• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria Kurti pritet ta qoj në Kushtetuese

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,551
Pikët
113
Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:04

Një marrëveshje të fshehtë ka nënshkruar Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër i vendit në vitin 2013, që FSK të mos ketë qasje në veri të vendit, e që ka krijuar bazë ligjore që kryeministri Albin Kurti ta dërgoj Thaçin në Kushtetuese.
Zyra Ligjore e kryemistrit Albin Kurti, përmes interpretimit ligjor që i ka bërë marrëveshjes ka dal në përfundim se presidenti Thaçi, me këtë marrëveshje ka shkelur kushtetutën e vendit.

Për këtë veprim të Hashim Thaçit, që sipas zyrës ligjore ligjore të kryeministrit ka bërë shkelje duke e mbajtur të fshehur, pasi nuk i ka njoftuar as deputetet të cilët cdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ratifikohet në kuvend, do ta dërgojnë rastin në kushtetuese.
“Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohë kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, shkruan në interpretimin ligjor të zyrës së kryeministrit.
__________________________________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,551
Pikët
113
Kurti tregon si i ra në dorë marrëveshja sekrete e Thaçit me NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Në letrën zyrtare që Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që mban datën 25 shkurt 2020, Kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshjen të cilën Hashim Thaçi e kishte bërë në prill 2013 me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen e kishte siguruar nga një zyrtar i NATO-s në nëntor 2019.
“Në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-së, më dorëzoi mua në cilësinë time si kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, një kopje të një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013. Marrëveshja ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z.Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, z.Anders Fogh Rasmussen. Përmes kësaj marrëveshjeje, kryeministri Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së, në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 19 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” (marrëveshja Kosovë-BE/BE-Serbi) e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ajo që dëshmon letërshkëmbimi Thaçi-Rasmussen, pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit. Krahas marrëveshjes së publikuar dhe ratifikuar, ka pasur një tjetër marrëveshje, një marrëveshje sekrete dhe të paratifikuar, për të cilën z. Thaçi për arsye ende të panjohura nuk i ka informuar as deputetët e Kuvendit, as publikun e gjerë”, thuhet në shkresën zyrtare të Kryeministrit Kurti dërguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.
_________________________________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,551
Pikët
113
Kurti kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit Thaçi

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Sipas Kurtit, këto janë bazë për nisje të procedurave të shkarkimit, transmeton Gazeta Express
Zyra e Kryeministrit njofton se është gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.
Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.
Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar primn Jncie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit. /Express/
________________________________
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,579
Pikët
113
Edhe kur ta qojne ne hapsane, kam me prite kur ti shkoj dhapi me kolice ne vizite edhe kam me i pshshshsssshhh dyte ne surrat edhe ne fund nje ptuuuuu argatet e m.tit.

🤭😂
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,036
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
*

Ky edhe marrëLeshjen e Rambujesë e ka nënshkuar me shpresë se do të bëhet yll Holywoodi...

Kushedi çka krejt ka nënshkruar ky moot që nga Rambuje e deri më sot?!!!


Kjo e sotit është veç nismë e të palarave të tij!


*
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:04

Një marrëveshje të fshehtë ka nënshkruar Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër i vendit në vitin 2013, që FSK të mos ketë qasje në veri të vendit, e që ka krijuar bazë ligjore që kryeministri Albin Kurti ta dërgoj Thaçin në Kushtetuese.
Zyra Ligjore e kryemistrit Albin Kurti, përmes interpretimit ligjor që i ka bërë marrëveshjes ka dal në përfundim se presidenti Thaçi, me këtë marrëveshje ka shkelur kushtetutën e vendit.

Për këtë veprim të Hashim Thaçit, që sipas zyrës ligjore ligjore të kryeministrit ka bërë shkelje duke e mbajtur të fshehur, pasi nuk i ka njoftuar as deputetet të cilët cdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ratifikohet në kuvend, do ta dërgojnë rastin në kushtetuese.
“Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohë kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, shkruan në interpretimin ligjor të zyrës së kryeministrit.
__________________________________________
hahaha e more serbski informator ju kini pierdh ne shishe se bashku me fletushken serbe borba danas
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Kurti kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit Thaçi

