• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Te reja nga Astronomia

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Vdekja e diellit...

Natyra E Jashtezakonshme E Diellit Tone
Eshte e vertete se vetem rreth gjysma e miliardta e energjise djellore qe prodhon djelli arrin ne planetin tone.Sidoqofte,adhe ajo pak energji djellore qe arrin ne toke eshte e mjaftushme per te beshtetur jeten ne toke.Jo vetem kaq po sikur kjo energji qe mrrin ne toke te shfrytezohej me efektshmeri,mund te plotesonte shume mire nevojat per energji te shoqerise tone moderne,duke lene dhe energji rrezerve.
Ne shumicen e librave te atronomise thuhet se dielli yne eshte nje ylli i zakonshem,"nje objekt qellor mjaft i rendomte".Por a eshte dielli nga cdo pikpamje nje objek i rendomte?
Giljermo Gonzalezi,astronom ne Universitetin e Uashingtonit ne Siatell ,ka hedhur idene se dielli yne eshte i jashtezakonshem.A duhet te ndikoje kjo gje ne kerkimin per te gjetur jete ne nje planet tjeter?Gonzalesi pergjgjet:"Yjet qe ja ne te pershtatshem per te mbeshtetur jeten inteligjente jane me te paket nga c'mendojne njerezit".Ai shton:"Nese atronomet nuk kufizojne kerkimet e tyre tek yjet e jashtezakonshemsa Djelli,atehere do te humbasin shume nga koha e tyre.
Cilat jane disa karakteristika qe e bejne djellin tone te pershtatshem per te ushqyer jeten?

Duke pare keta faktore,duhet te mbajme parasysh qe shume pohime rreth fizikes se universit kane natyre teorike.

Karakteristika magjepse

Nje yll i vecuar :Astronomet perllogarisin se 85%eyjeve fqinje te djellit jane ne grupeprej dy a me shume yjesh qe levizin ne orbite rrotull njeri tjetrit.
Keto yje jane te lidhura se bashku me ane te forces se rendeses.
Djelli,ama,,eshte nje yll i vecuar."Rasti i djellit si yll i vecuar duket,pra,se eshte disi i rralle",-shkruan astronomi Keneth Xh.H Filipsne librin e tijGuide to the Sun thote Gonzalesi,kjo gjendje e diellit sii vecuar i jep tokes nje orbite me te qendrueshme,e cila,nga ana e saj,krijon kushte qe jane nje ndihmese per jeten ne glob.
Nje yll masiv: Nje tjeter vecanti e diellit,sipas Gonzalezit ,eshte se ai bene pjese nder 10% te yjeve me masive ne zonen e tij fqinje,thuhet ne revisten New Scientist ,Filipsi veren:"dielli permban 99.87% te mases se sistemit diellor dhe,per rrjedhoje,kontrollon nga ana gravitacionale te gjithe trupat ne sistemin diellor."
Kjo karakteristike bene te mundur qe toka te jete relativisht larg djellit---150 milione km -dhe prap ,te mos shkeputet prej tij.Nga ana e saj kjo largesi pak a shume e madhe mbron jetem ne toke qe te mos zhuritet nga dielli.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Vdekja e diellit...

Elemente te renda: Gonzalezi veren se dielli ka 50%me shume elemente te renda---karbon,azot,oksigjen,magnez,silic dhe hekur--sesa yjet e tjere qe jane te moshes dhe te llojit te tij.
Ne kete drejtim dielli yne spikat mes shokeve te tij."Dielli nuk ka nje bollek elementesh te renda,--thote Filips.por disa yje.........kane sasi me te pakta elementesh te renda."Ne te vertete,yjet kane nje sasi elementesh te rendat e perafert me diellin i perkasin kategorise se vecante te quajtur yjet e popullates I.
Si lidhet kjo gje me ekzistencen e jetes ne toke?E pra,elementet e renda jane te domosdoshme per te mbeshtetur jeten.Por ato jane te rralla,duke qene se permbajne me pak se 1%te universit.Megjthese ,toka jone perbehet pothuajse nga element te rende.
Perse?! Sepse,sic thone astronomet,toka sillet rrotull nje ylli te pazakonte -diellit tone.
Nje orbite me pak eliptike: Nga fakti qe dielli yne eshte yll i popullates I vjen dhe nje dobi tjeter."Ne pergjthesi yjet e popullates I levizin ne orbita thuajse rrethore perreth qendres se galaktikes",-huhet ne librin Guide to the Sun .Orbita e diellit eshte me pak epiliktike se ajo e yjeve te tjera qe jane ne moshen e llojin e tij.Perse kjo gje do te ndikonte ne ekzistencen e jetes ne toke?

Sepse fakti qe orbita e diellit eshte rrethore nuk e le diellin te zhytetet ne pjesen me te brendeshme te galaktikes,ku ka me shumice supernova(yje shperthyese).
Ndryshim ne shkelqim: ketu shohim nje fakt interesant ne lidhje me yllin e sistemit tone diellor. I krahasuar me yje te tjere te ngjashem,dielli ka shume me pak ndryshime ne shkelqim.Me fjale te tjera ,ndricimi i tij eshte me i qendrushem dhe me me pak luhatje.
Ky prodhim relativisht i i qendrushem i drites eshte vendimtar per jeten ne toke.Vete prania jone ne kete planet,--thote specialisti i historise se shkencave,Karl Hufbauer,eshte deshmi se ndricimi i djellit eshte nje nga faktoret me te qendrueshem te mjedisit.
Pjerresi e orbites: orbita e diellit eshte vetem paksa e anuar kundrejt planit te galagtikes Udha e Qumeshtit Kjo do te thote se kendi ndermjet planit te orbites se diellit dhe planit te galaktikes sone eshte shume i vogel .Si ndihmon kjo gje qe ne toke te kete jete?
Ne pjeset me te largeta te sistemit tone diellor nje rezervuar sferik i pafund kometash --i quajtur reja Ort--na rrethon.Te mendojme sikurr pjertesia e orbites se diellit ndaj planit te galaktikes te ishte me e madhe.Atehere dielli do te kryqezohej ne menyre te menjehershme me planin e galaktikes sone dhe kjo mund te shkaktonte trazira ne rene Ort.Cila do te ishte pasoja ?Sic thone astronomet,Toka do te bombardohej nga nje shi katastrofik kometash.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Vdekja e diellit...

Cfare mund te na thone eklipset e diellit
Ne sistemin tone diellor gjenden te pakten 60 satelite.Ata rrotullohen perreth shtate prej nente planeteve te sistemit.Megjitheate,toka duket se eshte i vetmiplanet se sistemin diellor qe gezon shpaqjen e eklipseve te plota.
Pse keshtu?!
Nje eklips i diellit ndodh kur hena vjen ndermjet diellit dhe tokes.
Per te pasur nje mbivendosje te persosur,duhet qe madhesite e dukshme te diellit dhe henes te jene afersisht njesoj,ne menyre qe hena ta mbuloj gati plotesisht diellin. E tamam keshtu ndodh!Ndonese dielli ka nje diameter 400 here me te madh se hena ,ai ,gjithashtu ndodhet 400 here me larg tokes sesa hena.
Por largesia e tokes nga dielli e keshtu edhe madhesia e dukshme e diellit--eshteme shume sesa thjesht faktor per te formuar eklips te plot.Eshte dhe nje kusht thelbesor pet te pasur jete ne toke."Sikur te ishim pak me afer ose pak me larg diellit "thote Gonzalezi, -Toka do te ishte teper e nxete ose teper e ftohte dhe,ne kete menyre,e pabanueshme"
Ka edhe me.Madhesia e jashtezakonshme e Henes,satelitit te tokes,eshte nje ndihmues per jeten ne toke pasi terheqja e saj gravitacionale nuk le tiken te rrotullohet teper rreth boshtit te vet.Nje rrotullim i tille do te shkaktonte ndryshimete tmerrshme dhe katastrofike ne klime.Prandaj,per te pasur jete ne toke,ajo qe nevojitet eshte gershetimi i perpikte i largesise se duhur ndernjet diellit dhe tokes,si edhe nje sateliti me madhesin e duhur -e kjo krahas gjithe faktoreve te tjere te lidhur me natyren e diellit.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Pamjet e fundit nga Hubble



Teleskopi Hubble ka dërguar pamje shumë të veçanta në përvjetorin e 20-të të ekzistimit të saj. Pamjet janë nga Nebula Carina, e cila vlerësohet të jetë 6500-10000 vit-drite larg planetit tonë.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=kYF5fVxuZ2E"]YouTube- Zoom Into NGC 3324 In Carina Nebula [HD]
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Satelitet natyrore

Satelitet natyrore jane trupa qe rrotullohen rreth planeteve. Deri ne vitin 1970 njiheshin vetem 32 stelite, sot numri i tyre eshte mbi 60. Henaeshte sateliti natyror i Tokes. Ajo nuk ka atmosfere dhe nuk ka aktivitet gjeologjik. Ne diskun e henes dallohen dy tipa siperfaqesh: zonat e ndricuara "kontinentet" qe jane zona me kratere te madhesive e thellesive te ndryshme dhe zonat e erreta, "detet" qe jane zona te sheshta. Faqja e fshehur henes eshte eksploruar me sonda hapesinore.
Dy satelitet e vetem te Marsit quhen Fobos dhe Deimos. Jane shume te vegjel kane forma te parregullta, gjenden shume afer Marsit, nuk kane atmosfere dhe asnje aktivitet gjeologjik, kane ngjyre shume te erret.
Jupiteri ka 17 stelite, nder me te medhenjte jane kater, Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu. Io eshte shume aktiv nga pikepamja gjeologjike, tete vullkane jane ende ne aktivitet. Europa perkundrazi, eshte nje satelit shume i lemuar. Ganimed eshte me i madhi nga satelitet e Jupiterit dhe dhe ka nje reliev mjaft te pasur, kurse Kalisto ka nje siperfaqe te mbushur me kratere.
Saturni ka 18 satelite, nder te cilet shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti dhe Titani. Hiperioni i vogel me forme shume te crregullt turbullohet ne levizjen e tij nga satelitet e tjere dhe kryen levizje krejt kaotike. Eshte i vetmi satelit i sistemit diellor qe mund t'ia ktheje te gjitha pamjet planetit te tij. Zhapeti shquhet per dy faqet e tij krejt te ndryshme, njera sterre e zeze, kurse tjetra e bardhe si debora. Ngjyra e zeze e njeres faqe vjen nga goditjet qe ka marre nga coperat e sateliteve te tjere te Saturnit. Titani eshte shume i njohur per nga cilesite e tij te peraferta me token: atmosfere azoti, trysni atmosferike gati sa e tokes, e cila permban dhe molekula organike komplekse, gati per te dhene forma jete, vetem se temperatura eshte shume e ulet -200 grade C!
Urani ka 15 satelite, nder te cilet dallohet Miranda.
Nder tete satelitet e Neptunit dallohet Tritoni.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
7 mrekullitë e sistemit diellor


