• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tempujt që rrezatojnë paqe, dashuri e vëllazëri

Davidi

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 27, 2013
Postime
185
Pikët
0
Tempujt që rrezatojnë paqe, dashuri e vëllazëri

Pandeli Bardhi / Qytetar

Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, këto ditë, festoi me madhështi, përvjetorin e saj. Ishte kjo, një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjitha komunitetet fetare në përgjithësi. Kjo ngjarje përkoi edhe me një ngjarje tjetër të shënuar, atë të zgjedhjes në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Kryepeshkopit Anastas. Regjimi komunist, i solli një dëm të madh vlerave kulturore, fetare e shpirtërore të popullit tonë. Ai, shkatërroi kishat e xhamitë, duke i kthyer ato në depo e magazina.

Por, me gjithë këto reprezalje e shkatërrime, regjimi komunist, nuk mundi të çrrënjosë nga zemra besimin tek Zoti, të çdo besimtari, pavarësisht se kujt besimi ata i përkisnin, besimit orthodoks, mysliman apo ka- tolik. Përmbysja e regjimit komunist dhe fillimi i epokës së re demokratike, i gjeti monumentet dhe objektet fetare plotësisht të shkatërruara. Në të njëjtën kohë, tërë kjo periudhë, dëshmon më së miri, se ç’mund të bëjë një popull, se sa energji të pashtershme ka ai, kur merr forcë nga dashuria për Zotin dhe kur as- njëherë nuk e humb besimin tek Zoti.

Është kjo forcë, që e ngriti mbi rrënoja edhe këtë katedrale madhështore, dhe jo vetëm këtë. Bashkudhëtarë me epokën e demokracisë, gjatë këtyre 22 viteve, janë edhe shumë kisha e objekte të tjera, që janë ndërtuar në të katër anët e Shqipërisë. Janë ndërtuar mbi 150 kisha të reja, janë restauruar 60 kisha e manastire, janë riparuar 160 kisha të tjera dhe janë blerë e rikonstruktuar më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, shëndetësore, mensa për të varfrit, etj..

Kjo para së gjithash bazohet mbi konceptin teologjik të Kryepiskopit që: “tempujt, nuk janë mbetje të qytetërimit të së kaluarës, por mushkëritë gjallëruese të qytetërimit të sotëm dhe mitra e lindjes së qytetërimit të ardhshëm” (Anastasi, Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, “Fjala e Fronëzimit”. “Ngjallja”, botimi zyrtar i KOASH,1(1992, f. 7).

Ringjallja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndodhi pas 24 vitesh ateizëm dhe persekutim të plotë të klerit ortodoks dhe shkatërrimit të plotë të mëse 1602 kishave ortodokse. Ringjallja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në themel të saj, ka kontributin e jashtëzakonshëm të ideatorit të saj, të atij që i dha vlera të reja fesë ortodokse në Shqipëri, Kryepeshkopit Anastas.

Kontributi i Kryepeshkopit Anastas, është i jashtëzakonshëm edhe përsa i përket tolerancës dhe harmonisë fetare midis feve të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe midis popujve fqinj. E megjithë këtë, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe sulmet dashakeqe e të qëllimshme, që herë pas here ngrenë krye kundër Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e kundër Kryepeshkopit Anastas, në veçanti.

Sulme të tilla, mjerane e dashakeqe, nuk kontribuojnë në forcimin e paqes e harmonisë midis besimeve në vendin tonë, por në frymën e përçarjes e urrejtjes. Këtyre sulmeve, të cilat nuk janë të paqëllimshme, le t’u përgjigjemi me vetë fjalët e Kryepeshkopit: “Me gurët që ata na sulmojnë, ne i mbledhim e ndërtojmë”!



http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=25902&kat=116
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,891
Pikët
113
Përgjigje e: Tempujt që rrezatojnë paqe, dashuri e vëllazëri

Përçahet Ortodoksia, Kisha Ruse ndërpret marrëdhëniet me Stambollin për shkak të Ukrainës.


Sinodi i Kishës Ruse për herë të parë në historinë e saj mblidhet në Minsk të Bjellorusisë, për të vendosur çfarë përgjigje t’i japë Patrikanës së Vaselenjskes, e cila javë më parë ka nisur procedurat për t’i dhënë autoqefali Kishës Ortodokse të Ukrainës, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Patriarku i Stambollit, Bartolomeu ka injoruar kanonet kishtare dhe ka nisur procedurat për t’i dhënë tomosin, autoqefalin, me gjithë kundërshtimin e të vetmes kishë ortodokse të pranuar në Ukrainë, që është lokale ndaj Patrikanës së Moskës,

rus, Kiril, deklaroi në Minsk se mbajtja e sinodit të Kishës Ortodokse Ruse në Bjellorusi përputhet me 1030 vjetorit të krishterimit të Rusisë dhe të historisë së përbashkët krishtere, transmeton Koha.net.

Në Kishën Ortodokse Ruse janë posaçërisht të zemëruar se patriarku i Stambollit ka hequr anatemën (mallkimin, pra – sqarim ynë) nga skizma e patriarkut, siç e quan Moska – të vetëshpallur, Fillaret Denisenko (89), dhe Makarije Miletiçi, që është në krye të kishës tjetër skizmatike (heretike) që veten e quan Kishë Ortodokse Autoqefale e Ukrainës. “Gabohen ata që mendojnë se me vendimin e Patrikanës së Stambollit për dhënien e autoqefalisë (pavarësisë) heretikëve të ukrainas mund të na izolojnë”, është shprehur mitropoliti Ilarion.

Kriza në drejtimin e ortodoksisë do të jetë këto ditë temë e bisedimeve edhe midis patriarkut serb Irinej dhe kryepatriarkut të Patrikanës Antiohije Jovanit të Dhjetë, që po viziton Kishën Ortodokse Serbe.

Mbetet për t’u parë nëse marrëdhëniet midis Sinodit të Kishës Ruse do të ndërkrehen menjëherë me Patrikanën e Stambollit, apo të pritet që Patriku Bartolomej të dërgojë qarkore heretikëve nga Kijevi. Tash për tash janë ndërprerë lutjet e përbashkëta dhe përmendja e emrit të patriarkut Bartolomej, kështu që gjasat për një pajtim të afërm pas gjithë kësaj janë vetëm teorike, raportojnë meidat serbe, transmeton Koha.net.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,656
Pikët
113
Cfare eshte nje tempull?

Mos ngaterroni driten qe rrethon dicka te padrite me driten qe eshte brenda nje personi. Tempulli eshte NJERI!


EL
 
Top