• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tekste të këngëve toske

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Këngët polifonike të Jugut ndahen në dy grupe: labe dhe toske. Këngët labe këndohen në krahinën e Labërisë e cila përfshin rrethet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë. Pjesa tjetër e Jugut të Shqipërisë quhet Toskëri dhe këtu këngët polifonike quhen këngë vendçe. Këtu hyjnë polifonia myzeqare, kolonjare, prespare, devollite, gramshiote, etj.

Këngët labe dhe toske janë të ndryshme për nga mënyra si këndohen dhe ndryshimi kryesor qëndron tek isoja. Tek këngët labe isoja është e ndërprerë, ndërsa tek ato toske është e mbajtur dhe e vazhdueshme. Në forum ka tema për të dyja këto polifoni.

Rregullat e temës:

1. Vetëm tekste të këngëve toske me iso, jo turbofolk ose këngë qytetare.
2. Jo video pa tekste.

Sevdaja m'u shtua - Këngë toske (Skrapar)


Aman moj se sevdaja m'u
shtua moj m'u shtua
aman moj për, për një vajzë
o atje në krua

Oj moj ti, ti moj vajza
vajza lozonjare
aman moj ç'më, ç'më shikon e
edhe s'më flet fare

Hajde moj kthe' ktheje kokën
kokën më shiko
aman moj po' poshtë e lartë
o mos më mundo

Hajde moj në' nëma dorën
dorën moj sorkadhe
hajde moj ba' bashkë ta heqim
hajde këtë valle
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=TkkDT7vOG2E"]YouTube - Kenge Skrapari-Sevdaja M'u Shtua,Polifoni Toske
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Unë korba, unë e mjera - Këngë toske (Prespë)

Iku burri dhe la gruan
gjashtë muaj pas martesës
dhe ajo punon e vuan
dhe qëndron grua e besës

Unë korba, unë e mjera
sterrë e zezë moj ç'mu bë jeta
[përsëritet pas çdo strofe]

Kam punuar natë e ditë
i stolisa këto dhoma
me shpresë se do vijë një ditë

Vallë kush t'i mbylli sytë
kush të lau, të ndërroi
kush ta bëri ty sabanë
kush në dhe ty të mbuloi

Bëj ç'të bësh'ë, të thotë nëna
shqelmo varrin, ngrehu dhe eja
dhe aty të mos më mbetesh
në Shqipëri ti të më tretesh
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=-opzaJBZ_8c"]YouTube - Polifoni Toske-Une Korba Une E Shkreta
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Epo hapma derën - Këngë toske (Kolonjë)

U ngrita dhe erdha
në katër të natës
gjumi s'të kish' zënë moj çupë
dremisje m'at' vatër

Gjumi s'të kish' zënë
dremisje në vatër
mua po më prisje çupë
apo prisje tjatër

Epo hapma derën
mos më lër pas shkallës
se vijnë e më hanë moj çupë
qenët e mëhallës

Epo hapma derën
më lër të hyj brënda
se ka zbardhur dita çupë
ka larguar hëna
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=Q1RUH5vHAlg&feature=related"]YouTube - Polifoni Kolonjare-Epo Hapma Deren,Popullore
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Dola një ditë në verë (Skrapar)

Dola një ditë në verë
dhe moj
të shëtis e të marr erë
dhe moj

Nëpër vreshta nëpër ara
dhe moj
gjeta një lule përpara
dhe moj

Burbuqe e hapur me vesë
dhe moj
trëndafil me të vërtetë
dhe moj

Zgjata dorën që ta pres'ë
dhe moj
ç'mu këput kjo zemr'e shkretë
dhe moj

Ç'ke moj zemra ime, ç'ke
edhe moj
pse ule kokën dhe re
edhe moj

Pse rënkon e psherëtin'ë
dhe moj
hiq marazin që t'u lidh'ë
dhe moj

Nuk mundem ta heq o lumë
dhe moj
sepse më ka prekur shumë
dhe moj

Aq shumë më ka prekur mua
dhe moj
maraz tjetër unë nuk dua
dhe moj
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=X6y1L9B2AiM"]YouTube - Riza Cerova-Dola Nje Dite Ne Pazar
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Nëne, më rrëmbeu - Këngë toske

