• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Telepatia

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.

Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.

Ç’është në të vërtet telepatia? Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.
Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).
Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.
Më vonë, Sharl Rishe, shkencëtar francez, fitues i Çmimit Nobel për fiziologji, vërtetoi në mënyrë eksperimentale se telepatia është e ndarë nga hipnoza, por në gjendje hipnotike ajo është më e theksuar dhe veprimi i saj është më i suksesshëm.
Bashkëkohësi i tij, O. Zhana, gjatë eksperimenteve mjaftë interesante arriti që të provokojë hipnozë në largësi, nëpërmjet sinjaleve telepatike. Për fat të keq, Zhane nuk tentoi që t’i komentoj këto eksperimente,sepse frikësohej se do të rrezikonte autoritetin e shkencëtarit serioz. Eksperimente të ngjashme bëri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe në mënyrë telepatike ia dërgonte subjektit tjetër. Deklarata e tij për këtë eksperiment
hyri në histori të parapsikologjisë si deklaratë e parë shkencore e këtij lloji.

Upton Sinkler

Libri i Sinklerit “Radioja mentale”
Eksperimente intensive në fillim të viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Upton Sikler me të shoqen, Meri K. Sinkler. Uptoni vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t’i pranonte në mënyrë telepatike dhe t’i reprodukonte. Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% rezultate të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bëheshin në kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte plotësisht e saktë, ashtu që edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit, “Radioja Mentale”, në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.
Uejtili Kerington, mik i afërt i Frojdit, përdori një metodë tjetër të eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues të valëve, të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, që në kohë të caktuar t’i pranojnë në mënyrë telepatike mesazhet e tij. Në kohën e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte një fjalë, e cila mund të paraqitej edhe në mënyrë figurative. E vizatonte në një letër dhe pastaj me orvatje shpirtërore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerësonte duke i shikonte të gjitha përgjigjet dhe secilës ia jepte vlerën e vet. Në çoftë se objekti i vizatuar ishte “molla”, atëherë “dardha”, si përgjigje, kishte vlerë më të madhe se sa “rrushi”, ndërsa “rrushi” vlerën më të madhe se sa ndonjë objekt statik etj.
Mungesë e eksperimentit të tij ishte se personi i njëjtë. D.m.th. vetë Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerësuesi i përgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin në kohën e njëjtë dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
Këtë mungesë, si dhe shumë të tjera, i plotësoi Rajni. Ai i mbante nën kontroll të gjithë variabilët e rëndësishëm. Rajni i pari i përdori me të madhe të ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky është një komplet i përbërë nga 25 letra, të cilat ndahen në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Në qoftë se gjatë eksperimentimit subjekti i qëllon letrat, në bazë të rastësisë eventuale pa pjesëmarrje të telepatisë, atëherë probabiliteti do të jetë 1:5 ose 20%. Secila e qëlluar tjetër, mbi këtë mesatare, është e rëndësishme.
Duke komentuar punën dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të Tajerit, të Kringtonit e shumë të tjerëve, dr. Taules arriti në përfundim de këto eksperimente “kanë larguar çdo dyshim mbi ekzistencën e telepatisë dhe kanë mundësuar që ajo të paraqitet me metoda eksperimentale”...

