• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Thënie me vlerë nga njerëz të mëdhenj.

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,985
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Keqardhja dhe dhembshuria mund te jete baza e moralit por eshte themeli i raporteve te ndyra dhe te demshme mes njerezve. Te kesh meshire eshte si te perdhosesh krenarine e tjetrit dhe une nuk e kuptoj si mund te ndihet i lartesuar dikush nga kjo ndjenje. Quaje moral, po deshe.
Ne kundershtim me Kantin, Shopenhaueri beson qe bota dhe gjithe universi nuk udhehiqen nga arsyeja, por nga deshira. Pra per Shopenhauerin arsyeja ne univers ka rol dytesor, sepse rolin e pare e ka deshira.

Dy konkluzione ketu:

1) bota ishte, eshte dhe do te mbetet iracionale

2) perderisa morali flet per arsyre por arsyeja ne univers nuk eshte e para, i bie qe morali nuk ka per themel arsyen (sic besojne Kanti, Aristoteli, Platoni, Spinpoza, etj.) por dicka qe ne citimin qe solle shfaqet si "meshire", e cila poashtu i afrohet deshires me shume se arsyes

U ndje apo nuk u ndje dikush krenar perpara meshires se tjetrit, pak rendesi ka per sistemin e Shopenhauerit, ku edhe krenaria por edhe meshira jane te dyja produket te deshires (te bojatisura gjasme me arsye).
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,337

U ndje apo nuk u ndje dikush krenar perpara meshires se tjetrit, pak rendesi ka per sistemin e Shopenhauerit, ku edhe krenaria por edhe meshira jane te dyja produket te deshires (te bojatisura gjasme me arsyen).
Dakort.

Une nuk kam njohuri te thella per filozofine, me grishi ajo thenie dhe thashe timen ne baze te ndjesive te mia, qe mesa shoh diku i paske keqinterpretuar.
Modestisht Mistrece
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,985
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Dakort.

Une nuk kam njohuri te thella per filozofine, me grishi ajo thenie dhe thashe timen ne baze te ndjesive te mia, qe mesa shoh diku i paske keqinterpretuar.
Modestisht Mistrece
Kam respekt per Shopenhauerin, asgje personale :)

Une nga filozofet vetem Nicen citoj, sepse ai shkruajti qindra aforizma. Te tjeret me mire te mos citohen, sepse shume citime jane ndarje nga konteksti --dhe si pasoje shtyjne ne keqinterpretim.
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,337
Pikët
113
“Keshilla per jeten” ka qene nje nga librat qe me ka dhuruar ime me. :)
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,985
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
“Keshilla per jeten” ka qene nje nga librat qe me ka dhuruar ime me. :)
Nuk e kam lexuar. Kam lexuar The World as Will and Idea dhe The Fourfold Roots of the Principle of Sufficient Reason...

Te dy librat me kane bindur qe fjala "gjeni" ne rastin e Shopenhauerit eshte pak. Te libri i dyte hidhet edhe ideja qe cdo gje qe ka siperfaqe ka edhe kohe... ide qe me vone u vertetua nga Ajnshtajni (i cili ka lexuar ne moshe fare te vogel Shopehnauerin, por edhe Kantin).

Nejse, sapo te lirohem pak do e kerkoj edhe librin qe permende...
 
Last edited:

Kærlighed

Anëtar
Anëtar
Aug 30, 2019
Postime
112
Pikët
18
Kam respekt per Shopenhauerin, asgje personale :)