Shtrëngata më të mëdha se Toka, kanione gjigante, geizera të lartë qindra kilometra, vende të ndriçuara gjithmonë nga Dielli, shatërvanë pluhuri akulli
1. Jupiteri: Stuhia që nuk pushon prej katër shekujsh
Shtrëngata më e madhe e sistemit diellor, e cila ka shpërthyer në Hemisferën Jugore të Jupiterit prej katër shekujsh, që kur u vëzhgua për herë të parë me teleskop, s’është ndalur më. Ajo ngrihet 8 kilometra mbi retë përreth dhe është kaq e madhe sa mund të përfshijë dy ose tre planetë si Toka. Shtrëngata rrotullohet rreth vetes pothuajse gjashtë ditë tokësore (që i korrespondojnë 14 ditëve të Jupiterit), e nxitur nga erëra që i kalojnë 400 km/o dhe prodhon një gjëmim shurdhues. Në bazën e saj krijohen vetëtima që mund të shkatërrojnë një qytet të tërë.
Anticikloni
Nga Toka, shtrëngata i ngjan një veze ngjyrë portokalli (prej saj ka marrë edhe emrin “njolla e madhe e kuqe”), e ngjyrosur me nuanca të ndryshme, të cilat vijëzojnë sipërfaqen e Jupiterit. Nga pikëpamja meteorologjike, njolla e madhe e kuqe është një anticiklon gjigant: një zonë e presionit të lartë që rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
2. Mërkuri, aty ku Dielli shkon zigzag
Lindjet dhe perëndimet e Diellit janë të paharrueshme në planetin e Mërkurit. Dhe kjo, jo për ngjyrat e tyre, siç ndodh në Tokë, por sepse mbi këtë planet atmosfera është shumë e rrallë, e si pasojë qielli është i zi, pa re ose ngjyrime të tjera. Në fakt planeti i Mërkurit ka një veçanti: “dita” e tij (e përcaktuar nga rrotullimi i ngadaltë rreth vetes) është më e gjatë se “viti” (i përcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit). Më saktë: në këtë planet, dy ditë i korrespondojnë tre vjetëve (ose më saktë pothuajse 9 muajve tokësorë).
Para dhe pas
E gjitha kjo bën që, nëse do të gjendeshim mbi sipërfaqen e këtij planeti, do të vinim re se Dielli do të dizenjonte trajektore të çuditshme: për shembull mund ta shihnim të rritej, ose të zgjerohej ndërsa ngrihej në qiell, pastaj papritur të tërhiqej pas, për të marrë rrugën e zakonshme drejt perëndimit.
3. Geizerat e Tritonit, 8 kilometra të lartë
Rrjedhje azoti dhe materialesh të tjera organike dalin nga “barku” i Tritonit, hëna më e madhe e planetit të Neptunit. Këto materiale ngrihen në një lartësi prej 8 kilometrash, më pas zhduken nga erërat e pranishme.
Stinë 40-vjeçare
Tritoni është një sferë me një diametër 2700 kilometra, pak më i vogël se i Hënës (3400 kilometra). Është i ftohtë, me temperatura afërsisht -235ºC. Pavarësisht largësisë së tij nga Dielli (30 herë më shumë se Toka), Tritoni ka një cikël të gjatë stinor. Çdo stinë zgjat 40 vjet tokësorë. Së fundmi është zbuluar që në verë, kur temperaturat janë të larta, gazet e ngurta mbi sipërfaqe avullojnë dhe rrisin presionin e atmosferës. Prej vitit 1989 e deri më sot, pra duke kaluar nga pranvera në verë, presioni i atmosferës së Tritonit është katërfishuar, duke arritur deri në 50 mikrobar. Natyrisht që duke u krahasuar me atë të Tokës është një vlerë tepër e vogël: 20 herë më pak sesa presioni atmosferik në Tokë.
4. Në Mars, kanioni gjigant 5 herë sa Italia
Shkëmbinj, kratere, kanione, fusha të pafundme dunash dhe sipërfaqe të mëdha dyoksidi karboni në gjendje të ngurtë. Sipërfaqja e shkretuar e Marsit gjatë viteve të fundit është fotografuar në çdo detaj nga shumë misione hapësinore.
Kanioni i madh
Shumë vende marsiane u ngjajnë shkretëtirave tokësore: shkretëtirës libiane në Sahara, asaj të Atakamsit në Kili, Antarktidës. Por më spektakolarja nga të gjitha është një version gjigant i Kanionit të Madh të Arizonës (SHBA): në latinisht quhet “Valles Marineris” (Lugina e Marinerit), në nder të sondës “USA Mariner 9”, e cila zbuloi dhe eksploroi e para këtë zonë në vitet 1971-‘72. Është një kompleks të çarash 10 herë më i gjatë (të paktën 5 mijë kilometra: 5 herë gadishulli italian), 7 herë më i gjerë (700 kilometra) dhe 7 herë më i thellë (7 kilometra) se Kanioni i Madh. Ky shkëmb i thiktë shënon edhe ekuatorin e Marsit, duke zënë pothuajse edhe një të katërtën e trashësisë së tij: është kanioni më i madh i të gjithë sistemit diellor.
5. Mbi Hënë, Dielli nuk perëndon kurrë
Kreshtat ku Dielli nuk perëndon kurrë gjenden në Hënë, pranë Polit të Veriut. U zbuluan në vitin 1994 nga misioni hapësinor amerikan “Clementine”, në skajet e kraterit “Peary”. Këtu temperatura është kryesisht e qëndrueshme, afërsisht 20ºC, ndërsa në zonat ku nuk bie Dielli, mund të zbresë deri në -200ºC. Po ashtu në afërsi të kraterit, mund të fshihen edhe sipërfaqe të mëdha akulli. Me pak fjalë, kjo zonë mund të jetë ideale që vendoset një bazë hapësinore, e cila të merret me misionet e dekadave pasardhëse.
Dritë e përjetshme
Në të vërtetë në këto zona, të bëra të famshme si “Peaks of Eternal Light”, është krijuar bindja se Dielli nuk perëndon kurrë, vetëm në verë. Megjithatë dyshohet se falë lartësisë, ndriçimi mund të vazhdojë edhe gjatë dimrit.
6. Enkelado, shatërvanë të mëdhenj akulli
Shatërvanë të mëdhenj pluhuri akulli, të ndriçuar paksa nga një Diell i vogël që humbet në horizont. Ky është spektakli që përsëritet çdo ditë në Enkelado, hëna e vogël e Saturnit, nga ku mund të lindë ujë dhe jetë nën sipërfaqen e akullt. Shatërvanët gjenden në Polin Jugor të Hënës dhe shpërthejnë me shpejtësi 1600km/o. Shtyhen nga një forcë misterioze, mesa duket një pellg me ujë të ngrohtë i vendosur në thellësi dhe ngrihen në një lartësi prej qindra kilometrash. Kjo gjë ndodh edhe falë forcës së dobët të gravitetit të trupit qiellor (këtu forca e gravitetit është 100 herë më e vogël se ajo tokësore). Qielli është i zi, sepse nuk ka atmosferë.
Qetësi absolute
Duke qenë se në Enkelado mungon ajri, nuk ka zhurma, përveç dridhjeve të terrenit që shoqërojnë geizerat. Toka është e bardhë, e përbërë në pjesën më të madhe nga akulli. Vende-vende terreni është i sheshtë, pastaj me kratere, i mbuluar sipër me pluhur. Kjo është sipërfaqja më e bardhë e sistemit diellor: si një top i madh prej dëbore, reflekton pothuajse të gjithë e rrezatimin që merr nga dielli.
7. Të bukur dhe jashtëzakonisht të hollë
Unazat e Saturnit, përveçse një mrekulli perfekte, edhe nga ana vizive janë magjepsëse: kanë një diametër 280 mijë kilometra (3/4 e distancës Tokë-Hënë) dhe janë shumë të holla. Në disa pika, trashësia e tyre nuk arrin më shumë se 100 metra.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Pacifik, banorët kanë parë eklipsin më kohëzgjatës të Diellit

Spektakli i rrallë ka ndodhur ditën e djeshme për 5 minuta e 20 sekonda në një pjesë të ishujve të Pacifikut ku eklipsi total ka mbërthyer pas aparatit fotografik mijëra turistë. Në këtë mrekulli që ndodh shumë rrallë, kanë marrë pjesë edhe shumë shkencëtarë, të cilët përfituan për të nxjerrë të dhëna me vlerë për Diellin.
Takimi i rrallë astronomik ka bërë që shumë agjenci të përfitojnë për te reklamuar këtë fenomen, duke thithur sa më shumë klientë. Ishulli i Pashkës ka qënë edhe më i favorizuari.“Jemi shumë të kënaqur pasi ishte një ditë shumë e bukur edhe pse me pak erë. Njerëzit u sollën mirë dhe nuk pati asnjë problem”, thekson kryebashkiakja e ishullit, Luz Zasso. Trajektorja e konit të hijes mbuloi pjesën jugore të Paqesorit me rreth 15 mijë km duke nisur që nga jugu i Zelandës së Re deri në ishujt Cook në Polinezinë franceze për të mbërritur pjesërisht në Kili dhe Argjentinë.

Një pjesë shumë e vogël e botës ka mundur të shijojë eklipsin më të gjatë diellor të mijëvjecarit.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Toka është më e re se sa është menduar

Toka mund të jetë më e re dhe është krijuar tri herë më vonë se ç'ishte menduar më parë, tregoi një anketë e re e shkencëtarëve nga Universiteti i Cambridge.
Studiuesit kanë llogaritur se planeti mund të jetë krijuar pas një kohe mjaft të gjatë që nga lindja e sistemit diellor 4567000000 vjet.

Nga krahasimi i një izotopi nga toka me izotop meteoridi, gjeologët nga Universiteti i Kembrixhit erdhën në përfundim se Toka ka fituar madhësinë e tanishme përpara rreth 4467 miliardë vitesh.

Deri tani, shkencëtarët kanë pohuar se procesi i krijimit të planetit tonë zgjati 30 milion vjet.

Një studim i ri, megjithatë, tregon se Toka është krijuar 100.000.000 vjet më vonë, transmeton Bgnes.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Yjet e para të Gjithësisë ishin më të mëdhenj se Dielli

Me mijëra milionë vjet nga shpërthimi i madh Big Beng u krijua ajo që sot quhet “Mosha e errët” e Universit kur mendohet se kanë ndricuar këto yje. Ato janë skicuar në një përshkrim të bërë këtë javë nga revista Science. Madhësia e tyre ka qënë shumë e rëndësishme për Universin që më vonë mori formën që njohim sot.Studimi është kryer nga Columbia University of New York. Të kuptosh si janë krijyar yjet, është një nga detyrat bazë të astrofizikës. Mendohet se ato kanë lindur nga retë e ngrohta të përbëra nga gazra të ndryshëm me përmbajtje hidrogjeni dhe heliumi që më pas ftohen
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Astronomët britanik zbulojnë yllin më të madh të njohur ndonjëherë

ASTRONOMËT BRITANIK ZBULOJNË YLLIN MË TË MADH TË NJOHUR NDONJËHERË
''Bëhet fjalë për një yll dy herë më të madh nga yjet e njohur deri tani'', tha grupi i astronomëve.


Astronomët britanikë njoftuan se kishin zbuluar një yll të ri, më të madhin të njohur ndonjëherë në hapësirë.



''Bëhet fjalë për një yll dy herë më të madh nga yjet e njohur deri tani'', tha grupi i astronomëve.



Shkencëtarët konfirmojnë se ky yll ka një masë 250 herë më e madhe se masa e Diellit, ndërkohë që prodhon 10 milionë herë më shumë dritë nga ylli më i afërt me Tokën.



