• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria Kurti pritet ta qoj në Kushtetuese

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,692
Pikët
48
‘Autogoli i Albin Kurtit’, marrëveshja e Thaçit me NATO-n ishte e njohur për të gjithë

21:16 | 26 Shkurt 2020




Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.


Siç njofton zyra e kryeministrit në një njoftim për media, përmes kësaj marrëveshje kryeministri, në atë kohë, Hashim Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar, transmeton lajmi.net.

Por, ajo që Kurti e quajti “marrëveshje e fshehtë”, ishte e njohur për të gjithë.
Për këtë letër-marrëveshje të presidentit Thaçi, aso kohe kryeministër i Kosovës me NATO-n kishte folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në shkurt të vitit të kaluar.
Stoltenberg kishte thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shkojë në veri të vendit vetëm në koordinim me KFOR-in dhe me dritën e tyre jeshile.
“Ne kemi një marrëveshje në Bruksel të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe ne presim që kjo marrëveshje të jetë ende e vlefshme,” ka thënë Stoltenbergu.
Për këtë marrëveshje, kishte qenë në dijeni edhe kryeministri i kaluar i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kjo është diçka që është shprehur qartësisht nga shumë aleatë dhe e kam vënë në dijeni edhe z.Haradinaj. NATO do të mbetet në Kosovë me misionin e KFOR-it”, kishte thënë Stoltenberg.

Për këtë marrëveshje, e kishte ditur edhe ish-kryeministri i Kosovës, tani partner në qeverisje i kryeministrit Kurti, Isa Mustafa.
“Është një pajtueshmëri me Aleancën Veri-Atlantike që në veri të vendit të mos shkohet pa marrëveshje me ta. Në çdo rast kur duhet të shkohet, kjo duhet të bëhet në pajtueshmëri me ta. NATO-ja nuk ka asgjë kundër që ne të themelojmë Forcat e Armatosura, por çdo gjë të bëhet në pajtueshmëri”, kishte thënë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa më 2015, shkruan lajmi.net.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe në vitin 2017 kishte treguar të njëjtën për sa i përket mandatit të KFOR-it në tryezën “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara”.
“Transformimi i FSK-së nuk do të ketë asnjë implikim në rolin e KFOR-it dhe NATO-s. FSK edhe sot asnjë veprim nuk e merr pa u konsultuar më KFOR-in”, kishte thënë asokohe Thaçi.
Të njëjtën për këtë temë e kishte thënë edhe zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Graso.
Ai, në një intervistë për gazetën serbe Politika, ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it. Ndërsa, sa i përket lëvizjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Graso tha se kjo duhet të lejohet nga ana e komandantit të KFOR-it.
Për shkuarjen e FSK-së në veri kishte folur edhe ish-ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chambert.
I pyetur nëse FSK-ja mund të shkojë në veri të Kosovës, Chambert kishte thënë se ata duhet të marrin leje nga KFOR-i për të vepruar në veri.
“Mund të shkojë, por me dritën e gjelbër të KFOR-it. Nuk është se nuk ka të drejtë të shkojë në veri, por e dini se për sigurinë e Kosovës, FSK-ja mbetet furnizues i rëndësishëm i sigurisë për vendin dhe ajo çfarë mund të bëjë Kosova, është që të jetë në koordinim me ata që janë çdo ditë në terren për sigurinë e vendit”, ka thënë Chambert.
Kurti ka marrë kritika të shumta sot nga opinioni publik për veprimin e tij. Ndërsa në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani e ka cilësuar veprimin e Kurtit si të qëllimshëm.
Ramadani është shprehur se Kurti ka qenë në dijeni se kjo nuk përbën shkelje kushtetuese, por qëllimi i tij është ta dëmtojë legjitimitetin e dialogut Kosovë – Serbi të udhëhequr nga SHBA-të.
Sipas Ramadanit, Kurti do ta shfrytëzojë vonesën e lëndës në gjykatë për të bërë propagandë kundër Thaçit.
“Ai e din se kjo nuk përbën shkelje kushtetuese, por është në një lojë tjetër, por tani dëshiron që sekretin ta bëjë temë kryesore në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë që Thaçi ka nënshkruar marrëveshje të fshehta ai ka paralajmëruar se një marrëveshje e fshehtë mund të jetë rrugës. Po dëshiron të përhapë mjegull dhe me dëmtu legjitimitetin dhe pamundshmërinë e dialogut Kosovë – Serbi të udhëhequr nga SHBA-të. Tash ky e dërgon lëndën në Gjykatë, derisa ajo trajtohet, ky bën propagandë politike kundër presidentit Thaçi”, tha Ramadani
Në fund ai është shprehur se Kurti e ka bërë me vetëdije të plotë një vendim të tillë, por nuk e ka kalkuluar mirë.
“E ka bërë me vetëdije të plotë, por nuk e ka kalkuluar mirë sepse ky veprim nuk ka dalur siç e ka pritur sepse shumica e kanë kritikuar. Mund të interpretohet edhe si autogol i Kurtit, sepse tash për herë të parë e kemi parë një solidarizim të opinionit publik me presidentin Thaçi.”, tha Ramadani për lajmi.net.
Vlen të theksohet se kryeparlamentarja Osmani, letrën e Kurtit ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shqyrtim, por ka shtuar se nuk duhet të cenohen marrëdhëniet me SHBA-të. /Lajmi.net/
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,429
Pikët
113
Ky eshte hashim thaçit

