• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tekste të këngëve labe

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Kjo temë është për tekste të këngëve labe. Përveç tekstit, nëse është e mundur, është mirë të thuhet edhe se cili grup e këndon, emrat e atyre që këndojnë, etj.

Rregullat e temës:

  • Vetëm këngë labe origjinale me iso, jo këngë me vegla ose turbofolk.

  • Jo video pa tekste.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Vlorë, djepe e Labërisë - Grupi i Dukatit (Vlorë)

Vlorë o lule zambaku
ngritur mbi themele gjaku

Qëndron mbi themele shkëmbi
larë në dritë ergjëndi

Gjithë mrekullitë e tua
kush i pa e s'u gëzua

Për gëzime dhe për derte
s'të lëndoj që flas për vete

Gjiri ku kam pirë sisë
Vlorë, djepe e Labërisë

 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Lëvizi lumi nga shtrati - Grupi i Bënçës (Tepelenë)
Marrës: Golik Jaupi, Përparime Ziflaj​
Vij një ditë nga monopati​
takova një vajzë fshati​
syri si kapak sahati​
Vitua nga Progonati​
Dy metra e gjatë nga shtati​
faqekuqe nga surrati​
syri si kapak sahati​
Vitua nga Progonati​
Thashë se më hoqi fati​
lëvizi lumi nga shtrati​
syri si kapak sahati​
Vitua nga Progonati​
E kishte zënë inati​
qe mërzitur nga i ati​
syri si kapak sahati​
Vitua nga Progonati​
Ku po shkon kaq e nxituar​
moj gëlqere e pashuar​
thuaj kush të ngacmuar​
besa-besë je siguruar​
Babai më pat' fejuar​
me një burrë potureçpuar​
sikur ta kesha pranuar​
e zeza ç'do kesha vuar​
Hesht, mo' qaj moj e uruar​
shko, merr një djalë të bënçuar​
se janë djema të shquar​
të mbajnë si pak ujë në duar​
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Më çmënde, bejko, më çmënde - Grupi i Dukatit (Vlorë)

Më çmënde, bejko, më çmënde
dyzet vjeçe, ti një mëndje

Dyzet vjeçe, ti një mëndje
kur dëgjoj këmborën tënde

Kur dëgjoj këmborën tënde
se ç'mu lodh e zeza mëndje

Gjithë bota mike kanë
po si mikja ime s'janë

Po si mikja ime s'janë
ta puthtosh një herë në ballë

Ta puthtosh një herë në ballë
në xhenet vete i gjallë
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=gy53RhtVDng&feature=player_embedded"]YouTube - Me cmende bejk me cmende.kenge labe Dukati
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Ismail Qemali e Isa Boletini – Grupi "Çipini"
Marrës: Tomor Lelo, Nazif Çela​
Të dy bashkë u nisën​
ku merrej vendimi​
Ismail Qemali​
e Isa Boletini​
Se kishte shumë halle​
Shqipëri e mjera​
po duhej rovolet​
t'i linin te dera​
U futën në Londër​
brënda në pallat'ë​
trimi luftëtar​
e plaku dipllomat'ë​
Dolli Lordi i Madh'ë​
me një gjuhë të zgjidhur​
me një fjalë të rëndë​
me humor të shtirur​
Ja - tha - shqipëtarët​
kurrë nuk i besoja​
që të çarmatosur​
këtu t'i shikoja​
Ky ishte momenti​
nuk kish' më ç'të pritej​
nën'ë brez bereta​
zu' të hasharitej​
Faqen kish' për trupi​
veshin kish' tek gjaku​
syri i pagjumë​
përgjonte nga plaku​
Vetëtiu sërmaja​
vetëtiu fildishi​
ndritën malet tona​
sado larg që ishin​
Se nga gryk' e saja​
ishin zgjidhur halle​
Shqipëri e vogël​
në sofrën e madhe​
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Doli bejka nga katundi - Grupi i Vranishtit (Vlorë)
Doli bejka nga katundi​
tre sahat vallen ç'e tundi​
tunde moj të marrtë lumi​
se shoqet i zuri gjumi​
gushëbardha si pëllumbi​
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Kënga i kushtohet Balil Pelarit, djalit 17-vjeçar nga Dukati që bashkë me Avni Rustemin u nisën në Paris për të vrarë Esat Pashë Toptanin.
Balil Pelari - Grupi i Dukatit (Vlorë)

