• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tel-ta e zjarrta të Ruby-t me Kryeministrin:“Kam bërë seks me të,e dinte që isha min-

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Zbardhja e telefonatave mes Kryeministrit Silvio Berluskoni dhe Ruby Karimas tregojnë qartë se “çifti” ka shkëmbyer biseda deri në muajin tetor të 2010-ës, ndërsa vajza kishte nisur të vizitonte vilën e tij në Arcore që kur ishte 16 vjeç
Me dhjetëra biseda direkte të bëra mes Kryeministrit Silvio Berluskoni dhe Ruby Karimas, që tani ndodhen në duart e Prokurorisë së Milanos, tregojnë qartë se “çifti” ka shkëmbyer biseda deri në muajin tetor, ndërsa vajza mund të ketë filluar të vizitonte vilën e tij në Arcore që kur ishte 16 vjeç. Ruby nuk e kishte fare problem t’i telefononte Kryeministrit italian në çfarëdo orari dhe kudo ku ai ndodhej. Ajo telefononte edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryeministrit për t’i kërkuar paratë që i takonin. “Nuk jam i autorizuar të bëj asgjë. Ja kam zënë në gojë, por ai ka shumë punë për të bërë në këtë periudhë”, - i ishte përgjigjur Giuseppse Spinelli, aleati i Berluskonit.
Janë të paktën 100 telefonata që janë bërë mes të dyve. Mes dëshmive të mbledhura, është edhe ajo e një mikeshe të Karimës. “Më kishte thënë se kishte miqësi me njerëz të famshëm. Ishte mikeshë shumë e ngushtë e Kryeministrit Silvio Berluskoni dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tij për të darkuar, kërcyer dhe bërë seks me të, i cili në këmbim i jepte shumë para”. Të gjitha këto konfirmohen edhe nga ish-i dashuri i Ruby-t, i njohur me emrin Floriano C, i thirrur për të dëshmuar mbi këtë ngjarje, pasi nga tabulatet telefonike ka dalë se ka pasur një raport të ngushtë me vajzën marokene. Ai kujton se e ka takuar për herë të parë Ruby-n në maj-qershor të vitit 2009, në diskotekën ‘Milano Old Fashion’. Pasi u pëlqyen, shkëmbyen disa fjalë dhe më pas numrat e telefonit. Ai nuk i kishte besuar asaj që i kishte thënë vajza se, bashkë me të tjera kishte qenë në rezidencën e Kryeministrit. “Vetëm kur lexova nëpër gazeta për përfshirjen e saj në këtë çështje, mendova për atë që më kishte thënë dhe se më kishte treguar të vërtetën”. Sipas dëshmive të tij, rreth një vit më parë, në shkurtin e vitit 2010, Ruby kishte treguar për moshën e saj dhe vendet që kishte frekuentuar. Sipas dëshmive të tij, Ruby kishte treguar se në fillim të njohjes së saj me Berluskonin, as ai nuk e dinte që ishte minorene, dhe pak më vonë vajza ia kishte thënë vetë këtë informacion. Në fakt, datat janë shumë të rëndësishme, sepse Prokuroria e Milanos e anuloi shkurtin e kaluar akuzën për “prostitucion me një minorene”. Ish-i dashuri i saj është i sigurt në kujtimet e tij. “Këto konfidenca, Ruby m’i tregoi pikërisht atë ditë që unë e mora vesh se nuk ishte 18 vjeçe. Po ashtu, me sa mbaj mend ajo më tha se i kishte thënë edhe Kryeministrit se ishte minorene”. Por, nëse konfirmohen të gjitha këto, atëherë vetëmbrojtja e “Kavalierit” do të rrëzohet. Por jo vetëm kaq, dëshmitari tregon se takimet mes Ruby-t dhe Berluskonit kishin nisur para janarit të vitit 2010: Ruby, e lindur në nëntor të vitit 1992, ka nisur të frekuentojë festat në Arcore dhe të shkojë në ato vende pa mbushur 17 vjeç. E në fakt, sipas të tjera dëshmive të mikeshave të saj të marra në pyetje nga policia, Ruby i ka treguar një mikeshës së saj të ngushtë: ”Unë kam shkuar tek ajo shtëpi që kur kam qenë 16 vjeç”.
Orgjitë
