• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tek gratë, pjelloria rrit rivalitetin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Gratë bëhen pak më "të këqija" ndaj grave të tjera në disa periudha të caktuara të ciklit menstrual, sepse ndiejnë nevojën për t'u mbrojtur nga kundërshtaret në dashuri.
Kjo gjë ndodh kur ato janë pjellore. I shohin të tjerat si një pengesë përballë një mashkulli që duan ta bëjnë për vete. Kjo është vërtetuar nga një studim që është bërë, duke u treguar atyre fotografi të grave të tjera dhe u kanë kërkuar mendim. Asgjë nuk e bëjnë me . vetëdije, por gjykimet e tyre kthehen në "gjykime shtrigash" në ditët kur janë pranë ovulacionit.

Për të treguar këtë konkurrim, një psikologe mori 57 vajza, të cilave u tregoi 35 fotografi modelesh dhe 30 meshkujsh për kontroll. Kur niveli i estrogjenit të vëzhguesve ishte i lartë, siç ndodh në periudhën kur arrin në fazën e ovulacionit, përfshirë ditën e 12 dhe 21 të ciklit, gjykimet e tyre mbi bukurinë e fytyrave të vëzhguara ishin shumë më të ashpra. Ndërsa për fytyrat e meshkujve, nuk u vu re ndonjë tendencë e ngjashme.

Nuk është e qartë se në ç'mënyrë gratë ndihen të ndihmuara duke nxjerrë në pah armët e dashaligëse kundër rivaleve. Mund të jetë që duke nxirë pamjen e të tjerave, pamja e tyre duket më e dëshirueshme, ose kjo mund të jetë një hile për të tërhequr mashkullin drejt bukurisë së tyre dhe duke nxjerrë në pah të metat e rivales. Por është edhe e mundur që pas gjithë këtij meskiniteti femëror, fshihet thjesht një efekt hormonal.
 
Top