• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tifozat e Gjermanisë

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,382
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Nuk besoj se bën gjë Argjentina.

Tani nuk kemi më interes, më mirë ta mari Italia ose Hollanda. :D
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
7,520
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Akrep e Angel (vetem ju dy ju njof si tifoza gjermane ketu...), ngushellime. T`iu them te drejten edhe une isha (kam qene gjithmone...si mund te jet ndryshe kur jetoj ketu nje kohe te gjate...) per Gjermanine, por e dija apo e parandjeja se do te humbin....nuk fitohet nje kampionat apo nje faze kampionati ne 10 minutat e fundit nga 270-280 min....
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
7,520
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Tani vetem shkijet te mposhten, ska rendesi se kush fiton kampionatin....
 

TOMMY

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,763
Pikët
113
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Akrep e Angel (vetem ju dy ju njof si tifoza gjermane ketu...), ngushellime. T`iu them te drejten edhe une isha (kam qene gjithmone...si mund te jet ndryshe kur jetoj ketu nje kohe te gjate...) per Gjermanine, por e dija apo e parandjeja se do te humbin....nuk fitohet nje kampionat apo nje faze kampionati ne 10 minutat e fundit nga 270-280 min....
Shume e vertete Sami. Ishin dobet ne çdo aspekt.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,382
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Pas ndeshjes ja cila është gjëndja e tifozit.


 

TOMMY

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,763
Pikët
113
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Marshalla vllai. Ai do jete me i madh ne Qatar 2022, dhe do e kuptoje me mire shijen e fitores si kampion bote :)
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
9,760
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Sa keq me erdhi, ska kuptim kampjonati pa gjermanine
Po Edhe koreja e zhdepi, Ncncnc sdurohet
 
Last edited:

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
29,858
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Adriatik Riza Dosti

Russi 2018 - Analize Personale...

...Ja pse iku Gjermania....

Iku se qe ne fillim e qe ne diten e pare te mberritjes ne token e Boterorit te 2018.. kish ardhur ne Rusi me gunen e emrit te saj te madh...me peshen e rende te fanelles se saj dhe me historine legjendare te se djeshmes se vet..,,dhe jo me vleren reale te ketij ekipi qe kish ne dispozicion...

Iku se askush nuk ju ra kembanave te alarmit pas nje serie ndeshjesh skandaloze e te dobeta miqesore ne extrem para boterorit.. ..ku as ato ndaj Arabise Saudite e Austrise nuk zgjuan kerkend prej gjumi....

Iku se ceshtja Ozil- Gyndogan - Erdogan qe ishte krejtesisht ne kundershtim flagrant me parimet e shenjta te sportit e te shtetit gjerman te nderhyrjes e perzjerjes kaq banale te politikes ne sport e sidomos ne futboll ...nuk mori menjehere pergjigjen e merituar..ku te dy gjermano-turqit duheshin perjashtuar nga Perfaqesuesja Gjermane....qe diten e skandalit politiko-sportiv..

Iku sepse ne ekip nisi te mbizoteroje fryma e demshme dhe percarese e grupazhit e per kete faji kryesor eshte i trajnerit Lev....

Neuer, Khadira, Humels, Boateng, Ozil, Gyndogan, Meller, Gomez ..mbaheshin si Capo , te pa zevendesueshem e gezonin besimin absolut te trajnerit pavaresisht formes se tyre shume te dobet dhe pa - merites per te qene ne formacionin baze..si titullare te pa diskutueshem..

Nga ana tjeter qendronte grupi i te ''rinjve'' ku Ter Shteger, Drexler, Verner, Kroos, Brand, Reus , Kimich, Hector, Rudiger, Sule ..absolutisht nuk ishin dakord me nje ndarje e trajtim te tille te Lev ndaj ''senatoreve''por edhe ndaj tyre...ndaj percarja zuri vend ne ekip ende pa nisur boterori si kurre ndonjehere me pare ne Kombetaren gjermane ...