Nëne më rrëmbeu ky djali
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më rrëmbeu, më çoi ore nga mali
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më hoqi shaminë ore nga balli
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më rrëmbeu, më çoi ore nga fusha
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më hoqi gjerdanë ore nga gusha
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Nëne më rrëmbeu bandilli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu

Më rrëmbeu, më çoi ore nga pylli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu

Më mbajti sa doli more ylli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=z16SvLaGGuk"]YouTube - Polifoni Toske-Nene Me Rrembeu Ky Djali
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Delja balë - Këngë toske (Skrapar)

Në një tufë me dele moj
zgjodha moj delen balë

Hajde balë, hajde dhe moj
marshalla të thashë
[përsëritet pas çdo strofe]

Të çova në Korçë o moj
më moj prishe pazarë

Një kasap i vogël moj
të vinte vërdallë

Kur të therën ty o moj
çudite dynjanë
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=bu6fvUMSFu0"]YouTube - Kenge Skrapari-Dele Bale,Polifoni Toske
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Permetare :)

Te guri qytetit, me bijen keto sazete...
cupat e permetit me mbajne sehir keto nusete
oi oi ca moj neper oborre.. oi oi ca neper avlli...
kjo sevda e shkrete moj, qenka pune e madhe
apo leri leri nazet moj, se s'te kane lezete...

http://www.youtube.com/watch?v=VDKMRumxOC0&feature=youtu.be
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

O sec mora rrugen more, vajta ne mulli
aman millona, derman millona, te ma bluac grurin si per bakllava
a c'me eshte prishur vija siper aty la
aman millona, derman millona, ma bluaj te bute si per bakllava
qe ta bluaj me te bute do gjer me saba
aman millona, derman millona, pse s'ma blojte grurin si per bakllava
nuk rri dot se kam nje vjehrre, me ben maskara,
aman millona, derman millona, pse s'ma bluan grurin si per bakllava

http://www.youtube.com/watch?v=2JJztciPAAE&feature=youtu.be


P.S me kusht: mos e shikoni videon, vetem degjojeni. Perlave te tilla u vene ca pikturicka tallavaje prej arigjinjsh nikeli, saqe mjerimi ndjen tradhti! Rroft poplli! (permetare edhe kjo ) :))
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Feeling good, këtë temë e kam hapur vetëm për këngët me iso, domethënë pa vegla muzikore. E thashë që në hapjen e temës, tek rregullat, po ndoshta nuk e kam thënë shumë qartë.

Muzika vetëm me zëra, është një muzikë e lashtë. Ajo është vlerësuar si pasuri botërore, si trashëgimi e njerëzimit, dhe është marrë në mbrojtje nga UNESCO-ja. Këngët me iso rrezikojnë të humbasin, prandaj ne duhet të bëjmë përpjekje që ato të ruhen e të trashëgohen.

Vaskë Curri është një artist i madh në llojin e këngëve me saze, por ato nuk hyjnë tek këngët isopolifonike. Për këngët me saze mund të hapim një temë tjetër.

Po sjell një këngë prespare:
Ku jemi nisur ne të vemë - Toske (Prespë)

Ra vesa, vesoi Tivenë
ku jemi nisur ne të vemë

Jemi nisur për në krojë
të gostisim Fikiri venë

T'ia marrim të bijën'ë
atë më të mirën'ë

Atë rrallëkartën'ë
atë gojëmjaltën'ë


http://www.youtube.com/watch?v=Z1owpNP16ak&feature=player_embedded
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Ke shume te drejte , ndoshta nga deshira per te postuar keto kenge qe un i kam shum perzemer i kam thyer pak rregullat e temes.