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Sipas Kurtit, këto janë bazë për nisje të procedurave të shkarkimit, transmeton Gazeta Express
Zyra e Kryeministrit njofton se është gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.
Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.
Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar primn Jncie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit. /Express/
________________________________
hueeeeeeeeeeeee po koka ba e zez dita po ai albini i binqes e din mire qe kjo eshte nji prrall e embel per votuesit budall te tina se albin-binqa e din mire se presidenti ka me e rrzue qeverin e agim-veliut ne pranveren e ardhshme e per ket albin-binqa qet shkelma
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Kurti tregon si i ra në dorë marrëveshja sekrete e Thaçit me NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Në letrën zyrtare që Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që mban datën 25 shkurt 2020, Kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshjen të cilën Hashim Thaçi e kishte bërë në prill 2013 me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen e kishte siguruar nga një zyrtar i NATO-s në nëntor 2019.
“Në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-së, më dorëzoi mua në cilësinë time si kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, një kopje të një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013. Marrëveshja ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z.Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, z.Anders Fogh Rasmussen. Përmes kësaj marrëveshjeje, kryeministri Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së, në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 19 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” (marrëveshja Kosovë-BE/BE-Serbi) e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ajo që dëshmon letërshkëmbimi Thaçi-Rasmussen, pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit. Krahas marrëveshjes së publikuar dhe ratifikuar, ka pasur një tjetër marrëveshje, një marrëveshje sekrete dhe të paratifikuar, për të cilën z. Thaçi për arsye ende të panjohura nuk i ka informuar as deputetët e Kuvendit, as publikun e gjerë”, thuhet në shkresën zyrtare të Kryeministrit Kurti dërguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.
_________________________________________
Reagon Milaim Zeka: Nëse Thaçi do të shkarkohet, unë bagla do ha në vend të bukës
Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:07






Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër pas letrës së publikuar në media, të presidentit Hashim Thaçi dhe ish sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Zeka, përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo letër është publike në arkivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nuk është sekret.

Sipas tij, këtë letër e ka pa edhe Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.
Ai shton se, nëse shkarkohet Thaçi për shkak të kësaj letre do të hanë ‘bagla në vend të bukës’.

Postimi i plotë i kryetarit të Partisë Euroatlantike të Kosovës:

Çka nuk po ndegjoje ne kete vend?!
Ani mu shkarku Presidenti Thaçi?
Qenka “zbulu” sot, nje marreveshje “sekrete” ne mes Presidentit Thaçi dhe NATO-s ne vitin 2013. Nje leter derguar sekretarit te pergjitheshem te NATO-s. Ramunsen e paska pranuar kete leter, e cila gjoja po e shkarkojka Presidentin. Mbi kete leter ka fjetur me vite krejte LDK-ja bashke me Isa Mustafen.
Nese Presidenti do te shkarkohet per kete leter, une bagla do ha ne vend te bukes. Kjo linja e UDB es serbe e instaluar ne Prishtine, po mundohet me paraqite kete marreveshje, qe nuk eshte e tille, sikur te ishte bere me Beogradin.

Ec e mos shaje bre...!!!
Kjo leter eshte ne arkivat e Qeverise te Kosoves dhe nuk eshte sekret. Kete leter e ka pa edhe Isa Mustafa, edhe Ramush Haradinaj
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,147
Pikët
83
Kushtetuta eshte shkelur dhe marreveshja eshte bere pa aprovimin e kuvendit. Edhe nese dikush e ka mshelur syrin ne te kaluaren per kete, Kurti nuk e mshel sot. Zeka lirisht mund te filloj te haj bagla se baza eshte shume e forte per shkarkim. Te nisin procedurat menjehere.

FB_IMG_1582721088527.jpg
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,579
Pikët
113
Zeka bashke me Hashimin e plote keshtu profiter shume e m.... e kane ngrene, prandaj bagla ju duket dessert.

Nuk po e them, se ndoshta idhnohet Demka i baballoqit te rekes keqe, ama kur i shof keshtu pamje si Hashimi, Milaimi, Lushtaket,Gani Koci, Ganimete Musliu e shume te qere, te krijohet pershtypja qe: Drenica lind vec qenefa, qe hane :poop: me defa 🤭 ``fumato`` eshte nje vend qe i bashkon, ku jane keta gjithe kuterbon.