Ylli është quajtur R136a1, pra bëhet fjalë për Canis Majoris dhe jo për një Yll tjetër gjigand.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=HEheh1BH34Q&feature=player_embedded"]YouTube - Star Size Comparison HD
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Disa zbulime shkencore

1. Universi zgjerohet me shpejtësi gjithnjë e më të madhe (1998)

Galaktikat largohet gjithnjë e më shpejt nga njëra-tjetra. Në të njëjtën kohë edhe universi zgjerohet në mënyrë përshpejtuese, ndryshe nga ajo që besohej më parë. Kjo shpikje i mahnit shkencëtarët, të cilët ende kërkojnë një shpjegim.

2. Genomi njerëzor (2000)

Dy konkurse të shkencëtarëve të famshëm, një i publikuar dhe një privat, deklarojnë se kanë hartuar një genom njerëzor. Hapet një epokë e re për kërkimet mjekësore dhe biologjike.

3. Marrëveshja për klimën (2001-2007)

Paneli Ndërqeveritar për Klimën modifikon pozicionin e çdo vendi në lidhje me ngrohjen globale, i cili nga “shumë i mundshëm” bëhet “i pakontrollueshëm”.

4. “Hubble” (1990)

Del në treg “Hubble”, teleskopi i parë hapësinor, i destinuar për t’u kthyer në “syrin” më produktiv në univers dhe një simbol i progresit shkencor.

5. Gjurma e Big Bengut (1992)

Sonda e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmët e lëna nga radioaktiviteti kozmik prej të cilit janë lindur galaktikat.

6. ADN “e ligjshme” (1985)

Sër Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, në Angli, njofton një metodë për identifikimin e personave në bazë të ADN-së, një metodë që më vonë kthehet në një prej instrumenteve kryesore të mjekësisë së ligjshme dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për hetimet e policisë.

7. Delja e parë e klonuar, Dolly (1996)

Ian Wilmut, nga instituti “Roslin” në Skoci, njofton lindjen e Dolly-it, delja e parë e klonuar. Dolly shumë shpejt do të ndiqet nga klone të shumë kafshëve të tjera.

8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

Fizikani Tim Berners-Lee, në “CERN” të Gjenevës, krijon një metodë për të lidhur faqet përmes internetit, qëllimi i së cilës është të transmetojë të dhënat e kërkimeve. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm për përparimin e rrjetit informativ.

9. Vrima e ozonit (1987)

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë që në Antarktidë po shkrihet ozoni i stratosferës, një pengesë mbrojtëse e rëndësishme ndaj rrezeve ultravjollcë.

10. Planetë jashtëdiellorë (1995)

Astronomët zviceranë, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnë një planet orbita e të cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Që nga ajo ditë janë identifikuar rreth 200 planetë jashtë sistemit diellor, mes të cilëve njëri konsiderohet “i banueshëm”.

11. Interferenca me “RNA”-në (1998)

Biologët Andrew Fire dhe Craig Mello zbulojnë se si “Rna”-ja mund të interferojë në mënyrë selektive me gjenet. Një zbulim që mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme në fushën mjekësore.

12. Top Quark (1995)

Shkencëtarë nga “Fermilab”, në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë “top quark”, një pjesëz nën-atomike e cila kërkohej prej kohësh. Konfirmimi për ekzistencën e saj siguron baza solide për teoritë më moderne të strukturës së materies.

13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

Kërkues kinezë dhe amerikanë zbulojnë fosilet e mbetura të një dinozauri primat. Një konfirmim për teorinë që thotë se zogjtë janë pasardhës të dinozaurëve.

14. Plutoni “ulet në pozitë” (2006)

Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet më si një planet klasik, por si një planet “nano”, një kategori e re së cilës, përveç Plutonit, i përkasin dhe të gjitha trupat me një dimension të përcaktuar që rrotullohen, ashtu si Neptuni.

15. Qeliza të qëndrueshme embrionale (1997)

Një skuadër shkencëtarët i Universitetit “Wisconsin” izolon për herë të parë qeliza të qëndrueshme embrionale njerëzore. Kështu hapet një erë e re për mundësitë terapeutike, po kështu edhe për debatet bio-etike.

16. Ujë në Mars (2000-2004)

Sonda e “NASA Opportunity” gjen në Mars gjurmë të cilat në epokat e hershme duhet të kenë qenë ato të kënetave të kripura, me siguri të ngjashme me jetën.

17. Hominoidi më antik (1994)

Një fosil etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh më parë, “Ardipithecus ramidus”, zbulohet nga një skuadër i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, duke u kthyer në përfaqësuesin më të lashtë të njohur nga specia njerëzore.

18. Jo “krijimit” në shkolla (2005)

Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetën.

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kërkues japonezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare me rënie të radioaktivitetit, përmban një masë, duke ofruar elementë të rinj për një teori të materies të universit.

20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-1985)

Gjeologë dhe paleoklimatologë zbulojnë se gjatë 600 milionë vitet e fundit, janë verifikuar ndryshime edhe më shumë dramatike në temperaturë, me pasoja të thella në shirat e disa zonave të planetit. Një teori tjetër thotë se modifikime të ngjashme mund të jenë provokuar nga aktivitete njerëzore.

21. Shpërtimi i neuroshkencave (1990-deri më sot)

“Dekada e trurit”, e filluar në vitet ’90, nuk ka përfunduar në vitin 2000, por vazhdon me përparime progresive në eksplorimin e sistemit nervor qendror, falë mjeteve hetuese gjithnjë e më të sofistikuara.

22. Teletransporti (1998)

Kërkuesit austriakë të universitetit të Vjenës, arritën të transferojnë në një distancë të largët një foton, e cila është një pjesëz e dritës.

23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

Lind një degë e re e biologjisë: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia Evolutive e Zhvillimit”, që studion raportet mes zhvillimit embrional dhe evolucionin e specieve. Nga njëra anë, strukturat e jetës riformohen me çdo lindje të re organizmi me besnikëri të lartë, por disa mutacione kanë modifikuar këto plane të zhvillimit trupor, duke prekur thellësisht disa përparime të rëndësishme të evolucionit.

24. Mosha e epokës së astronomisë diellore (1996)

Fillon aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”. Satelitët vëzhgojnë yllin tonë, duke hapur erën e sizmologjisë diellore dhe parashikimeve të kohës hapësinore.

25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)

Një skuadër shkencëtarësh indonezianë dhe australianë i habit paleontologët, duke pohuar se kanë zbuluar mbetjet e të ashtuquajturit “Homo floresiensis”, një njeri i vogël primitiv i 18 mijë viteve më parë, me trurin e reduktuar, por i aftë të përdorë mjetet për të gjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet më i diskutuari ...
 

Devil

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 23, 2009
Postime
21
Pikët
0
Vendndodhja
Oxford - England
Djelli : Formimi, Rendesite, Kuptimi,


Dielli - The Sun

Dielli yne eshte yll i klasifikuar ne kategorine G2, nje prej me shume se 100 miliard yjeve ne galaksine tone.

Diametri: 1.390.000 km.
Masa: 1.989e30 kg
Temperatura: 5537 °C ne Siperfaqe
Temperatura: 15,000,000 °C Ne Berthame


Dielli eshte quajtur ne mitologji me emra te ndryshem: Greket e quajten ate Helios kurse Romaket e quajten ate Sol.

Dielli eshte objekti me i madh ne sistemin diellor. Ai permban me shume se 99,8% te mases totale te Sistemit Diellor (Jupiteri permban pjesen tjeter). Eshte thene shpesh se Dielli eshte nje yll. Kjo eshte e vertete ne kuptimin, qe ka shume te tjere te ngjashme me ate.

Kuptimi dhe Jeta e Diellit ne te kaluaren + ardhmen e tije [ky sqarim bazohet ne imazhin e me poshtem]
1: Lindja 4.5 Miliard Vjet me Pare
4.5: Dielli i koheve te tanishme
5/8: Rritje e vogel Graduale
9: Rritje e dukshme
10: Transformim ne Gjigand te Kuq
11: Transormim ne Re Molekulare [Nebula Cloud]
12: Transformim ne Xhuxh te Bardhe [White Dwarf]
13/4: Humbje te mases ne nje perqindje te vogel [White Dwarf]



Lindja/Formimi/Perberja e Diellit dhe e vete Sistemit Diellor

Sistemi Diellor u formua nga renia gravitacionale e nje Reje gjigande molekulare 4,568,000,000 vjet me pare. Reja Molekulare ishte rreth disa Light/Years=Vjet/drite e madhe. Rajoni qe do formonte Sistemin Diellor, ishte i njohur si mjegullnaje para-diellore. Ajo filloi te shkaterrohej ne nje disk tjerrje me nje diameter te madh dhe te nxehte, gjithashtu te dendur ne qender. Ne kete pike, ne evolucionin e saj, Dielli eshte besuar te kete qene nje yll T Tauri. Brenda 50 milion vjeteve, presioni dhe dendesia e hidrogjenit ne qender te Diellit u be i madh dhe i mjaftueshem, qe te filloje fusionin termoberthamor. Temperatura, norma reagimit, presioni, dhe densiteti i rritur deri ne ekuiliber u arrit, luftuar nga forca e tkurrjes gravitacionale. Ne kete pike Dielli u be nje yll i plote. Kjo rritje e presionit ndez thelbin/berthamen. Si rezultat, Dielli eshte ne rritje te ndritshme me nje norme prej rreth 10% cdo 1.1 miliard vjet. Si rezultat, Dielli eshte ne rritje te ndritshme me nje norme prej rreth 10% cdo 1.1 miliard vjet. Dielli eshte i perbere aktualisht me rreth 71,1% hidrogjen dhe 27.4% helium dhe pjesa tjeter perbehet nga sasi te vogla elementesh te renda. Kjo ndryshon ngadale me kalimin e kohes, per shkak se Dielli konverton hidrogjenin ne helium. Metalet me te bollshme jane te oksigjenit rreth 1% te mases se Diellit, karboni 0,3%, neoni 0,2%, dhe hekur 0,2%. Dielli para konvertimeve masive ishte 71,1% hidrogjen, 27.4% helium, dhe 1,5% metale. Ne pjeset e brendshme te Diellit, fuzioni berthamor ka modifikuar perberjen ne konvertimin nga hidrogjen ne helium, keshtu qe pjesa me intime e Diellit eshte tani rreth 60% helium, me bollek metali te pandryshuar. Rreth 5.4 miliard vite nga tani, hidrogjeni ne thelbin e Diellit do te konvertohet krejtesisht ne helium, duke i dhene fund fazes kryesore. Heliumi ne baze te djegies do jete ne nje temperature shume te nxehte, dhe do prodhoje energji shume here me te medha se sa nga koha e procesit te hidrogjenit. Ne kete kohe, shtresa e jashtme e Diellit do te zgjerohet per afersisht deri ne 260 here nga diametri aktual. Perfundimisht heliumi ne do te shteroje vete ne nje shkalle shume me te shpejte se hidrogjeni, dhe djegia e Diellit me fazen e helium do te jete shume me e vogel ne krahasim me fazen e djegies se hidrogjenit. Dielli nuk eshte shume masiv dhe i mjaftueshem, dhe reaksionet berthamore ne baze do te zvogelohen. Shtresa e jashtme e tij do te biere diku larg ne hapesire, duke bere qe Dielli te humbe pothuajse te gjithe fuqine e tije. Qe nga lindja e tij, ai ka perdorur rreth gjysmen e hidrogjenit ne thelbin/berthamen e vet. Ai do te vazhdoje te rrezatoje edhe per 5 miliarde vjet apo me shume (edhe pse shkelqimi i drites se tij do te dyfishohet ne ate kohe). Por ne fund ai do te konsumoje te gjithe hidrogjenin duke e kthyer ne helium dhe pastaj te shnderrohet ne nje gjigand te kuq ,dhe do te shperbehet dhe zvogelohet ne nje yll Xhuxh-Dwarf. Ky fenomen do jete i detyruar ne ndryshime radikale, te cilat edhe pse te zakonshme nga standardet yjore, do te rezultojne ne shkaterrimin total te Tokes (dhe ndoshta per krijimin e nje mjegullnaje planetare).


