinë. Më 1732 titullohet mësues i artit pranë univerzitetit të Parisit.
Prej vitit 1733 gjer më 1736, punon tek prokurori Clément de Ris. Disa muaj, muaj ushtroi detyrën e preceptorit (mësuesit) tek tagrambledhësi i përgjithëshëm në Poitou, Randon dhe Massane.
Nga shkrimet e para, Diderot boton një përkthim nga anglishtja të autorit Temple Stanyan, "Historia e Greqisë (l'Histoire de la Grèce). Më 1742, njihet dhe bashkangjitet me Rousseau-në (Ruso) dhe tij njihet edhe me Grimm-in. Në këtë kohë (1943) martohet, kundër dëshirës së prindit me teshalarësen Antoinette Champion. Gjatë vitit 1745 publikon kësaj rradhe, në përkthim të lirë, veprën e filozofit anglez Shaftesbury: "Ese mbi meritën dhe virtytin": Vitin vijues boton veprën e tij të parë filozofike: "Mendime filozofike" (Pensées philosophiques). Pasiqë në këtë veper ai sulmon në të njëjtën kohë edhe ateizmin edhe misticizmin dhe nuk lë pas dore as themelet tradicionale të fesë. Nga ky moment, ai konsiderohet si shkrimtar subverziv e vepra dënohet nga parlamenti në Paris. Të njëjtin vit, Diderot bashkëpunon në përkthimin e "Fjalorit të Mjekësisë" (Dictionnaire de Médecine) të Robert James-it. Më 1747 në bashkësi me Alambert-in, ngarkohet të drejtoj Enciklopedinë (Encyclopédie (vepër me famë botërore) mbi të cilën punon pa ndërprerje dhe me një zell të paparë gjer më vitin 1772. Redakton "Shëtitja e Skeptikut" ( La Promenade du Sceptique) dhe më 1749, shkroi "Letra mbi të Verbërit në shërbim të atyre që shofin" ( Lettre sur les Aveugles à l'usage de ceux qui voient), që i "shërbeu" për burgosje përgjatë disa muajve në Vincennes. Më 1750 publikohet Prospekti i Enciklopedisë dhe po në këtë vit njihet me shkrimtarin dhe kritikun e njohur gjerman Friedrich Melchior Grimm me të cilin bëhen miq shum të mirë.
Viti 1751 karakterizohet me një Diplomë anëtarsie të ndarë nga Akademia e Berlinit; Akademi ndër më prestigjiozet në Europë. Diderot vazhdon krahas të shkruaj dhe të bëj jetë të stuhishme, të zhurmshme. Romanet, kritikat dhe esetë filozofikë, flasin për mundin e tij për të definuar natyrën e vërtetë të njeriun dhe vëndin e tij në botë. Propozon një lloj morali për të gjithë njerëzimin, që nuk bazohet në Zotin por në sentimentet e natyrale të njeriut dhe mençurisë. Tanimë, fillon edhe betejat filozofike; shkruan eseun "Interpretimi i natyrës" ( L'interprétation de la Nature, 1754) ku vazzhdon të ngrej vizionin e tij moralist mbi botën. Më 1756, lidhet me Sophie Volland, dhe kjo miqësi zgjat gjer më 1774. Nga këtu na ngel një letërkëmbim i njohur si më i adhuruari i gjithë historisë së letërsisë botërore.
Në rrjedhën e vitit 1757 Diderot bëhet i njohur si autor i dramës...; shkruan "Biri naturor" (Fils naturel) ku spjegon reformat që don t'i shti në gjininë e dramës. Vepra nuk pati aspak sukses, mirëpo menjëherë vitin e ardhshëm shkroi dramën "Prindi i familjes" ( Le Père de famille) dhe njohu një sukses të dalluar.
Me kërkesë të mikut të vet Grimm (viti 1758) angazhohet si kritik i artit pranë revysë "Korespondenca letrare" ( La Correspondance littéraire). Dhe njëherit punon pa ndërprerje mbi veprat "Le Neveu de Rameau" dhe "Jacques le Fataliste. "Endërra e Alamberit" ( Le Rêve d'Alembert, 1769) është përgjigjje pytjeve të bëra më 1754 mbi prejardhjen e jetës. Struktura e materjes dhe organizimi i qenieve, shënon kulmin e materializmit të tij.
1772, përfundon botimin e voulemeve të fundit të Enciklopedisë. Në këtë kohë, hyn në kontakt me me mbretëreshën e Rusisë Katrinën e Dytë, e cila në kohë ia pat blerë bibliotekën e Diderot, vendosë më 1773 të udhëtoj për Petersburg. Këthehet nga atje pas afro një viti i raskapitur nga shëndeti. Duke filluar nga 1776, ai gati nuk shkruan më, si që u tha më parë, se shëndeti i qe dobësuar shum. Më 1778 boton eseun mbi jetën e Senekës. Më 1782: "Ese mbi mbretërimin e Klaudit dhe Neronit" ( L'Essai sur les règnes de Claude et de Néron) nga ku kritikët vijnë në përfundim se Diderot moralist, ngadhnjen mbi Diderot-në filozof: "stoicizmi është qëndrimi i denjë i njeriut".
Vdiq nga apopleksia më vitin 1784.