Një dëshmi tjetër kyçe për festat në Arcore është ajo e vajzës së njohur me inicialin M, pasi preferon të ruajë anonimatin, ish- shoqja e ngushtë e liceut të Minettit, këshilltares që i gjente Kryeministrit klientet. Në 19 shtator të 2010-ës, Minetti e çoi atë në rezidencën e Berluskonit. Nata vazhdoi mes divaneve të vegjël në bung-bunga, kërcimeve provokuese, zarfeve plot para. Ja disa dëshmi të tjera tronditëse. “Pas bung-bunga u ngjitëm në katin e sipërm. Berluskoni vendoste se kush do të qëndronte për të kaluar natën aty e kush jo. Aty më pyeti nëse isha argëtuar, dhe unë ju përgjigja jo. Unë isha në siklet të madh gjatë gjithë asaj mbrëmjeje. Shumicën e kohës qëndrova në banjë për t’u shkëputur nga ajo atmosferë, ku dy grupe vajzash kërcenin gjysmë lakuriq dhe lejonin që të prekeshin nga Berluskoni. Ishte një tmerr i vërtetë. Kur Minetti më propozoi për të shkuar tek shtëpia e tij, nuk e kisha menduar se do të shikoja atë lloj orgjie. Thjesht mendova se ky takim do të më shërbente për të më hapur rrugë të tjera në jetë. Me Nicolën, nuk jemi më mikesha. Ajo u zhduk që pas 19 shtatorit”.
Impenjimet dhe bunga-bunga
Datat 25 dhe 25 shtator të vitit të kaluar i mban mend mirë çdo italian, sepse ishin vërtet ditë të zjarrta për politikën italiane. Vota e mosbesimit për Kryeministrin ishte caktuar për në 29 shtator, ditën kur ai mbushte 74 vjeç. Stafi i tij kishte deklaruar se në fundjavë, Kryeministri ishte duke përgatitur fjalimin që do të mbante në Parlament. Por, në fakt nuk ishte kështu, ato dy ditë ai ia kishte dedikuar bung-bungas në bodrumet e Vilës San Martino, me rreth 15 vajza që alternoheshin duke kërcyer për të lap-dance. Ngjarje publike, angazhime që gërshetohen bukur me “netët e dragoit”. Ashtu si 27 maji i 2010-ës, kur Ruby ndodhej në polici dhe ‘Kavalieri’ merr në telefon funksionarin Pietro Ostuni për ta lënë të lirë. Atë ditë Kryeministri ndodhej në Paris, për takimin OSBE-së. Pastaj ishte fundjava e 19-20 shtatorit. Në fillim ai ishte në takimin e BE-së në Bruksel, pastaj në Tarmina për disa festa dhe për t’u argëtuar. Për shkak të spostimeve dhe angazhimeve, Kryeministri e njoftonte Roberta Bonasia se e ftonte për bung-bungën e së hënës. Atë mbrëmje, Berluskoni takoi disa sipërmarrës të fuqishëm. Aty ishte e pranishme edhe Bonasia. Ishin edhe tre vajza të tjera. U kthyen në Arcore me ‘Kavalierin’. “U shtrimë për të fjetur në orën katër të mëngjesit. Ishte i shkatërruar totalisht”, - treguan më pas vajzat. Vetëm një ditë më parë, në një takim në Sicili, ai kishte deklaruar se besonte shumë tek familja. Edhe 25 prilli është një datë e shënuar në këtë çështje. Në Arcore ndodhej Ruby dhe Vladimir Putin, që ishte ftuar për takimin italo-rus.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Tel-ta e zjarrta të Ruby-t me Kryeministrin:“Kam bërë seks me të,e dinte

A thua do ta denojn Berlusconin per pedofili ne moshen 75 vjec?

Ja ci beri bibilushi, ja prishi gjithe karieren ne pleqeri!

hahahahahaha
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,009
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Tel-ta e zjarrta të Ruby-t me Kryeministrin:“Kam bërë seks me të,e dinte

aman se na e peshtirosi dhe ky njeri..pervec faktit qe seksi i eshte bere nje semundje patologjike, tani e quan veten Zot dhe po del mbi gjithcka, me keq se Saliu jone..
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Tel-ta e zjarrta të Ruby-t me Kryeministrin:“Kam bërë seks me të,e dinte

berlusconi tashme eshte bere barcalete ne tere boten.
ka pjer**ur fare. sa here sheh nje program qe flet kundra tij, merr ne telefon direkt. (si mbreme)
sikur te mos ishte futur ne politike, do kishte perfunduar me kohe ne ndonje vrime burgu.
eshte turpi me i madhi italise.
 
Top