Ne Brendesi te Diellit dhe Njollat e Zeza

Shtresa e jashtme e rrotullimit varion: ne ekuator rrotullohet 1 here ne çdo 25,4 dite, ne afersi te poleve eshte me shume se 36 dite. Kjo sjellje e çuditshme eshte per shkak te faktit se Dielli nuk eshte nje organ solid-i ngurte si ne Toke. Efekte te ngjashme jane pare edhe ne planetet e gazit. Rotacioni shtrihet ndjeshem poshte ne brendesi te Diellit, por Berthama/Thelbi i Diellit rrotullohet si nje trup i ngurte. Kushtet ne berthamen e Diellit (perafersisht e 25% e rrezes te tij) jane ekstreme. Temperatura eshte 15,000,000 °C dhe presioni eshte 250 miliard atmosfere. Ne qender te berthames dendesia e Diellit eshte 150 here me shume se sa ajo e ujit. Forca e Diellit varjon: (rreth 386.000.000.000) megavat nga reaksionet e fuzionit berthamor. Çdo sekonde rreth 700.000.000 ton hidrogjen konvertohet ne rreth 695.000.000 ton helium dhe 5.000.000 ton e energjise ne forme te Rrezeve Gamma Rays. Njollat e zeza jane rajone me temperature rreth 3527 °C. Njollat e zeza mund te jete shume te medha, rreth 50.000 km ne diameter. Njollat e zeza jane shkaktuar nga komplikimet dhe marredheniet e fushes magnetike te Diellit. Kur shikojme Diellin dhe siperfaqen e tij, karakteristikat me te dukshme jane zakonisht Njollat e Zeza Sunspoots, te cilat jane zonat e mire-percaktuar ne siperfaqe dhe shfaqen me pjese me te erreta se sa pjesa tjeter e siperfaqes per shkak te temperaturave te uleta. Njollat e Zeza Sunspoots jane rajone te aktivitetit te dendur magnetike ku konvertimi i elementeve frenohen nga fusha te forta magnetike, reduktimin e transportit te energjise nga e brenda. Fusha magnetike shkakton ngrohje te forte ne Corona-Kurora-Siperfaqa, duke formuar rajone aktive, qe jane burim i fishekzjarreve intensive diellore dhe nxjerrja ne mase e materialeve nga Corona: quajtur ne anglisht corona mass ejection ose CME. Numri i dukshem i Njollave te zeza ne Diell nuk eshte konstant, por ndryshon me kalimin e nje cikli 11-vjeçar i njohur si cikli diellor. Ata qe nuk shfaqen jane ne latituden e larte diellore. Pas ciklit njollat diellore perparojn, numri i njollave rritet dhe levizin me afer ekuatorit te Diellit, nje fenomen i pershkruar nga ligji Sporer. Historia e numrit te njollave verejtur gjate 250 viteve te fundit, tregon ciklin 11-vjeçar diellor. Cikli Diellor ka nje ndikim te madh te motit ne hapesire, dhe eshte nje ndikim i rendesishem ne klimen e Tokes qe nga shkelqimi i drites dhe mardheniet e tjera magnetike. Ne shekullin e 17, cikli diellor duket se ka ndaluar teresisht per disa dekada.

Shikoni imazhin rreth ketij informacioni [Sun Spoot = Njolla Zeze]

Fusha Magnetike dhe disa faktore tjere

Rajoni mbi kromosfere i quajtur corona-kurore, shtrihet miliona kilometra ne hapesire, por eshte e dukshme vetem gjate nje eklipsi Diellor. Kur Hena kalon midis Tokes dhe Diellit atehere kemi te bejme me nje eklips Diellor. Eklipset jane te dukshme mbi zona te gjera te Tokes. Eklipset e Diellit ndodhe nje here ose dy here ne vit. Fusha magnetike e Diellit eshte shume e forte (sipas standardeve tokesore) dhe shume e komplikuar. Magnetosfera e tij, (e njohur edhe si heliosfera) shtrihet pertej Plutonit. Perveç ngrohjes dhe drites, Dielli gjithashtu leshon nje lume me dendesi te ulet te grimcave te ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet), e njohur si Era Diellore, e cila pershkon te gjithe sistemin diellor ne rreth 450 km/sec. Era diellore dhe grimcat shume te larta te energjise hidhen nga shperthimet Diellore. Keto grimcka ose kjo Ere Diellore e quajtur Solar Storm ose Solar Flare, mund te shkaktoje nje efekt dramatik ne Toke duke rrezikuar egsistencen e njerezimit ne te ardhmen ne planetin tone.


Te Dhenat Nga Anijet/Satelitet e Nases

Te dhenat e fundit nga Anija Ulysses tregojne nje ndryshim te shpejtesise me 750 kilometra ne sekonde te Erave Diellore. Perberja e Eres Diellore gjithashtu duket te ndryshoje ne rajonet polare. Studim i metejshem i Eres Diellore do te behet nga anijet e nisura kohet e fundit Wind, ACE dhe SOHO nga pika te favorshme dinamike te qendrueshme drejtperdrejte ne mes Tokes dhe Diellit rreth 1,6 milione km nga Toka.


Kuptimi i Njerzimit

Per mijera vjet njerezimi, me disa perjashtime, nuk e njihte ekzistencen e Sistemit Diellor. Njerezit besonin se Toka mund te jete e palevizshme ne qender te Universit dhe kategorikisht . Edhe pse filozofi greek Aristarkun Samos kishte spekuluar ne nje rishqyrtim te Kozmosit, Nicolaus Copernic ishte i pari qe zhvilloi nje sistem matematikisht heliocentrik. Pasardhesit e tij te shekullit 17-te, Galileo Galilei, Johannes Kepler dhe Isaac Newton, zhvilluan te kuptuarin e fizikes, e cila coi ne pranimin gradual te idese se Toka dhe Planetet tjera rrotullohen rreth Diellit , dhe qe Toka nuk eshte qendra e gjithshkaje. Ne kohet e fundit, permiresimet ne Teleskop dhe perdorimi i anijeve/sateliteve kane mundesuar hetimin e fenomeneve gjeologjike te tilla si, male dhe kratere, dhe dukurive meteorologjike sezonale, te tilla si rete, stuhite e pluhurit dhe akullnajave ne planetet e tjera.

Dielli eshte rreth 4.5 miliard vite i vjeter.
Theksojme: Dielli nuk mund te shkaterrohet nga nje fenomen Supernova sepse nuk e ka massen e duhur.



Elton Balla
Angli Oxford 2010

http://www.UniversAlb.com
 

Devil

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 23, 2009
Postime
21
Pikët
0
Vendndodhja
Oxford - England
Cilivizimet e jetes ne Univers dhe tipat e tyre


Kur ne shikojm ne hapesire per jete alienesh, ne nuk shikojm per njerez te vegjel jeshil, por ne shikojm per Tipin 1, Tipin 2, Tipin 3 te Cilivizimeve.

Tipi 1 i Cilivizimit eshte ai tip qe ka force Planetare, qe kontrollo planetin e vet duke perfshire, Vullkanet, Termetet, Sistemin e Kohes, dhe duke pasur qytete civile mbi oqeane, pra cdo lidhje me kontrollin e planetit, perfshine Tipin 1 te Cilivizimit.

Tipi 2 i cilivizimit eshte ai Yjor, fuqia e energjise planetare shtreone, ata fillojne dhe marin burimin kryesore te energjise direkt nga Ylli. Ky tip nuk perdor makineri konvertimi te energjise por shpërthimet diellore, gjithashtu edhe energjia e madhe qe duhet te kene makinerite per te punuar ky tip e mer nga Ylli i tij. Gjithashtu kur fuqina e Yllit shteron, ata shkojnë dhe kerkojne burime energjie ne Galaktike duke mare fuqinë e miliardave Yjeve.

Si i masim ne dhe me cfare i krahasojme keto cilivizime ne nje te ardhme te larget. Athere ne do perdorim disa programe dhe filma per te bere nje krahasim per llojin e cilivizimeve ne te ardhmen dhe realitetin e sakte te fuqise tyre. Pershembull: Buck Rogers korispondon tek Tipi 1 i cilivizimeve. Federata Startrek hyn tek Tipi 2 i cilivizimeve pasi ne film ne kemi pare qe kan kolonizuar sisteme Yjore. Starwars korispondon ne Tipin 3 te cilivizimeve, duke u referuar tek fuqia e tyre kontrolluese, gjithmon si pas filmit.

Tani, cfare jemi ne ne kete shkalle, cfar tipi hyjme ne njerzimi i sotem, dhe si klasifikohemi kundrejt tipeve me te cilivizuar ne te ardhmen.
Ne jemi Tipi 0 i cilivizimit dhe nuk arrijme as te klasifikohemi ne shkallet e me siperme.
Ne nuk e marim energjine tone nga Yjet,Galaktikat, por e marim ate nga nje planet i vdekur sic eshte i joni, pra e marim nga nafta dhe gazi te cilet ne i gjejme thelle ne planetin tone. Cfare kuptojme ne me fjalen (Planet i vdekur). Shume nga ju mund te me pysni dhe mund te shtroni pytjen se pse jemi ne nje planet i vdekur kur ne jetojme ne kete planet, dhe do vazhdojme te jetojme dhe per disa qindra, ose miliona vjet. Athere e theksoj sepse fjala vdekur vjen si rrjedhoje e burimeve te energjise ketu ne Toke, te cilat heret a vone do te shterojne dhe nuk do jene ne gjendje te plotesojne kushtet e cilivizimeve ne te ardhmen, dhe duke mos pasur burime te energjise nga planeti, Tipit 0 (Ne) i duhet nje konvertim ne Tipin 1 per te arritur vazhdimin e jetes dhe marjen e energjise kryesore nga Dielli. Ne mund te bejme nje perllogaritje se kur mund te jemi gati per te bere kalimin nga Tipi 0 ne Tipin 1 te cilivizimit, dhe si pas studimeve ky kalim mund te behet perafersisht mbas 100 vjetesh. Cdo here qe ne shofim gazetat, programet ne tv rreth ketij kalimi, apo teknologjise, e ndjejm veten te privilegjuar qe jemi Tipi 0, dhe femijet ose femijet e femijeve tane do te jene deshmi e ketije realiteti kalimtare nga Tipi 0 ne Tipin 1 te cilivizimit.

