• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ti je shume me shume nga c'mendon se je.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Pse e krijojmë ne gjithmonë të njëjtin realitet? Pse kemi gjithmonë të njëjtat marrëdhënie? Pse marrim gjithmonë të njëjtën punë? Pse e krijojmë gjithmonë të njëjtin realitet në këtë oqean të pafund të mundësive të pakufizuara? A nuk është për tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundësi, të cilat ekzistojnë, por për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm? A është e mundur që ne jemi mësuar të besojmë se ne nuk mundë ta kontrollojmë jetën dhe mënyrën se si ne jetojmë?



Në fillim ishte vetëm Asgjëja, përplot mundësi të pakufizuara, njëra prej të cilave je edhe Ti.

A e ke shikuar ndonjëherë vetën me sytë e atij njeriu, nga i cili ti je bërë? A e ke vëzhguar vetën ndonjëherë me sytë e Vëzhguesit ultimativ?
Kush jemi ne? Prej nga vijmë? Për ç`arsye jemi ne këtu dhe ku do të shkojmë më pas?
Për ç`arsye jemi ne këtu? Kjo është pyetja ultimative. Ç`është Realiteti?
Atë çfarë unë më parë e konsideroja si jo reale, më shfaqet tani në njëfarë mënyre më reale se sa ajo që unë e konsideroja reale e që tani më duket joreale. Sa më shumë që merremi me fizikën kuantike aq më misterioze dhe e çuditshme bëhet ajo. Thënë shkurt, fizika kuantike është fizika e mundësive të pakufizuara.
Këto pyetje flasin rreth asaj se si ne e përjetojmë boten dhe nëse ka ndonjë dallim në mes të asaj bote që ne e jetojmë dhe natyrës sonë të vërtetë.
A keni menduar ndonjëherë se prej çka përbëhen mendimet?
Ne shohim sot në përditshmërinë tonë shumë fenomene te cilat na bëjnë me dije se ne jetojmë në një epokë ku nuk kemi shumë njohuri për forcën e mendimeve. Materializmi modern ua grabit njerëzve domosdoshmërinë e ndjenjës së përgjegjësisë. Gjithashtu edhe religjioni e bënë shpesh të njëjtën gjë. Nëse fillojmë ta marrim seriozisht mekaniken kuantike, ajo na ngarkon të gjithëve me ndjenjën e përgjegjësisë. Ajo na thotë: Po, bota është një vend jashtëzakonisht i madh me përplot fshehtësi. Mekanizmi nuk është përgjigja, megjithatë unë s´do ta tregoj përgjigjen se ti je tanimë mjaft i pjekur për të vendosur vet.
A është secili nga ne një fshehtësi? A është secili nga ne misterioz? Sigurisht se Po.
Këto pyetje kuptimthella ia mundësojnë njeriut që të përjetoj mundësi tjera ne ketë botë. Ato na e sjellin një fllad te freskët dhe na e bëjnë jetën më të këndshme.

E vërteta ne jetë nuk është të kemi njohuri, por të jemi të vetëdijshëm për fshehtësitë dhe ligjet e natyrës.

Nëse ne mundemi të depërtojmë mjaft thellë në ligjet e natyrë, atëherë do të kemi mundësi që një ditë ta njohim inteligjencën e Zotit. (Një histori e shkurtër për kohën - Stephen Hawking).