Rasti Mesing
Një ndër telepatët më në zë ishte Vulfu Gligorevic Mesing (1899 - 1971). Aftësitë e tij telepatike i zbuloi rastësisht, në moshën 11 vjeçare, kur pa dashje largohet nga prindërit dhe hipë në trenin që udhëtonte në relacionin, Varshavë - Berlin. Pasi nuk kishte biletë udhëtimi, futet nën karrige, por kontrollori e kap dhe i kërkon biletën. Mesingu i vogël e sheh në dysheme një copë letër të thjeshtë, e kap atë dhe ia jep kontrollorit, duke u koncentruar në atë letër me bindje të thellë se ajo është biletë. Kontrollori e merr letrën, e shikon dhe i thotë: “Pse rri nën karrige pasi e ke biletën?”.
Në Berlin, Mesingu bie në kontakt me prof. Abelin, psikiatër i njohur i cili i vëren aftësitë e tij dhe së bashku me kolegun e tij, prof. Shmitin, e marrin nën mbikëqyrje. Më vonë, Mesingu filon punë në një cirk të quajtur “BUSH” dhe kështu fillon turnet e tij nëpër Evropë. Gjatë një manifestimi në Vjenë, për Mesingun u interesua edhe Ajshtajni, të cilin e dërgoi tek S, Frojdi. Te dy këta shkencëtarë punuan mjaft me të. Me Frojdin mesingu qëndroi disa vite në shoqëri, i cili ia mësoi metodat e koncentrimit dhe autohipnozën. Ja, një eksperiment interesant që e bënë Frojdi dhe Ajnshtajni me Mesingun: Frojdi e urdhëroi në mënyrë telepatike: “Shko në banjë, merre pincetën dhe shkulja tri qime nga mustaqet Ajnshtajnit!”. Mesingu u mendua pak, pastaj shkoi në banjë, mori pincetën dhe iu afrua Ajnshtajnit duke i thënë: “Më falni, por duhet ta zbatoj urdhrin”, ndërsa te dy shkencëtarët ja plasën të qeshurit, duke admiruar aftësitë e tij. Pastaj pason urdhri tjetër i Frojdit me mendime: “Merre violinën dhe jepja Ajnshtajnit që t’i bie”. Edhe këtë urdhër Mesingu e zbatoi më përpikëri. Kur po largohej nga Berlini, Ajnshtajni i thotë: “Në qoftë se gjendesh në situata të palakmueshme, mu lajmëro lirisht”.

Një libër për Mesingun i shkruar nga T. Kupers.
Më 1923, Mesingu takohet me M. Gandin. Edhe Gandi mbetet i kënaqur me detyrën që ia parashtroi: që ta merrte fyellin dhe t’ia jepte indianit që gjendej aty afër. Mesingu ia jep fyellin,pastaj indiani fillon t’i bjerë, ndërsa nga një gyp aty afër fillon të dalë një gjarpër, i cili lëvizte sipas melodisë.
Një nga eksperimentet mjaft interesante është ai i vozitjes së automobilit me sy mbyllur, por, afër tij qëndronte një vozitës profesional, i cili e kishte për detyrë që t’ia tregonte rrugën me anë të mendimeve. E gjithë kjo u bë nën kontroll të caktuar. Mesingu kishte vozitur pa problem, edhe pse vozitjen e njihte shumë pak.
Pas agresionit gjerman mbi Poloninë, Mesingu kaloi në Rusi. Atje qëndroi deri në fund të jetës. Një ditë, me rastin e një manifestimi, Mesingun e marrin dy vetë dhe e dërgojnë tek Stalini. Disa herë takohet me Stalinin. Stalini eksperimentoi me aftësitë e tij, nën kontroll të policisë. Njëra ndër detyrat ishte edhe plaçkitja e bankës (100.000 rubla) përmes një letre të thjeshtë. Mesingu e merr një copë letre nga një fletore e thjeshtë dhe i afrohet arkëtarit, duke u koncentruar. Me mendimi i sugjeron se kjo letër është çek më vlerë prej 100.000 rublash dhe ai duhet t’ia jepte. Kur u krye gjithë ceremonia, në prani të dëshmitarëve, Mesingu kthehet tek arkëtari me të hollat dhe i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Arkëtari e shikon me dyshim, por kur i kontrollon çeqet, shef se në mes tyre gjendet me të vërtet një copë letër e thjesht dhe kur sheh të hollat e paluara në çantën e Mesingut, i bie të fikët.
Testi tjetër ishte edhe më i rëndë. Ai duhej që pa leje të hynte në vilën e një personaliteti të lartë sovjetik, e cila ishte e ruajtur nga rojet. Mesingu afrohet tek vila, koncentrohet duke ju sugjeruar rojeve: “Unë jam Berija, unë jam Berija, më lëshoni të hyjë!”(Berija ishte udhëheqës në zë i NKVD-së). Dhe vërtet, rojtarët e lejojnë pa fjalë që të hynte brenda në vilë.
Këto eksperimente në Moskë Mesingut i sjellin famë të posaçme dhe qeveria i jep leje për manifestime të lira nëpër gjithë territorin e Bashkimit Sovjetik.
Ky ishte vetëm një ndër rastet e shumta të kësaj dukurie.