Cfare eshte Bota ne teresi. Bota eshte nje cikel i bashkuar me shtete te medha si Amerika, Kanadaja, Mexika, Anglia, Kina, etj, por pse ? , sepse ne po shofim fillimin e cilivizimit te Tipit 1 ne blloqet ekonomike dhe tregtare ne bote. Cfare gjuhe po perdor ky fillim ekonomik i Tipit 1 neper bote?. Ku do qe shkojme neper bote shofim qe te gjithe flasin gjuhen Anglisht, dhe ne te ardhmen i gjithe planeti jone do jete i tille, te gjith do flasin gjuhen e tyre por siper asajt do jete Tipi 1 i gjuhes per nje menyre komunikimi global ne planet, dhe kjo gjuhe do jet ndoshta gjuha Angleze. Gjithashtu do kete edhe sistem kulture dhe politike te Tipit 1 kudo ne planet.

Cfare eshte interneti ?. Interneti eshte fillimi i sistemit telefonik te Tipit 1. Keshtu ky transformim Tipesh dhe ndryshimesh eshte nje nga gjerat me te rendesishme e te gjithe koherave. Njerezit qe se duan kete transformim jane Terroristet, ata kane frike se ky transformim eshte nje cilivizim planetare i tolerueshem per shume kultura. Ne mendimet e tyre ato e kane frike kete transformim per shkak se jane deshmitare i nje rigjenerimi dhe cilivizimi planetare me nje kategori me te avancuar. Ky transormim dhe ndryshim eshte gjithashtu shume i rendesishem , sepse ne nuk jemi te sigurte nese do e kalojme kete prove, pra sjemi te sigurt nese do arrijme ta kryejme me sukses kete ndryshim nga Tipi 0 ne 1.

Kur ne shikojme ne hapesiren e thelle, ne nuk shofim asnje evidence te cilivizimeve te Tipit 1, 2 dhe 3. Matematika thote qe duhet te jene me mijra cilivizime te ketyre tipeve ne Galaktike. Pse ndodh kjo?, sepse transormimi nga Tipi 0 ne Tipin 1 eshte transformimi me i rrezikshem i te gjithe transormimeve, dhe ne mbase sja dalim per faktin qe jemi ne gare me kohen. Ne nje ane ne kemi forcen e integrimit, forcen e tolerances, forcen multi kulturore qe eshte duke u zhvilluar para syve tone. Ne anen tjeter ne kemi armet e shkaterrimit masiv, pra mbushjet berthamore , gjithashtu dhe rritjen e terrorizmit nderkombetare. Nese nje dite ne do te kemi nje Super Anije Kozmike, dhe ne do gjejme nje Planet ne te cilen atmosfera eshte shume e rrezatuar dhe e nxehte per te zhvilluar jeten, ne do te shofim qe ato se kane bere transformimin e Tipeve nga 0 ne 1.

Tani duke qene Tipi 2 i cilivizimit, ti je i pavdekshem. Me termat shkencore asgje nuk mund ta shkaterroje Tipin 2 te cilivizimit, edhe vet Supernova nuk mund ta shkaterroje Tipin 2 te cilivizimit, sepse teknologjia e Tipit 2 do jete ne gjendje te levizi Planetin ne rast rreziku ose te ndaloje te gjitha shperthimet berthamore dhe rrezatimet qe vijne ne drejtim te Planetit. Mbas nje kohe cilivizimi i Tipit 2 behet nje Tip Galaktik dhe kane aftesine per te kontrolluar edhe vet Galaktiken ku ato jetojne.

Nese ne jemi Tipi 3 i cilivizimit, ne do jemi ne gjendje per te exploruar Galaktiken tone, por jo duke cuar njerez me anije per te kaluar nga nje Sistem Yjor ne tjetrin, sepse do duheshin miljona vjet per te exploruar Galaktiken tone Milky-way=Rruga e Qumshtit, por menyra per ta bere kete gje eshte, krijimi i nje roboti. Bejme uljen e robitit ne Hene dhe krijojme nje fabrike prodhimi te cilen do prodhonte miljona kopje te robitit ne kete Hene qe eshte e qendrueshme. Procesi dyte nis kur te cohen keto robot ne Henat tjera, dhe atje cdo robot individual krijon fabriken e tije te riprodhimit. Duke filluar me 1 robot ne do kemi miljona, dhe miljona, dhe miljona, dhe ne fund miljarda kopje te cilet do perhapen dhe ulen ne Hena te ndryshme, duke pritur transformimin e Tipit 0 te behet Tipi 1.

S kohe do na duhet per te pasur nje baze ne Hene per te filluar perpjekjet e transformimit, ndoshta 100 vjet. Brezi i femijeve te femijeve tane eshte brezi me i rendesishem qe do jetoje ne Planetin tone. Ne jemi brezat te cilet do te percaktojme nese do e kalojme transformimin e cilivizimeve nga Tipi 0 ne Tipin 1, ose ne do te shkaterrojme veten tone per shkak te arrogances dhe armeve berthamore te cilat ne i kemi pasur, i kemi, dhe do vazhdojm ti kemi.




Elton Balla
www.Universalb.com 2011
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Astronomi, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", ( Greq.): άστρο, + νόμος) është një shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave që mund të vrojtohen në qiell (jashtë Tokësorë), së bashku me të gjitha proçeset (ecurite) në të cilat ato përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.

Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatërruar me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellore. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimi i qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.



Astronomi Lunarejesa e Hënës që nuk shihet. Eshtë fotografuar nga misioni Apollo 11 që u soll rreth Hënës në 1969.Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatërruar me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellore. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimi i qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.
Degët e astronomisë
Astronomia përbehet nga disa degë. Ndarja e parë bëhet në astronomi teorike, dhe astronomi vrojtuese. Vrojtuesit përdorin mënyra të ndryshme për të marrë të dhëna mbi dukuri të ndryshme, të dhëna që përdoren nga teoricienët për ndërtimin e modeleve, shpjegimin e këtyre dukurive dhe parashikimin e të tjerëve të ngjashëm. Kjo nuk do të thotë që vrojtuesit dhe teoricienët janë persona të ndryshëm.

Degët e studimit mund të ndahen edhe sipas dy kritereve:

sipas subjektit (p.sh planetët ose galaktikat) ose problematikës (formimi i yjeve ose i planetëve)
sipas zonës së spektrit elektromagnetik të studiuar

Ndarja sipas subjektit ose problematikës

Astrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet te përcaktoje sistemin e përdorur te vend-ndodhjes dhe lëvizje-matjen e objekteve ne galaksinë tone.
Kozmologjia: Studimi i gjithësisë ne tersi dhe zhvillimin e saj.
Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndërtimtarisë dhe përbërësve te galaktikës sonë. Tani përfshin studimin e galaktikave te tjera qe mund te vezhgohen ne (me) hollësi.
Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtë galaksise sonë.
Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit te galaksive, dhe zhvillimit te tyre ne gjendjen e vezhguar te tashme.
Shkenca planetare: Studimi i planetëve te sistemet diellor është (ne kohet e fundit), nganjehere i menduar nje disipline e ndryshme; e quajtur gjithashtu planetologji.
Astronomia yjore: Studimi i yjeve ne pergjithesi.
Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri ne fundin e tyre si mbetje yjore.
Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) qe kane çuar ne formimin e yjeve ne brendesine e reve te gazta, dhe vete ecurinë e formimit.
Gjithashtu, ka edhe disiplina te tjera qe mund te mendohen pjese e astronomise, ose janë shkenca nderdisiplinore ne lidhje me astronomine si:

Arkeoastronomia
Astrobiologjia
Astrokimia
Shkencat planetare
Kosmologjia


Astronomia planetare, ose shkencat planetare: një "djall pluhuri" ne Mars. Fotografuar nga Mars Global Surveyor Vrojtuesi i përgjithshëm marsian.
Mënyra e përftimit të informacionit
Në astronomi, mënyra kryesore për të përftuar informacione është nepermjet identifikimit dhe analizimit të rrezatimeve radioaktive, fotoneve; mënyrë tjeter për përftimin e informacioneve janë rrezet kozmike, neutrinot, dhe, në të ardhmen e afërt, valët gravitacionale (shih LIGO dhe LISA).

Një ndarje tradicionale e astronomisë jepet edhe nepermjet spektrit elektromagnetik të vëzhguar:

Astronomia optike përmbledh teknikat e përdorura për zbulimin dhe analizimin e dritës në gjatësi valore të tilla që mund të identifikohen edhe me sy (rreth 400 - 800 nm). Mjeti më i njohur është teleskopi, me matës elektroni imazhesh dhe spektrograf.
Astronomia Infrared merret me identifikimin e rrezatimeve infra të kuqe (valë më të gjata se drita e kuqe). Instrumenti më i përdorur është teleskopi por me shtimin e një instrumenti për teleskopët hapësinorë përdoren gjithashtu për të eleminuar zhurmat (interferencat elektromagnetike) nga atmosfera.
Radio astronomia përdor instrumente plotësisht të ndryshëm për identifikimin e rrezatimit të valëve nga mm në cm. Marrësit janë të ngjashëm me ata që përdoren në transmetimin radio(që përdor këto lloj valësh). Shih Radio teleskopët.
Astronomia e energjisë së lartë


Astronomia radio dhe optike mund të mbështetet nga grupe observatories, sepse Atmosfera e Tokës është e tejdukshme në atë gjatësi valësh. Drita infra e kuqe thithet thuajse tërësisht nga avujt e ujit, për këtë vëzhguesit infrared duhet të vendosen lart në hapësirë ose në një vend të thatë .

Atmosfera është opake në gjatësitë valore të përdorura nga Astronomia e rrezeve X, Astronomia e rrezeve gamma, Astronomia UV dhe, për këtë arsye mund të dërgohen lart nepermjet ballonave ose observatorëve hapësinorë.

Lente gravitacionale

Astronomia ekstragalaktike: lente gravitacionale. Ky imazh i teleskopit hapësinor Hubble tregon blu të ndryshme, objekte ne formë nyjash që s'janë gjë tjetër veç imazhe shumëfishe të të njëjtës galaksi. Janë shumëfishuar nga efekti i lentes gravitacionale i një grupimi galaksish të verdha, eliptike dhe spirale. Lentia gravitacionale krijohet nga fusha gravitacionale e grupimeve që prish imazhin e objekteve më të largëta.
Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është roli juaj unik në këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e kush dashurinë. Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera, për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti. Një gjë duhet kuptuar mirë, astrologjia nuk i mohon këto shpjegime - mirëpo çdoherë ka kërkuar dhe kërkon më shumë - kërkon të dijë se cili është roli i njeriut në këtë botë dhe se në çfarë forme është i lidhur mikrokozmosi i brendshëm i tij me makrokozmosin që e rrethon atë. Pra, astrologjia është metodë shumë e përparuar e vetënjohjes. Më ndihmën e saj ne jemi në gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmë potencialet tona, duke iu përshtatur energjive të planetëve në planin shpirtëror, mental, emotiv dhe fizik. Imazhi i pozitave të planetëve në momentin e lindjes së një personi është, në të vërtetë, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e përhershme. Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme të evoluimit në jetën e tij, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.





Çfarë është raporti i njeriut me Universin?
Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?
Si ndikon astrologjia në vullnetin e lirë?

T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të fillosh një rrugëtim drejt vetënjohjes dhe vetëkuptimit. Astrologjia është një vegël antike që ju mundëson të vetënjiheni, vetinformoheni dhe vetëtransformoheni. Astrologjia ju shpie drejt kuptimit më të madh të asaj se kush në të vërtetë jeni dhe si mund të rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftësitë tuaja. Së fundi, nëpërmjet vetëkuptimit që e promovon, astrologjia ka kapacitet të ndikojë në shpirtin e njeriut dhe ta mbajë gjallë atë.

