• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Te ndjehesh i lire...

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Te ndjehesh i lire... C'do te thote per ju fjala Liri? A mundemi vertet te ndjehemi te Lire ne boten e sotshme ku cdo gje eshte formate e standartize mbi nje model boterore ekonomik Global?
A nuk mendoni se "liria" ne kete bote cinike eshte pasuria, shume pasuri?

Per mua personalisht fjala Liri tingellon shume me bukur se ajo dashuri apo lumturi... e per ju?
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Besoj se mjafton nje thenie per kete: "Njerezit jan viktima te imagjinates se tyre, por ata nuk jan as pergjegjes per kete , sepse iluzioni per lirine vjen nga natyra e tyre."
 

juveforever

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 25, 2010
Postime
26
Pikët
0
Vendndodhja
itali
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

per mua fjala liri eshte me e shtrenjte se fjalet dashuri dhe lumturi.
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Liri= te ndjesh dhe te veprosh sic te kerkon zemra pa marre paraysh opinjonet e tjereve.
 

ARIS

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 10, 2010
Postime
191
Pikët
0
Titulli: Te ndjehesh i lire...

i lir. mendoj se kur ske probleme kur ske njeri mbi kok, etj. besoj se ka shum aspekte
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Lela, mendoj se te ne, ne shumicen e rasteve exziston nje percepetim i gabuar i lirise. Ajo eshte relative sipas epokes, kultures, e kendveshtrimit qe kemi. Liria ne fakt eshte nje shpjegim i thjeshte i nje ndjenje psikologjike qe percakton nje fenomen te vecante qe nis fill pas shkeputjes perfundimtare nga nje varesi ....(definimi sipas rastit.) Liri fizike nuk ka ne mesin e exzistences tone mikro apo makro universale (flas ne botekuptimin e pergjithshem te fjales Liri.) Sepse ne baze te te dhenave shkencore qe zoterojme sot asnje objekt apo mase fizike nuk eshte e pavarur plotesisht por ndodhet gjithnje ne nje komunikim te ndersjellte fizik. Kurse kur behet fjale per liri popujsh apo besimi kjo eshte me teper nje shpjegim politik sesa ngjashmeri me kuptimin universal te lirise... Pra liria lind fillimisht nga shkeputja prej varesise dhe eshte ne lidhje te drejtperdrejte me varesine pa qene asnjehere absolute dhe e huaj per njera - tjetren. Keshtu qe, ne nje bote ku cdo gje eshte relative dhe ne varesi te anasjellte nuk mund te kete asnjehere liri te plote por vetem nje ndjenje truki te lirise. Sidoqofte cdo njeri ka te drejte te "ndjeje" apo te "jete" i lire. Kjo eshte filozofia e demokracise dhe e civilizimit moderno-perendimor. Te themi shyqyr qe jemi apo duam te jemi pjese e saje, kjo ka rendesi.
 

Remember

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
120
Pikët
0
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

jemi pjese e ksaj bote dhe ne nje far menyre edhe ne nga te tjeret quhemi cinik cdo gje reciproke.e pse sqeka pasuria vete liria ? eshte qe cke me te, me qen i/e pasur iken ku do, largohesh nga ajo qe te roberon ,cfardo gjeje qe mund te jete.....
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Cold Fusion, ne fakt une e shoh lirine si nje term dhe me te gjere sec pershkrove ti.
Liria per mua eshte dhe clirimi nga frika, nga kufizimet qe degjojme e mesojme ( si psh: ti nuk mund te realizosh kete, ose ti nuk je e meriton...)
Liria perjetohet dhe kur njeriu eshte i lire nga ego-ja ose krenaria.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Lela, as une nuk pretendova se e spjegova termin "Liri" me nje miniparagraf qe dhash me larte. Une skam dhene as 1/3 e asaje qe duhet thene ne kete teme. Une pohova dicka ashtu si e mendova, analizova postimet dhe te citova ty per te vazhduar me komentin. :)
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Remember, une mendoj te kunderten qe shkrove ti...
mendoj se liria eshte pasuri... qe te gjithe e deshirojme, por sa me shume e kerkojme aq me shume behemi skallv i saj
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Te ndjehesh i lire... C'do te thote per ju fjala Liri? A mundemi vertet te ndjehemi te Lire ne boten e sotshme ku cdo gje eshte formate e standartize mbi nje model boterore ekonomik Global?
A nuk mendoni se "liria" ne kete bote cinike eshte pasuria, shume pasuri?