Disa shpjegime shtesë mbi telepatinë
Problemi teorik themelor është se si telepatia mund të funksionoj, ndonëse ka barriera hapësinore e materiale, të cilat pengojnë format tjera të komunikimit. Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
Një variant i kësaj teorie është hipoteza e Kozinskit, sipas së cilës themelore në telepati është elektroinduksioni, në të cilin valët elektromagnetike indukojnë gjendjen e dëshiruar në trurin pranues.
Këtë teori e demanton plotësisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, më 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste në kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotësisht bartjen e valëve elektromagnetike. Kjo situatë nuk ndikonte fare në sugjestionet telepatike, kështu që sot teoria elektromagnetike mbi telepatinë konsiderohet si e pavlerë.
Roli, më 1966, në veprën e tij “Perceptimet jashtëshqisore dhe të mbajturit mend” jep teorinë e fushës psikike. Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallë e ka fushën psikike, ngjashëm me gravitacionin (fusha gravituese ndikon pa marrë parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo çfarë ndodh në një fushë psikike, dyfishohet në fushën tjetër. Dobësia e vetme e kësaj teorie qëndron në atë se njëra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinë tjetër - gravitacionin, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është i sqaruar plotësisht.
Zbulimi i një numri të madh të grimcave elementare në fizikën atomike kishte rëndësi edhe për psikotronikën. Kështu, Artur Kestler në veprën, “Rrënjët e koincidencës” solli mendimin e disa fizikanëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur PSITRON, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. Me gjithë arritjet e fizikës moderne atomike, kjo hipotezë nuk na afron drejt sqarimit derisa të mos zbulohet ajo grimcë.
Gardner Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshuar psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë “normale”. Marfi posaçërisht thekson se dërguesi dhe pranuesi, respektivisht vetë mundësia e manifestimit të telepatisë, paraqet një fazë më të thellë të organizmit të përgjithshëm të vetëdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim në shtresat më të thella, në të cilat fenomenet paranormale ndodhin. Duke u thelluar në shtresat e thella, të vetat, individi largohet nga e vetëdijshmja, me ç’rastë shfaqen horizonte e përmasa të reja, të mjaftueshme për arritjen e kontaktit me dukuri reale, të cilat e tejkalojnë kohën dhe hapësirën.

K. G. Jung
Sipas Teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi C. G. Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, i cili në formulimin e kësaj teorie u frymëzua nga sistemi i vjetër kinez “JI-Xhing”, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomene sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dje janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore e të ngjashme. Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dha pranuesit në telepati janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy. Teoria e sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalën nga goja”, etj. Edhe pse kjo teori në këtë periudhë është njëra nga më të pranuarat në kuadrin e teorive tjera, prapëseprapë është larg sqarimit të plotë të fenomenit të quajtur telepati.
Si përfundim mund të thuhet se shumica e eksperimenteve të psikotronikës, tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia është proces themelorë i interaksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal, përmes të cilit komunikojmë ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit janë më të përshtatshëm për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithëkëtë, perceptimet jashtëshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan dhe, në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larat të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella shpirtërore etj, këto funksione dhe mekanizma jashtëshqisore, të lënë anash, aktivizohen.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,597
Pikët
113
Përgjigje e: Telepatia

I think that telepathy has to do with a subconscious mind rather than conscious mind.

Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
- Telepatia eshte komunikim valore = me ze, me real sound
- pa kontakt fizik = ok
- pa fjale = ne fakt eshte me fjale te plota
- me ane te mendimit = komunikon, ben nje bisede te plote me ze te dale jo nga goja, por me ane te syve
- pavaresisht largesise se tyre = ok...
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,493
Pikët
83
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Telepatia

I think that telepathy has to do with a subconscious mind rather than conscious mind.



