• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Thuprat dhe Bertan Asllani, fitues të “VIP Shpija”

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Në bazë të numrit të votave të publikut, në “VIP Shpija e Kosovës” janë shpallur fitues Thuprat (Stupcat- Vedati, Osmani, Mensuri) dhe Bertan Asllani.

Dymbëdhjetë artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia për një muaj janë mbyllë në “VIP Shpija e Kosovës”, shpërblimi për fituesin e së cilës garë ka qenë 50 mijë euro, të cilat do të dhurohen për ndërtimin e një shtëpie për familjen Ademi nga Kopiliqi i Ulët i komunës së Skenderajt.

Publiku për një muaj ka mundur të ndjekë për së afërmi performancën e Thuprave (Stupcat- Vedati, Osmani, Mensuri), Big Mama, Rozana Radit, Fatos Kryeziut, Bertan Asllanit, Kastro Zizos, Agim Gërgurit, Rrezarta Shkurtës, Afrovite Goges dhe Drenusha Latifit.

Në finalen e madhe u gjenden Thuprat, Rozana Radi, Bertan Asllani dhe Fatos Kryeziu, të cilët morën më së shumti vota nga publiku. Në finale u shpallën dy fitues pasi që patën vota të njëjta, Thuprat dhe Bertan Asllani.

Artistët uruan që shtëpi të tilla për familje nevojtare të ndërtohen edhe në të ardhmen, duke premtuar se do të mbajnë tri koncerte për të ndihmuar familjet nevojtare.

 
Top