Veprat kryesore:

-Mendime filozofike (Pensées philosophiques, 1746)
-Shëtitja e skeptikut (Promenade du sceptique, 1747)
-Letra mbi të verbërit, të ju shërbejnë të atyre që shofin (Lettre sur les aveugles à l'usage de ceux qui voient, 1749)
-Mendime mbi interpretimin e natyrës Pensées sur l'interprétation de la nature, 1753)
-Murgesha (La Religieuse (1760)
-Nipi i Rameau-së (degëzës) (Le Neveu de Rameau, 1762)
-Ëndërra e Alamberit (Le rêve de D'Alembert, 1769)
-Fatalisti Jacques (Jacques le fataliste, 1771)
-Ese mbi jetën (Essai sur la vie,1778)
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Calvin Jean


Calvin Jean (emri i vërtetë Cauvin), filozof frnacez, (1509-1564). Kreu në mënyrë të shkëlqyeshme studimet e logjikës gramatikës dhe filozofisë.

Babai i tij, dikur sekretar peshkopate, u shkishërua dhe vdiq i tillë, gjë që ndikoi në gjithë familjen të konvertohen në luterizëm. Jeta e Calvinit, gjer në kohën e vendosjes në Gjenevë, është një rrugëtim ikjesh nga Inkuizicioni. Në Gjenevë krijoi një anë (parti) dhe i ndihmuar nga shum francez të instaluar këtu, fitoi shumicën në parlamentin e qytetit dhe përforcoi në ekstrem autoritarizmin e tij.

Është nxitësi i calvinizmit (kalvinizmit) dhe pa dyshim teologu më i madh frengfolës i protestantizmit dhe bashkë me Martin Lutherin, nismëtar i Reformës Protestante. Calvinizmi në të vërtetë është një zhvillim i luterizmit dhe dallohet nga ai kryesisht në format e praktimit të kultit.

Shkroi shum vepra ku dominojnë disa traktate të ndryshme si : Traité de la Cène (1540), Traité des reliques (1543), Traité des scandales (1550), mandej Komente mbi Shkrimin e shejtë
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

