• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Telefonat e mençur: Rrjetet sociale më të përdorura se emaili!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përdoruesit e telefonave mobil shpenzojnë 1,4 herë më shumë orë duke përdorur faqet e rrjeteve sociale se sa leximin dhe përgjigjet e e-mailave, thuhet sipas një studimi të kohëve të fundit nga kompania hulumtuese TNS.
Mesatarisht, përdoruesit shpenzojnë rreth 3,1 orë në javë në rrjetet sociale, kundrejt 2,2 orëve në e-mail.

Në tregjet e zhvilluara - të tilla si SHBA-të - trendi është i kundërt me PC-të; ku konsumatorët shpenzojnë më shumë kohë në e-mail (5,1 orë në javë) se sa në rrjetet sociale (3.8 orë).

Ky studim, i cili zbuloi aktivitetet dhe sjelljet online të gati 50.000 subjekteve të moshës prej 16 dhe 60 vjeç, në 46 vende të ndryshme të botës, përmend "nevojat në rritje për argëtim të momentit", si dhe "mundësinë për të ofruar formate të shumta të mesazheve, duke përfshirë edhe IM (instant messagging) apo funksionin e freskimit të statusit ".

Në anën tjetër, shumica e këtyre respondentëve kanë thënë se në të ardhmen e afërt ata presin që të përdorin rrjetet sociale, më shumë nga telefonat mobil, se sa nga PC-të e tyre.
 
Top