• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)

Angel`BoY

Atje ku ti nuk je :)
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
169
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
"Teoria e Inteligjencave te Shumta" eshte formuluar nga Howard Gardner, profesor i edukimit dhe psikologjise ne Universitetin e Harvardit. Ne 1983 Gardner botoi librin "Frames of Mind", ne te cilin ve ne dukje qendrimin e pergjithshem ndaj inteligjences qe perqendrohet ne testin e IQ (intelligence quotient) formuluar nga Alfred Binet. Ky i fundit besonte se inteligjenca mund te matet, dhe se testet e IQ rezultojne ne pike numerike qe jane tregues te besueshem te inteligjences se qendrueshme. Gardner ofron mjaft kundershtime ndaj kesaj pikepamje [vecanerisht ne botimin e tij te fundit--Intelligence Reframed: Multiple Intelligences for the 21-st Century" 1999] Nje prej tyre eshte qe, testet e IQ jane tregues i arritjeve ne shkolla dhe kolegje, por jo domosdoshmerisht tregues te arritjeve ne jete. Psh. studente me pike mesatare shkelqejne ne biznes, politike dhe fusha te tjera te jetes, ndersa studente qe i afrohen maksimumit zene vend midis karierave mesatare.

Gjithashtu, Gardner ishte i interesuar me gjetjen e rajoneve te trurit qe kontrollojne veprimtarite specifike te mendjes (rajone te caktuara jane specializuar per funksione te caktuara si gjuha, muzika, aftesite matematikore etj) Ai vuri re se demtime te ketyre rajoneve rezultonin ne renien e funksionit per te cilin ato ishin specializuar. Kjo do ta udhehiqte Gardner ne propozimin e nje varieteti inteligjencash dhe jo nje te vetme. Studimet e metejshme do ta conin Gardner te propozonte shtate inteligjenca te vecanta:

Inteligjenca e Linguistikes perfshin gjuhen dhe ka te beje jo vetem me mesimin e gjuhes por perdorimin e mire te saj (si psh poetet dhe shkrimtaret)

Inteligjenca Logjiko-matematike i referohet arsyetimit logjik; aftesise per te zgjidhur probleme matematikore.

SATs mbeshteten teresisht ne matjen e ketyre intelgjencave verbale-matematikore.

Inteligjenca Spaciale (e hapesires) i referohet aftesise per te perceptuar dhe imagjinuar relacionet hapesinore. Psh. arkitektet dhe skulptoret jane mjaft te talentuar per sa i perket imagjinates ne hapesire.

Inteligjenca e Kinestetikes Trupore shfaqet ne atletet kercimtaret etj. te cilet jane te afte te ekzekutojne modele gati te pabesueshme me trupin e tyre.

Inteligjenca Muzikore eshte e vecante pasi perfshin vetem ata njerez qe lindin me nje aftesi superiore per sa i perket muzikalitetit.

Inteligjenca Intra-personale i referohet aftesise se njeriut per te njohur vetveten, si psh. njohja e aneve te forta apo te dobeta te karakterit, vetedija per te mos ekzagjeruar rendesine e tij etj.

Inteligjenca Inter-personale i referohet menyres se si ne komunikojme me njerzit (ne menyre per ti afruar). Psh, njerez me inteligjence te larte inter-personale shkelqejne si shites, mesues, politikane apo klerike. Pra, keta jane njerez te ndjeshem karshi nevojave dhe shqetesimeve te te tjereve.

Gardner i shikon keto inteligjenca te funksionojne se bashku tek individi. Sipas tij, kur njera dominon, individi duket si "jo-normal" ashtu si nje njeri qe shumezon numra te medhenj ne mendje, por qe nuk mund ti lidhe dot me qenien njerezore. Pra, sipas Gardner, per tu zhvilluar ne nje person te kompletuar, individi duhet te ushqeje te gjitha inteligjencat e siperpermendura.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)

Shume interesante kjo , edhe besoj se disa prej ketyre qendrojne ne te vertete ...
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)

mendoj se jane te sakta disa gjera nga ca lexova me lart,nice one :)
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)

Well written :)!
Kam pershtypjen se secilin nga ne na karakterizon nje nga keto inteligjenca,per te mos thene me teper se nje ...
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)

-enderron--mendon-Inteligjenca Intra-personale dhe Inteligjenca Inter-personale ...!
Jo keq, mire do ishte keto te dyja bashke, s'jane shume dhe as pak :p
 
Top