Para 2 jave, partia demokratike e Kongresit amerikan paditi presidentin e SHBA-ve, z.Trump, per "shkelje te renda te Kushtetutes amerikane".
Ne aktakuze thuhet se Trump i kishte bërë presion homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të hetuar rivalin e tij kryesor nga Partia Demokratike, Joe Biden.
Per motive te ngjashme, kryeministri i Republikes se Kosoves, z.Albin Kurti, kerkoi dje nga prokurori i Republikes qe te inicoje shkarkimin e thaçit per shkelje te renda te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (marreveshje te fshehta).

Deri para dy jave, Joe Biden ishte "inspirim e model" i perkryem per Hashim Thaçin. Tash i ka per inspirim e modele z.Trump dhe z.Grenell, ata qe kerkonin hetim per te demtuar rivalin e tyre dhe mikun e hashim thaçit, Joe Biden.

Artikulli ne vazhdim sqaron se kush eshte ky fare hashim thaçi :
_____________________________________________________________

Bideni frymëzim dhe model i përkryer për Thaçin
thb.jpg

Ish-zëvendëspresidentin Joe Biden kunder te cilit ishte kerkue hetim nga presidenti Trump


12 Janar 2017 - 10:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar zëvendëspresidentin në largim Joe Biden, i cili për Thaçin vazhdon të jetë inspirim dhe model i përkryer.
Thaçi ka thënë se përkushtimi i SHBA-ve dhe përkushtimi personal i Bidenit për paqe në Kosovë dhe rajon, është interes strategjik i Amerikës.
“Në jetën time, në kohë dhe rrethana të ndryshme, kam takuar shumë liderë botërorë. Por, padyshim, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, për mua mbetet inspirim dhe modeli më i përkryer. Ajo çfarë e bën të veçantë zëvendëspresidentin Biden, ndër të tjera është urtësia, mençuria dhe sinqeriteti i tij. I tillë ishte dhe ka qenë në të gjitha takimet që kam pasur përgjatë gjithë këtyre viteve. I tillë ishte edhe në takimin e sotëm”, ka shkruar Thaçi për Bidenin.
“Përkushtimi i Amerikës dhe përkushtimi personal i zëvendëspresidentit Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, ka shtuar presidenti i Kosovës, transmeton Koha.net.
Thaçi është shprehur i sigurt se ngjashëm si administrata e Barack Obamës, edhe ajo e presidentit të ri, Donald Trump do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën.
“Prandaj, jam i sigurt se ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re. Ndërsa, zëvendëspresidenti Biden dhe gjithë familja e tij, tani dhe përgjithmonë, Kosovën duhet ta konsiderojnë si shtëpinë e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndjehem njeri me fat dhe krenar që vendi im mbështetet nga njerëz të tillë të jashtëzakonshëm si zëvendëspresidenti Biden. Le të mbetet e përjetshme dhe e bekuar kjo miqësi ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.
______________________________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,429
Pikët
113
kf.jpg