Të gjitha gjërat lëvizin. Sikundër që Toka sillet rreth boshtit të vet brenda 24 orëve, po ashtu edhe planetët e tjerë lëvizin me shpejtësi të ndryshme në orbitën e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet këtij kozmosi të madh që na rrethon dhe kozmosit brenda secilës qenie njerëzore. Energjitë e njëjta që funksionojnë rreth jush në univers, po ashtu veprojnë edhe brenda jush: ato reflektojnë, formojnë dhe ndikojnë në botën tuaj të brendshme.

Çka është horoskopi?

Origjina e fjalës horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, që do të thotë “shenjë e ngritur mbi horizontin lindor në një moment të caktuar”. Horoskopi më i vjetër i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erës sonë.

Horoskopi, ose harta jetësore, është imazh ose diagram që prezanton orën e ndalur kozmike në momentin kur keni lindur, pra imazh që shpërfaq pozicionin e planetëve në atë moment. Lëkundjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur, janë unike. Horoskopi është projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.

Sidoqoftë, trupat qiellorë nxisin, por nuk largojnë: një kuptim i energjive planetare që operojnë në jetën tuaj ju lejojnë të jeni në kontroll dhe t’i përdorni këto energji me mençuri, për suksesin dhe evoluimin tuaj personal.

Për çka shërben astrologjia?

Astrologjia është një vegël që ju mundëson përparimin personal dhe që ta përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Sot, miliona njerëz në botë, kërkojnë t’u punohet harta e jetës për t’i vjelë të mirat e ditës dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ua ofrojnë planetët.
Një shpjegim më i avancuar na thotë se ndryshimet dhe përparimet janë mësimet që duhet t’i marrim në një kohë të caktuar të jetës dhe kështu mund t’i përballim sfidat, periudhat e vështira dhe ta rrisim qenien tonë shpirtërore.

Asnjë mashkull ose femër nuk e sheh veten sikur i shohin të tjerët dhe shpesh ndodh që para njerëzve të tjerë ata të shfaqin paragjykimet për vetveten, por pyetja e vërtetë është – a dëshironi të bëheni më të vetëdijshëm, t’i pranoni vetitë e këqija dhe të filloni t’i zhvilloni vetitë e mira? Astrologjia ju mëson ta njihni veten më mirë dhe si të jetoni në harmoni me të tjerët rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarët. Për këtë shkak është i nevojshëm krahasimi i horoskopëve të njerëzve.

Astrologjia: Shkencë, ose art?

Mund të thuhet se astrologjia është edhe shkencë, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, që burojnë nga trupat qiellorë. Përpilimi i një harte jetësore (horoskopi) është punë që kërkon llogaritjen e saktë të çdo faktori. Ndërsa arti i astrologjisë gjendet në aftësinë e astrologëve për ta sjellë një kuptim të duhur psikologjik, shpirtëror dhe human për mënyrën se si energjitë kozmike ndikojnë mbi jetën tonë.
Dymbëdhjetë shenjat e Zodiakut i përfshijmë në grupe në bazë të karakteristikave të përbashkëta. Njëra nga mënyrat e kategorizimit të tyre është që ato t’i përmbledhim në grupe në bazë të temperamentit. Një kategorizim të tillë e quajmë si grupim sipas elementit.
Katër elementet janë: zjarri, toka, ajri dhe uji dhe këta janë arketipat e energjisë, të cilët e formojnë temperamentin e ndokujt, ndërsa temperamenti përbën elementin dominues të horoskopit.

SHENJAT E ZJARRIT

Zjarri përfaqëson energjinë vitale, burimin e aktivitetit të gjithmbarshëm, burimin e tërë jetës. Forca, komunikueshmëria, energjia dhe vitaliteti, ngrohtësia dhe entuziazmi – këto janë cilësitë e zjarrit. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël.

Njerëzit, te të cilët mbizotëron ky element, shprehin një natyrë afirmative, të pavarur, të guximshme dhe të fortë. Dispozitat e të lindurve në këtë shenjë janë të orientuara nga krenaria, besimi, trimëria, guximi. Kanë një shpirt pushtues, i cili lakmon që më shumë të urdhërojë e më pak të jetë i dëgjueshëm. Ata janë shpesh agresivë, mund të thuhet edhe arrogantë; kërkojnë sherre dhe i besojnë vetëm vetes; janë shumë mosbesues. Gjithnjë kanë dëshira të mëdha dhe synime të pangopura. Ata janë "pjekur në vullnetin e tyre". Njerëzit e tillë vetë e krijojnë fatin e tyre, ose të paktën e kanë bindjen se e bëjnë atë.

Zjarri është element që u përgjigjet syrit dhe vizionit – nga të pesë shqisat syri është shqisa që i arrin caqet më të largëta. Yjet në qiell janë zjarre të mëdha, të cilat shihen në largësitë prej disa miliarda vitesh drite. Të lindurit në shenjën e zjarrit, sipas kësaj, kanë prirje për gjëra të largëta, abstraksione. Ata kanë, më shumë ose më pak të shprehura, aspirata spirituale në varësi nga fakti se a janë të udhëhequr nga zjarri, apo vetëm janë djegur nga ai. Në përgjithësi, planetët janë më aktivë në këtë triciplitet kundruall të tjerëve. Elementi kimik që i përgjigjet zjarrit është oksigjeni; ai bashkohet pothuajse me të gjithë trupat e tjerë gjatë djegies.

Shenjat të cilat i përkasin zjarrit janë: dashi, luani dhe shigjetari.


SHENJAT E TOKËS

Toka paraqet përbërjen materiale, e cila është e pranishme në të gjitha gjërat, madje edhe në ato më të imëtat. Maturia, stabiliteti, pesha dhe pjelloria janë karakteristika e këtij elementi. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël.

Shenjat e tokës paraqesin natyrën e kujdesshme, praktike, emocionale dhe misterioze. Të lindurit me elemente të theksuara të tokës janë të ngadalshëm dhe të mbyllur, të rezervuar dhe të përmbajtur, ekonomikë dhe metodikë. Ata i bartin gjatë shenjat e të ndodhurave; por edhe janë më të aftë se sa të tjerët që për një kohë të gjatë ta lënën shenjën e tyre në atë që e prekin. Toka, parimisht, është e plogësht, e butë dhe e errët; por ajo mund të bëhet e përhershme dhe transparente sikur një diamant. Toka i përgjigjet shqisës së të prekurit, e cila pranon sinjale tepër të afërta, të shkaktuara nga objektet e vendosura në periferi të trupit.

Të lindurit në shenjën e tokës dëshirojnë t’i prekin gjërat; me fjalë të tjera t’i ndiejnë njëkohësisht ngjashmëritë dhe ndryshimet. Vlera e tyre spirituale mund të vijë nga ky distinksion, të cilin ata janë të aftë ta bëjnë ndërmjet asaj që prekin (gjegjësisht, asaj që kanë, që duan, ose që bëjnë) dhe asaj që janë vetë. Por, kur e harrojnë këtë distinksion, ata jetojnë vetëm për t’i mbushur xhepat dhe stomakun. Materializmi, kryeneçësia, frika e cila paralizon, pakënaqësia e tepruar, dembelia – janë disa nga të metat e tyre më të mëdha. Përndryshe, elementi kimik, i cili i përgjigjet tokës është karboni, lidhjet e forta të të cilit forcojnë strukturën e molekulave organike.

Shenjat të cilat i përkasin tokës janë: demi, virgjëresha dhe bricjapi.
SHENJAT E AJRIT

Ajri është element i relacionit. Ai paraqet diçka më tepër sesa një përzierje e gazrave – që sajohet nga azoti, oksigjeni, hidrogjeni dhe në sasi minimale edhe nga substanca të tjera – që e bëjnë të përshtatshme për jetë një ambient në të cilin ndodhemi.

Ajri si element ndërambiental është substanca e përkryer dhe e pashkatërrueshme, e cila përmban materien, por që nuk përzihet kurrë me të. Me këtë rast mendohet edhe për hapësirën intersiderale (ndëryjore) dhe zbrazëtirën ndëratomike. Në këtë kontekst, mbase ajrit më shumë do t’i përgjigjej emri eter. Elasticiteti grandioz, stërhollimi, aftësia që të plotësojë çdo gjë, ose më parë ta bëjë të pakufishëm mungesën e formës, por edhe ekzistimin e substancës nga e cila është krijuar çdo gjë, pavarësia – këto janë vetitë themelore të këtij elementi.

Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël. Të lindurit në shenjën e këtij tripliciteti dhe të përbërësve të tij më të rëndësishëm janë subtilë, të rafinuar, me prirje që të kultivohen, kureshtarë, kënaqen në shprehjen e kujdesit. Parë në përgjithësi, kanë sjellje të mirë dhe janë matur. Vitaliteti i tyre lë shumë për të dëshiruar, ndërsa baraspesha e tyre nervore shpesh është e pasigurt. Rëndom shprehin ndonjë talent artistik, por jo edhe shkencor.

Shenjat e ajrit paraqesin një natyrë mjaft humane, të gëzuar, zbavitëse, të dashur dhe simpatike. Kanë intelekt të madh dhe imagjinatë të bujshme. Paqëndrueshmëria, jokonsekuenca, plogështia, shkujdesja, sipërfaqësia – këto janë disa nga të metat e tyre. Ajri si element u përgjigjet shqisave të transmetimit në distancë, në rend të parë shqisës së të dëgjuarit. Kjo është logjike, pasi që ajri është element i relacionit; sepse meqenëse krijesat njerëzore merren vesh nëpërmjet fjalës së folur, të dëgjuarit paraqet organin e marrëveshjes, pajtimit (edhe më tutje kolektivisht përdoret fjala dëgjoj si sinonim për kuptoj – për dallim nga shprehja jonë "hyn për njërin vesh dhe del për tjetrin ").

Vlera spirituale e të lindurve te të cilët mbizotëron elementi i ajrit mund të jetë shumë e madhe, nëse ata në atë komunikim gjurmojnë edhe për gjëra të tjera dhe jo vetëm për burimin e fitimit. Të dëgjuarit merr sinjale mjaft të largëta, por gjithnjë me vonesë të vogël kundruall shqisës së të parit; zëri nganjëherë na vjen shumë më vonë sesa drita. Nëse nuk merret parasysh kjo zmbrapsje, kumtimi nëpërmjet fjalëve bëhet i pamjaftueshëm, mjegull që bie mbi natyrën e vërtetë të gjërave dhe shndërrohet në pengesë në rrugën drejt dijes. Elementi kimik që i përgjigjet ajrit është azoti – substanca inerte e cila e përbën esencën e atmosferës së tokës.

Shenjat të cilat i përkasin ajrit janë: binjakët, peshorja dhe ujori.
SHENJAT E UJIT
Uji paraqet tërësinë e brendshme të të gjithë organizmave të gjallë, por gjithashtu edhe esencën e jashtme të numrit më të madh të llojeve të gjalla. Në ujë, para mijëra shekujsh, kishte filluar jeta, në të e ka fillin çdonjëri prej nesh. Uji, sipas kësaj, del se është edhe më shumë i lidhur me jetën kundruall tokës, ajrit, por edhe zjarrit.