Mos ma prek ti shkja Drenicen, se nenes jote te ja ha .icen `dance`
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,147
Pikët
83
@Pirati

Mua, vertete, po me duket ironike dhe jo e drejte, kur po i shkarkojne keta peshqit e vegjel te qelbur e te korruptuar ne nje ane, ndersa ne anen tjeter po e lene peshkaqenin e madh dhe me te korruptuar, pa prekur !

Shyqyr qe e kane kuptuar dhe po veprojne me ne fund drejt se nuk ka sens, vertete, kjo casje !
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,551
Pikët
113
Marrëveshja Thaçi-NATO, ja reagimi i Riza Smakës, kjo është kërkesa e tij për kryeministrin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi hetime për presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.Madje kjo u bë e ditur përmes një komunikate që e nisën për media nga Qeveria e Kosovës.
E në lidhje me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se asnjë marrëveshje e nënshkruar nga Presidenti apo Kryeministri edhe kur ai do të ishte konfidenciale nuk do të justifikohej me asgjë, që të mos ju kumtohet deputetëve në mënyrë të përshtatshme.
“Në atë mënyrë do të sigurohej realizimi i parimit kushtetuar referuar publicitetit, transparencës dhe legalitetit. Në rastin konkret sipas të dhënave preliminare del se marrëveshja në fjalë ishte sekrete për kuvendin e të mos flasim për opinionin publik. Në anën tjetër restrikcionet e ushtrimit të autoritetit të ekzekutivit me një marrëveshje sekrete në tërë territorin e vendit në parim shkakton cenim të integritetit territorial si dhe të Kushtetutës. Dhe mjerisht ky rast nuk është i vetmi, pasi një vit më parë 80 ish deputet të legjislaturës paraprake të stimuluar nga liderët e partive politike për atë se në kundërshtim me Rezolutën 21-15 si dhe me linjën administrative ndarëse egzistente nga viti 1945-4 6, patën votuar për copëtimin e territorit të Kosovës përkatësisht për humbjen e mbi 8000 hektarëve të vendit tonë”, ka thënë profesor Smaka.
Sipas tij, marrëveshja lëndore të cilës të cilës po i referoheni tani do të duhej të komentohej dhe kuptohej komfor me realitetin objektiv dhe me statusin juridik " de jure" në kontekst me atë “de fakto" që Kosovës i është impozituar me violencë.
“Po të kisha qenë në vendin e ish- Kryeministrit nuk do ta kisha nënshkruar marrëveshjen në fjale e nën presionin e statusit "de fakti" dhe atij ndërkombëtar, do të kisha insistuar deri në fund në marrëveshje gjentelmene për një periudhë të definuar, ku do të duhej të informohej edhe Kuvendi i Kosovës në një seancë speciale prapa dyerve”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka.
___________________________________
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
a e quat hala hashimin ne burg eiiiiiiiiiii albin-binqa pat ba be qe zhag kam e que ne burgun e siguris te lart ne gerdofc hahahaha
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
NATO: FSK-ja në veri të Kosovës vetëm me pajtimin e komandantit të KFOR-it


Foto: Laura Hasani NATO: FSK-ja në veri të Kosovës vetëm me pajtimin e komandantit të KFOR-it

Aktuale February 26, 2020 - 15:57





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë publike një marrëveshje të arritur në vitin 2013 në mes të Hashim Thaçit dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-së në atë kohë, Andres Fog Rasmussen. Në marrëveshjen e publikuar, Thaçi në atë kohë kryeministër shihet teksa i ka shprehur garancë NATO-së se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të veprojnë në veri të vendit vetëm më pajtim paraprak me KFOR-in.


Lidhur me këto zhvillime të sotme, Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të selisë qendrore të NATO-së në Bruksel.


Në një përgjigje ekskluzive për Express një zyrtar i NATO-së ka potencuar se Forca e Sigurisë së Kosovës për çfarëdo lëvizje në veri të Kosovës duhet të njoftojë dhe të marrë pajtimin paraprak të komandantit të KFOR-it.


“Çfarëdo lëvizje nga FSK në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe pajtueshmëri nga komandanti i KFOR-it”, ka thënë ky zyrtar i NATO-së për Express.



Ky zyrtar gjithashtu ka theksuar se tashmë janë duke shqyrtuar nivelin e angazhimit të NATO-së me FSK’në pas vendimit për tranizicionin e FSK’së dhe se diskutimet për këtë cështje janë duke vazhduar.