- Telepatia eshte komunikim valore = me ze, me real sound
- pa kontakt fizik = ok
- pa fjale = ne fakt eshte me fjale te plota
- me ane te mendimit = komunikon, ben nje bisede te plote me ze te dale jo nga goja, por me ane te syve
- pavaresisht largesise se tyre = ok...
a mesohet , apo duhet me lind njeriu i cili e posedon komunikimin telepatikë ?
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,597
Pikët
113
Përgjigje e: Telepatia

a mesohet , apo duhet me lind njeriu i cili e posedon komunikimin telepatikë ?
Ne fakt eshte i lindur, por edhe me praktike arrin dicka.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Telepatia

Te tera testet, paperjashtim, te personave qe kane pretenduar ndonjehere se jane ne gjendje te komunikojne me njeri tjetrin me ane te telepatise apo cfaredolloj metode tjeter me emer terheqes me natyre paranormale, keto teste kane deshtuar. Thjesht kur subjektet kane qene nje dy dhoma te ndryshme te ndara vetem nga nje mur, e jo me kushedi se sa larg apo ne ane te ndryshme te botes.

Dua te shoh teste me natyre "double blind", dhe jo teori ne kuptimin e perditshem te fjales. Teste qe detajojne rezultatet, sidomos ato qe mbeshtesin telepatine. Ose teste qe te njejtet subjekte te suksesshem ta kene replikuar perseri rezultatin e testit ne nje vend tjeter, me nje skuader tjeter, teste ku keta njerez te mos ulerasin fitore qe ne heren e pare dhe kur kushtet kane qene te dyshueshme apo me potencial per inskenim, por te jene njerez qe dicka te tille te kerkojne vete te verifikohet me shume sesa 1, apo 10, apo 100 here, ashtu sic ndodhi me personelin e projektit OPERA per pretendimin e neutrinove superluminale.

Nese dikush pretendon qe aktiviteti t'i quhet shkence, bujrum. Kjo eshte metoda dhe rruga per t'u ndjekur. Perndryshe je ose fallxhor, ose sharlatan, ose pak i mete menderisht.
 

Beaute

👸
Banned
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,677
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Telepatia

:)
Po moj po,edhe un mendoj se do jete mire por ama e merzitur nga mosrespektimi i X personi ketu ne forum qe normalisht zduhet te ndodhe ne te ardhmen.
shum e çuditshme po mdukesh ne kto qe flet.

Elina ai imazh ishte : "prerje damaresh" , qe dmth merrzitje ne extrem. Deri ktu jemi ok bashke? po a eshte dedikim nga dikujt , kte nuk arrij ta konceptoj , sikurse nuk arrij te kuptoj :
" si dikush nga acarimet , apo mos respektimet e dikujt , x apo y te arrij ne kte gjendje"? :O

Tani dy gjera jane : e para kjo menyra si ti e thua ( je ne dijeni te ktij fakti e po e transmeton ne menyre te indirekte.)
E ky grepi me zuri edhe mua e pse jo ndonje tjeter ( qe nuk reagon) ose si eshte puna ???

E dyta : Nuk besoj se arrin njeriu ne nje gjendje dramatike per diçka virtuelle, edhe rasti i Puffes sme duket i tille..Un jam vet qe kam marr & marr goditje edhe jo vetem 1.
Pak me plas, kur i marr nga njerez qe s'ja vlen as ti lexosh.

Te jet ndonje i/e njohur , do ja thoja ne sy ate qe mendoj/do sqarohesha ose do beja maximumin qe gjerat te rregulloheshin.
un jam shum direkte e nese kam diçka ta them ne sy , e preferoj qe diçka te mos e mbyll ne heshtje !!
Por per te tjere??!!! vtff!