Kam një këngë për të marr'o Balil'o
Balil'o, Balil Pelari, djal'o me gjak shqipëtari (përsëritet pas çdo vargu)
Për Balil Mete Pelar'o Balil'o
Me Avninë rrugën ka marr'o Balil'o
Për të vrarë Esat Pashan'o Balil'o
Se kishin shitur vatan'o Balil'o
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=tNlbsGYIi3Y&playnext=1&list=PLC96ECAB88DA7469C"]YouTube - Kenge labe-Balil Pelari-Grupi polifonik Dukat
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Ç'janë ata që vijën'o - Këngë labe
Ç'janë ata o që vijën'o​
nëna ime dhe moj nëno​
Krushqit dhe o dasmorët'o​
bija ime dhe moj bijo​
Pyeti o çfarë duan'o​
nëna ime dhe moj nëno​
Duan të o të marrën'o​
bija ime dhe moj bijo​
Jo nënë s'të lë moj vetëm'o​
nëna ime dhe moj nëno​
Ik dil se unë kam nusen'o​
bija ime dhe moj bijo​
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

----Kenga labe eshte kenga me e vjeter ne Europe pa asnje dyshim, sepse eshte kenge qe si asnje kenge tjeter ne Europe kendohet pa vegla muzikore -----------Dhe pikerisht kjo lloj kenge tregon autenticitetin e Shqiptareve ne Europe qe jane me te lashte se Lashtesia vete
Pasi dihet ne fillim kenget jane kenduar pa vegla muzikore fare ,me vone me kalimin e kohes u futen edhe veglat muzikore .
Ndersa ne Laberi e kane ruajtur ate llloj t ekenduari qe nga kohet e para- lashtesise e deri tani

--Dhe sa per Textet : Textet e kenges labe jane te jashtezakonshem ,pasi ato texte i shprehin ndjenjat jo ne mneyre direkte --por ne menyre indirekte duke perdorur metafora , sic bejne kenget moderne sot ketu ne USA

---Ndaj kenga moderne shqiptare duhet te mari shembull nga textet e kenges labe ne menyren inteligjente dhe plot Fantazi te shprehjes se mendimit
--dhe jo sic i shprehin ata sot ne menyre direkte dhe te thate pa pike fantazie
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
KËNGË HUMORISTIKE
M'u plake mike m'u plake - Grupi i Picarit (Gjirokastër) dhe Irini Qirjako
Mike pse më vret meraqe​
apo e sheh që m’u plake​
U plake o mik dhe ti'në​
s'je më si lisi në prill'ë​
M'u plake mike, m'u plake​
gjezdis kot nëpër sokaqe​
Ç'mu plake o mik dhe ti'në​
ç’më ke harruar shtëpinë​
M'u plake mike, m'u plake​
bran m'i heq ato çarape​
U plake o mik dhe ti'në​
dhe ti osh ma heq peshllinë​
M'u plake mike, m'u plake​
mbete si dele zerqate​
Ç'mu plake o mik dhe ti'në​
mbete si kau në brinjë​
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Mjeri unë i mjeri, më treti billonja - Këngë labe
Shkoi behari, shkoi​
ethet dot s'i nxora​
Mjeri unë, i mjeri​
më treti billonja¹
[përsëritet pas çdo strofe]​
Pemët zunë e zhvishen​
unë gunën e hodha​
Maja edhe brinja​
u thinjën nga bora​
Iku blegërima​
zilja dhe këmbora​
Mbi lisin e tharë​
zërin ia dëgjova​
Flokaten² e bardhë​
e kish' ngrohur bora​
Sa për dy beharë​
rashë e u çmallova​
-----------------------------
1. Bilonjë. 1. Bisk i drejtë, që del nga trungu i prerë i një
peme, lastar. 2. fig. Vajzë ose grua me shtat të gjatë e të drejtë,
biskonjë.
2
. Flokate. Veshje e hershme prej lëkure bagëtish, pa mëngë,
me lesh të bardhë e me thekë nga brenda, që përdorej në kohë
të ftohtë. Ka formën e një xhupi dhe vishet mbi rrobat e përditshme.
Në të shkuarën ishte pjesë e rëndësishme e pajës që i dërgohej
nuses nga familja e burrit, të cilën ajo e vishte në ditën e çuarjes
së rrobave dhe e mbante deri ditën e martesës.