Elementi i ujit është i brumosur me shumë domethënie simbolike – misteri i jetës, lashtësia e rrënjëve të tij, thellësia oqeanike. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël. Nëpërmjet përroskave, lumenjve dhe lumëmëdhenjve, ujërat që janë të njëkahshme dhe të ngjashme, në rënien e tyre përfundojnë në dete. Uji, pra, është element, i cili në mënyrë më kuptimplote synon unitetin. Natyra e tij është e butë dhe dashamirëse. Uji qarkullon nëpër trupin tonë sikur ta përkëdhelte atë, por uji di ta ketë edhe anën tjetër; marinarët e dinë se pikërisht kur uji duket shumë i padjallëzuar e i qetë, ekziston rreziku që të tërbohet.

Dykuptimësia, misterioziteti, qetësia, pjelloria, përshtatshmëria – këto janë disa nga karakteristikat e këtij elementi. Zjarri spastron çdo gjë – por ky spastrim vret – për dallim nga spastrimi nëpërmjet ujit, i cili ringjall. Të lindurit me cilësi të theksuara të këtij tricipliteti kanë natyrë të prekshme, të ndjeshme, të lëndueshme dhe konteplative. Ata, rëndom janë të rezervuar dhe të turpshëm, të qetë dhe misteriozë, pak të dhënë pas aksionit. Më shumë interesohen për anën e fshehtë të gjërave sesa për aspektet e prekshme dhe më shumë rëndësi u japin domethënieve të ngjarjeve sesa vetë realitetit. Janë të dhënë pas komentimit të çdo gjëje, qoftë fjala për gjëra të mëdha, qoftë për të vogla. Janë shumë të larguar nga planet e vërteta materiale. Kanë një natyrë mjaft të pjellore dhe imagjinatë të bujshme.

Fuqia e tyre e ripërtëritjes është shumë e dobët (duke e përjashtuar akrepin); por ata nuk kanë ndonjë nevojë të theksuar për energji të madhe. Zakonisht shprehin disa talente të "paranormalitetit". Mund të bëhen artistë të mëdhenj ose mendimtarë të mëdhenj, sepse nganjëherë dëshmohen në fushat e dijes në të cilat shumica e vdekatarëve nuk kanë qasje. Rrallëherë janë të lumtur për shkak të hipersensibilitetit të tyre dhe mungesës evidente te energjisë e entuziazmit.

Dobësia në të gjitha nivelet, shpirtngushtësia, konfuzioni dhe inertësia – janë disa nga të metat më serioze të shenjave të ujit. Ky element u përgjigjet shijeve dhe aromave që janë tejet të veçanta dhe të pashoqërueshme. Shija është shqisa me "afërsi" më të madhe, më e afërta që mund të ekzistojë, ngase është lëndë e cila emeton sinjal vetëm nëse e prekim me buzë. Vlera spirituale e ujit është e madhe, sepse ky element u përgjigjet bashkimeve kulmore. Elementi i cili i përgjigjet ujit është hidrogjeni, i cili bashkohet me ujin nëpërmjet djegies...

Shenjat të cilat i përkasin ujit janë: gaforrja, akrepi dhe peshqit.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Errësira në kufijtë e Universit


Pas qindra miliardë vjetësh, çdo galaksi që kemi në fqinjësinë tonë, do të gëlltitet nga hapësira dhe largimi i saj nga ne do të jetë më i madh se shpejtësia e dritës.

Në shumë fusha të mëdha, kërkimet e shkencëtarëve i hedhin dritë të kaluarës, duke analizuar fosile të vjetëruara, objekte të kalbura apo mbetje të mumifikuara. Por, kosmologjia, studimi i origjinës dhe evolucionit të Universit, është ndryshe. Kjo është një fushë ku ne aktualisht mund të jemi dëshmitarë të historisë.
Rrezet e dritës së yjeve që i shohim me sy, janë nisur drejt nesh para mijëra vitesh. Drita nga objektet më të largëta, që kapet nga teleskopët e fuqishëm, udhëton drejt nesh shumë më gjatë, ndonjëherë miliarda vite. Kur e shohim një dritë të tillë, ne në fakt e shohim lashtësinë.
Gjatë dekadës së shkuar, vëzhgimet e yjeve kanë bërë që t’i shohim thellësitë e së kaluarës së Universit, por ato çuditërisht mundësuan që ta shohim edhe natyrën e së ardhmes. Kjo ardhmëri, siç sugjerojnë të dhënat, nuk është edhe aq e qetë, për shkak të asaj që quhet energji e errët.
Historia e zbulimit fillon afro një shekull më parë me Albert Ajnshtajnin, i cili e kuptoi se hapësira nuk është një shkallë ku kanë mbirë bimët, siç e kishte parashikuar Isak Njutoni. Në vend të kësaj, Ajnshtajni zbuloi se hapësira, ashtu si edhe koha, mund të ndryshojë, të ndrydhet dhe të rrudhet.
Në fakt, hapësira është aq e lakueshme, saqë, sipas matematikës, madhësia e Universit domosdoshmërisht ndryshon me kalimin e kohës: fabrika e hapësirës duhet të zgjerohet apo të tkurret, nuk mund të mbetet e njëjtë.
Për Ajnshtajnin, ky përfundim ishte i papranueshëm. Ai do të kalonte 10 vjet për të zhvilluar teorinë e relativitetit, duke kërkuar njohuri më të mira për gravitetin, por nocioni i zgjerimit dhe i tkurrjes së hapësirës i dukej gabim. Ai fluturoi mbi krahët e urtësisë së kohës se në shkallë të madhe, Universi është i fiksuar dhe i pandryshuar.
Ajnshtajni reagoi shpejt. Ai e modifikoi ekuacionin e relativitetit të përgjithshëm, ashtu që matematika ta vërtetonte pandryshueshmërinë e hapësirës. Situata statike kërkon që forcat e njëjta me kahje të kundërt ta anulojnë njëra-tjetrën.
Në distanca të mëdha, forca që e formëson hapësirën është forca tërheqëse e gravitetit. Kësisoj, Ajnshtajni gjykoi se nevojitet një forcë baraspeshuese në kah të kundërt për ta dhënë shtytjen e duhur. Por, çfarë force do të ishte kjo?
Ky ishte ndër misteret më të thella. Nëse energjia e errët nuk degradon me kalimin e kohës, atëherë zgjerimi i përshpejtuar i hapësirës do të vazhdojë t’i largojë galaksitë gjithnjë e më shumë.
Pas qindra miliardë vjetësh, çdo galaksi që kemi në fqinjësinë tonë, do të gëlltitet nga hapësira dhe largimi i saj nga ne do të jetë më i madh se shpejtësia e dritës.
Kësisoj, dritat e emituara nga galaksitë e tilla do ta humbin betejën për ta kapërcyer hapësirën që i ndan me ne. Drita kurrë nuk do të mund të arrijë në Tokë, ndërsa galaksitë do të rrëshqasin përgjithmonë përtej kapacitetit tonë për t’i parë, pavarësisht sesa teleskopë të fuqishëm do të kemi.
Për këtë arsye, kur astronomët e ardhshëm do ta shohin qiellin, ata nuk do të mund të jenë më dëshmitarë të së shkuarës. E kaluara do të jetë larguar përtej kufijve të hapësirës. Observimet nuk do të mund të zbulojnë asgjë përveç njollave të zeza në pafundësi.

"New York Times"
 

Devil

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 23, 2009
Postime
21
Pikët
0
Vendndodhja
Oxford - England
Përgjigje e: Errësira në kufijtë e Universit

e vertet kjo nese do kishte ndodh ne kohet e hershme zgjerimi dhe largimi i galaktikave ne ditet e sotme ne sdo ishim ne gjendje te kuptonim shume gjera rreth ktyre te fundit prej faktit te largesise
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Errësira në kufijtë e Universit

Ashtu te dashur antare keni gabu temen nuk eshte per te shprehu emocionet tuaja me ane te IKON-ave


Ju flm!

Puffe_ :)

Flm Ty, per temat qe hap.Nje permbajtje e tille dhe vete Tema qe eshte kaq mister...kaq e pamasë, qe perfshin universin...e pertej tij, edhe te ngjall kureshtje apo cdo pershtypje tjeter....Mos u keqkupto.Edhe nje smile mund te shprehe ne vend te fjales apo fjalise, nje reagim ndaj fakteve, hipotezave etj etj. (fola vetem per vehte).`thankyou`
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Astronomi: Universi: Gjashtë planetët e vegjël që ngrohen nga një tjetër Diell

Zbulimi është bërë nga sonda e NASA-s, “Kepler”. Rrotullohen rreth një ylli të quajtur “Kepler 11”. Pesë janë të ngjashëm me Tokën. Ky rezultat do të thotë se është bërë hapi më i mirë drejt zbulimit të një planeti të ngjashëm me Tokën, ku mund të zbulohen edhe shenjat e jetës jashtëtokësore.

Shkon te çdo yll dhe studion përmasat, temperaturën dhe kushtet e jetës. Sonda e NASA-s, “Kepler”, sapo ka zbuluar një sistem diellor me gjashtë planetë, pesë prej të cilëve të ngjashëm me Tokën. Me “syrin” e tij gjigant rreth një metër, teleskopi hapësinor kërkon të gjejë diejt që ndriçojnë Rrugën e Qumështit. Misioni i tij është të gjejë planetët ku mund të ketë jetë në një rreze prej 3 mijë vitesh dritë nga ne. Tani për herë të parë, gjashtë botë të reja kanë hyrë në hartën e universit.

Gjashtë planetët orbitojnë rreth një ylli të vetëm (të quajtur Kepler-11) dhe kanë shumë aspekte interesante. Edhe pse janë shumë të nxehtë për të qenë të banueshëm (500 gradë), kanë për shembull një “zemër” të akullt, si pasojë e presionit atmosferik mbi pjesën e brendshme. Pesë nga gjashtë planetët janë shumë afër, që nëse do të kishte një formë jete inteligjente që t’i popullonte, me siguri do të kishte mësuar të shkonte nga njëri te tjetri. E ndërsa në të kaluarën, planetët e vëzhguar ishin të gjithë shumë të mëdhenj, më të ngjashëm me Jupiterin se sa me Tokën, në sistemin diellor të vëzhguar nga syri gjigant i “Kepler”-it në një largësi rreth dymijë vite drite larg nesh, pesë nga gjashtë protagonistët kanë përmasa të krahasueshme me planetin tonë. Pesë planetët e para kanë një orbitë shumë të afërt me diellin dhe kryejnë një rrotullim të plotë në 10-47 ditë.

Planeti i gjashtë ka një orbitë shumë më të ndryshme dhe qëndron shumë më larg. “Gjashtë planetët janë të formuar kryesisht nga gazra dhe pjesë shkëmbore, por me siguri që duhet të ketë edhe ujë”, shpjegon Jack Lissauer, një prej shkencëtarëve të NASA-s, të cilët analizuan të dhënat dhe autori i artikullit mbi këtë zbulim të madh të publikuar në revistën “Nature”. “Pjesa shkëmbore mbulon pjesën më të madhe të masës, ndërsa gazi pjesën më të madhe të vëllimit. Të gjithë këto objekte ishin shumë afër me njëri-tjetrin”. Sonda e NASA-s, e quajtur ndryshe si “gjuetari i tokave”, ka zbuluar deri tani rreth 500 planetë jashtë sistemit diellor, por asnjëherë gjashtë në një herë të vetme dhe rrallë me dimensione kaq të vogla. “Vetëm një gjeneratë më parë, ekzistenca e planetëve që nuk i përkisnin sistemit diellor konsiderohej si fantashkencë. Sot numërohen me qindra”, kujton administratori i agjencisë hapësinore amerikane Charles Bolden, duke iu referuar faktit se zbulimi i parë i një Toke të largët i takon vitit 1995. Aftësia e “Kepler”-it qëndron tek evidentimi i variacioneve të vogla të ndriçimit të një ylli.