Iken se nuk luajten futbollin e tyre tipik e aq rrezultativ gjerman..por u munduan te kopjojne futbollin e shkollave te tjera dhe deshtuan totalisht ..pasi ishin me goxha mangesi fizike, me mungese motivimi, pa grinte, seder dhe ide ..e me se shumti hije e manekiner ne fushe ..dhe jo lojtare gjermane..

Iken sepse ne porte duhej te luante Ter Shteger dhe absolutisht jo Neur qe kish gati nje vit jashte ekipit por edhe fushave te futbollit...

Iken sepse nga krahet e mbrojtjes nuk kane gjetur ende nje te dyte si Lahm..e ne qender te saj nuk po gjejne dot nje Shvajstager..

Iken sepse Boateng dhe Khadira por edhe Humels , Hector, Ginter, Sule, e Rudiger bene vetem keq kudo qe luajten e ndaj kujtdo qe luajten..dhe vetem nje Kimich eshte fare pak per nje repart ku luhet me 4 por edhe me 5 lojtare...

Iken se me se shumti dyshja Ozil - Gyndogan u fsheh ne fushe dhe u treguan me shume turq se sa gjermane ..

Iken se mbeten pa mesfushe dhe pa nje lojtar tipik Play - maker..ku as Ozil, as, Goretzka, as Draxler e Khadira.. e sigurisht qe as edhe te rinjte Reus e Brand nuk u moren vesh se ku luajten e perse luajten... as ne mesfushe e as ne sulm...

Iken se akoma Lev nuk e kish kuptuar e besuar qe titulli boteror nuk mund te mbrohet dot me me ''pleqte'' Gomez e Meller..qe jane totalisht jashte forme .. dhe se talenti Verner nuk u mbeshtet per asnje cast ne sulm prej askujt...dhe mesfushori sulmues Toni Kros u la vetem e shpesh u ndje i tradhetuar prej gjithkujt...

Iken sepse te vjetrit u mbivleresuan e te rinjte u c'vleresuan ... po prej trajnerit Lev..

Iken sepse ishin pa gjak gjerman, te lexueshem ne lojen e tyre , jo agresive e kembengulese sipas tradites se hereshme te futbollit te tyre ..dhe ju mungoi befasia, fantazia, mentaliteti i fitores dhe i denoi shterpesia e ideve trajner-lojtar...

Iku se askush nuk uleriti fort kur tangerlliku e besimi i tepruar i trajnerit Lev la jashte ekipit nje super talent si Sane...

Iku se kesaj skuadre e ketij trajneri do te mund ti duhet shume kohe ta kuptojne se sa e rende ishte kjo lloj ikje kesisoj me kaq turp ..te mundur , te fundit ne grup e te eliminuar nga nje ekip i tillle si Korea.,

Iken se treguan mendjemadhesi te tepruar e mbivleresim te vetes dhe nenvleftesim ndaj te tjereve..

Iken se kesaj skuadre i mungoi shpirti e vizioni i Liderit ne ekip, i kapitenit dhe i pergjegjesise se Kombit per te cilin luanin ...ndaj dhe te gjithe u kthyen ne Cuba dhe ne Askushi...

Iken se per asnje cast nuk gjykuan se pesha e asaj fanelle eshte teper e rende ndaj dhe me te drejte Yjet qe e kane veshur ate nder dekada si Majer, Shumaker, Kahn, Beckenbauer, Vogst, Brajtner, Brigel, Foster, Allofs, Brehme, Lahm, Shvajstager etj etj ne mbrojtje...Zeler, B.Shuster, Overat, Netzer, Matheus, Rumenige H.Myler, etj etj ne mesfushe...Gerd Myler, Hrubesh , Klinsman, Bierhof , Klose etj etj ne sulm...kane me shume se sa te drejte morale e legjitime te kerkojne shperberjen e kesaj skuadre turperuese gjermane duke nisur me te parin ...krye-fajtor te saj trajnerin Joakim Lev...