Une nga filozofet vetem Nicen citoj, sepse ai shkruajti qindra aforizma. Te tjeret me mire te mos citohen, sepse shume citime jane ndarje nga konteksti --dhe si pasoje shtyjne ne keqinterpretim.
Kërkoj ndjesë që po të citoj, por arsyeja është thjeshtë se unë personalisht jam Kantiane. Thënia e tij në vazhdim është kodeks i humanizmit, së paku në Danimarkë:
" Act in such a way that you treat humanity, whether in your own person or in the person of any other, never merely as a means to an end, but always at the same time as an end.”
Immanuel Kant
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,985
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Kërkoj ndjesë që po të citoj, por arsyeja është thjeshtë se unë personalisht jam Kantiane. Thënia e tij në vazhdim është kodeks i humanizmit, së paku në Danimarkë:
" Act in such a way that you treat humanity, whether in your own person or in the person of any other, never merely as a means to an end, but always at the same time as an end.”
Immanuel Kant
Nuk mora qendrim ne ceshtjet e moralit, thjesht u mundova t'i jap pergjigje kritikes se Mistreces (ndonese pergjigje e manget, se as nuk e kam idene ku e shkeuputi Kurti ate citimin).

Tezen e Masterit ne degen Filozofi e kam bere per etiken kantiane. Ka shume interes per Kantin ketu ne SHBA. Edhe une jam influencuar shume nga Kanti, por Shopenhaueri mbetet gjeni. Kanti ka pasur impakt te madh te profesoret, Shopenhaueri ka pasur impakt te papare te gjeneratat e artisteve ne Evrope (por edhe te psikanaliste si Frojdi).
 
Pa diskutim. Ishte thjeshtë një keqpërkapje e postimit tuaj nga ana ime.
Unë kam mbetur te Kanti për arsye të Deontologjisë mjekësore. Gjithësesi ka edhe mangësi, shembull: Është e gabuar të kryhet transplantimi i organeve edhepse lejohet që pacienti të mbijetojë, sepse cenon integritetin e trupit individual. Në këtë rast do anoja nga utilitarizmi i John Stuart Mill.

Mbetshi të përshëndetur dhe do ju lexoj me kënaqësi.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,220
Pikët
113
Ne kundershtim me Kantin, Shopenhaueri beson qe bota dhe gjithe universi nuk udhehiqen nga arsyeja, por nga deshira. Pra per Shopenhauerin arsyeja ne univers ka rol dytesor, sepse rolin e pare e ka deshira.

Dy konkluzione ketu:

1) bota ishte, eshte dhe do te mbetet iracionale

2) perderisa morali flet per arsyre por arsyeja ne univers nuk eshte e para, i bie qe morali nuk ka per themel arsyen (sic besojne Kanti, Aristoteli, Platoni, Spinpoza, etj.) por dicka qe ne citimin qe solle shfaqet si "meshire", e cila poashtu i afrohet deshires me shume se arsyes

U ndje apo nuk u ndje dikush krenar perpara meshires se tjetrit, pak rendesi ka per sistemin e Shopenhauerit, ku edhe krenaria por edhe meshira jane te dyja produket te deshires (te bojatisura gjasme me arsye).
Ne univers nuk ka deshira apo aresye ...ka LIGJE.

KETO si filozof juve mund te na i shpjegoni.
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,985
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Ne univers nuk ka deshira apo aresye ...ka LIGJE.

KETO si filozof juve mund te na i shpjegoni.
Po ligjin e bing bangut a na e gjen dot? Kush te siguron pastaj qe deshira vepron pa ligje? (Po supozoj une se deshira ka si ligj shperthimin --ashtu si ne rastin e bing bangut).

Kur Shopehnaueri supozon qe universi eshte iracional, nuk nenkupton qe universi nuk ka ligje, nenkupton qe universi nuk ka synime racionale ( sic mund te kemi ne njerezit, ndonese per Shopenhauerin edhe njeriu nuk mund te jete 100% racional).

Nuk jam filozof dhe as nuk zgjidhen keto pyetje ne kete forum. Vepra me poshte sqaron perse universi mbi te gjitha eshte deshire dhe pastaj arsye. Eshte nje veper qe ka frymezuar gjeni si Lev Tolstoi, Fridriq Niçe, Ajnshtajni, Mikelanxhelo Antonioni, Maks Horkhajmer, Luis Borges... dhe lista e te frymezuarve nga kjo veper nuk mbaron.