Flm per mirkuptimin :))
 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

felingu na qenkish vajze..
keshtu tha..

hiqe ate gjarper nga targa posht o felinge se krijon siklet te lexuesi..

ver psh keto vargje..

felinge ëmrin ma thonë
lum kush me ka gjitonë..


lol
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

felingu na qenkish vajze..
keshtu tha..

hiqe ate gjarper nga targa posht o felinge se krijon siklet te lexuesi..

ver psh keto vargje..

felinge ëmrin ma thonë
lum kush me ka gjitonë..


lol
Ja ne vend :d
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Feeling-Good said:
O sec mora rrugen more, vajta ne mulli
aman millona, derman millona, te ma bluac grurin si per bakllava
Këtu nuk thotë millona, por Minulla. Minulla është emri i mullixhiut të fshatit.

Ke shume te drejte , ndoshta nga deshira per te postuar keto kenge qe un i kam shum perzemer i kam thyer pak rregullat e temes.

Flm per mirkuptimin :))

E hapa një temë për këngët me saze dhe fillova me një këngë përmetare.

Tema është këtu: http://www.forum-al.com/showthread.php?p=219431#post219431
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Nën hije të arrës - Toske (Skrapar)

Nën hije të arrës, një çupë e një djalë
Mbaj, të mbajmë besën, dashurinë e parë (pas çdo vargu)
Djali ngiste qetë, vajza hidhte farë
Mbjellin farë të zgjedhur, mbushin plot hambarë
Fruti i dashurisë, një fëmijë i mbarë
http://www.youtube.com/watch?v=ALq23j2jCbE&feature=player_embedded
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

http://www.youtube.com/watch?v=Qm0tLi9Edxo

Vogëlusheja në lumë o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja

O për kë të vjen keq më shumë o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja

Për nënen, e mjera unë o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja

Që ia lashë shtëpinë rrëmujë o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja

Vogëlusheja në det o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja

Për kë të vjen më shumë keq o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja

Për babanë, e mjera unë o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja

Që e lashë në qoshet o moj
vogëlusheja, aman, aman o moj
vogëlusheja
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Këngë e bukur kjo lart!

Këtë këngë bashkë me tekstin e kam hedhur unë në YouTube, po kisha harruar ta sillja. `thankyou`
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Këngë e bukur kjo lart!

Këtë këngë bashkë me tekstin e kam hedhur unë në YouTube, po kisha harruar ta sillja. `thankyou`
Po, shume kenge e bukur! Flm ty qe e ke potuar ne youtube, tani qe me the e vura re :))
 

shoku_tanku

nje pyke midis jush,cun per s'prapi
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
35,593
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Delja balë - Këngë toske (Skrapar)

Në një tufë me dele moj
zgjodha moj delen balë

Hajde balë, hajde dhe moj
marshalla të thashë
[përsëritet pas çdo strofe]

Të çova në Korçë o moj
më moj prishe pazarë

Një kasap i vogël moj
të vinte vërdallë

Kur të therën ty o moj
çudite dynjanë
http://www.youtube.com/watch?v=bu6fvUMSFu0 - Kenge Skrapari-Dele Bale,Polifoni Toske
Kete kenge e ka kenduar ne ate kohe edhe vellai im ne nje program radiofonik...ishte ne 8 vjecare dhe u perzgjodhen nga shkolla dy veta per ta kenduar...
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve toske

Ç'ka babai që rri zemëruar - Toske (Gramsh)

"Hajde ç'ka babai shokë o që rri zemëruar
jari nani nani, shum' i dëshpëruar

Kuti e duhanit shokë i shpëton nga duart
jari nani nani, shum' i dëshpëruar

Un' kam pyetur nënën shokë, po s'më ka treguar
jari nani nani, shum' i dëshpëruar"

"Epo këto mustaqe çuna nuk jan' turpëruar
jari nani nani, o sa i ra me shkuar

Vajza e prishi fejesën, iku e u martua
jari nani nani, sa jam dëshpëruar"

"Hajde rri baba o more, mos hyr në sikletë
çupa mori burrë atë që desh vetë"
http://www.youtube.com/watch?v=HMkuwwsnz_I
 
Top