Ka raste nuk ngjajn moter e vlla , qe jan nje gjak do ngjajne njerez qe lexohen me ane te nje tastiere. :)

p.s po ta kthej ktu pergjigjen sepse mendoj se eshte tema e duhur.:)
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,182
Pikët
113
Përgjigje e: Telepatia

Te tera testet, paperjashtim, te personave qe kane pretenduar ndonjehere se jane ne gjendje te komunikojne me njeri tjetrin me ane te telepatise apo cfaredolloj metode tjeter me emer terheqes me natyre paranormale, keto teste kane deshtuar. Thjesht kur subjektet kane qene nje dy dhoma te ndryshme te ndara vetem nga nje mur, e jo me kushedi se sa larg apo ne ane te ndryshme te botes.

Dua te shoh teste me natyre "double blind", dhe jo teori ne kuptimin e perditshem te fjales. Teste qe detajojne rezultatet, sidomos ato qe mbeshtesin telepatine. Ose teste qe te njejtet subjekte te suksesshem ta kene replikuar perseri rezultatin e testit ne nje vend tjeter, me nje skuader tjeter, teste ku keta njerez te mos ulerasin fitore qe ne heren e pare dhe kur kushtet kane qene te dyshueshme apo me potencial per inskenim, por te jene njerez qe dicka te tille te kerkojne vete te verifikohet me shume sesa 1, apo 10, apo 100 here, ashtu sic ndodhi me personelin e projektit OPERA per pretendimin e neutrinove superluminale.

Nese dikush pretendon qe aktiviteti t'i quhet shkence, bujrum. Kjo eshte metoda dhe rruga per t'u ndjekur. Perndryshe je ose fallxhor, ose sharlatan, ose pak i mete menderisht.
Gurax po kjo ku ben pjese dhe e kam seriozisht.
Kur jesha...lol nje dite do ju benim vizite gjyshit/gjyshes si familie.
Mu fiksua,parandjenje e ku ta di une cfare qe do me pickonte gjarpri!
Babai mbylle gojen,mamaja rri urte mistrec.Na priti djali i xhaxhait kur arritem dhe morrem rrugen per ne shtepi.Isha i treti ne rradhe,se shtegu ishte i ngushte.200 metra para shtepise siper kembes time kaloi nje zvarranik i zi,apo gjarpri qe ne ate zone quhet(j) se nuk e di a ka akoma,buall!Jo helmonjes(me vone ma sqaruan),por une ulurita,mamase desh i ra te fiket,babai me pa me dyshim,djali xhaxhait qeshte.Kam qene 11 vjec atehere.E mbaj mend shume mire qe gjyshja i tha te birit: n.q-se femija ndjen dicka,shtyhe udhetimin per me vone!
flm
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,648
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Telepatia

Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
- Kjo eshte e vertete , pra kur 2 persona komunikojne njeri me tjetrin me ane te mendjes pak a shume, kuptohen ne ate menyre ... - E rralle dhe e bukur .... :)
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,036
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Telepatia

*

Pershendetje
Telepatia nuk eshte dicka qe duhet te themelohet, si lloj shkence apo cfaredoqofte.
Telepatia eshte menyre e te komunikuarit, kurse kjo nuk eshte dicka per t'ia pasur friken, per t'u entuziazmuar apo per t'u magjepsur nga kjo.
Telepatia eshte aftesi e cila banon ne mbrendine e sejcilit njeri, vetemse jo te gjithe dhe mund ta perdorin ate.
Para se te lindte gjuha njerezit jane marre vesh (kane komunikuar) permjet telepatise. Pas zhvillimit te gjuhes, pastaj dhe gjuheve te ndryshme... ka humbur dhe perdorimi i saj. Ama si aftesi e njeriut, ajo ekziston akoma. Nje numer i vogel njerezish jane ne gjendje per ta demonstruar/perdorur kete... Kafshet, per shembull, komunikojne permjet telepatise. Ka dhe mjaft njerez te cilet komunikojne me kafshet ne po kete menyre...
Shpeshhere me ka rene ne sy tek disa njerez, te cilet i perqeshin muslimanet pikerisht per arsye se ne Kur'an permendet komunikimi i Sulejmanit a.s. (Salomonit) me milingonat...
 
Top