Pse e krijojmë ne gjithmonë të njëjtin realitet? Pse kemi gjithmonë të njëjtat marrëdhënie? Pse marrim gjithmonë të njëjtën punë? Pse e krijojmë gjithmonë të njëjtin realitet në këtë oqean të pafund të mundësive të pakufizuara? A nuk është për tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundësi, të cilat ekzistojnë, por për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm? A është e mundur që ne jemi mësuar të besojmë se ne nuk mundë ta kontrollojmë jetën dhe mënyrën se si ne jetojmë?
Ne jemi të stërvitur të besojmë që bota e jashtme është më reale se sa bota jonë e brendshme. Megjithatë ky model i ri shkencorë i quajtur “Fizika Kuantike” na e tregon të kundërtën. Ajo çfarë është në NE i prodhon ngjarjet e jashtme ne botën tonë.
Filozofët e vjetër kanë thënë: „Nëse unë e godas një shkëmb dhe e lëndoj këmbën time, kjo është reale“. Megjithatë ky është vetëm një përjetim dhe është real vetëm në perceptimin e personit që ka bërë përjetimin.
Eksperimentet shkencore kanë treguar se nëse e lidhim trurin e njeriut me PET-skaner (Positronen-Emissions-Tomographie - mjet elektronik që përdoret në medicinën nukleare për të fotografuar pjesët e brendshme të trupit) e posaçëm dhe kërkojmë nga personi ta shikoj ndonjë objekt të caktuar, atëherë shihen pjesë të ndryshme të trurit të cilat janë ndriçuar. Pastaj është detyruar personi t’i mbyll sytë dhe ta parafytyroj objektin e njëjtë, por me sy të mbyllur, dhe është vërtetuar se të njëjtat pjesë të trurit janë ndriçuar. Pastaj shtrohej pyetja: Kush është ai që sheh? A sheh truri apo janë sytë ata që shohin? Dhe çka është realiteti? A është realitet ajo që ne e shohim me trurin tonë, apo ajo që ne e shohim me sytë tanë?
E vërteta është që truri nuk mund ta bëjë dallimin në mes gjërave që ne i shohim përreth nesh dhe gjërave nga kujtesa apo e kaluara, sepse, gjatë të dy proceseve ndizen të njëjtat neurone.
Truri ynë i përpunon 400 miliard Bits-informacione për një sekondë, por ne jemi te vetëdijshëm vetëm për 2000 prej tyre. Dhe kjo kufizohet ne hapësirën përreth trupit tonë dhe kohës.
Sytë janë vetëm objektiv. Pjesa e prapme e trurit është ajo që sheh. Ajo quhet “Korteksi Optik”. Për shembull një kamerë mund të shoh shumë më shumë përreth nesh se sa ne që mendojmë se ekziston, sepse kamera nuk vë asnjë paragjykim. A është pra e mundur që sytë tanë dhe kamerat të shohin më shumë se sa që truri ynë vetëdijshëm mund të prodhoj? Truri ynë është ashtu i lidhur dhe i konstruktuar që ne të shohim vetëm atë për të cilën ne besojmë se ekziston.
Ja një shembull i një historie të vërtetë e cila ndodhi ne ishujt Karibik kur Kolombo lundronte me anije mbi det. Kur Kolombo mbërriti në Karibik, nuk ishte asnjëri nga banoren e ishujve Karibik ne gjendje ti shoh anijet. Ata nuk mund t’i shihnin ato, sepse nuk kishin parë kurrë me parë diçka te këtij lloji. Ata thjesht nuk mund t’i shihnin.
Arsyeja pse ata nuk mund ti shihnin anijet ishte, sepse ata ne trurin e tyre nuk kishin dijeni dhe asnjë përvojë që anijet ekzistojnë. Ata shihnin vetëm valë mbi det, por jo anijet. Njëri nga banoret filloj të mendoj rreth kësaj se çfarë ka ndikuar që valët janë ngritur. Ai dilte çdo dit dhe e vështronte këtë dukuri. Pas një kohe ai filloj t’i shihte anijet dhe u tregoj të gjithëve se atje mbi det ekzistojnë anijet. Pasi që të gjithë kishin besim në të, filluan që edhe ata t’i shohin.
Ne e krijojmë realitetin. Ne jemi makina që e krijojmë realitetin. Ne perceptojmë diçka, vetëm atëherë kur ajo reflektohet në pasqyrën e trurit tonë. Truri ynë nuk mund ta bëjë dallimin në mes ngjarjeve që ndodhin brenda nesh dhe atyre që ndodhin jashtë nesh. Nuk ekziston asgjë jashtë e cila është e pavarur nga ajo çka ndodh brenda.

