• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

T'i kesh këto vese, plakesh 12 vjet më herët

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
A e dinit që konsumimi i duhanit, alkoolit, pasiviteti dhe mosushqyerja, mund t' ju plakin 12 vjet përnjëherësh? Studimi i bërë nga Universiteti Oslo përfshin 5 mijë persona të cilët u ndoqën për 20 vjet me radhë bashkë me stilin e jetesës. Ndërkohë bëhet e ditur që 91 persona (29%) nga 314 të pranishëm në studim të cilët kanë shfaqur të katër veset kanë humbur jetën gjatë periudhës së studimit. Ndërsa nga 387 persona të shëndetshëm të cilët nuk kanë pasur asnjë nga këta vese, vetëm 8 % prej tyre (32 persona) kanë humbur jetën.
Ja si paraqiten veset e këqija në studimin e publikuar në revistën mjekësore Archives of Internal Medicine: Konsumimi i duhanit. Konsumimi i alkoolit. Aktivitet fizik më pak se dy orë gjatë javës Konsumimi i më pak se tre here në ditë i zarzavateve apo frutave
Është vërtetuar se nëse gjithë këta vese gjenden tek një person, rritet risku i vdekjes dhe plakjes 12 vjet më herët se personat e shëndetshëm. Qeveria amerikane sugjeron ngrënien e të paktën 4 kupave me fruta ose zarzavate në ditë për të rriturit dhe 2,5 orë ushtrime në javë në varësi të moshës dhe aktivitetit fizik të personit. Mosha e 4 mijë e 886 pjesëmarrësve në studim ishte mbi 18 vjeç, mesatarja e moshës ishte 44 dhe pjesëmarrësit ishin zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Gjatë periudhës 20 vjeçare të studimit sëmundjet e zemrës dhe kanceri paraqiten si disa nga shkaqet e vdekjes së personave që kanë pasur një stil jetese të shëndetshëm. Duke pohuar se një stil i shëndetshëm jetese nuk do të thotë që të gjithë do të jetojmë më gjatë, studiuesit thanë se zakonet e shëndetshme e rrisin më tepër këtë mundësi.
 
Top