François Marie Arouet


François Marie Arouet i quajtur Voltaire (1694-1778), është figura që mishërohet me tërë madhështinë e saj në qindvjeçarin e Dritërave ("Ndriçuesit"). I quajtur gjithashtu « qindvjeçari i Voltaire-it ». Nxënës i shkëlqyer në retorikë dhe në filozofi pranë kolegjit të Clemont-it (Louis-le-Grand), ndoqi gjithashtu mësimin pranë Jansenistëve (Janséniste) në të cilin sekt edhe u konvertua më vonë.
Goditja therëse dhe e gjallërishme me ngjyrosje të pashoqe, sa që ca skeptik mes të cilëve edhe Friedrich von Schiller (1759-1805) indinjoheshin për shkak të mungesës së thellësisë Voltaire përgjigjej gjithëmonë me urtësi se qëllimi i tij ishte theshtimi i veprave të veta kështuqë çdokush i ka pranë dore dhe jo të përdorë një gjuhë të ditur në shërbim të një pakice. Luftoi në favor të shum shkaqeve që janë pjesë e përsëritur në plejadën e veprave të tij.
Më së pari feja ose më mirë të themi fanatizmi fetar. Formula e famshme se « duhet shtypur poshtërsinë » është pamflet kundër jotolerancës dhe errësisë fetare. Nga këtu « Letrat filozofike » (Lettres philosophiques (1734), « Zemërdëlirë » (Candide (1759), « Zadig » Zadig (1748), « Fanatizmi ose Profeti Muhammed » (Le Fanatisme ou Mahomet le prophète (1741), dhe Traktat mbi tolerancën me rastin e vdekjes së Jean Calas-it (Traité sur la tolérance à l'occasion de la mort de Jean Calas (1763) themi se janë një model ideal i formulës së përmendur më parë.
Mëtej, përhapja e diturisë qe poashtu «fushëbetejë » e tij: Veprat si « Fjalori filozofik » (Dictionnaire philosophique (1764), « Rreziku i tmerrshëm i leximit » (De l’horrible danger de la lecture (1765), e poashtu edhe kontributi i tij dhënë « Enciklopedisë » (Encyclopédie (1751-1772) e karakterizojnë qartë luftën e tij për arsimim.
Më në fund, beteja e tij kundër kartesianizmit, mbrojtja e newtonizmit dhe empirizmit të tij: për Voltaire-in, të kuptuarit (gjykuarit) vjente vetëm nga vënja në relacion të ndjenjave tona e jo nga dituria që e kemi të lindur e që Zoti ia paska dhënë njeriut që të mundeshka të zbuloj diturinënëpërmjet të ushtruarit permanent të mendimittë këthyer nga brëndia (Descartes). Për Voltaire-in, Zoti ka rregulluar këtë botë duke na lënë gjykimin e lirë, por që megjithatë, ai kontrollon vullnetin tonë. Duke druajtur materializmit ateist të cilin e kualifikonte si të rrezikshëm, afirmonte vehten si besimtar i plotë.
Do të përfundoj këtë jetëshkrim që vetëm mund të përshkoj gjërësinë e veprës së tij me këtë formulim që rezymon mendimin voltairian: « Në një Republikë të denjë për emrin që mban, liria e publikimit së mendimeve të veta është e drejtë natyrore e qytetarit ».
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,964
Pikët
0
Përgjigje e: Te gjith filozofet boteror ne nje teme