 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Ç’u këput një yll e ra

Ç’u këput një yll e ra
vajti ra pas hënës o
rritu çupë e vogël o
me nazet e nënës o

Ma mbaje llokumen o
në mes të pëllëmbës o
rritu çupë e vogël o
me nazet e nënës o

Pa shiko moj çupëz o
po këndon birbili
se i thonë prill o moj
jeshilon jeshili

Pa shiko moj çupëz o
po këndon birbili
se i thonë maj o moj
çelet trëndafili

Kur ma hidhje vallen o
me majën e thoit o
rritu çupë e vogël o
me nazet e nënës o



 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
O po ç’është kjo rreze dielli !

Djali:
O po ç’është kjo rreze dielli
që më jep kaq ngrohtësi
tingujt e ëmbël të fyellit
të t’i sjell moj siç i do ti

Vajza:
Brinjave shkëlqeu një vesë
lart mbi kodër sa ka dalë
t'i tremba ball'n e kopesë
(mor) ti s’më fole asnjë fjalë

Djali:
Ç’të të them o derëziu
m'u tha pështyma në grykë
akoma ujku s’i griu
hajde të t’i puth dy sytë

Vajza:
Çoban me avash ngadale
t’i shpiem për ujë nga shkarpa
t’i dëgjojmë ato çokale
(mor) pastaj ku të n’a zëjë nata

Djali:
Gusha jote si shkumë deti
por dhe trupi si lastarë
nga t’ja filloj unë i shkreti
se dhe buza më është tharë

Vajza:
Çoban ç’po të shoh në hallë
do të ulem vet në gjunjë
aman dhe ty të nxjerr mallë
(mor) të të ngjitem si shushunjë

Vajza:
Ç’është ky yll i rënë nga qielli
Djali:
po kjo lule sapo çeli
Të dy bashkë:
të dua vajzë~djalo të dua
ashtu siç më do ti mua


 
Last edited by a moderator:

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Grupi i Himarës - Malli ç’më ka marrë, dashuri e parë !

Kur pranvera të lulëzojë,
unë do të, të të kërkojë. x2
Do vij të të marrë,
o syri i larë.

Joni valët t’i qetësojë,
prapë do të, të të kërkojë. x2
Do vij të të marrë,
o syri i larë.

Hëna kur të jetë e plotë,
dil moj dil më prit në portë. x2
Do vij të të marrë
o syri i larë.

Borat malet i mbulojë,
zemra zemrën do kërkojë.
Borat malet i mbulojë,
prapë do të, të të kërkojë.
Do vij të të marrë
o syri i larë.
Malli ç’më ka marrë o-,
dashuri e parë.


 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Duke ngjit' malin përpjetë

Duke ngjit' malin përpjetë
ç'më hodhi sevdaja,
tek një lule prilli, tek një zë birbili.
Ma muar mëndjen, ma muar
toka dhe birbili
tek një lule prilli, tek një zë birbili.

Lis më lis e breg më bregë
mëndjen ku ta mbaja,
tek sharku i çobanit, tek gurët e stanit.
Ngjitem lartë e s'kam të ngopur
me erën e malit
tek sharku i çobanit, tek gurët e stanit.

