• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Temperaturat e larta riskojnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Urgjencat spitalore gjatë ditëve të fundit në Shqipëri janë përballur me një fluks të lartë pacientësh, prej qindra rastesh në ditë, të cilët kanë manifestuar komplikacione shëndetësore të shkaktuara nga rritja e temperaturave.


Urgjencat spitalore gjatë ditëve të fundit në Shqipëri janë përballur me një fluks të lartë pacientësh, prej qindra rastesh në ditë, të cilët kanë manifestuar komplikacione shëndetësore të shkaktuara nga rritja e temperaturave, ku kategoritë më të riskuara mbeten fëmijët, të moshuarit, e veçanërisht të sëmurët kronikë.


Mbajtja e një regjimi të rregullt jo vetëm ushqimor, por edhe higjenik dhe shmangia e orëve të pikut të vapës, listohen si këshillat e domosdoshme që duhet të zbatojmë për të mbajtur larg problemet e rënda shëndetësore që manifestohen gjatë këtij sezoni.


Mjekja patologe, Edlira Lashi, në një intervistë për ATSH-në, jep këshillat se si duhet të mbrohemi nga shqetësimet që mund të sjellë vapa për të gjitha kategoritë.

-Jemi në sezonin kur rritja e temperaturave bëhet gjithnjë e më shumë evidente. Cilat janë komplikacionet më të shpeshta që shfaqen, nëse nuk tregohet kujdesi i duhur ndaj rrezatimeve të dëmshme?



- Në stinën e verës, gjatë viteve të fundit vërehet një rritje e lartë temperaturave të ajrit, të cilat rrezikojnë shëndetin tonë, kështu që pacientët duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë sezonit, pasi mund të vërehen raste të shumta problematike.


Rastet më akute janë diarretë, normalisht intoksikacionet që rrjedhin nga ushqimet. Për këtë duhet treguar shumë kujdes, që të mos përdoren ushqimet e fastfudeve, sepse janë shumë të rrezikshme, ndërsa është e nevojshme që konsumimi i lëngjeve të jetë në sasi sa më të lartë, në mënyrë që të shmanget dehidrimi.


Tjetër këshillë e domosdoshme është eliminimi i temperaturave ekstreme gjatë ditës, duke filluar nga ora 11.00 deri në 15.30 apo 16.00.


Për moshat e rritura ose të sëmurët kronikë, normalisht më të riskuarit janë të sëmurët me kardiopati dhe ata diabetikë, pasi këto kategori janë më të predispozuara për komplikacione, rrjedhojë e temperaturave të larta, pa lënë mënjanë edhe sëmundjet e tjera kronike. Ndaj është i domosdoshëm mënjanimi i këtyre pikave ekstreme të temperaturave në oraret që përmendëm, si dhe marrja e rregullt e terapisë, pasi dimë që këta të sëmurë janë nën efektin e trajtimeve. Kontaktet me mjekun janë të detyrueshme, pasi në këto raste përcaktohen edhe dozat e duhura të përdorimit të medikamenteve.


Tek të sëmurët hipertonikë mund të vërehet një ulje e tensionit nga vapa, ndërsa gjendja mund të shoqërohet edhe nga atakë kardiakë. Në këto raste pacienti shfaq vështirësi në frymëmarrje. Nga këto temperatura acarohen edhe të sëmurët me astmë bronkiale, pasi thatësira e ajrit, si dhe qarkullimi i pluhurave të shumtë ndotës që ka vetë ambienti, ndikojnë në rëndimin e alergjive.

-Me çfarë simptomash manifestohen këto shqetësime që shkaktohen prej vapës, tek kategoritë e riskuara veçanërisht?



- Thelbësor është fakti që duhet të ruhemi nga goditja e diellit. Shfaqja e simptomave apo shenjave klinike është e ndryshme tek individë të ndryshëm, pasi jo të gjithë pacientët shfaqin të njëjtat simptoma në rast se ekspozohen në temperatura të larta.


Simptomat normalisht fillojnë me dhimbje të fortë koke e skuqje të syve. Pacienti shfaq lodhje, që duke u rënduar gjithnjë e më shumë mund të çojë deri në humbje të vetëdijes, me gjendje të fikëti. Këto janë shenjat më të zakonshme të goditjes nga dielli, që vijnë si rezultat i ekspozimit nën rrezatimet e dëmshme për një kohë të gjatë.