Charles de Secondat


Charles de Secondat, baron de la Brède et de Montesquieu, rrjedh nga një familje parlamentarësh të rëndësishëm nga Bordeaux. U rit dhe edukua në kështjellën La Brède e mëpas vazhdoi studimet në drejtësi, në Bordeaux dhe pastaj në Paris. Këtu frekuentoi mjediset e dijetarëve dhe njerëzve të shkrimit duke ndenjur në të njejtën kohë shum i lidhur pas tokës së vet, punët e së cilës i drejtoi personalisht gjer në vdekje.
Administrimi ti tokës nuk e pengoi aspak që ai të merret me shkrime dhe mendimtari. Që nga viti 1717 fillon pasionimi i tij pas shkencës dhe si anëtarë i Akademisë së shkencave ne Bordeaux, redakton një numër të madh traktatesh së pari në fizikë, në mjekësi si dhe në politikë e në filozofi.nga ku më e njohur është "Disertacion mbi politikën e Romakëve në religjion" (Dissertation sur la politique des Romains dans la religion, 1716). Qënga këto shkrime, duke marr parasyshë disa aspekte nga ta, parashifej një vepër si që është "Letrat persiane" (Lettres persanes). Këtë vepër,që njëherit është ndër kryesoret, u botua në Amsterdam me autor anonim. Anonimiteti nuk zgjati shum deh kjo vepër i solli famë dhe i hapi autorit dyerët e Akademisë franceze, të saloneve pariziane, të markizës Lambert dhe të klubit Entresol.
Udhëtimet e shumta, frekuentimet e saloneve të Parisit, aspak nuk e larguan shirtin e tij nga vendlindja së cilës i mbeti besnik gjer në vdekje. Po këto salone e inspiruen të shkruaj romanin Tempulli i Gnidës (Temple de Gnide, 1728) q"është dëshmitarë i finesave te mëdha psikologjike dhe morale të autorit. Udhëtimet brënda viteve 1728/31, zbulojnë kuriozitetin e tij si observues i përpiktë i gjeografisë , ekonomisë dhe kutumeve politike në udhëtimet e tija në Hungari Itali, Holandë, dhe Angli. Kur u këthye në vendlindje, iu dha historisë dhe publikoi eseun " Shqyrtime mbi shkaqet e madhështinë së Romakëve dhe dekadencës së tyre" (Considérations sur les causes de la grandeur des Romains et de leur décadence). Ky ese në fillim, duhej të integrohej në një vepër shum të gjërë të filozofisë politike që montesquieu ishte duke shkruar, që e ndryshoi, përmirsoi lëvroi gjatë tërë jetës së vet, De l'esprit des lois (1748). Kjo vepër u botua në Gjenevë por anonim dhe menjëherë pati reakcione të shumfishta dhe tejet të rrepta nga ana e jesuitëve dhe jansenistëve që kritikuan me ashpërsi elozhin që i bënte kjo vepër religjionit natyror. Montesquieu u përgjegj me Défense de l'"Esprit des lois" më vitin 1750. Fakulteti i teologjise në Paris gjithashtu dënoi veprën të cilën edhe papa e vëndoi në shënjestër menjëherë pas daljes së librit në vitin 1748. Pas kësaj, montesquieu nxori në dritë edhe "Lysimaque" më 1754 si dhe artikullin "Essai sur le goût" që publikohet pas vdekjes së tij. Bashkëpunoi me Diderot në redaktimin e Enciklopedisë ("Shija").
Në këtë kohë, verbohet tërësisht dhe vdes më 10 shkurt, të vitit 1755.
Veprat:-
"Letrat persiane" është roman letërkmbyes ku flitet për dy Persë (Usbeku dhe Rika) të ardhur në Paris dhe ku qëndrojnë tetë vjet. Ardhja e tyre kishte për qëllim observimin e jetës shoqërore franceze: doket, traditat fetare e politike etj dhe kështu të raportojnë bashkëbiseduesve të tyre ne Persi. Autori nëpërmjet të letërkëmbimit të dy persianëve, bën të njohur lexuesve jetën në vendin e Usbekut e Rikait. Në këtë kohë, romani ne fprme letërkimbimi nuk ishte i panjohur por 4'e dallon nga të tjerët këtë vepër, është shumngjyrshmëria e temave që trajtohen, ironia e pasur ndaj despotizmit oriental dhe monarkizmit francez, bënë leximin tejet tërheqës. Mos të harojmë se egzotizmat e shumta janë me siguri një ndikim i thellë i " Një mijë e një netëve" të përkthyer për herë të parë në gjuhën frënge nga Antoine Galland (1704-1717). që ndikuan tek shumica e autorëve të këtij shekulli. Në fund, sikur gati të gjithë filozofët e shkrimtarët më në zë të iluminizmit francez që prekën, dikush më shum e dikush më pak çështjen e orientit, edhe Montesquieu, në këtë roman, qëllim kyq duket të kish pasur çështjen ndërfetare në mes të islamizmit dhe krishterimit.
"Fryma e ligjeve" ose Shpirti i ligjeve (për ti ikur keqkuptimit , jap dy variente të përkthimit personal të veprës më të madhe të Montesqueiu-së, De l'esprit des lois):-
Edhe këtu, disa pikëparje janë të ngjajshme me "Letrat periane". Një përmbledhje politike paraqitur me forma krahasuese të dukurive, dokeve dhe ligjeve nëpër vënde të ndryshme. Kjo vepër është një gjurmim i gjërë i bazuar në burime të ndryshme si: vërrejtjet e derejtpërdrejta të Montesquieu-së gjatë udhëtimeve të veta, pranë monarkisë konstitucionale angleze, Republikës së Venedikut dhe dëshmi të udhëtarëve nga mbarë bota që vizitonin Parisin. Burim i pashtershëm për Montesquieu-në janë librat e shumta që lexonte dhe dihet se ishte lexues i palodhshëm. Përndryshe biblioteka e kështjellës La Brède numëronte mbi tri mijë libra.
Montesquieu dallonte tri lloj qeverisjesh; monarqike, despotike dhe republikane. Së pari ndalet dhe spjegon raportet brenda sistemeve. Nderi në monarki, friga në despotizëm dhe virtyti në republikë. Vetë ai është për një sistem monarqik të butë, me ndarje të pushtetit në legjislatif, ekzekutif dhe gjyqësor. Dënon skllavërimin dhe torturën. Disa nga principet e shtruara në këtë vepër inspiruan edhe Kushtetutën amrikane si dhe Kushtetutën franceze të vitit 1971.
 
Top