Per mua personalisht fjala Liri tingellon shume me bukur se ajo dashuri apo lumturi... e per ju?
Ti marr pyetjet me rradhe

Liria per mua nenkupton mundesia per te qene vetvetja , mund te ndjehemi te lire ne prani te njerezve qe nuk e kane mendjen te formatizuar nga reklamat marketingu moda e fundit , tendencat trendet qe i vendosin stilistet se duhen veshur . Pra secili duhet te jete i lire gjithashtu te kete stilin e vet , preferencat e veta , kurse interesat ekonomike tregtare te kompanive te medha duan pikerisht kete , maniake te shopingut qe harxhojne çdo gje duke u marre kursimet e tyre dhe mundesisht te mbeten gjithmone te uritur me nje etje qe nuk shuhet kurre per tu plotesuar . Kjo qe bleve ishte e mire por me pas vjen diçka akoma edhe me e mire , e gjithesesi objekti final i plotesimit te nevojave , deshirave nuk vjen kurre . Prandaj edhe ti ngre pyetjen ne fund te pasurise , ky eshte mentaliteti i sotem , nje mentalitet i bazuar mbi vartesine e asaj çfare ke dhe jo mbi ate çfare je ti vete me personalitetin tend . Aha kjo nuk i intereson askujt se mjafton te konsumosh dhe e kryen rolin tend ne shoqeri :)

Sot ben me pershtypje pamja se sa karakteri i nje njeriu i cili shpesh kur eshte i lire nga trendet e momentit quhet i vjeteruar , i merzitshem . Po me fal ku eshte kjo ane aq argetuese tek njerezit qe rrine duke u pispillosur duke u dendur me alkol , duhan apo droga , duke u marre me thashetheme , tradheti , me shume fytyra etj etj .

Sikur objektet veshjet makinat , te dashurat barbi do te sillnin ndonje plotesim apo lumturi ... Po njeriut te sotem i keshillohet vetem te konsumoje çdo lloj objekti dhe ne fund me ane te kesaj vartesie qe krijon , e cila eshte mendjelehtesi , ai eshte i konsumuar vete nga deshira te paarritshme qe nuk plotesohen kurre dhe nuk japin asgje .
Njeriu humb kuptimin e te vertetave me elementare te jetes , sinqeritetin , miqesine , besnikerine , zemergjeresine , dashurine .
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
58,058
Pikët
113
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Njeriu humb kuptimin e te vertetave me elementare te jetes , sinqeritetin , miqesine , besnikerine , zemergjeresine , dashurine .
Hmmmm.keto ekzistojne vetem ne libra...
Sot,ke leke i ke te gjitha..........pavaresisht sa idiot ose kriminel je.
Molieri qe e kam lexuar ne shkollen,fillore apo gjymnaz nuk me kujtohet!
Kopraci: je shemtire ne cdo aspekt,me parate i blen te gjitha.
Ishte Gonzo ne mos gabohem!
Dhe keto qe ti ke shkruar me siper,nuk kane vlere...........fatkeqesisht.
Kush eshte zgjidhja?
Nuk e di.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Njeriu vertete eshte kalbur , por çfare te mbetet eshte vetem te zgjedhesh , me para blen mallra sherbime , por jo ndjenjat e sinqerta .

Mund te blesh servilizem po , por mua personalisht nuk me intereson te kem servilizmin e te tjereve apo tu jem servil .
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
58,058
Pikët
113
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Me tha nje koleg pune: SystemA,po te lindja dhe nje here do kisha perparesi: mashtrues,genjeshtar,servil.........
Keshtu ecen perpara sot,me tha AI!
LG,ndjenja????cfar eshte kjo???????????????????????????????????
ehu....mire,mire.
 

Sinfonia

Pentagram ♪...
Anëtar
Sep 13, 2010
Postime
41
Pikët
0
Vendndodhja
Në luginën e dashurisë.
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...


Në këtë kohën tonë moderne, njerëzit ushqehen me tru, me nerva dhe me gjak njeriu. Këto gjellëra speciale janë të zakonshme për njerëzit jo të zakonshëm. Kush i jep vetes liri deri në pakufi, e keqpërdoron lirinë e arsyeshme të natyrës njerëzore.


Secilën shtëpi e ndriçon dhe e ngroh dielli përmes dritareve të veta.
 

Noe

I vogli Xhines
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
6,921
Pikët
113
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Jesh i lire si nje zog duke flutuar ne natyre dhe rastesisht shikoj nje zocke , e ndaloj duke e pershendetur
 

Barnaba

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 26, 2010
Postime
83
Pikët
0
Vendndodhja
Tirone
Përgjigje e: Te ndjehesh i lire...

Te ndjehesh i lire... C'do te thote per ju fjala Liri? A mundemi vertet te ndjehemi te Lire ne boten e sotshme ku cdo gje eshte formate e standartize mbi nje model boterore ekonomik Global?
A nuk mendoni se "liria" ne kete bote cinike eshte pasuria, shume pasuri?

Per mua personalisht fjala Liri tingellon shume me bukur se ajo dashuri apo lumturi... e per ju?
Do e permbledh me dy fjale. Lirine e plote ta jep vetem leku dhe pa pasur nje shume te mjaftueshme smund te jemi kurre 100% te lire në ato qe duam te bejme ose realizojme.
 
Top