Një errësim i lehtë mund të jetë sinjali i një planeti që po kalon përpara një dielli. Sonda e përsërit operacionin çdo gjysmë ore për secilin prej 150 mijë yjeve që bien në rrezen e saj të shikimit. I lëshuar në hapësirë në vitin 2009, sateliti ka arritur të zbulojë mbi 700 planetë që më parë nuk njiheshin, duke konfirmuar faktin se sistemet diellore janë shumë të përhapura dhe jo një rastësi sporadike, siç mendohej më parë. Mendohet se teleskopi do të punojë edhe për dy vjet të tjera. Syri i tij është aq i ndjeshëm, sa mund të tregojë edhe një rënie të dritës me 0.01 për qind. William Borucki, një astronom tjetër i NASA-s, parashikon një të ardhme të ndritur për sondën. “Fakti se kemi gjetur kaq shumë planetë të vegjël në një copë të vogël qielli, na bën të mendojmë se në galaktikë ekzistojë miliarda sisteme diellore.

Rreth 68 planetët jashtë sistemet diellor me përmasa të krahasueshme me ato të Tokës, të njohura deri më tani, janë zbuluar nga ‘Kepler’”. Gjashtë botët e reja të zbuluara lënë ende vend për dyshime dhe mistere të pazgjidhura. Për të studiuar përbërjen e tyre kimike (ozoni apo molekulat e oksigjenit janë shenja të mundshme jete) do të duhen mjete më specifike. Është njësoj sikur për momentin, teleskopi i NASA-s është kufizuar të gjejë vetëm shenja ndryshimi tek yjet që i interesojnë. Por trashëgimtarët e “Kepler” (që kushtojnë rreth 600 milionë dollarë) kanë një të ardhme të pasigurt, për shkak të vështirësive ekonomike të NASA-s dhe buxhetin e SHBA-së.

Deri tani janë zbuluar në total 258 sisteme të ndryshme diellore, pjesa më e madhe e të cilëve të përbërë nga vetëm një ose dy planetë. Ishte gjetur vetëm një sistem diellor me nga katër planetë dhe një me pesë, prandaj zbulimi i “Kepler-11”, përbën sistemin diellor më të madh të njohur, pas Tokës.

Eksperti

Raffaele Gratton, kërkues i Institutit Astrofizik të Padovas

Ashtu si shumë astronomë edhe Raffaele Gratton, drejtor i institutit italian në observatorin e Padovas, është shumë entuziast për rezultatet e “Kepler”-it.

Ky zbulim na afron më shumë me zbulimin e jetës në hapësirë?

“Kepler” punon për të na dhënë një vlerësim se sa janë planetët e ngjashëm me Tokën. Për të arritur tek përfundimi mbi jetën në hapësirë duhen të tjera lloje analizash dhe mjetesh.

Sa ngjajnë me Tokën gjashtë planetët e zbuluar?

Pesë prej tyre nga brenda i ngjajnë më shumë Uranit dhe Neptunit për shkak të përbërjes nga jashtë, kryesisht me gaze dhe me një bërthamë solide në brendësi. Ylli rreth së cilës rrotullohen është thuaje i ngjashëm me Diellin.

Prisni të tjera zbulime të rëndësishme nga “Kepler”?

Sa më shumë të zgjasë misioni, aq më tepër “Kepler” do të gjejë planetë me orbita të gjata. Në sistemim diellor të sapozbuluar orbitat janë shumë të afërta. Por kur të shtohen planetët që do të zbulojmë, do të jenë më të ngjashëm me Tokën: shumë larg nga yjet dhe me temperatura të ulëta.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Toka, së shpejti me një… diell të dytë

Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë. Një prej yjeve më të shndritshëm të qiellit tonë do të bëhet supernova (do të shpërthejë), ndërsa shpërthimi do të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti, shkruan gazeta britanike “Daily mail”.

Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite. Ky yll ka filluar të humbasë masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton “Time”.

Dielli i dytë

Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweensland Jugor, thotë se shpërthimi që do të pasojë dhjetëra milionë herë më i shndritshëm sesa Dielli, që do të thotë se në Tokë do të kemi dritë diellore 24 orë. Gjatë dy javëve do të duket sikur t’i kemi dy diej. Pas kësaj, muajve të ardhshëm, pas shpërthimit, drita nga ylli gjigand do të zbehet dhe në fund do të bëhet i pavërejtur.

Shpërthimi do të ndodhë, vetëm çështje kohe është se kur do të ndodhë. Kjo do të mund të ndodhë para fundit të vitit 2012, por edhe në periudhën prej disa miliona viteve të ardhshme, pohon Carter.

Momentalisht në internet mund të hasë në shumë parashikime për fundin e shpejtë të botës sonë, lidhur me supernovën dhe profetizmin e civilizimit të lashtë Maja.

Mirëpo, ekspertët pohojnë se shpërthimi i yllit do të ndodhë shumë larg Tokës për të na shkaktuar farë dëmi.

“Pas shpërthimit, e para gjë që do të shohim është shiu i grimcave të imëta të quajtura nuetrinos”, - sqaron Carter. “Ato do të bijnë edhe në Tokë dhe do të hyjnë edhe nëpër trupat tonë, mirëpo, prapë po theksoj, pa kurrfarë pasojash të dëmshme për shëndetin tonë”, - përfundoi ai.

E përsëritur

Kjo dukuri ka ndodhur edhe më parë. Kështu, në vitin 1054, kinezët panë të shndriste në qiell një yll gjigant. Në 1572, danezi Tycho Brahe observoi një të tillë dhe gjithashtu edhe Kepleri e Galilei në 1604 e kishin ndjekur me sy të lirë këtë fenomen.

Ku përfundon materia yjore? Një sasi e jashtëzakonshme neutronesh shpërndahet me shpejtësinë e dritës në të gjitha drejtimet dhe vjen në Tokë pa pengesa. Elementët kimikë dalin jashtë, por në rastin e Betelgeuse, të kësaj supernove të re, nuk do ta arrijnë kurrë planetin tonë, sepse lëvizin me një shpejtësi më të vogël se ajo e dritës.

Sidoqoftë, ekziston një largësi e madhe mes Tokës dhe këtij ylli. Mjafton të mendosh që drita e diellit arrin në planetin tonë për 8 minuta, ndërsa dritës që vjen nga Betelgeuse, tani dhe gjatë supernovës,do t'i duhen 640 vjet.

Në tokë do të arrijnë rrezatime energjike, rreze gama, rreze X dhe ultravioletë, por para se të prekin sipërfaqen e tokës, ato do të përthithen nga atmosfera. Por, përtej shkencës së astronomisë, për kushedi të satën herë, ky lajm lidhet me të ashtuquajturin apokalips të vitit 2012. "Ngjallja e panikut është mënyra më kriminale për të përhapur shkencën" , - sugjerojnë shkencëtarët.

Standard.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Universi drejt errësirës

Shkruan: Brajan Grin (Brian Greene), profesor i fizikës dhe matematikës në Kolumbia.

Në shumë fusha të mëdha, kërkimet e shkencëtarëve i hedhin dritë të kaluarës, duke analizuar fosile të vjetruara, objekte të kalbura apo mbetje të mumifikuara. Por, kozmologjia, studimi i origjinës dhe evolucionit të Universit, është ndryshe. Kjo është një fushë ku ne aktualisht mund të jemi dëshmitarë të historisë.

Rrezet e dritës së yjeve që i shohim me sy, janë nisur drejt nesh para mijëra vitesh. Drita nga objektet më të largëta, që kapet nga teleskopët e fuqishëm, udhëton drejt nesh shumë më gjatë, ndonjëherë miliarda vite. Kur e shohim një dritë të tillë, ne në fakt e shohim lashtësinë.

Gjatë dekadës së shkuar, vëzhgimet e yjeve kanë bërë që t’i shohim thellësitë e së kaluarës së Universit, por ato çuditërisht mundësuan që ta shohim edhe natyrën e së ardhmes. Kjo ardhmëri, siç sugjerojnë të dhënat, nuk është edhe aq e qetë, për shkak të asaj që quhet energji e errët.

Historia e zbulimit fillon afro një shekull më parë me Albert Ajnshtajnin, i cili e kuptoi se hapësira nuk është një shkallë ku kanë mbirë bimët, siç e kishte parashikuar Isak Njutoni. Në vend të kësaj, Ajnshtajni zbuloi se hapësira, ashtu si edhe koha, mund të ndryshojë, të ndrydhet dhe të rrudhet.

Në fakt, hapësira është aq e lakueshme, saqë, sipas matematikës, madhësia e Universit domosdoshmërisht ndryshon me kalimin e kohës: fabrika e hapësirës duhet të zgjerohet apo të tkurret, nuk mund të mbetet e njëjtë.

Për Ajnshtajnin, ky përfundim ishte i papranueshëm. Ai do të kalonte 10 vjet për të zhvilluar teorinë e relativitetit, duke kërkuar njohuri më të mira për gravitetin, por nocioni i zgjerimit dhe i tkurrjes së hapësirës i dukej gabim. Ai fluturoi mbi krahët e urtësisë së kohës se në shkallë të madhe, Universi është i fiksuar dhe i pandryshuar.

Ajnshtajni reagoi shpejt. Ai e modifikoi ekuacionin e relativitetit të përgjithshëm, ashtu që matematika ta vërtetonte pandryshueshmërinë e hapësirës. Situata statike kërkon që forcat e njëjta me kahje të kundërt ta anulojnë njëra-tjetrën.

Në distanca të mëdha, forca që e formëson hapësirën është forca tërheqëse e gravitetit. Kësisoj, Ajnshtajni gjykoi se nevojitet një forcë baraspeshuese në kah të kundërt për ta dhënë shtytjen e duhur. Por, çfarë force do të ishte kjo?

Ky ishte ndër misteret më të thella. Nëse energjia e errët nuk degradon me kalimin e kohës, atëherë zgjerimi i përshpejtuar i hapësirës do të vazhdojë t’i largojë galaksitë gjithnjë e më shumë.

Pas qindra miliardë vjetësh, çdo galaksi që kemi në fqinjësinë tonë, do të gëlltitet nga hapësira dhe largimi i saj nga ne do të jetë më i madh se shpejtësia e dritës.

Kësisoj, dritat e emituara nga galaksitë e tilla do ta humbin betejën për ta kapërcyer hapësirën që i ndan me ne. Drita kurrë nuk do të mund të arrijë në Tokë, ndërsa galaksitë do të rrëshqasin përgjithmonë përtej kapacitetit tonë për t’i parë, pavarësisht sesa teleskopë të fuqishëm do të kemi.

Për këtë arsye, kur astronomët e ardhshëm do ta shohin qiellin, ata nuk do të mund të jenë më dëshmitarë të së shkuarës. E kaluara do të jetë larguar përtej kufijve të hapësirës. Observimet nuk do të mund të zbulojnë asgjë përveç njollave të zeza në pafundësi.

"New York Times"
 
Top