Nis takimi i Kurtit me komandatin e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në një takim komandatin e KFOR-it, Michele Risi.
Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, derisa nuk dihet se cilat do të jenë temat e diskutimit.
Takimi ndodh një ditë pas letrës të publikuar nga Kurti, të cilën në cilësinë e kryeministrit, më 19 prill të vitit 2013-të Hashim Thaçi ia kishte dërguar ish-sekretarit Anders Fogh Rasmussen.
Sipas Kurtit kjo letër është shkelje nga presidenti Thaçi.
Po ashtu kreu i vendit iu referua edhe si marrëveshje “sekrete”./Indeksonline
_______________________________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,429
Pikët
113
Surroi përkrah Kurtin : Këmbimi i letrave Thaçi-Rasmussen është marrëveshje ndërkombëtare

Publicisti, Veton Surroi ka përkrahur kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, në lidhje me letër-këmbimet e publikuara të cilat ishin bërë mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, duke e cilësuar këtë letër-këmbim si marrëveshje.
Surroi përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe të tilla si kjo do të duhej të ratifikohen në Kuvend.
“Këmbimi i letrave mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s Rasmussen ka karakterin kontraktues ndërkombëtar, pra është marrëveshje. Marrëveshjet ndërkombëtare, si obligim kushtetues, duhet të ratifikohen në Kuvend. Kushtetuta garanton që asnjë individ nuk mund të marrë obligime në emër të Kosovës pa miratimin parlamentar dhe shkelja e kësaj garancie është shkelje kushtetuese”, shkruan Surroi.
Ai tutje shkruan se Kushtetuta është bërë falë ndërhyrjes së NATO-s, dhe se respektimi i saj është shenjë respekti edhe për NATO-n, ndërsa injorimi i procedurave kushtetuese është dëmtim thelbësor i karakterit të shteteve atlanticiste, të sundimit të ligjit.
“Kushtetuta e vendit është sajuar në masë të madhe falë ndërhyrjes së NATO-s dhe shteteve të fuqishme të saj , duke e çliruar Kosovën dhe mbështetur procesin e pavarësimit të saj. Respektimi i Kushtetutës së vendit është gjithashtu shenjë e madhe respekti ndaj NATO-s. Dhe e kundërta: injorimi i procedurave kushtetuese apo shkelja e drejtpërdrejtë e saj është dëmtim thelbësor i karakterit të shteteve atlanticiste, të sundimit të ligjit”, thotë Surroi.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë së mërkurës ka bërë publike një letër-këmbim mes presidentit, Hashim Thaçi, në atë kohë kryeministër dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
_______________________________________
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,429
Pikët
113
Si do qe te veje puna do VENDOSIN ................PALLaskat.
Ju JUDET e rinj ne BALLKAN.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,429
Pikët
113
Kimete Berisha: Me dorëzimin e marrëveshjes ja pse NATO e ka ‘shitur’ Thaçin te Kurti