Materia nuk është ajo, çka ne kohë të gjatë mendonim se është. Pjesa më e madhe e Universit është e zbrazët. Ne e paramendojmë hapësirën si diçka e zbrazët ndërsa materien si diçka masive, por në të vërtetë materia nuk është asgjë, nuk përmban asnjë substancë. Më e sigurta çka ne për materien mund të themi është se ajo është e zbrazët si një mendim. Ajo është një grumbull informacionesh te koncentruara. Gjërat nuk përbëhen nga më shumë gjëra tjera, por nga mendimet, konceptet dhe informacionet. (Dr. Joe Dispenca, D.C. Doctor of the Chiropractic Medicine – Life University. Autor of “Theater of the Mind: A Preview of the Working Brain”)

Në vend që të mendojmë se gjërat janë gjëra, jemi mësuar të mendojmë se gjithçka rreth nesh është një gjë që ekziston pa dëshirën dhe zgjidhjen time. Këtë lloj mendimi duhet thjeshtë ta çrrënjosim. Në vend të kësaj duhet ta pranojmë se vetë bota materiale rreth nesh, karriget, tavolinat, radio etj. nuk janë asgjë tjetër përveç se lëvizje te mundshme te vetëdijes. Dhe unë bëjë çdo moment një zgjedhje nga këto lëvizje në mënyrë që t’i manifestoj përjetimet e mia të vërteta. Kështu duhet të mendojmë edhe pse është mjaft e vështir, sepse ne besojmë se bota e jashtme ekziston si e pavarur nga përjetimet tona. Megjithatë ajo nuk ekziston e pavarur nga përjetimet tona. Fizika kuantike e ka sqaruar këtë shumë qartë. Atomet nuk janë gjëra, por tendencë. Në vend që të mendojmë në gjëra ne duhet të mendojmë në mundësit. Të gjitha këto janë mundësit e vetëdijes.
Fizika kuantike llogarit vetëm mundësit, por nëse ne e pranojmë këtë atëherë shtrohet pyetja: Kush apo çka është ai që vendos brenda këtyre mundësive për të sjell në të vërtetë përjetimet? Këtu e shohim se vetëdija është ajo që duhet patjetër të marrë pjesë. Vëzhguesi nuk mund të injorohet për asnjë çast.
Nga perspektiva e fizikes kuantike ne e dimë se çfarë bënë Vëzhguesi. Megjithatë ne nuk e dimë se kush apo çka është Vëzhguesi në të vërtetë. Edhe pse shkencëtarët janë munduar të gjejnë një përgjigje rreth kësaj, ata nuk ia kanë dal dot. Ata nuk kanë mundur të gjejnë askund atë qe ne e quajmë Vëzhgues, as në pjesët me delikate të trurit, por ne të gjithë e kemi përjetuar të qenurit Vëzhgues, i cili e vëzhgon botën e jashtme.


Kush është Vëzhguesi?

Sipas modelit tim të mendimit, Vëzhguesi është inteligjenca në makinë. Është vetëdija që e fut motorin në lëvizje dhe e vëzhgon hapësirën. (William Tiller, Ph.D. Proffesor of the Material Science and Engineering, Stanford University.)