Nga një këngë e lashtë djepi
përkundej kalaja,
fllad përmbi burime, këngë e nënës sime.
Shkonte dhe më ledhatonte
zog o zoga ime
fllad përmbi burime, këngë e nënës sime.

Dal në majë e zë ylberin
por dot nuk e mbaja,
o deti me valë, o bora mbi malë.
Më ndihmoni ta kalojë
më bën nëna fjalë
o deti me valë, o bora mbi malë.


 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Grupi i Vlorës "Buron Kënga Labe"- Moj thëllëza pëndë murrme

Kur shkoje zallit përpjetë
çapin hidhje lehtë lehtë
që mos të të shohin djemtë
thëllëz-ooo
Moj thëllëza pëndë murrme
më humbe, nga sytë më humbe.

Kur më rrotullove synë
sikur më theve dy brinjë
thëllëz’ do të gjej pluvinë
thëllëz-ooo
Moj thëllëza pëndë murrme
më humbe, nga sytë më humbe.

Kur të pashë e të zunë ethet
moj vjeshta që gremis gjethet
si delja bejkë kur qethet
thëllëz-ooo
Moj thëllëza pëndë murrme
më humbe, nga sytë më humbe.
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Ç’më ka marrë malli rëndë

Ç’më ka marrë malli rëndë
për një stanë në korije,
të shoh dhëntë kur vijnë në tëndë
të ulem dhe unë në hije.

Rrugën le ta bej në këmbë
të pij ujë rrëzë një lajthie,
të kërritë mallin në hënë
të më lagë vesa që bie.

Të vë kopenë në shtrungë
një nga një t’i shkoj tespije,
të mbushen vedrat me shkumë
shkumë e deles me aq shije.

Me barinjtë të marr një këngë
dhe curlës ëmbël t’i bie,
të veshë gunën pa mëngë
të shkoj shpatit mushka çile.

Të ngjitem përmbi shkëmbënjë
të mbledh çajin fije-fije,
zogjtë më mbushin me këngë
të dehem prej bukurije.

 
Last edited by a moderator:

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Ç’ka Nivica, o luleja

Ç’ka Nivica, o luleja,
Ç’e ka zën’ vajin e qa,
Për tre pleq që na i ka,
Se ka ardhur Merua,
Me Kuçaj bënë dava.
– O ti Mero Muhameti,
A të këndoftë laneti,
Është ini Heremeci!
Heremec, o gur me maja,
Ku janë rritur fukaraja,
Nivica një pun’e madhe,
Treqindmijë grosh livadhe,
Ndina Kakome e madhe,
Ndina ju shenjtorë të gjithë
Shëndëlliu në një bigë,
Kakomeja në një grikë.


 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Nepërk' e larme s'më thua

Nepërk' e larme s'më thua
ç'ke që shkon e s'flet me mua,
kur merr udhën për pirrua
vij pas nazeve të tua.

Nepërk' e larme në fier
më del që pa rënë diell,
më del dielli pa rënë
si hallet që më kanë zënë.

Halli që më zuri mua
ardhtë në hallet e tua,
në buzët e tua ardhtë
mua me vete më marrtë.

Moj nepërka gush'larike
ti që di e del në shtigje,
që të flas e s'më përgjigje
o nuse, o të bëj mike.


 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Grupi i Lapardhasë - Balluket e ballit
Marrës Nazif Çela

Balluket e ballit moj
mbi sy të kanë rënë,
si hëna mbas malit moj
si hënë e pabërë.

Manushaqet lule
lulet që këpute,
do t’i bëj varëse për gushe
ditën që do bëheç nuse.

Lulet e fustanit moj
ngjajnë si argjëndë,
kush t’i ka qëndisur moj
vetë apo jot’ëmë.

Si do ja bësh djalit moj
kujto ç’i ke thënë,
te burimi i zallit moj
shtegun ta ka zënë.

Zogjtë nëpër fleta moj
ëmbël cicërojnë,
me forcat e veta moj
foletë i ndërtojnë.

 
Top