Ndërsa tek të sëmurët hipertonikë vihet re një luhatje e tensionit, zakonisht me rënie, që ndodh kur rrinë gjatë në vapë. Në disa raste, komplikimet shfaqen edhe me rritjen e vlerave të tensionit. Simptoma të tjera janë edhe zhurma në vesh, dhimbje e kokës, njollat e bardha para syve. Ndaj këta pacientë duhet detyrimisht të marrin terapinë e nevojshme, për të shmangur problemet e mëtejshme. Kjo terapi është e përshkruar nga mjeku, ku dhe janë përcaktuar qartë dozat e barnave dhe këshillat e veçanta që duhet të ndiqen.

-Po në lidhje me çrregullimet gastrointensinale dhe përdorimin e ushqimeve?



- Duhet të kemi parasysh sëmundjet gastrointensinale, që në këto kohë normalisht janë shumë të shprehura. Për të gjitha kategoritë është e nevojshme që të marrin sa më shumë lëngje dhe ushqime të rregullta. Tek kujdesi për ushqimet duhet të kemi parasysh që të mbahen në ambiente sa më të freskëta dhe po ashtu të mbahen në kushte të larta higjienike.


Gjatë konsumimit duhet të jenë të lara mirë dhe të gatuara në kushte sa më higjienike. Një ndër këshillat që duhet mbajtur parasysh në këto raste është marrja e sa më shumë lëngjeve, për të bërë balancimin e atyre që humbet organizmi si pasojë e vapës.

- Sa e rrezikshme mund të jetë marrja e qetësuesve nëpër farmaci, pa kaluar më parë nën kontrollin e mjekut personal?



- Normalisht shenjat e para mund të shoqërohen edhe me marrjen e ndihmës së parë në kushtet e shtëpisë. Por gjithçka duhet bërë me shumë kujdes. Por kjo vetëm në rastet kur gjendja nuk është e përkeqësuar. Këto janë këshilla që mund të zbatohen nga të gjithë. Kontakti i shpeshtë me mjekun është shumë i nevojshëm, në mënyrë të tillë që të mos abuzohet me marrjen e medikamenteve.


Ka shumë raste që thjesht me pak këshilla dhe me solucione dehidruese, siç është trisoli në këto raste (rehidrant oral që merret në formën e lëngut), mund të luftohen këto simptoma. Por në rastet kur fillohet menjëherë me antibiotikë apo mjekime që nuk kanë lidhje me klinikën e pacientit, atëherë fillojnë e shfaqen komplikacionet dhe rëndimet e organizmit. Pa rekomandimin e mjekut, në asnjë mënyrë nuk duhen përdorur medikamentet trajtuese.

-Po për fëmijët e vegjël çfarë këshillash duhet të ndiqen?



- Për fëmijët e vegjël kujdesi duhet të jetë akoma më i lartë. Konkretisht, nënat duhet t’u japin sasinë e nevojshme të lëngjeve, për të zëvendësuar humbjet që mund të ketë fëmija. Përveç ujit këshillohen edhe lëngjet e frutave, sidomos ato të shtrydhurat.


Duhet treguar kujdes me ekspozimet në diell. Këta fëmijë të këtyre moshave është mirë që t’i mbajnë të mbrojtur edhe me filtra mbrojtës nga dielli. Këta mbrojtës të jenë maksimalë, tek 50, më pas mund të bëhet ulja graduale e faktorit. Të mbajnë kapela, si dhe rroba me ngjyra të hapura.


Ndërsa për fëmijët që janë të moshës deri në një vjeç, kur ekspozohen në diell, maksimumi mund të lihen për pesë minuta dhe jo më shumë, pasi pasojat shfaqen tepër të rënda. Nisja e sezonit të plazhit është periudha më e mirë për kryerjen e pushimeve. Por kjo mund të bëhet problematike, nëse nuk tregohet kujdesi i duhur.


Megjithatë, për të sëmurët kronikë e mira është që të frekuentohen rrezet e para të mëngjesit, deri në ora dhjetë, dhe ato pas orës katër të pasdites. Këto të fundit ndihmojnë në shmangien e dëmtimeve apo komplikacioneve që vijnë nga goditja e diellit si dhe nga rehidrimi. Këto janë këshilla për çdo lloj grupmoshe
 
Top