Në Washington, në kryeqytetin e vrasjeve në botë u zhvillua një eksperiment në verën e vitit 1993. 4000 vullnetarë u mblodhën së bashku që të meditojnë një kohë të gjatë brenda ditës. Para se të fillonte eksperimenti u tha, se nga një grup kaq e madhe mund të vije deri tek zbritja e kriminalitetit gjatë verës 1993 deri ne 25 %, sipas të dhënave të FBI-së. Shefi i FBI-së tha në një intervistë në televizion, se për ta zbritur numrin e vrasjeve në Washington deri ne 25 % duhet një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë. Megjithatë në fund u bë edhe ai vet pjesë e kësaj grupe, sepse të dhënat treguan saktësisht një zbritje të kriminalitetit deri në 25 %.
Shtrohej pyetja: A ka njeriu ndikim në realitetin të cilin ne e shohim? Sigurisht se PO. Secili nga ne ndikon në realitetin që ne e shohim. Ne të gjithë së bashku jemi krijues të këtij realiteti. Mendimet dhe qëllimet tona janë forca kryesore që i vë në lëvizje të gjitha. Është konstatuar shkencërisht se mendimet tona kanë një ndikim jashtëzakonisht të madh te uji. Siç e dimë ne, trupi ynë përbëhet rreth 90% nga uji. E nëse mendimet kanë një ndikim të madh te uji, atëherë çfarë mund të bëjnë ato në trupin tonë? Mendimet janë ato që e ndryshojnë trupin tonë.
Pse e krijojmë ne gjithmonë të njëjtin realitet? Pse kemi gjithmonë të njëjtat marrëdhënie? Pse marrim gjithmonë të njëjtën punë? Pse e krijojmë gjithmonë të njëjtin realitet në këtë oqean të pafund të mundësive të pakufizuara? A nuk është për tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundësi, të cilat ekzistojnë, por për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm? A është e mundur që ne jemi mësuar të besojmë se ne nuk mundë ta kontrollojmë jetën dhe mënyrën se si ne jetojmë?



Në fillim ishte vetëm Asgjëja, përplot mundësi të pakufizuara, njëra prej të cilave je edhe Ti.

Kush e krijon Realitetin?

Nëse ne mendojmë në gjëra, atëherë e bëjmë realitetin më konkret se sa që është. E nëse realiteti është konkret atëherë unë s`kam mundësi ta ndryshoj atë. Por nëse realiteti është një mundësi inteligjente, një mundësi e vetëdijes atëherë shtrohet pyetja: Si mund ta ndryshojë unë atë? Si mund ta bëjë më të mirë, më të lumtur? E sheh pra se si ne mund ta zgjerojmë figurën tonë.
Sipas mënyrës së vjetër të mendimit, ne s`mund të ndryshojmë asgjë dhe nuk luajmë asnjë rol ne realitetin tonë. Ndërsa në mënyrën e re të mendimit na i sjell matematika mundësit e të gjitha lëvizjeve të mundshme, megjithatë ajo nuk mund të na tregoj përjetimin e vërtetë të cilin ne mund ta kemi ne vetëdije. Ne jemi ata të cilët e zgjedhim vetë këtë përjetim dhe sipas kësaj ne jemi ata që në kuptimin e plotë të fjalës e krijojmë realitetin tonë. Ndoshta kjo mund të tingëllojë si një thënie e një pjesëtari të “NEW AGE” (Koha e Re – Grup mendimtarësh që janë të orientuar më shumë nga shpirtërorja) i cili nuk ka asnjë njohuri mbi fizikën. Por vet fizika kuantike na e vërteton këtë më së miri.

Ekzistojnë botëra të ndryshme. Bota makroskopike të cilën ne e shohim, bota e qelizave tona, bota e atomeve tona, bota e bërthamave të atomeve tona, e të gjitha këto janë botëra të ndryshme me gjuhë të veçantë dhe matematik të veçantë. Ato jo vetëm që janë më të vogla, por janë krejtësisht ndryshe. Megjithatë, të gjitha përputhen ne fund në një pikë, sepse unë jam atomet e mia, unë jam po ashtu qelizat e mia, por unë jam edhe fiziologjia ime makroskopike. Kjo e tëra është e vërtetë. Thjesht, ekzistojnë shtresa të ndryshme te së vërtetës. E vërteta më e madhe e cila u zbulua nga shkenca dhe filozofia është e vërteta fundamentale e UNITETIT. Në shtresën e thellë ndërbërthamore të realitetit tonë jemi TI dhe UNË NJË. ( John Hagelin Ph. D. Proffesor of Physics and Dircetor of the Institute of Science and Public Policy at Maharshi University. Author of “Manual for a Perfect Govermment” and “Physiology of Conscionsness”)

