• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Thenie fillozofike shqiptare

4x4

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 14, 2009
Postime
675
Pikët
0
SAMI FRASHERI

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,

sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.



Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.



Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e

sendeve, por edhe brendinë e tyre.



Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten



Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.



Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.





S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon

të gabojë sa më pak.



Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.



Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët



Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë

ndriçon.

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.



Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.



Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.



Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.



Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij

që punon pa dashur.



Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e

tij.



E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe

akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i

rrjedhshëm).

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh

veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat

e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.



Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.



Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga

ndërgjegjeja e tij.



Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë

fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër

dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të

qajmë.



Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh

këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.



Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e

përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.



Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë

mbushur.



Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë

tënde dhe ligësinë e vet.



Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe

mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.



Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.
 

4x4

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 14, 2009
Postime
675
Pikët
0
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema

kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua

qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.



Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të

thotë dhe ajo që do të bëjë.



Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i

lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,

ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,

mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në

qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është

dashuria.



Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata

mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.



Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në

drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.





Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Të gabosh dhe kërkosh falje është njerëzore, të falesh është hyjnore e të mos heqësh dorë nga gabimi është djallëzore.
 

Remember

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
120
Pikët
0
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

xhepit te grisur mos ju afro :p
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.- Shkodër
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm.- Shkodër
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.- Shkodër
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le.- Shkodër
Mbroje atdhenë si shqiponja folenë.- Shkodër
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.- Shkodër
Atij që nuk e do, thuaji: "Të hyftë vetja në qejf".- Shkodër
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
643
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Lela keto fjalet jan fjale te urta popullore shqiptare dhe skan shum lidhje me filozofine per me teper shumica sjan aspak nga krahina e shkodres i referohem kesaj fjale :Mbroje atdhenë si shqiponja folenë.- Shkodër
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,390
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Qente le te lehin karvani ecen perpara ..;)me shum eshte shprehje popullore po ka shum vlera :)
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Re: Thenie fillozofike shqiptare

Lela keto fjalet jan fjale te urta popullore shqiptare dhe skan shum lidhje me filozofine per me teper shumica sjan aspak nga krahina e shkodres i referohem kesaj fjale :Mbroje atdhenë si shqiponja folenë.- Shkodër
Na thuja ti atehere ca emra filozofesh shqipetar dhe theniet e tyre:)
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Kur ke e ke kemben jasht gremines, eshte e leht te japesh keshilla.
(Faik Konica)
Nëse i gjykon njerëzitë , nuk do t'ju mbetet kohe për ti dashuruar ata . (Nene Tereza)

Me thuj cik ndryshimin..jane fjale te urat apo thenie filozofike, i ka thene nje person apo populli(te gjithe me nje ze)?

P.S. I lexova gjitha shprehjet qe jane shkruar ne kete teme dhe po te gjitha mu duken sa thenie te urta aq dhe filozofike.:)
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Gjuha kur zgjatet veshtire te matet :)
 

born_to_love

elektron i lire
Anëtar
Mar 6, 2010
Postime
87
Pikët
0
Vendndodhja
Greece
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Shtriji kembet sa ke te gjate jorganin....:)
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,114
Pikët
113
Përgjigje e: Thenie fillozofike shqiptare

Te duash nje ore, kjo eshte shprehi e kafsheve; nje dite -vecori e njeriut; gjithe jeten- e engjujve.Por te duash gjithe jeten vetem nje qenie, kjo eshte dhunti e Perendise
 
Top