Tutje në përgjigje specifikohet edhe kontributi 20 vjeçar i NATO-së për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe theksohet se misioni i NATO-së mbetet i pandryshuar në pajtueshmëri të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


“Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, thuhet në përgjigje.


“Në të njëjtën kohë, pas vendimit për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Ky diskutim po vazhdon. Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës. NATO gjithashtu mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin”, thuhet në përgjigjen e NATO’së.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Analisti nga Amerika: Albin, Thaçi dhe SHBA janë në ekip me ty, Serbinë e ke kundërshtare

  • 26/02/2020 | 14:23

Analisti nga Amerika: Albin, Thaçi dhe SHBA janë në ekip me ty, Serbinë e ke kundërshtare



Analisti kosovar që jeton në Amerikë, Uk Lushi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti publikoi një ‘marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe NATO’s’, duke thënë se SHBA dhe Presidenti janë në një ekip me të, ndërsa Serbinë e ka kundërshtare, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kurti duhet të fillojë të luaj si lojtar i mençur.
“Fillo të luash si lojtar i mençur. Lëri pallavrat taktike. Nis veprimet. Hiqe taksën. Bashkëpuno me Amerikën. Merru me gjëra thelbësore dhe prioritete. Mos u sill si amator”, ka shkruar Lushi.



Postimi i plotë:








Albin, o Albino,
Thaçi dhe SHBA janë në ekipin tënd dhe tonin. Ekipi kundërshtar është Serbia me Vuçiqin dhe Rusinë.
Ti dhe ne duhet të luajmë kundër ekipit serb, jo ne kundër njëri-tjetrit.
Fillo të luash si lojtar i mençur. Lëri pallavrat taktike. Nis veprimet. Hiqe taksën. Bashkëpuno me Amerikën. Merru me gjëra thelbësore dhe prioritete. Mos u sill si amator./gazetametro.net
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


18:11 / 26.02.2020


Krasniqi: Kurti paturpësisht vuri në pikëpyetje raportet Kosovë - NATO
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi vlerëson se kryeministri Albin Kurti me paraqitjen e tij në konferencë për letërkëmbimet ndërmjet Qeverisë së Kosovës me NATO-n, u mundua që të manipuloj opinionin publik.

Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se “Albin Kurti sot dëshmoi përsëri që, përveç se është mashtrues ordiner, është edhe i rrezikshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës”.
Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:
Albin Kurti sot na dëshmoi përsëri që, përveç se është mashtrues ordiner, është edhe i rrezikshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ai sot, duke u munduar që prapë të manipuloj opinionin publik, publikoi komunikimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës me NATO-n, me pretendimin se kjo paraqet shkelje të Kushtetutës dhe të interesave shtetërore të Kosovës. Ku ka paturpësi më të madhe se sa ta vësh në pikëpyetje raportin e Kosovës me NATO-n, kur që nga çlirimi e deri sot, NATO e udhëhequr nga SHBA-të, ka qenë partneri më i rëndësishëm i Kosovës për sigurinë e shtetit tonë. Çfarëdo dakordimi me NATO-n, që konsiderohet agresor e pushtues nga Serbia, nuk mund të jetë cenim i kushtetutshmërisë së Kosovës. Aq më shumë, kur vet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vet Deklarata e Pavarësisë i japin NATO-s autorizime të cilat janë ditur e dihen botërisht, për sa i përket sferës së sigurisë në Republikën e Kosovës. Albin Kurti e di fare mirë se dokumentet e publikuara prej tij as nuk janë sekrete e as nuk përbëjnë kurrfarë risie. Debati për prezencën ose jo të FSK-së në veri, pa autorizimin e NATO-s, ka qenë publik edhe kur është miratuar legjislacioni për Ushtrinë e Kosovës në fund të vitit 2018. Përndryshe, nëse dokumentet paraqesin rrezik dhe janë kundër interesit të Kosovës, siç po ua atribuon Albin Kurti, le t'i shfuqizojë ato që sot, sepse e ka këtë mundësi. E vërteta është se Albin Kurti sot bëri edhe një shoë publik, për të zhvendosur vëmendjen prej përgjegjësisë shtetërore që atij i takon për të marrë vendime të rëndësishme e besa edhe të rënda për të ardhmen e Kosovës, e që priten prej tij gjatë këtyre ditëve. Këtu, realisht, temë nuk është raporti i shenjtë Kosovë - NATO, por heqja e taksës dhe vazhdimi i Dialogut Kosovë - Serbi. Albin Kurtit po i harxhohen minutat e mbetur për të përmbushur zotimet që i ka dhënë para partnerëve ndërkombëtar, duke e rrezikuar kështu, mbi të gjitha, marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të. Se çfarë do të bëjë e kë do të mashtrojë, do ta shohim këto ditë. Por, përrallat e tij se s'do të heqë taksën e s'do të shkoj në Dialog, pa i përmbushur Serbia kushtet e tij, tashmë kanë vdekur, por s'janë harruar. Albin Kurti duhet ta kuptojë se më nuk është analist e vrojtues i politikës, por Kryeministër me përgjegjësi shtetërore. Frazeologjia e bukur s'i kryen më punë. Edhe mashtrimet e ulta, si ky sot, nuk i zgjasin më shumë. Qytetarët presin veprime e jo thashetheme prej tij. Por, a ka guxim apo është frikacak, këtë do ta shohin së shpejti të gjithë. E shumë prej atyre që e njohin, e dijnë moti këtë!
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Kushtetuta eshte shkelur dhe marreveshja eshte bere pa aprovimin e kuvendit. Edhe nese dikush e ka mshelur syrin ne te kaluaren per kete, Kurti nuk e mshel sot. Zeka lirisht mund te filloj te haj bagla se baza eshte shume e forte per shkarkim. Te nisin procedurat menjehere.
Enver Hasani tregon se a shkeli Thaçi Kushtetutën me letrën dërguar Rasmussenit
Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:19