Futi nje lexim kur te kesh kohe, ne vend se te presesh pergjigje per gjera qe zor se zgjidhen :)

https://www.gutenberg.org/files/38427/38427-pdf.pdf
 
Last edited:

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,985
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Njoni paska fillu me kopju Akrepin... mos e kishe te kopjuar edhe ate shprehjen a-la-shqiptarce (merrja se nuk thote gjo) :)
 
Kurt

———>
Anëtar
Aug 10, 2014
Postime
8,253
Pikët
113
Nuk mora qendrim ne ceshtjet e moralit, thjesht u mundova t'i jap pergjigje kritikes se Mistreces (ndonese pergjigje e manget, se as nuk e kam idene ku e shkeuputi Kurti ate citimin).

Tezen e Masterit ne degen Filozofi e kam bere per etiken kantiane. Ka shume interes per Kantin ketu ne SHBA. Edhe une jam influencuar shume nga Kanti, por Shopenhaueri mbetet gjeni. Kanti ka pasur impakt te madh te profesoret, Shopenhaueri ka pasur impakt te papare te gjeneratat e artisteve ne Evrope (por edhe te psikanaliste si Frojdi).
Edhe Shopenhaueri do binte dakord me Mistrecen sepse ajo ne menyren e saj morale po tregon compassion duke mos i ardhur gjynah per diken meqe kjo rrezikon ofendimin e atij karakteri. Edhe une p.sh supozojm nuk dua qe dikujt t’i vije keq per mua por dua qe dynjaja apo shoqeria te ken simpati per mua.
Fjala comapssaion ne rastin e Shopenhaurit nuk do thote te na vije keq per nje lyps rruges apo te qajm per njerz a cdo krijese fatkeqe rruges kot.
Shopenhaur i ka mesaur folozofat e tjere si te behen burra dhe me moral,lol meqe i kritikon haptas filozofat e shquar antik grek se si nuk ndjenin turp kur ofendoheshin apo godotetishin fizikisht nga ndonje kundertshtar ne athinen e lashte. Ai na meson per sedren apo sensitivitetin e karakterit te paster brenda qe duhet te kemi shume conpassion dhe respekt per karakterin e tjetrit dhe tonin. Prnadaj edhe frojdi hitleri nice e shume te medhenj njerz e shikojn shopenhurin si baba filozofije dhe psikokogjije.
Ai psikologjisht dhe moralisht sjedh ne tryeze dy karaktera te universeve te ndryshme si nje malok i ndershem sensitiviv dukagjinas supozojm me Wagner apo Hitlerin.
Kompozitorin me te madh ne bote me nje njeri te thjesht duke vlersuar karakterin e brendshem jo karrieren apo talentin si grekt e lashte qe shikonin me perbuzje fshataret jashte athines. Qe na kujton shqiptaret sot, qe shahen rrahen ne parlament pa pike turpi dhe sedre dhe akoma vejn ne perbuzje noj fshatar te lodhur pa e njohu indivdin.
Me pelqen shopenhauri,lol
 
Last edited by a moderator:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,220
Pikët
113
Një ushtri pa kulturë është një ushtri injorante dhe një ushtri injorante mund të mposhtet nga armiku.

Mao Ce Dun.

KLM.

PS....ku jane kinezet SOT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Kærlighed

Anëtar
Anëtar
Aug 30, 2019
Postime
112
Pikët
18
Imagjinata i është dhënë njeriut për të zëvendesuar atë që ai nuk është, dhe një sens humori për të ngushëlluar veten për atë që është.
(Oscar Wilde)
 
Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,695
Pikët
113
Nëse të dashurosh një femër si ty është mëkat.. atëherë preferoj të digjem në ferr..

Sugjeroi M.C
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,910
Pikët
113
Jo gjithnje njeriu i madh thote thenie me vlere.

cit. Une
 
Top