Kur unë isha më i ri kisha shumë parafytyrime për Zotin. Tani e di që një kuptim i vërtetë i këtij koncepti më mungon në vetëdije.
Si e nxora nga religjioni të vërtetën e madhe që unë jam NJË me qenien më të lartë (Zotin), e cila më krijoi mua, ty, galaktikat e gjithësinë? Kjo nuk ishte edhe aq e vështirë.
Shumë lëvizje fetare e filozofike që u bënë me qindra vite ishin gabim, sepse ato filluan ta cilësonin Zotin si një qenie krejt tjetër dhe e ndarë nga ne, të cilës ne duhet t’i lutemi, ta adhurojmë, t’i lëshojmë pe e t’i pëlqejmë në mënyrë qe ne në fund të jetës sonë të shpërblehemi për veprat tona. Ky nuk është ZOTI. Kjo është një blasfemi. ( Dr. Miceal Ledwith. Formerly Proffesor of Systematic Theology at Maynoath College in Irelan. Author of “The Message whose Time Has Come” and “ The Ascent to God. The Souls Journey Within” )

E vetmja shkencë e cila na ofron një sqarim më të afërt rreth këtij koncepti është fizika kuantike. Shumë sqarime të religjioneve të ndryshme rreth nocionit ZOTË kanë sjell shumë dëme në botë. Ne kemi sot teknologji të mrekullueshme, kemi forcën e gravitetit, kemi fusha elektromagnetike, kemi magnet të shkëlqyer, por prapëseprapë kemi një parafytyrim të gabuar për Zotin. Nëse ne i frikësojmë njerëzit me një dënim të përjetshëm ne zjarrin e ferrit, atëherë është e qarte se mund të manipulojmë me ta e t’i rendisim në një vijë, por ky nuk është Zoti. Zoti duhet të jetë diçka shumë më e madhe se dobësitë dhe shumë më e madhe se zotësitë njerëzore. Ky Zotë duhet të jetë natyra jonë më e lartë.
Si mundet një burrë apo një grua të bëjë mëkat ndaj një inteligjence të paskajshme? Kjo është e pamundur. Ne të gjithë jemi krijesa të kësaj force universale, ne të gjithë përbëhemi nga e njëjta lëndë. Shuma e të gjithë neve është NJË. E kë do ta dënojë Zoti pra? Mua? Ty? Vetveten? Mendo njëherë rreth kësaj…!
Truri ynë përbëhet nga një numër shumë i madh i qelizave nervore të cilat quhen neurone. Këto neurone janë të lidhura me neuronet tjera në një rrjet mes veti. Ne çdo vend ku këto lidhen mes veti, ekziston një mendim apo një kujtim. Pra të gjitha idetë, mendimet, ndjenjat formulohen dhe lidhen në këtë rrjetë nervorë. P.sh. koncepti i ndjenjës së dashurisë është po ashtu i ruajtur në këtë rrjet nervorë. Ne e ndërtojmë konceptin e dashurisë nga shumë ide tjera. Tek shumë njerëz dashuria është e lidhur me zhgënjim dhe ata sa herë që mendojnë ne dashurinë e kanë një kujtim të dhimbjeve, vuajtjeve e ndoshta edhe të urrejtës dhe arrogancës.
Nga pikëpamja fiziologjike, kur kemi ne një mendim atëherë krijojmë lidhje të reja të qelizave nervore. Nëse ne për shembull çdo dit nervozohemi, jemi të frustruar, vuajmë atëherë krijohet ne trurin tonë një lidhje e re e gjatë e qelizave nervore të cilën ne e quajmë identitet. Por nëse ne e ndërpresim procesin e mendimit i cili krijon një reaksion kimik në trupin tonë, atëherë fillojnë qelizat nervore, të cilat kanë qenë të lidhura ne rrjetë mes veti, të shkëputen dhe me anë te mendimeve tjera pozitive ne krijojmë pastaj lidhje të reja të qelizave nervore në trurin tonë dhe kështu e krijojmë një identitet tjetër, e krijojmë një realitet të ri, e krijojmë jetën të cilën ne të gjithë ëndërrojmë ta jetojmë.
Barnatorja më e përparuar e Universit është brenda nesh. Një pjesë e trurit tonë quhet hipotalamus dhe mund ta supozojmë si një fabrikë të vogël. Këtu krijohen materie të posaçme kimike të cilat iu përshtaten emocioneve tona. Trupi ynë është një makinë e cila prodhon proteina. Këto proteina të lidhura në mënyrë zinxhirore vijnë nga hipotalamusi dhe shndërrohen në hormone të cilat i përshtaten gjendjes sonë emocionale.