Enver Hasani
“Këtu nuk bëhet fjalë për ofertë dhe lidhje të marrëveshjes, por Kryeministri i asaj kohe thotë se baza e FSK-së në veri nuk do të operojë dhe statusi i KFOR-it nuk ka ndryshuar”.


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet e sotme politike në lidhje me letrën që Thaçi i kishte dërguar Rasmussenit.
Hasani, thotë se është “për të ardhur keq” që ekipi nga Zyra e Kryeministrit e quan marrëveshje letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen.

“Nuk bëhet fjalë fare për marrëveshje. Është një letër që i është dërguar Sekretarit të NATO-s, ku Shefi i qeverisë po e njofton NATO-n se baza juridike e prezencës ushtarake në Kosovë nuk ka ndryshuar”, tha ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se derisa nuk ka traktat në letrat e shkëmbyera nuk ka shkelje kushtetuese.

“Këtu nuk bëhet fjalë për ofertë dhe lidhje të marrëveshjes, por Kryeministri i asaj kohe thotë se baza e FSK-së në veri nuk do të operojë dhe statusi i KFOR-it nuk ka ndryshuar”.
Hasani ka ironizuar edhe me Kurtin duke thënë se adresa ku e ka dërguar ankesën është shumë qesharake.
“Të gjithë e dinë se ai nuk ka diplomë”, ka thënë Hasani duke aluduar në Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Pallaska: Kurti sot e barazoi NATO’n me Serbinë



Juristi Dastid Pallaska, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot me veprimin e tij e ka barazuar NATO’n me Serbinë. Këtë gjë Pallaska e quajti ofenduese.

“Ajo çka ka thënë sot Kurti është rrenë dhe lajthitje e shpifur. Kurti me atë se cka ka thënë sot, e ka barazuar NATO’n me Serbinë. Ky është krim dhe ofenduese”, është shprehur Pallaska.

Pallaska gjithashtu tha se kryeministri aktual edhe më parë ka qenë kundër NATO’s.

“Ky (Kurti) ka qenë kundër Pakos së Ahtisarit, e Pakoja e Ahtisarit e ka sjellë NATO’n në Kosovë. Pra, ky ka qenë kundër NATO’s edhe më parë”, ka thënë Pallaska.


Tutje, ai tha se Kurti ka tentuar t’i gënjejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është mësuar me rrejt popullin e vet, e kësaj radhe është ra në kurthin e vet, e ka rrejt dikë që s’mundet ta rrejë, Amerikën”, shtoi Pallaska.
 
Top