• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Teuta Kurti rikthehet me dy këngë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Përkundër angazhimeve të shumta muzikore, që përkufizojnë çdo ditë të saj, këngëtarja Teuta Kurti aktualisht është fokusuar intensivisht rreth përgatitjeve për koncertin qe do të mbahet për nder të hapjes së katedrales në Prishtinë.


“Aktualisht jemi duke u përgatitur rreth koncertit të cilin do ta kemi me Filarmoninë e Kosovës, për nder të hapjes së katedrales. Kemi filluar me prova intensive.

Po flitet e përflitet se do të jetë prezent edhe Papa, e kjo e ka bërë punën tonë edhe më intensive në mënyrë që të jemi të përgatitur rreth organizimit e gjithçka tjetër”, ka thënë Teuta për të përditshmen “Infopress”.

Ndërsa në anën tjetër, duke pas parasysh që këngëtarja ka pauzuar shumë për shkak të provimeve te magjistraturës, ajo po ashtu është duke përgatitur edhe dy këngë të reja. Njëra do të lansohet më vonë dhe me të Teuta planifikon të marrë pjesë festivalin “Kënga Magjike”, ndërsa kënga tjetër do të lansohet shumë shpejt.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top