Ekzistojnë lëndë të ndryshme kimike për vuajtje, për urrejtje, për mërzi, për dashuri dhe për çdo gjendje të ndryshme emocionale. Në momentin kur ne përjetojmë një gjendje emocionale në trupin apo në trurin tonë, hipotalamusi krijon një “peptid” (përzierje e amino-acideve, sidomos i -COOH dhe -NH2) i cili përmes hipotezës kalon ne kanalet e gjakut. Dhe kur “peptidi” mbërrin në gjak ai shpërndahet në qendra të ndryshme të trupit. Çdo qelizë në trupin tonë është e mbuluar me mijëra receptorë. “Peptidi” e vë në lëvizje receptorin dhe kështu dërgon një sinjal në qelizë me ç´rast vjen deri te ndryshimi i qelizës në shumë lloje. Pra, receptorët janë pranuesit e informacioneve që vijnë nga jashtë, dërgojnë sinjalet në qelizë ku mund të vijë edhe deri te ndryshimi i bërthamës qelizore. Çdo qelizë është në jetë dhe ka një vetëdije. Në të vërtetë qeliza është njësia më e vogël në trup e cila ka vetëdije.
Mendja jonë e krijon trupin tonë. Çdo gjë fillon në qelizë. Qelizat janë makina prodhuese të proteinave të cilat e marrin sinjalin nga truri.
Plakja është një pasojë e prodhimit të proteinave të gabuara. Çka ndodhë kur ne plakemi? Lëkura jonë humbë elasticitetin. Elastina është një proteinë. Lukthi nuk mund ta kryej funksionin e tij. Çka ndodhë me eshtrat tona? Ato bëhen të holla. Pra, plakja është rezultat i prodhimit te proteinave të gabuara. Shtrohet pyetja: A ka ndikim ajo se çka hamë dhe si mendojmë? Natyrisht se PO.
Është koha që ta përmirësojmë kursin e udhëtimit tonë. Ky përmirësim i kursit është një lëvizje drejt një paradigme tjetër e cila na thotë se Universi është shumë më i madh se sa qe mund ta paramendojmë ndonjëherë.
Askush në jetën tënde nuk të ka sjell dije të mjaftueshme për veten tënde. Se si ti funksionon nga brenda. Çfarë kërkon ti. Ti s´ke ëndërruar asnjëherë për të bukurën, askush s´të ka mësuar të ëndërrosh diçka më mirë. A mendoj unë se ti je i keq? Unë nuk mendoj se ti je i keq! A mendoj unë se ti je i mirë? Unë nuk mendoj as që ti je i mirë! Unë mendoj, TI je Hyjnorja.
Njeriu mesatarë ne botë i cili e konsideron jetën e tij si të pavlerë dhe nuk ka asnjë inspirim për të jetuar, nuk ka bërë asnjë përpjekje që të grumbulloj dije dhe informacione inspiruese. Ai është aq i hipnotizuar nga bota që e rrethon, nga mediat, nga televizioni, nga njerëzit që e rrethojnë saqë nuk arrin dot të dijë për të bukurën. Ai jeton, por shpirti i tij nuk arrin të çlirohet e ta përjetoj dritën. Ai është i zhytur në errësirë dhe në iluzionet e kësaj bote. Megjithatë, ndoshta ai dëshiron të dijë diçka tjetër dhe sapo mbërrin në sipërfaqe ai e pyet vetën: A ka diçka më shumë? Cila është arsyeja e prezencës sime këtu? Cila është domethënia e jetës? Për ku jam nisur unë? Çka ndodhë kur unë vdes? Ai fillon t´ia bëjë vetës këto pyetje saqë ka mundësi të ketë ndonjë thyerja nervash.
Por prapë i kthehet mendimit të vjetër e thotë: “Nëse unë e bëjë këtë do të më dënoj Zoti e nëse vuaj si kam vuajtur deri tani do të shpërblehem nga Ai”.
Nuk ka asgjë të mirë apo të keqe. E mira dhe e keqja janë vetëm përshkrime sipërfaqësore të atyre që nuk e kuptojnë jetën më thellësisht. Nuk pret asnjë Zotë që të na dënoj. Nuk ka asnjë Zotë i cili i mallkon njerëzit. Ne të gjithë jemi krijesa Hyjnore. Ti, unë, secili nga ne është Hyjni.