Kim.jpg


Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Albin Kurti të marrëveshjes së fshehtë mes ish kryeministrit Hashim Thaçi dhe NATO-s, që FSK të mos shkoj në veri të Kosovës pa lejen e KFOR-it
Ajo thotë se Hashim Thaçi duhet të shkarkohet jo për përmbajtjen e marrëveshjes, por pse marrëveshjen me NATO-n e konsideron të turpshme dhe të pandershme.Ja postimi i Kimete Berishës:Albini foli kundër sekretit.
Po rrejnë. Se, Kryeministri nuk foli kundër NATO-s, as nuk foli kundër marrëveshjes së ish kryeministrit Hashim Thaçit me NATO-n, por Kryeministri foli kundër sekretit.Pra, Albini foli kundër sekretit.Albini nuk e ka zbuluar këtë ‘sekretin’ e Hashim.Thaçit me NATO-n, por ‘sekretin’ atij ia ka zbuluar NATO.
Ne e lexuam ‘sekretin’ e Thaçit, nuk e pamë asnjë ‘sekret’ të NATO-s, sepse marrëveshja e Hashim Thaçit me NATO-n ishte ‘sekret’ për Thaçin, por jo edhe për NATO-n, sepse NATO disa herë e ka përmendur se ekziston marrëveshja e nënshkruar në Bruksel që FSK të mos shkojë në Veri pa marrë leje nga KFOR-i.
Problemi nuk është ky ‘sekret’ i Thaçit, nervoza i ka kapur krimin e organizuar të PDK-së, sepse Hashim Thaçi ka plot sekrete.E, ‘Rregulla numër një është: sekreti nuk shkruhet në letër’.Hashim Thaçi duhet të shkarkohet jo për përmbajtjen e marrëveshjes, por pse marrëveshjen me NATO-n e konsideron të turpshme dhe të pandershme, të padenjë për ta bërë publike, prandaj e ka mbajtur fshehur.Se sekret mbahen veç veprimet e errëta, joligjore, të turpshme e të pandershme.
Pse nuk e ka zbuluar atë shkresë, nëse ka menduar se është marrëveshje normale? Sepse, e ka konsideruar se s’është normale.Edhe më keq, ka kujtuar se NATO është rojtare e sekreteve të tij, dhe ia mban këtij fshehtësitë.NATO ia arkivon sekretet, por nuk ia ruan ato, sepse i ka të shkruara në letër.NATO nuk bën marrëveshje sekrete me Hashim Thaçin. Sepse publikisht, dihet se KFOR-i përgjigjet për sigurinë në Kosovë.Nuk është sekret se Veriu i Kosovës është i ndarë në Urën e Ibrit. Dhe se as miza nuk mundet me fluturu pa e vëzhgu ‘sigurimcat’.
Aq ka siguri matanë Urës së Ibrit sa që dritat e qytetit rrinë ndezur (e s’paguhen kurrë nga serbët), edhe ditën për ta ruajtur Veriun nga Jugu.Hashim Thaçi marrëveshjen ‘normale’ e ka mbajtur fshehur nga frika dhe nga turpërimi.Asgjë s’ka humbur FSK që s’ka shkuar në Veri pa lejen e NATO-s, sepse pa FSK ‘jetohej’ në atë kohë.
Jetohet edhe sot pa të.Bile askush s’e di me çka merren ata, se veç Ushtri nuk janë.
Pra, Hashim Thaçi është turpëruar nga kërkesa e NATO-s që FSK të marrë leje nga KFOR-i për të shkuar në Veriun e Kosovës, ose siç thonë ata në Kosovën Veriore.Ish Presidenti i Kosovës u detyru me marrë leje nga Igumena Makarija m’i shti huntë në manastirin Sokolica në Boletin edhe s’u bë nami, jo me shku në Veri me ‘ushtri’ prej letre pa lejen e KFOR-it.Sekretet janë në kokën e Thaçit. Jo në NATO-n.
Për NATO-n kjo marrëveshje me Thaçin gjithmonë ka qenë publike.Prandaj NATO e ka ‘shitur’ Thaçin te Kurti. Sigurisht nga ‘frika’ se Kurti patriot, tash merr kry me ‘ushtri’ me ça Veriun e Kosovës.P.S. Kurti është edhe i mençur edhe trim.
Por më shumë i mençur.
Prandaj, shtramoje kapuçin.
______________________________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,429
Pikët
113
Kurti: NATO nuk ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës sepse ne i kemi pritur me lule e përqafime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes katër pikave ka shpjeguar pse ka bërë publike letrën të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, tashmë president, me sekretarin e Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, lidhur me rolin e FSK-së.
Kurti ka thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh.
