• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Te humbesh dike...

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Keni patur ndonjehere frike se mos humbni dike shume te dashur per ju?

Une e kam perjetuar ...Ishte e veshtire te humbesh dikend qe vertet e doje me shpirt e zemer por si i thone nje fjale jeta vazhdon...:)

Po juve ju ka ndoshur nje gje e tille...?

Pres mendimet tuaja...
 

patrokli

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
155
Pikët
0
pooooooo dhe un nuk dua ta mendoj kurr qe jeta vazhdon sepse un nuk dua ta vazhdoj jeten pa ate qe neser mund te me mungoj :(
 

born_to_love

elektron i lire
Anëtar
Mar 6, 2010
Postime
87
Pikët
0
Vendndodhja
Greece
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Para dy vitesh humba njeriun qe vleresoja me shum ne jeten time,njeriun qe me kishte mbeshtetur me shum ne jete madje me teper edhe se vete prinderit e mi.Ishte akoma me e veshtire pasi ai person vuante nga kanceri dhe per nje vit te tere vuaja cdo dite qe e shikoja pasi me dukej sikur po prisja diten se kur ai do te vdiste...:( Ishte hera e pare per mua qe humbisja dike shum te afert,dhe ne momentin kur ai mbylli syte per here te fundit e humba fare llogjiken dhe desh bera cmendurine me te madhe ne jeten time...megjithate me kalimin e kohes u mundova qe te ruaja dhe te jetoja me kujtimet e bukura dhe te lumtura qe me lidhin me te,dhimbja kthehet ne force per te vazhduar perpara por kjo sdo te thote qe kujtimet fshihen apo zhduken
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Te humbesh dike...

E urrej kete gje !
 

Marina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 27, 2010
Postime
676
Pikët
0
Vendndodhja
N'prishtin
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Kam hunbur dike te cilen nuk mundet ta zevendesoj asgje ne bot :(

Ishte shum e veshtir, akoma vazhdon te jet, dhe shum her me duket vetja shum egoiste
kur qesh kur jam ne humor ose kur ndihem e lumtur,
jeta normalish vazhdon, por un nuk dua te vazhdoj pa te :(
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,003
Pikët
0
Vendndodhja
Peja
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Kam humbur nje shok te vitetev te shkolles se mesme ,me merr malli shume per te fakti qe te dy shkuam rrugeve te gabuara beri qe jeta te ishte epameshirshme per ne....

Me mungon pasioni i madh i tij ambicia e tij kur akoma pa mbush te 17 enederronim qe do pushtonim gjithe boten me ate qe ne e quanim arti i rruges...

U rritemte dy nje rruge edhe ai dha shpirt ne rruge iku nga kjo bote me plot lloj etiketimesh ,por perkunder te gjithave ai ka qene njeri qe me bene te qaj edhe sot paskaq vitesh kur mendoj per te,,,.

pusho i qete ovlla
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,282
Pikët
0
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Temat e trishtuara duhet te ndalohen me ligj. (Shaka)

E megjithate trishtimi perseri eshte i merzitshem. Kur shkuan gjysherit e mi isha ende femije, por sot qe jam burre prape me dhemb ajo dite sikur te ishte sot.
Prandaj sdua te marr pjese ne keto lloj temash se te sjellin trishtim.
 

CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,816
Pikët
83
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Vdekja të ndanë përgjithëmonë prej njeriut që ke dashtun dhe sjell dhimbje shpirtnore të pafundshme .
Mjerisht si mbas mendimit tim , ka dhe ma keq.M'asht dhanë "rasti" që të shof se çfar pasojash mund të sjellin shpërthimi i gjakut në tru (hemorragji cerebrale).Sot ato pasoja e kanë ba atë njeri të mos i njofin fëmit e vet , të mos jetë në gjendje me hangër vetë bukë dhe shumë të tjera,të jetë skajmërisht depresiv,të mos ecin dhe nga lëndimet trunore të mos dijnë se çfar folë.Jeta e atij njeriu përshkruhet vetëm me nji fjalë:VUEJTJE.Pra si mbas meje ,kjo asht dhe ma keq se vdekja!
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,965
Pikët
113
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Cdo here, si te ishte fundi.
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
32,056
Pikët
113
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Kam humbur dikend te familjes, i cili ishte ne moshe te re, njeri i menqur i arritur, ishte kapacitet perfundoji Masterin rekord, por e kaploj nje semundje te cilen semundje nuk ju gjet sherimi dhe vdiq, ishte per mu gjithqka.

Daja im do mbetet githmone ne kujtesen time.
 

Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
54,312
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Përgjigje e: Te humbesh dike...

kam humbur nje person shume te renesishem ne jeten time…se kisha pare per 7 vjete, dhe fakti qe nuk do kem mundesi ta shikoj me, syte me perlotohen…se di por sa me shume kohe kalon aq edhe me shume me mungon
 

Poeti

Anëtar i ri
Anëtar
May 2, 2011
Postime
4,510
Pikët
0
Vendndodhja
Ferizaj-Kosovë
Përgjigje e: Te humbesh dike...

...mbreme perpara se te flija gjume, bera dush.
Ndersa lahesha, mes avullit shifja diçka qe me fluturonte perreth.
Mbylla me vrap ujin, se kisha hall mos vdiste.
Mora peshqirin dhe dola jashte dushit, ndersa ajo vazhdonte te me fluturonte perreth.

Thuhet se kur nje flutur te vjen rreth e perqark, eshte shpirti i dikujt qe nuk eshte me ne kete bote !

https://www.youtube.com/watch?v=RjFc7IEWHbE
Mire qe te paska rene ndermend per peshqirin, sepse ndryshe do ishe bere gazi i botes hhahaa (pakes shaka iDeA)

Per temen: Kam humbur babain tash e 22 vjet dhe assesi nuk arrij te pajtohem me kete humbje...nje njeri i vecante dhe jo vetem per ne te familjes!
 
Anëtar
Jun 12, 2014
Postime
4,971
Pikët
83
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Sa keq qe e fillova me kete teme..
U be nje vit tashme.
Dhemb akoma.
 

Ajana87

V.I.P
Anëtar
Nov 26, 2013
Postime
8,550
Pikët
113
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Po,Babin Fillimishte,pastaj edhe Nenen,me pas gjyshen,para nje viti vajzen e dajes qe ishte vetem 35 vjet 4 dite pas vdekjes se saj na vdiq dhe djali i djalit dajes,vetem 4 vjecar sa tmer per 4 dit dy vdekje..
kur kam pasur 2 vjet me ka vdekur xhaxhi 41 vjecar dhe pas 6 muajve te tij vdes djali i tij vetem e vetem 7 vjecar...por si mbaj mend keta vetem pak i mbaj mend...
ohhh sa e sa shume vdekje ....
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Une sot isha ne varreza.kaq.
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,514
Pikët
63
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Ta humbesh dikend te dashur,duket se nje pjese e gjysmes tende ka ikur me te.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
12,347
Pikët
113
Vendndodhja
Honolulu
Përgjigje e: Te humbesh dike...

Nuk kam humbur ende dikend aq te afert. Por kohen e fundit kam pas baban e semur. Dy her ka pas diagnostifikim-dyshime te gabueshem te kancerit(fshikez, zorre e trash). Me kujtohet heren e par kur shkova te doktori, dhe me tha se ishte 90% i sigurt se behet fjal per kancer. Kujtova se ditet i kishte te numeruara. Ndjenje teper e keqe.
 
Top