Unë s´kam ide se çka është Zoti, megjithatë jam i sigurt për prezencën e Zotit. Kjo prezencë e asaj që ne e quajmë Zotë është shumë reale edhe pse unë s´mund të nxjerr një definicion për Zotin. Ta shohë Zotin si një person apo gjësend nuk kamë mundësi. Të kërkosh nga një njeri ta sqarojë se çka është Zoti, është sikur të kërkosh nga një peshk ta sqarojë detin ku ai noton. ( Fred Alan Wolf, Ph.D. Author of the “ Matter into Feeling: A new Alchemy of Science and Spirit” and “Taking the Quantum Leap”).

Vetëdija jote ndikon në gjithçka përreth teje. Ajo ndikon edhe në gjërat që ti ke dëshirë t’i kesh. Ajo ndikon në të ardhmen tënde. Ti je Krijuesi i ardhmërisë sate. Ti i jep formë jetës. Ti je shumë më shumë se sa që ti beson që je. Ti mund të jesh shumë më shumë se sa që je tani. Ti mund të ndikosh në rrethin tënd, mund të ndikosh tek njerëzit. Ti tani e krijon të ardhmen tënde. Ti je përgjegjës për të gjitha këto. Ti dhe rrethi yt ku jeton, nuk jeni të ndarë. Ti je pjesë e gjithësisë. Ti je i lidhur me të gjithë. Ti nuk je vetëm.
Ne jemi këtu për të qenë Krijues. Krijues efektiv. Ne jemi këtu për të bërë diçka. Ne jemi këtu për ta ndriçuar hapësirën. Bota ka nevojë për dritën tënde. Jo nesër. As sot. Por, TANI.
Vetëdija është baza e gjithë kësaj Ekzistence.
Mirë se vini në hapësirën e mundësive të pakufizuara. Pa paragjykime, pa urrejtje, pa teste, pa asgjë. Thjeshtë të jemi ata të cilët vërtetë jemi.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Ti je shume me shume nga c'mendon se je.

Ketu, me ngaterrohen gjerat...Dialektika dhe metafizika, shkenca dhe religjoni...objektivja dhe subjektivja...misteri dhe transparenca..fuqia universale dhe pafuqia njerezore..realiteti dhe predikimi...materialja dhe idealja...realizimi dhe utopia..

booh-boh-
 
Top