Kryeministri po ashtu, ka thënë se çështja është pse Thaçi ka bërë zotim se FSK nuk do të shkojë pa koordinim me NATO-n në veri, në ditën kur edhe nënshkroi ‘Zajednicën’ me Daçiqin në Bruksel.
Në pikën e tretë, Kurti ka shkruar se nuk u kritikua pse kanë bërë transparente një letër të fshehtë por pse opinioni ligjor i zyrës së kryeministrit ka rekomanduar shkarkimin e presidentit, përcjellë Telegrafi.
1. Para tre muajve isha në ndërrimin e komandës së KFOR-it ku Gjeneral Michele Risi mori komandën. Sot e mirëprita në Kryeministri. E kam thënë atëherë, e them tash dhe do të them përherë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh.
2. NATO nuk ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës sepse ne e kemi pritur me lule e me përqafime. Nuk është e rastësishme që nga zyrtari i NATO-s unë e mora letërkëmbimin dhe jo nga Presidenti ynë. Çështja është pse Presidenti e bëri atë zotim mu në ditën kur edhe nënshkroi ‘Zajednicën’ me Daçiqin në Bruksel? Pse nuk e njoftoi askënd, dhe a veproi Presidenti në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën?
3. Ajo që ne kemi bërë është publikimi i një letre e cila ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Me sa kam parë, askush nuk na ka kritikuar se përse e kemi bërë transparente një letër të mbajtur fshehtë, e cila nuk ka qenë dokument i klasifikuar, por kritikuan opinionin ligjor nga zyra ime se pse ka rekomanduar shkarkimin e presidentit.
4. Ne jemi shoqëri e hapur që po ndërtojmë demokraci të qëndrueshme me punën e një qeverie progresive. Do të ketë dhe duhet të ketë debate e kritika e mospajtime çdoherë por duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Institucionet duhet të respektojnë e zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën.
___________________________________
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,830
Pikët
63
Vendndodhja
philadelphia
Kurti per momentin eshte politikani me i artikuluar ne hapesiren shqiptare.Eshte nje politikan modern,me koncepte anglo-saksone.E ka kapacitetin intelektual dhe njerezor per te kthyer shpresen ne Kosove. Kur nje fshatar mer pushken per liri,ai pas lufte duhet ti kthehet tokes,bagetise,sepse atje jep me te miren e vet. nderkohe ne Kosove nga lopcar behesh minister,drejtor,diplomat,deputet, edhe pse me 4 klase shkolle.mjafton te degjosh disa deputete se si flasin per te ndejre keqardhje per mjerimin intelektual e kulturor te tyre. Nuk mund ti thuhet popullit te Kosoves qe meqenese ne kemi luftuar,tani gjithe jeten do drejtojme ne dhe familjet tona. Nuk ka sens kjo. Kurti e ka nje shanc per te bere mire,por i duhet pak kohe.Nuk mund te beje mrekullira per pak jave,per te ndrequr ate qe lopcaret shkaterruan ne 20 vjet. Tung
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,692
Pikët
48
Kurti per momentin eshte politikani me i artikuluar ne hapesiren shqiptare.Eshte nje politikan modern,me koncepte anglo-saksone.E ka kapacitetin intelektual dhe njerezor per te kthyer shpresen ne Kosove. Kur nje fshatar mer pushken per liri,ai pas lufte duhet ti kthehet tokes,bagetise,sepse atje jep me te miren e vet. nderkohe ne Kosove nga lopcar behesh minister,drejtor,diplomat,deputet, edhe pse me 4 klase shkolle.mjafton te degjosh disa deputete se si flasin per te ndejre keqardhje per mjerimin intelektual e kulturor te tyre. Nuk mund ti thuhet popullit te Kosoves qe meqenese ne kemi luftuar,tani gjithe jeten do drejtojme ne dhe familjet tona. Nuk ka sens kjo. Kurti e ka nje shanc per te bere mire,por i duhet pak kohe.Nuk mund te beje mrekullira per pak jave,per te ndrequr ate qe lopcaret shkaterruan ne 20 vjet. Tung
hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,692
Pikët
48
Bujar Cakolli