Ndaj kjo Gjermani iku sepse duhej te ikte..sepse e meritonte te ikte dhe per kete askujt ..sidomos atyre qe duan , e njohin mire futbollin dhe historine etij ..e simpatizojne dhe e respektojne kombin gjerman e futbollin e tij ..jane tifoze e dashamires te hershem e te sotem te tij...nuk duhet kurresesi ti vije keq aspak...

Gjermanet per momentin thjesht jane rrezuar..por po aq sa dijne te ngrihen po kaq shpejt e te jene shume shpejt po ata qe kane qene jete e mot..Gjermanet e llojit te tyre unikal...

...Dhe une e besoj kete plotesisht..

A.R.DOSTI
 

Beaute

?
Banned
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,452
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Ta kishin rrahur ata kollosët hajde se përtypet po të rrahin këta bishtukët nuk ka sumë të rri. :p
Hapu dheeeee, hapu dhe. : D

Tani nga inati jot jam kundër Francës dhe Spanjës. : p

P.s. Angel është më mirë të mos shkruajm nja dy ditë. :d
-qesh-

Pse vazhdon e shkruan akoma Ti ?? .:p -lepur-

Un sot Jam kunder Frances se nuk na lejuan Te hapim negociatat( Edhe pse e meritojm .:D )
Për Spanjen non coment spanjoll Eshte ai jo un un Jam me Shqipërinë .:D
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,382
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

-qesh-

Pse vazhdon e shkruan akoma Ti ?? .:p -lepur-

Un sot Jam kunder Frances se nuk na lejuan Te hapim negociatat( Edhe pse e meritojm .:D )
Për Spanjen non coment spanjoll Eshte ai jo un un Jam me Shqipërinë .:D
Thash mos të shkruajm 2 ditë, kam mbajtur fjalën për 3 ditë. :p
Postimi im i fundit këtu mban datën 27, sot jemi në dt. 30 :D

P.s. Tani do i shoh ndeshjet për qef, kush të lozi më mirë le ta meritojë, nuk bëj hiQ tifozllëk për asnjë.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,614
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

ne tre ndeshje Gjermania beri 252 aksione dhe "cuditerisht"nuk benin gola...paguan borxhin e kupes se boterorit te kaluar. Ishte e vetmja skuader qe edhe kur bente gjoja sikur nuk lozte dallohej fare qarte epersia e lojtareve gjermane. Jane i vetmi vend ne bote qe mbushin stadiumet plot e perplot edhe kur lujane ata te kategorise se dyte e te trete.

p.s. Gjermania = Respekt!
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,785
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

:( :( .Gjermania ime e dashur.
Shyqyr qe pash vetem ndeshjen e fundit.
Se po te shihja gjermanin qe do humbiste do qaja si fmi :p.
 

TOMMY

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,763
Pikët
113
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Gjermania ne krize totale! Lëv duhet te jape dorheqje urgjentishte! Deshtoi ne Europian 2016, super deshtim ne Russia 2018. Tani me humbjet rrjeshte e ka ber balt fare. Se kuptoj Çfar morali ka qe qendron akoma...
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
55,776
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

Gjermania ne krize totale! Lëv duhet te jape dorheqje urgjentishte! Deshtoi ne Europian 2016, super deshtim ne Russia 2018. Tani me humbjet rrjeshte e ka ber balt fare. Se kuptoj Çfar morali ka qe qendron akoma...
Ndeshjen se pashe,por paska futur lojtar te rinj dhe ja hudhi.KETA duan KOHE.
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
34,211
Pikët
113
Përgjigje e: Tifozat e Gjermanisë

:( :( .Gjermania ime e dashur.
Shyqyr qe pash vetem ndeshjen e fundit.
Se po te shihja gjermanin qe do humbiste do qaja si fmi :p.
Kot nuk thoshte Sali jemi te dytet mbas gjermanise

tani jemi te paret, po vijne gjermanet ne forum lol
 
Top