• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Telefonat mobil në Android mund të zëvendësojnë super-kompjuterët

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Në ditët e sotme ekziston një aplikacion për pothuajse çdo gjë. Tani, kësaj liste të gjerë të aplikacioneve mund t’ia shtoni edhe një të tillë që mund të bëjë llogaritjet e një super-kompjuteri përmes një modeli të thjeshtë të telefonit si Nexus One, në kohë reale dhe pa nevojë për lidhje në internet.
Studiuesit në Massachusetts Institute of Technology dhe Texas Advanced Computing Center kanë krijuar një aplikacion në Android që mund të marrë simulimet nga super-kompjuterët e fuqishëm dhe të gjejë zgjidhjen e mëtejshme nga telefoni mobil.

"Ideja e përdorimit të një telefoni është për të treguar që ne mund të marrim një pajisje me një çip dhe fuqi të ulët për të llogaritur një zgjidhje në mënyrë të përafërt me atë që e jep një super-kompjuter," tha John Peterson, një ndihmës i hulumtimeve në Texas Advanced Computing Center për Wired.com.

Shumë studiues varen nga super-kompjuterët të cilët janë aftë për të bërë miliona llogaritje në sekondë që të simulojnë problemet dhe studimet e tyre, paraprakisht. Super-kompjuteri i Texas Computing Center që është lansuar në 2008 posedon 62.976 CPU bërthama, 123 terabajtë kujtesë, 1,73 petabytes hapësirë në disk dhe 579,4 teraflops të performancës.

Mirëpo, sot një pajisje e tillë e cila nuk gjendet edhe aq lehtë për përdorim në masë, mund të zëvendësohet nga një telefon i zgjuar mobil i cili bazohet në sistemin operativ Android, dhe me të njëjtin besohet se mund të bëhen simulime të ngjashme dhe zgjidhje e problemeve në llogaritje matematikore. Dhe, gjithçka përmes një aplikacioni të thjeshtë brenda telefonit mobil.
 
Top