Deri sa dje dy liderët e shteteve shqiptare Thaçi në Washington e Rama në Moskë, konfirmuan përcaktimin tonë euroatlantik, Albin Kurti po të njëjtën ditë konteston marrëveshjet tona "sekrete”me NATO!
Tendenca e Albinit për të rishikuar dhe kontestuar të gjitha gjërat të cilat janë arritur gjatë këtyre 20 viteve, vetëm e vetëm se ai nuk ka qenë protagonist i tyre është e paskrupullt,
idioteske dhe antikombëtare!
Albin kurti duhet me ditë se orientimi ynë përkrah SHBA dhe NATO-së, nuk është sekret e as nuk është detyrim për ne.
Fotografia e Bujar Cakolli
Fotografia e Bujar Cakolli






Bujar Cakolli

Me çfarë gjuhe diplomatike, me plotë menquri dhe elokuencë, Edi Rama i përgjigjet Sergei Lavrovit në Moskë, e në anën tjetër shoku Albin konteston marrëveshjet tona "sekrete" me NATO!
LAVROV “Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike”
RAMA: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,692
Pikët
48
Çeku për letrën e Kurtit: Nuk ishte marrëveshje, ndaj nuk shkoi në Kuvend për ratifikim
Çeku për letrën e Kurtit: Nuk ishte marrëveshje, ndaj nuk shkoi në Kuvend për ratifikim

Aktuale February 26, 2020 - 21:55





Një letër të cilën sot e publikoi Kryeministri Albin Kurti, për të cilën pretendon se Presidenti i vendit Hashim Thaçi më 2013-ën si Kryeministër shkeli Kushtetutën, ka ngjallur reagime të shumta.


Lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti, për aktivitetet e FSK-së në veri, ka folur ish-ministri i kësaj force, Agim Çeku, pozitë të cilën ai e mbante në kohën kur ishte firmosur.


Çeku thekson se nuk është diçka e re dokumenti i publikuar këtë të martë nga Kryeministri Albin Kurti, të cilin e cilësoi marrëveshje sekrete.


”Unë kam qenë në dijeni për këtë dokument, por nuk e kam parë. Dokumentin na ka komunikuar KFOR-i dhe na ka treguar se si do të veprohet”.


A e kishte kërkuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministër në 2013-ën, nënshkrimin e kësaj letre?



”Jo, dokumentin nuk e ka kërkuar Hashim Thaçi që ta nënshkruante. Kjo ishte kërkesë e vet NATO-s”.


Siç shkruan gazetainfokus, Agim Çeku që atë kohë ishte shef i këtij dikasteri, ky dokument është i tejkaluar.


Kjo pasi tashmë FSK ka rol të ri, pas votimit të tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë në ushtri.


Po ashtu ai ka folur edhe për procedurën pse një dokument i tillë nuk kishte kaluar fare në Kuvendin e Kosovës.


”Kjo nuk është marrëveshje, është dokument – zotim i Hashim Thaçit. Kësisoj nuk kishte nevojë që të shkonte në Kuvendin e Kosovës për ratifikim”.


Agim Çeku thotë se raportet me NATO-n nuk mund të dëmtohen pavarësisht publikimit të kësaj letre nga Kryeministri Albin Kurti.
 
Top